psikologji.net
Prill 16, 2014, 06:20:17 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: E DREJTE CIVILE: kuptimi i saj, institutet  (Lexuar 3698 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
remila
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 43
316.00 Kredite

View Inventory
Send Money to remila

Just me.


Shiko Profilin
« : Gusht 31, 2010, 07:15:04 PD »

1.1.   Kuptimi dhe objekti i se drejtes civile si dege e se drejtes.

-e drejta civile rregullon marredheniet pasurore dhe jopasurore qe lindin midis subjekteve te saj,subjekte te se drejtes civile ndahen ne persona fizik dhe persona juridike
e drejta civile eshte teresia e rregullave qe lidhen me :
A: marredheniet pasurore qe krijohen midis subjekteve fizike dhe juridike per shkak te prones, te trashegimise , kontratave ,perfaqesimit ,parashkrimit  dhe
B: me disa marredhenie jopasurore qe krijohen midis shtetasve dhe personave juridike  dhe qe lindin si rezultat I disa te drejtave jopasurore te cilat nuk kane forme materiale si e drejta e emrit ,e vendqendrimit ,e banimit  eautoresise etj.
megjithate pavaresisht nga qenia e tyre pasurore ose jopasurore marredheniet juridike civile kane gjithnje nje ekuivalence interesash ekonomike.

1.2 .karakteristikat e  se drejtes civile

1- e drejta civile ka karakter te theksuar historik pasi ajo pasqyron marredheniet qe lindin midis njerezve ne te gjitha etapat e historise njerezore .
2-ka karakter te theksuar dinamik per shkak te natyres se marredhenieve juridike qe ajo rregullon te cilat jane gjithmone ne evoluim. ndryshimi i marredhenieve ekonomike shkakton ndryshime ne legjislacionin qe rregullon keto marredhenie.
3- ka karakter pasuror  por ky karakter nuk eshte absolutisht i domosdoshem pasi ka raste kur marredhenia ka si objekt te drejta personale jopasurore .
4-ka karakter te pergjithshem .kjo i referohet objektit dhe subjektit : si objekt i se drejtes civile eshte marredhenie juridike qe ajo rregullon ,  veprimet juridike kontrata apo marreveshjet apo objektet e tilla si sendet, te drejta , veprimet apo mosveprimet te mirat personale jopasurore etj.ndersa si subjekt i se drejtes civile jane si personat juridike , shtetasit shqiptare apo te huaj private apo shteterore , ashtu dhe shteti.
5 – ka karakter te barabarte pasi ajo vepron ne menyre te barabarte  mbi te gjithe subjektet pavaresisht nga lloji I tyre . ‘’neni 1 i K.C thote se : cdo person gezon zotesi te barabarte per te patur te drejta dhe detyrime civile brenda kufijve te caktuar me ligj ‘’

1.3. e drejta civile , e drejta private dhe e drejta publike

termat e drejte civile dhe e drejte private mund te perdoren si sinonime te njera tjetres persa i perket ngarkese dhe permbajtjes qe ato shprehin .
dallimi midis  se drejtes civile dhe private eshte :
1-e drejta private eshte nje term me i vjeter ,ndersa e drejta civile eshte nje term me i ri  qe i korrespondon epokes se lindjes se kodeve civile
2-e drejta private rregullon edhe marredheniet familjare , te punes ndersa e drejta civile trajton vetem marredheniet juridike civile ndersa marredheniet familjare , te punes rregullohen me kodin e familjes , apo te punes . (dikur eshte thene qe e drejta private eshte nje nderthurje e se drejtes civile me ate tregtare )
e drejta civile si nje e drejte private rregullon marredheniet midis personave fizike dhe juridike private ndersa e drejta publike rregullon ato marredhenie ne te cilat merr pjese vete shteti ose cdo subjekt tjeter publik
dallimi midis se drejtes private dhe se drejtes publike eshte :
1-e drejta publike e sheh shtetin ashtu dhe organet apo institucionet publike si mbajtes te nje autoriteti dhe sovraniteti shteteror gje qe nuk e gjejme tek subjektet private  pasi jo vetem subjektet private por dhe ato publike ose vete shteti zhvishen nga autoriteti dhe sovraniteti  kur hyn ne marredhenie private.prandaj e drejta publike eshte me afer me te drejten kushtetuese dhe administrative .
2- ne te drejten private subjektet jane te njellojte para dispozitave te kodit civil pavaresisht se jane individe private , shoqata , shoqeri insitucione apo vete shteti.
termat e drejte civile dhe e drejte private jane krejt te ndryshem megjithate nuk ka ndarje absolute midis tyre . lidhja midis tyre egziston ne :
1-institutet e se drejtes private si pronesia ,kontratat ,sipermarrja vlejne si per subjektet private dhe subjektet publike .
2-normat qe rregullojne keto institute jane norma qe zbatohen njelloj si subjektet private dhe per subjektet publike                                                                                                                                                          1.4  sistemi i se drejtes civile :
sic dihet me sistem te se drejtes kuptojme teresine e normave juridike qe veprojne ne nje shtet te caktuar
me sistem te se drejtes civile kuptojme rregullimin ,sistemimin dhe ndarjen e normave juridike qe rregullojne te gjitha marredheniet juridike civile ne institute juridike . institute te se drejtes jane grupime te normave apo dispozitave qe rregullojne nje ose disa marredhenie juridike civile .
psh.marredheniet juridike qe kane te bejne me gezimin e nje sendi ,me disponimin e tij , te drejtat dhe detyrimet e tij grupohen ne institutin e se drejtes se pronesise etj . grupimi i drejte i sistemit te se drejtes civile ben te mundur interpretimin , zbatimin si duhet ne praktike .
e drejta civile  ne R.SH eshte nje e drejte unike ,kjo do te thote se zbatimi isaj eshte i njejte dhe i barabarte per te gjithe subjektet si fizike apo juridike , private apo publike ,shqiptare apo te huaj.
-institutet kryesore te se drejtes civile jane :
1- subjektet e se drejtes civile :personat fizike dhe juridike ,shoqatat , fondacionet dhe qendrat
2-perfaqesimi –
3- veprimet juridike ,llojet e tyre
4- parashkrimi I padise dhe dekadenca e te drejtave
5-e drejat e pronesise , posedimi ,gezimi , disponimi , uyufrukti , servitudi etj.
6- e drejta e trashegimise , llojet e saj
7- e drejta e detyrimeve dhe e kontratave .
institutet jane te  vendosura  shkalle-shkalle qe do te thote qe duhet te njohesh subjektet dhe objektet e se drejtes civile qe te mesosh se ceshte pronesia, duhet te mesosh se ceshte pronesia qe te mesosh se cjane kontratat etj.
« Ndryshimi I Fundit: Gusht 31, 2010, 07:31:42 PD nga J@mes » Identifikuar

remila
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.097 sekonda me 20 veprime.