psikologji.net
Tetor 23, 2014, 01:53:33 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Teza provimi ne fushen e se drejtes ( me dhe pa pergjigjen e sakte )  (Lexuar 2680 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
remila
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 43
316.00 Kredite

View Inventory
Send Money to remila

Just me.


Shiko Profilin
« : Gusht 31, 2010, 07:25:25 PD »

SEKSIONI I  (16 pikë)

TË GJENDEN ALTERNATIVAT E SAKTA: (4 pikë secila përgjigje)

1.   Klasifikimi i akteve administrative sipas formes dhe shprehjes se vullnetit behet me:

a.   Aktet administrative të nxjerra në formë shkresore
b.   Aktet administrative të nxjerra në formë verbale
c.   Aktet administrative që nxirren në fromën e shenjave
d.   Alternativat (a) dhe (c)
e.   Alternativat (b)
f.   Alternativat (a) (b) dhe (c)
Përgjigje: Alternativat f ose (a) (b) dhe (c)

2.   Konfliktet e kompetencave zgjidhen nga
a.   Seksionet administrative të gjykatave kur kemi të bejmë me organe të ndryshme administrative;
b.   Kryeministri për ministri të ndryshme;
c.   Ministri ose drejtuesi i institucionit qendror kur kemi të bejmë me organe të së njejtës ministri ose të një organi tjetër të administratës qendrore.
d.   Alternativat (a) dhe (c)
e.   Alternativat (b)
f.   Alternativat (a) (b) dhe (c)
Përgjigje: Alternativat (f) ose (a) (b) dhe (c)

3.   Në vendimin e dënimit administrativ përmendet:
a.   identiteti i kundërvajtësit,
b.   shkelja e kryer,
c.   dënimi i dhënë,
d.   masat administrative,
e.   sendet e marra, kur është rasti,
f.   detyrimi për shpërblimin e dëmit.
g.   Alternativat (a), (b) dhe (c)
h.   Alternativat (d), (e) dhe (f)
i.   Alternativat (g) dhe (h)
Përgjigje: Alternativat (i) ose (a, b, c, d, e, f )
4.   Heqja e të drejtës së ushtrimit të detyrave drejtuese pranë personave juridik është rrjedhojë e:
a.   Kundërvajtjes administrative
b.   Dënimit për vepra penale
c.   Neneve të parashikuara në kontratën e punës
Përgjigje: Alternativat (b)

SEKSIONI II (74 pikë)

PYETJE ME ZHVILLIM:

1.   Ç’ndryshim ka midis të drejtës financiare dhe degëve të tjera të së drejtës? (8 pikë).

Përgjigje:
Ndryshimi ndërmjet, të drejtës financiare dhe degëve të tjera të së drejtës, qëndron në faktin se, kjo e drejtë i rregullon marrëdhëniet financiare, ndërsa degët e tjera të së drejtës i normojnë ato.


2.   Cilat janë arsyet e marrjes apo emetimit të një huaje publike? (8 pikë).

Përgjigje:
Në fakt arsyet e marrjes së huave publike janë të shumta, por ndër më kryesoret përmendim:
-   nevojat shtesë që i lindin shtetit gjatë ushtrimit të veprimtarisë financiare të tij, sidomos për të përballuar shpenzimet e investimeve në veprat e infrastrukturës;
-   mospërputhjen në kohë ndërmjet të hyrave të buxhetit të shtetit dhe nevojave konkrete që i lindin shtetit për financimin e shpenzimeve të caktuara;
-   pamundësia e shtetit që në rrethaana dhe konjuktura të caktuara të rrisë më tej ngarkesën tatimore;
-   përpjekjet që bëjnë mjaft qeveri e parlamente, për t’ia kaluar një pjesë të barrës së shpenzimeve publike, brezave dhe gjeneratave të ardhshme, të cilat mendohen se do të përfitojnë edhe nga shpenzimet publike që përballohen nga huajashtetërore.
Shteti dhe organet e tij, i drejtohen huasë publike edhe për arsyet e mëposhtme:
•   me anë të huave mbulohen dhe përballohen më lehtë shpenzimet publike, të nevojshme dhe të domosdoshme për të përmbushur funksionet dhe obligimet shtetërore;
•   me anën e huave publike, mjetet financiare për të cilat, ka nevojë shteti dhe shoqëria mblidhen në kohë më të shkurtër, në krahasim me ato që do të mund të mblidheshin me metodën e tatimeve;
•   në raport me të hyrat e tjera publike, veçanërisht me tatimet, huatë janë më të “çiltra” dhe më reale.


3.   Cilat janë katër veçoritë ose tiparet që e karakterizojnë aktin administrativ? (8 pikë).

Përgjigje:
Kater jane vecorite ose tiparet qe e karakterizojne aktin administrativ
 -  Se pari akti administrativ eshte nje akt juridik, elementi juridik i nje akti e percakton fakti nese ky akt krijon ose shuan nje marrdhenie juridike te caktuar.
 -   Se dyti akti administrativ eshte akt i njeanshem. Ai eshte shfaqje e nje vullneti juridik shteteror te autoriteti kompetent. Aspekti i njeanshmerise se aktit lidhet me
kuptimin se detyrimisht dhe domosdoshmerisht ne njeren ane te tij qendron gjithmone shteti permes organit te administrates.
 -  Se treti akti administrativ eshte specifike e  organeve qe kryejne  veprimtari administrative. Kjo vecori nenkupton qe nxjerrja e nje akti administrativ eshte prerogative e organeve administrative qe me ligj iu njihet kjo e drejte. Organet administrative qe kane kete tager jane te gjithe ato qe K.Pr.A i njeh si te tille (neni 1)
 -  Se katerti akti administrativ eshte akt nenligjor. Kjo vecori nenkupton qe akti administrativ duhet te gjeje detyrimisht mbeshtetjen ne ligj. Detyra e organit administrativ qe nxjerr aktin eshte qe te bazohet ne ligj ose ne aktin me te larte dhe ta zbatoje ate.

4.   Cilat janë detyrat e nëpunësit civil? (8 pikë).

Përgjigje:
Detyrat e nëpunësit civil janë si më poshtë:
1)   Të njohin, të respektojnë, të zbatojnë dhe të veprojnë në përputhje me Kushtetutën, Kodin e Procedurave Administrative dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore.
2)   Të sigurojnë për publikun e gjerë, palët e interesuara dhe institucionet publike, informacionin e kërkuar, me përjashtim të rasteve kur ky informacion është sekret shtetëror, konfidencial ose për përdorim të brendshëm në përputhje me ligjet dhe aktet e tjera nënligjore.
3)   Të respektojnë orarin e punës dhe ta shfrytëzojnë vetëm për kryerjen e detyrave të tyre. Orari dhe kohëzgjatja e punës përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave për nëpunësit civilë në institucionet e administratës qendrore dhe me akte normative të organeve të pushtetit vendor për nëpunësit civilë në administratën vendore.
4)   Të përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të marrin pjesë në veprimtaritë trajnuese për këtë qëllim.
5)   Të mos kërkojnë apo pranojnë asnjë përfitim moral apo material, për kryerjen e detyrave, me përjashtim të pagës dhe shpërblimeve të tjera, përcaktuar ne ligj.
6)   Të mos kryejnë punë apo veprimtari  të cilat paraqesin konflikt interesash me detyrën e tyre zyrtare ose pengojnë përmbushjen e saj. Për çdo veprimtari fitimprurese që kryejnë jashtë detyrave të tyre zyrtare, të informojnë institucionin ku punojnë.
7)   Të mos përdorin pronën shtetërore për përfitime private.
8 )   Të mbajnë përgjegjësi të plotë  për ligjshmërinë e veprimeve të tyre gjatë kryerjes së detyrës dhe, kur nuk janë të bindur për ligjshmërinë e urdhrave dhe vendimeve që zbatojnë, duhet të informojnë menjëherë organet ose nivelet urdhërdhënëse, si dhe organet ose nivelet eprore të këtyre të fundit. Nëpunësi civil nuk është i detyruar të zbatojë një urdhër të paligjshëm.
9)   Të mos bëjnë grevë.
10)   Të mos sillen në  kundërshtim me rregullat e etikës.


5.   Përkufizimi i veprës penale dhe cilët janë elementët e saj? (8 pikë).

Përgjigje:“Vepra penale eshte ajo veper shoqerisht e rrezikshme, veprim apo mosveprim qe bie ne kundershtim me ligjin, e kryer me faj, dhe per te cilen ligji ka parashikuar nje denim.

Elementet e vepres penale i permbledhim :
-   kunderligjshmeria
-   rrezikshmeria
-   kryerja me faj
-   parashikimi me ligj i denimit

6.   Sqaro shkurtimisht çdo të thotë ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’” (8 pikë).

Përgjigje:
Sipas nenit 294 te KP “Tregimi, perhapja dhe informimi I fakteve, shifrave, permbajtjes se dokumentave apo materialeve qe, sipas ligjit te njohur publikisht, perbejne secret shteteror, nga personi qe I eshte besuar ose qe ka mundur te vije ne dijeni per to per shkak te detyres, denohet me gjobe ose me burgim deri ne pese vjet. Por kjo veper, e bere boterisht, denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dhjete vjet”. Sekreti shteteror rregullohet me ligj te posacem dhe dokumentat qe perbejne nje secret te tille ruhen dhe mbahen nga persona te caktuar, te cileve u jane besuar ne baze te rregullave te vendosura. Krimi kryhet me veprime active, me ane te tregimit apo perhapjes se te dhenave qe permbajne secret shteteror. Por nuk perjashtohet mundesia qe krimi te realizohet edhe me mosveprime psh mosrespektimi i zbatimit te rregullave te vendosura per mbrojtjen e dokumentacionit, lenia te hapura mbi tavoline te ketyre materialeve. Rrethana te cilesuara te ketij krimi jane perhapja e sekretit boterisht dhe ne mjete te informimit masiv.

7.   Cilat janë rastet e prishjes së Shoqërive tregtare. (8 pikë).

Përgjigja
Ligji njeh këto raste të prishjes së shoqërive tregtare;
1. përfundimi i kohëzgjatjes për të cilën u themelua shoqëria;
2. vendimi i asamblesë së përgjithshme për të prishur shoqërinë;
3. hapja e procedurës së falimentimit;
4. shoqëria nuk kryer asnjë aktivitet tregtar për tre vjet dhe nuk ka njoftuar për statusin e saj joaktiv në përputhje me Nenin 43 (3) të Ligjit për QKR-në;
5. vendim gjykate;
6. arsye të tjera të parashikuara në statut.

8.   Ku konsiston dallimi ndërmjet mashtrimit në kredi dhe mashtrimit në sigurime?

Përgjigje
Dallimi i parë konsiston në dënimin që aplikohet për këtë vepër penale. Në rastin e mashtimit në kredi, dënohesh me me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Ndërsa në mashtrimin në sigurime, dënohesht me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.
Së dyti;
Mashtrimi në kredi konsiston në dokumentet e paraqitura duke përfituar padrejtësisht kredi duke rregjistruar në mënyrë fictive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë ose tej vlerës së tyre reale ose në pronësi të një personi tjetër, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë, kurse në mashtrimin në sigurime, është paraqitja e rrethanave të rreme, në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në document, duke përfituar padrejtësisht sigurime.

SEKSIONI III (10 pikë)

RASTI PRAKTIK

Më 24.05.08 themelohet shoqëria Shkëndija Sh.p.k. e cila ka tre ortakë:
•   Albanini cili zotëron 40% të kuotave të shoqërisë
•   Marinin i cili zotëron 4% të kuotave
•   Klodin i cili zotëron 56% të kuotave
Dhe ka një kapital themeltar në vlerën 20000 Euro nga e cila ësht ë shlyer ¼ në castin e themelimit të shoqërisë.
Në bazë të statutit pjesa e mbetur duhet të shlyhet në dy këste respektivisht më dt.24 korrik ‘08 dhe 28 janar ’09.
Albani i cili ka edhe cilësinë e administratorit të shoqërisë nuk shlyen pjesën e tij të këstit të parë në dt. përkatëse. Si pasojë e mosgrumbullimit të kapitalit të nevojshëm shoqëria nuk mundi të blejë një pjesë të makinerive të nevojshme për veprimtarinë e saj e për këtë shkak funksionoi me kapacitet të reduktuar.
Marini vihet në dijeni se Albani nuk ka shlyer pjesën e tij të kapitalit themeltar më dt.10 shtator 2008. Më 11 tetor 2008 ai i drejtohet gjykatës duke paditur Albanin dhe duke i kërkuar shpërblimin e dëmit të shkaktuar shoqërisë.

Gjykata vendos mospranimin e kërkes padisë.
A ka vepruar drejt gjykata, argumentoni përgjigjen.
PO      
JO
Përgjigja e  Rasti praktik:
Po, Gjykata ka vepruar drejt pasi Marini si ortak i shoqërisë zotëron më pak se 5% të tërësisë së votave në asamblenë e shoqërisë.
« Ndryshimi I Fundit: Gusht 31, 2010, 07:57:31 PD nga J@mes » Identifikuar

remila
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.098 sekonda me 20 veprime.