psikologji.net
Tetor 24, 2014, 08:33:25 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: E DREJTE CIVILE: FAKTET DHE AKTET E "GJENDJES CIVILE"  (Lexuar 2433 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
remila
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 43
316.00 Kredite

View Inventory
Send Money to remila

Just me.


Shiko Profilin
« : Gusht 31, 2010, 07:19:40 PD »

Faktet dhe aktet e gjendjes civile :
4.1- kuptimi i gjendjes civile dhe i regjistrit kombetar te gjendjes civile .
gjendja civile eshte teresia e te dhenave personale qe verteton lindjen , egzistencen , individualitetin e shtetasve si dhe marredheniet midis tyre
regjistri kombetar  i gjendjes civile eshte dokumenti unik shteteror ku pasqyrohen te tere perberesit qe i sherbejne personit fizik per identifikimin e tij .
regjistri themeltar pasqyron te gjithe perberesit e gjendjes civile per cdo person ne raport me familjen pra pasqyrohet trungu i familjes , marredheniet ndermjet pjesetareve te trungut familjar.
perberes te gjendjes civile jane ato fakte juridike si : zotesia juridike; vendbanimi ; shpallja e vdekjes se nje personi
etj.
- perberesit e gjendjes civile : sipas ligjit per gjendjen civile jane :
emri , mbiemri , numri i identitetit , datelindja , vendlindja , vendbanimi , seksi , raportet e atesise dhe te memesise, kombesia , vdekja , shpallja i zhdukur dhe fakte te tjera te parashikuara ne ligj.
- emri dhe mbiemri i personit fizik  hyjne ne ate qe quhet e drejta dhe detyrimi i nje personi fizik. me te drejte per te pasur nje emer kuptojme ate qe i njeh dhe i garanton ligji personit fizik per te pasur nje emer te pershtatshem me qellim qe te identifikohet e te individualizohet nga personat e tjere fizike .por gjithashtu me detyrimin qe i ngarkon ligji personit fizik per te pasur nje emer te pershtatshem jo fyes , imoral ,apo racist..
- numri i identitetit  perberes i gjendjes civile ai sherben per identifikimin dhe individualizimin  epersonit fizik .
-datelindja eshte dita, muaji , viti kur lind personi fizik dhe eshte nje fakt shume i rendesishem pasi zotesia juridike fillon me lindjen gjalle te personit dhe mbaron me vdekjen e tij.vendlindja eshte qyteti ,fshati ku ka lindur personi fizik dhe vlen per identifikimin e metejshem te tij.
-vendbanimi eshte kusht per realizimin e shume te drejtave dhe permbushjen e shume detyrimeve te personit fizik. me banim kuptohet vendi ku personi fizik :
a-qendron zakonisht ose
b-te shumten e kohes
per shkak te :
a-punes
b-sherbimit te perhershem
c-te ndodhjes se pasurise
d-te realizimit te interesave te veta .
-seksi  elementi qe dallon biologjikisht mashkullin nga femra percaktohet nga ligji si nje e drejte personale jopasurore . gruaja sipas nenit 6 te K.C e fiton zotesine juridike per te vepruar dhe para se te mbushe moshen 18 vjec ne rast se lidh martese para se te arrije kete moshe.
-raportet e atesise dhe memesise jane te drejta personale jopasurore qe kane rendesi ne disa fusha te se drejtes civile si e drejta familjare , trashegimia . memesia eshte nje perberes i gjendjes civile  qe rrjedh nga ngjarje natyrore  ndersa atesia trajtohet si perberes i prezumuar ose qe mund te rrjedhe nga veprimet e vete personit.
-kombesia eshte nje tjeter perberes i gjendjes civile qe eshte shtuar tani me arsyen per te dalluar ata shtetas  shqiptarr te natyralizuar qe nuk kane kombesi shqiptare.
-vdekja dhe shpallja si i zhdukur vendimi i gjykates me te cilin nje person eshte shpallur i vdekur apo i zhdukur botohet ne fletoren zyrtare dhe  i dergohet per regjistrim zyres perkatese te gjendjes civile . me vdekjen e nje personi zgjidhet kontrata e porosise qe lidhet me cilesite e tij personale ose celet trashegimia
-fakte te tjera te parashikuara ne ligj si : a-beqar /e; b-i /e martuar ; c-i/ e ve ; d-i /e shkurorezuar.
-shtetesia eshte elementi i vetem dallues nga shtetasit e huaj apo pa shtetesi.
4.3. kuptimi i dokumentave dhe i akteve te gjendjes civile
dokumentet e sherbimit te gjendjes civile , te dhenat individuale leshohen nga nenpunesi i gjendjes civile ne formen qe parashikohen nga ligji dhe kane karakter personal. te gjithe perberesit e gjendjes civile pasqyrohen per cdo familje ne regjistrin themeltar te zyres se gjendjes civile te vendbanimit te perhershem te familjes.
-llojet dhe vecorite e pergjithshme te dokumentave :
-me vertetim :kuptojme paraqitjen e te dhenave dhe fakteve ligjore te cilat percaktojne poziten e individit si subjekt i se drejtes civile.
-me dokumentim: kuptojme hedhjen e te dhenave dhe fakteve ne regjistrat e gjendjes civile.
te dhenat dhe faktet qe dokumentohen ne kete regjister merren nga keto burime:
a-nga veprimet e kryera ng apunonjesit e gjendjes civile
b- nga dokumentat baze te ardhura nga te tretet .te cilat jane dokumentat qe paraqiten nga organet shteterore apo personat fizik psh raporti mjekesor per lindjen e personit.
jane dy lloje regjistrash te gjendjes civile:
a-regjistri themeltar i gjendjes civile
b-regjistri kombetar i gjendjes civile.
-regjistri themeltar eshte teresia e elementeve te gjendjes civile  i sistemuar per cdo familje sipas adreses.
-regjistri kombetar i gjendjes civile eshte dokumenti i vetem shteteror ku pasqyrohen elementet e gjendjes civile per cdo shtetas.
sherbimi i gjendjes civile eshte pjese e administrates publike. funksionet e tij jane : mban , ndryshon, ploteson regjistrat e gjendjes civile , jep certifikata mbi perberesit e gjendjes civile etj. pergjegjes per kete regjister eshte drejtoria e pergjithshme e gjendjes civile. ndersa organi epror eshte ministri i pushtetit vendor dhe i decentralizimit . ne strukturen organizative te sherbimit te gjendjes civile te varur nga drejtoria e pergjithshme hyjne:
1-dega e gjendjes civile ne qark
2-zyrat e gjendjes civile ne komuna dhe bashki
3-sherbimi i gjendjes civile ne perfaqesite diplomatike.
-llojet e akteve te gjendjes civile : aktet e gjendjes civile nuk jane fakte juridike ato jane dokumenta qe pasqyrojne faktet juridike qofshin te kategorise se ngjarjeve  apo te veprimeve juridike te cilat jane te lidhuar me gjendjen civile te personit:
-akti i lindjes  eshte ngjarje natyrore qe pasqyrohet ne regjistrin themeltar .
-akti i marteses eshte dokument zyrtar qe shpreh vullnetin e burrit dhe gruas per tu lidhur ne martese.
- akti i vdekjes  dokument zyrtar i mbajtur mbi nje ngjarje natyrore ose e shpallur me vendim gjykate.
dokumentat e tjere themelore jane akte zyrtare dhe private
-akte zyrtare jane aktet e organeve shteterore si : vertetimi gjyqesor i atesise ose amesise , shpallje e nje personi te vdekur etj.
-akte private jane akte qe behen pa nderhyrjen e nje personi zyrtar qe permban nenshkrimin e personave te interesuar si njohja e amesise ose e atesise me testament.
-dokumentat e gjendjes civile jane :
1-dokument identiteti
2-certifikate familjare
3-certifikate e lindje
4-certifikate martesore
5-certifikate vdekje .
faktet juridike  si ngjarje natyrore apo veprime te njeriut njehere regjistrohen ne akte te vecante dhe me pas regjistrohen ne regjistrat themeltar .
-plotesimi i regjistrave behet vetem nepermjet doreshkrimit  duke perdorur regjistrat e meparshem regjistrimi behet nga nenpunesi i gjendjes civile .tre jane menyrat e plotesimit :1-referimi  i regjistrave te meparshem , 2- referimi i akteve zyrtare apo private ,3 –plotesimi me vendim gjykate .
- ndreqja e gabimeve  behet nga punonjesi i gjendjes civile  i cili vendos pas cdo anullimi emrin , mbiemrin nenshkrimin e tij dhe vulen e zyres nese ai nuk e respekton kete procedure atehere korigjimi eshte i pavlefshem. ai eshte i pavlefshem edhe kur permbajtja e fletes familjare nuk mbeshtetet ne nje dokument baze si burim ,edhe kur nuk ka doreshkrimin e atij qe e ka plotesuar per here te pare fleten e familjes
-administrimi i dokumentave: dokumentat qe kane qene burim per aktet e gjendjes civile ruhen per nje periudhe 10 vjecare
4.6 lindja si fakt juridik dhe regjistrimi i akteve te lindjes
subjektet qe vertetojne lindjen  jane : personeli mjekesor i pranishem , i ngarkuari i  pushtetit vendor , kapiteni i anijes , i trenit , i avionit , komandanti i burgut ose i repartit ushtarak , zyrtaret e perfaqesive diplomatike .dokumentet qe bejne vertetimin jane : 1-raporti mjeksor ; 2- procesverbali i hartuar ne kohen e lindjes.
-subjektet qe deklarojne akitn e lindjes jane : prinderit , pjesetare madhore t efamiljes ,perfaqesuesit ligjore ,kujdestaret  per foshnjen e gjetur perfqesuesi i pushtetit vendor .
-vendi ku behet deklarimi  dhe afati : eshte zyra e gjendjes civile e vendbanimit te prinderve .afati duhet te jete brenda 15 diteve ne raste te vecanta jo me shume se 45 dite nga dita e lindjes.
-aktlindja dhe kundershtimi  i tij: akti i lindjes  verteton lindjen e shtetasit ai quhet i pavlefshem kur nuk eshte bere nga punonjesi i caktuar i gjendjes civile , nuk eshte regjistruar ne librin e akteve te gjendjes civile . gjithashtu ligji lejon qe plotesimi i te dhenave te aktit te lindjes mund te behet dhe nga vete femija kur ky eshte madhor.
-  personat e gjetur : ligji si persona te gjetur percakton :
-foshnjen e gjetur qe nuk i njihen prinderit
-te gjeturin qe ka humbur kujtesen ose eshte i paafte menderisht dhe nuk mund te identifikohet.
-personi madhor qe ka humbur kujtesen , ose eshte i paaafte menderisht , qe nuk i dihen perinderit ose eshte i gjetur , me prinder  te vdekur, te paidentifikuar.
foshnja e gjetur prezumohet e lindur ne vendin e gjetur .

4.7 vdekja si fakt juridik . vdekja  cilesohet si fakt  juridik i cili prodhon pasoja te caktuara . per vertetimin juridik te saj kerkohet akti i vdekjes i cili del nga zyra e gjendjes civile .me vdekje ne kuptimin juridik kuptojme dhe vdekjen e shpallur me vendim gjykate .
akti i vdekjes eshte nje akt zyrtar qe verteton vdekjen e personit , ai eshte nje proces verbal i mbajtur nga nenpunesi i gjendjes civile  ne prani te deklaruesit i cili mund te jete cdo pjesetar familje ose i afert dhe i firmosur prej tyre. per deklarimin e vdekjes duhet dhe raporti mjekesor. afati i ligjit per deklarimin e vdekjes eshte 3 dite pas ka ndodhur vdekja ose eshte gjetur kufoma dhe 1 muaj kur vdekja ka ndodhur jashte shtetit.
-vertetimi faktik i vdekjes  eshte atehere kur ajo vertetohet me raport mjekesor ku percaktohet identiteti , fakti ,ora ,koha, vendi dhe shkaku.
-vdekja e papritur  eshte vdekja e ardhur per shkaqe natyrore dhe personit nuk i njihet identiteti .kur dyshohet se eshte vdekje e dhunshme  raporti  leshohet nga mjeku ligjor , veprimet ne gjendjen civile kryhen  me lejen e prokurorit. nese shpallet i vdekur nga gjykata ky fakt pasqyrohet ne kolonen e verejtjeve te regjistrit themeltar pa qene ne vetvete akt vdekje me qellim qe kur personi del qe eshte gjalle situata rivendoset pa veshtiresi
- vdekja jashte shtetit   .kur shtatsi shqiptar ka vdekur jashte shtetit zbatohet ligji i vendit ku ka ndodhur vdekja  me perjashtim ne se ka ndodhur ne territoret ku shtrihet juridiksioni i shtetit shqiptar . prane perfaqesive diplomatike funksionon sherbimi i gjendjes civile.
-pavlefshmeria e aktit te vdekjes : akti i vdekjes mund te cenohet nga pavlefshmeria e cila ne aktin e vdekjes eshte pavlefshmeri absolute dhe jorelative pasi :
- pavlefshmeria konstatohet nga gjykata .termi konstatohet ka te beje me pavlefshmeri absolute dhe jo relative sic egziston ne termin shpallet.
-pavlefshmeria mund te kerkohet ne cdo kohe .
- pavlefshmeria mund te kerkohet si  nga personi i interesuar ashtu dhe nga kujdestari , perfaqesuesi ligjor , edhe nga prokurori.
personat qe kane interesa juridike nga akti i vdekjes hyjne :trashegimtaret e personit , kreditoret e tij etj.
rastet e pavlefshmerise jane kur :
-personi nuk ka vdekur ne fakt
-kur ne fakt ka vdekur nje person tjeter dhe jo ai qe figuron ne aktin e vdekjes.
akti i vdekjes shpallet pjeserisht i pavlefshem kur ka pasaktesi me :
-kohen e vdekjes
-shkakun e vdekjes kur nuk eshte vdekje natyrore por e shkaktuar nga nje veper penale.
-vendin e vdekjes
- vdekjes se prezumuar psh nese eshte nje vendim gjykate dhe  jo akt vdekjeje.

-4.8 martesa si fakt juridik dhe regjistrimi i saj.
sipas ligjit te gjendjes civile te alternuar me kodin civil martesa duhet te lidhet publikisht para nenpunesit te gjendjes civile  te cilit i eshte bere kerkesa per shpallje.
-menyra e mbajtjes se aktit dhe dokumentacioni i kerkuar. akti i marteses m ete gjithe elementet perberes mbahet ne fletet e librit te martesave sipas rendit kronologjik .pas regjistrimit akti i marteses nenshkruhet nga te dy bashkeshortet ne prani te jo me pak se dy deshmitereve.
-vendi i lidhjes se marteses ka rendesi pasi ne baze te vendit te lidhjes se marteses percaktohet gjykata kompetente per zgjidhjen e konflikteve qe mund te lindin .martesa  lidhet ne zyren e gjendjes civile ku personat rezultojne te regjistruar ne regjistrin themeltar kur lidhet ne shqiperi.jashte territorit shqiptar ajo lidhet para konsullates shqiptare ne ate vend. ndermjet dy te huajve ne shqiperi lidhet ne regjistrin themeltar ku ata figurojne te regjistruar. personat te huaj apo pa shtetesi mund te martohen ne shqiperi kur  nuk kane mundesi te lidhin martese ne vendin e tyre per shkaqe te tilla si:
a-rreziku i vdekjes se njerit i cili duhet te vertetohet nga organi kompetent.
b-kur njeri nga te dy bashkeshortet ndodhet ne shqiperi pasi duhet te vuaje nje denim.
c-kur ne vendin e tyre nuk mund te shkojne per arsye objektive ose nuk mund te lidhin martese.
keto arsye objektive nuk duhet te kene pengesa ligjore pasi ndryshe martesa quhet e pavlefshme.
-institucionet kompetente ku lidhet martesa: martesa lidhet ne zyrat e gjendjes civile ose ne ambjentet te jashtme te caktuara per lidhjen e martesave , mund te lidhet dhe ne vendin ose institucionin ku palet ose vuajne denimin ose kurohen per ndonje semundje .
-vlera juridike e marteses: martesa quhet e pavlefshme nese nuk eshte mbajtur akti i marteses. fshirja e marteses se meparshme behet duke sjelle vendimin e gjykates e cila e ka shpallur te pavlefshme ate.
-rastet e pavlefshmerise se marteses: martesa eshte e pavlefshme kur percaktohet nga ligji ne rastet:
-kur akti i marteses nuk eshte mbajtur nga personi i autorizuar nga ligji me kete funksion .
-kur nuk eshte percaktuar qarte identiteti i paleve si dhe vullneti i tyre per lidhjen e marteses.
-kur nuk eshte nenshkruar akti nga palet .
kur gjykata verteton se parregullsite e aktit te marteses ne lidhje me identitetin e paleve dhe vullnetin e tyre kane ndodhur nga pakujdesia ose neglizhenca mund te mos e shpalle te pavlefshme martesen, ajo urdheron ndreqjen e gabimeve .
-veprimet qe kryhen me aktin e marteses: kur te dy bashkeshortet e kane regjistrin familjar ne te njejten zyre , akti i marteses pasqyrohet ne regjistrin themeltar te secilit bashkeshorte . kur  e kane regjistrin familjar ne nje zyre tjeter  behet njoftimi i zyres perkatese me te dhenat e marteses .nese kjo zyre veren parregullsi ne aktin e marteses ia dergon zyres derguese me sqarimet e nevojshme.
« Ndryshimi I Fundit: Gusht 31, 2010, 07:26:02 PD nga J@mes » Identifikuar

remila
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.113 sekonda me 20 veprime.