psikologji.net
Gusht 20, 2014, 12:32:26 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: E DREJTE ROMAKE: POSEDIMI  (Lexuar 3110 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
remila
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 43
316.00 Kredite

View Inventory
Send Money to remila

Just me.


Shiko Profilin
« : Gusht 31, 2010, 07:08:05 PD »

34- posedimi , c'eshte ?  elementet dhe llojet

posedimi eshte nje gjendje ose raport i njeriut me sendin , nje situate faktike . ai mund te perkufizohet si pushtet faktik mbi sendin qe shfaqet permes ushtrimit te se drejtes se pronesise ose te se drejtes reale .
posedimi haset tek pronari qe eshte dhe poseduesi i sendit por mundet qe pronesia te jete e ndare nga posedimi i sendit dmth. tjeter subjekt e ka pronesine dhe tjeter subjekt e ka posedimin.
posedimi eshte perdorimi i nje sendi por jo vete sendi . e drejta civile perdorte termin usus  ne kuptimin e posedimit duke e plotesuar kete dhe me marrjen e frutave .
posedimi ka lindur para pronesise dhe per me teper e ka krijuar ate.  ulpinianus nenvizonte se pronesia nuk ka fare te beje me posedimin . ne periudhen e fundit pronesia filloi te konsiderohej si e barabarte me posedimin .
pronar ishte vetem ai person qe vetem ne menyren e parashikuar juridike kishte vendosur pushtetin  juridik mbi nje send ndersa poseduesi ishte cdo person qe zoteronte sendin pa marre parasysh si e kish vendosur posedimin .
karakteristika kryesore e posedimit ishte sundimi real mbi sendin . nuk ishte  e mundur qe sendi te posedohej njekohesisht nga dy ose me shume persona . nje person nuk mund te posedonte grumbuj sendesh te vecuara , posedimi realizohej kundrejt cdo objekti te vecante qe hynte ne kete grumbull.
elementet e posedimit jane :
A- corpus , qe nenkupton elementin material ose objektiv qe konsistonte ne mbajtjen e sendit nga ana e subjektit posedues.
B- animus , ose elementi subjektiv qe konsistonte ne qellimin ose vullentin e poseduesit per te ushtruar mbi sendin pushtetet e pronarit ose titullarit te te drejtave reale . ne kete rast subjekti ushtron pushtetin fizik , faktik mbi sendin , animo detinendi jo animo possidendi .
llojet e posedimit  jane :
a) posedimi natyror ,( possessio naturalis  ) qe nenkuptonte mbajtjen e thjeshte te sendit pa animus possidenti . ishte dicka me pak se posedimi , nje marredhenie fakti e pambrojtur nga ligji . ne kete rast poseduesi natyror e ushtronte pushtetin fizik ne emer te nje personi tjeter duke pranuar qe nuk eshte pronar i sendit .te tille ishin qirramarresit , depozitmarresit etj.
b) posedimi ose possessio ose ad interdicta  kur poseduesi me ndonje veper antiligjore kishte fituar pushtetin fizik mbi sendin dhe e ushtronte ate i bindur se objektin do ta mbronte vete .
poseduesit qe i mbanin sendet ne emer te huaj nuk gezonin mbrojtje te vecante pervec mbrojtjes nga vete pronaret ndersa poseduesit qe i mbanin sendet ne emer te tyre nuk mund te kerkonin mbrojtje nga pronari i vertete prandaj perdornin mjete mbrojtese te vecanta qe quheshin interdicta te cilat mund ti perdornin dhe kunder pronarit te vertete .
c) possessio civilis  . posedimi i bazuar ne nje iusta causa , pra si rrjedhoje e nje marreveshje juridike qe konsiderohej e rregullt nga e drejta civile . posedimi civil eshte ai posedim qe prodhon efekte juridike civile qe e kthen poseduesin ne pronar per shkak te parashkrimit
sipas fakteve qe kishin paraprire vendosjen e posedimit ky ndahej ne :
a) possessio iusta ( i drejte ) kur poseduesi nuk e kish marre objektin ne menyre te gabuar , fshehtas , me force
b) possessio iniusta ( i padrejte )
possessio iusta ndahej ne
1- posedim i ndergjegjshem ( possessio bona fide ) kur poseduesi nuk e dinte qe ne momentin e fitimit te pronesise sendi kishte te meta.
2- posedim i pandergjegjshem ( possessio mala fide) kur poseduesi e dinte qe nuk mund te behej posedues i sendit .

35- perkufizimi i interdicta , servitudi , parimet dhe rregullat 
interdicta ishin mjete juridike te rendesishme qe mbronin te gjithe poseduesit interdictore dhe civile
interdictet ishin urdhra te shkurtra dhe te kushtezuara qe i jepnin magjistratet romake , me kerkesen e personave te interesuar dhe permbanin urdheresen drejtuar nje qytetari per te bere apo per te mos bere dicka.
interdictet sherbenin :
A: per te mbajtur posedimin , per te ndaluar veprimet e atij qe demton ose shqeteson posedimin
B- per ti rikthyer posedimin personit qe eshte zhveshur nga kjo e drejte
C- per te fituar posedimin mbi nje send
servitudi :
juristet percaktonin si servitutet sherbimet e perhershme qe krijoheshin midis dy pasurive fqinje me vullnetin e pronareve te tyre . keto sherbime midis dy pasurive u quajten nga juristet  te drejta civile te pasurive .
servituti vendoset per te renduar nje pasuri sherbyese me nje perdorim te kufizuar , ne favor te nje pasurie tjeter qe eshte ajo kryesore .
pasuria e renduar nga servituti eshte fundus qui servit ndersa ajo jo e renduar eshte cilesuar si e lire .
servitudi ka te bej me nje status te pasurive qe mund te krahasohet me ate te personave .
servitudet jane detyrime te pavarura , te perhershme , te pakushtezuara , pasive te pronarit te objektit te servitudit , i cili ose nuk kishte autorizim qe titullarin e se  drejtes te servitudit ta pengonte ne shfrytezimin e caktuar te ndonjerit nga sendet e tij,
ose ishte i detyruar qe pasurine e vet te mos e perdorte ne nje forme te caktuar .
servitus eshte nje e drejte reale mbi sendet e huaja qe e lejonte titullarin e se drejtes se servitutit qe ne nje mase te caktuar te veproje perhere mbi sendin e caktuar ose prej titullarit te pasurise sherbyese te kerkonte qe ky i fundit sendin objekt servitudi te mos ta perdore ne nje drejtim te caktuar.
servitudet jane krijuar me mancipio dhe in iure cessio .
me mancipio krijoheshin servitudet fshatare , ndersa in iure cessio si ato fshataret dhe llojet e tjera .
justiniani i klasifikoi servitudet ne servitude reale dhe personale ne te fundit ai perfshinte uzufruktin , perdorimin dhe te drejten e baneses.
parimet dhe rregullat e servitudeve
1- servitudi nuk mund te konsistoje ne berjen e dickaje , dmth nuk eshte tamam servitut nese dikush ben dicka por qe dikush te toleroje ose mos te beje dicka
2- servitudi nuk mund te ushtrohet i ndare nga pasuria dhe mbi te nuk mund te krijohet nje e drejte perdorimi ( uzufrukti) dhe as te jepet me qira .
3- askush nuk mund te ndertoje nje servitud mbi nje send te vetin . per te pasur servitut duhet qe  pasuria kryesore dhe sherbyese tu perkasin pronareve te ndryshem.
4- servitudi eshte i pandashem , indivisibile , sikurse perdorimi mbi te , dmth . ndonese ndahen pasurite kryesore apo sherbyese servitudi vazhdon te egzistoje.
5- servitutet nuk krijohen as shuhen pjeserisht , nese pasuria kryesore dhe ajo sherbyese ndahen servituti i takon seciles pjese qe rezulton nga ndarja .ne rastin e nje bashkepronesie servitudi mbijeton dhe nuk ndahet
6- servitudi mbeshtetet ne perdorimin objektiv dhe te perhershem te nje pasurie fqinje .
pasurite duhet te jene fqinje qe te egzistoje servitudi. nderrimi i pronareve nuk ka te beje fare me perhershmerine e servitutit.

36- servitutet  tokesore  fshatare dhe qytetare  , cjane ?  llojet   , arsyet e pushimit  te servitutit

servitutet tokesore  ndaheshin ne servitute tokesore fshatare dhe ne servitute tokesore qytetare
servitutet fshatare jane te drejta reale mbi sendet e huaja te vendosura ne favor te zoteruesit te pasurise kryesore dhe ne dem te zoteruesit te pasurise sherbyese.
keto ndaheshin ne iter ; actus ; via dhe aquaeductus
iter :   e drejta e nje personi per te kaluar ne pronen e dikujt pa kafshe .
actus :     e drejta per te kaluar me kafshe dhe me vegla pune , ai qe kishte actus kish dhe iter pa kafshe
via  :   perfshin te drejten per te kaluar ;  me apo pa kafshe ( iter dhe actus ),
aquaeductus : e drejta per te lejuar rrjedhjen e ujit permes tokes se huaj ; aquae haustus e drejta per te cuar kafshet
te shuajne etjen , e  drejta e kullotes etj.
pra servitudet tokesore fshatare mund te grupohen ne :
a) servitudet e kalimit  ku hynin te gjitha kufizimet e zoteruesit te pasurise sherbyese me qellim qe zoteruesit te pasurise sunduese ti sigurohej ardhja ne token e tij
b)  servitute uji ku hynin kyfizimet e zoteruesit te pasurise sherbyese qe zoteruesit te pasurise sunduese ti sigurohej furnizimi me uje
c) servitude bujqesore qe ishin te ndryshme , si e d rejta per te grumbulluar fryte bujqesore ne pasurine e huaj , nxjerrja e gureve , etj.
servitudet tokesore qytetare jane te  drejta reale mbi sendet e huaja qe  konsistojne ne favor te zoteruesit te pasurise sunduese ne dem te zoteruesit te pasurise sherbyese , ato ndahen ne 4 grupe:
a) servitutet per mbeshtetjen e trareve ne muret e  shtepise se fqinjit .  keto lejonin qe zoteruesi i pasurise sunduese mund te perdorte murin e huaj si mbeshtetes te objektit qe ai ndertonte  .
b) servituted e shtrirjes  :  keto lejonin zoteruesin e pasurise sunduese te shfrytezonte hapesiren ajrore te fqinjit per pjeset e objektit te vet 
c) servitutet e pamjes   perfshinin kufizimin e zoteruesit te pasurise sherbyese qe punimet  e tij ndertimore te mos pengonin fqinjin nga drita dhe pamja
d) servitutet e rrjedhjes   perfshinin te drejten e zoteruesit te pasurise sunduese qe te perdorte pasurine sherbyese per rrjedhjen e ujerave

- arsyet e pushimit te servitutit 
servitutet tokesore shuhen per keto arsye .
- konfuzioni qe ndodh kur te dy pasurite behen prone e te njejtit pronar
- mosperdorimi  : servitutet fshatare shuheshin nes e nuk perdoreshin brenda dy vjeteve ,
- heqja dore  .permes titullarit permes nje in iure cessio
- pushimi i perdorimit te servitutit per shkak te shkaterrimit te pasurise .
e drejta e servitutit mund te shuhej me veprimin e ngjarjeve natyrore ose me vullnetin e te autorizuarve juridike .

37- uzufrukti , karakteristikat e tij , hipoteka
uzufrukti eshte e drejta e perdorimit dhe e gezimit te sendeve te te tjereve duke e ruajtur ne substance sendin (salva substantia)
uzufrukti eshte  e drejta e perdorimit te nje sendi te tjetrit dhe e perfitimit te frutave .
kjo e drejte konsiston ne perdorimin e sendit te tjetrit dhe ne  perdorimin e frutave pa e konsumuar vete sendin
titullari i se  drejtes se uzufruktit quhet uzufruktues ose titullar i uzufruktit ndersa pronari i sendit eshte ai qe ka pronesine boshe .
uzufrukti i atribuon titullarit te se drejtes jo vetem te  drejta por dhe detyrime
titullari i se  drejtes se uzufruktit nuk mund te modifikoje destinacionin ekonomiko- shoqeror te sendit si ne rastin e rritjes apo uljes se vleres se sendit .
uzufruktuesi ka te drejten e perdorimit dhe te gezimit ( uti e frui ) dhe pronari ka te  drejten e disponimit te sendit dhe te posedimit .
uzufruktuesi ka per detyre qe ta ruaje sendin ne gjendje te mire duke kryer te gjitha riparimet e zakonshme ose ato me pak shpenzime dhe ne fund ta ktheje uzufruktin . ai duhet te paguaje te gjitha taksat dhe tatimet qe lindin gjate ushtrimit te lire te uzufruktit .
uzufrukti ka karakter personal dhe eshte i perkohshem. ai shuhet ; per shkak te permbushjes se afatit ; vdekjes se uzufruktuesit , heqja dore nga e drejta e uzufruktit , zhdukja ose shkaterrimi i sendit etj.
u pranua se kohezgjatja e uzufrutit te ishte 100 vjet ne shqiperi eshte 30 vjet sipas kodit tone civil.
ne krijimin e institutit te uzufruktit hyjne dy fakultete usus e drejta e perdorimit dhe fructus pushteti qe ka te beje me frutat e ketij sendi.
uzufruktuesi duhet te jape garanci per ta perdorur dhe gezuar sendin dhe ta ktheje ate kur e drejta e tij mbi te shuhet.
ne fillim objekt i uzufruktit ishin sendet e pakonsumueshme  me pas objekt i tij u bene  dhe  sendet e konsumueshme si parate etj.
« Ndryshimi I Fundit: Gusht 31, 2010, 07:38:48 PD nga J@mes » Identifikuar

remila
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.1 sekonda me 20 veprime.