psikologji.net
Tetor 31, 2014, 03:45:49 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Teza provimi ne fushen e se drejtes ( pa pergjigjen e sakte )  (Lexuar 1275 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
remila
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 43
316.00 Kredite

View Inventory
Send Money to remila

Just me.


Shiko Profilin
« : Gusht 31, 2010, 07:27:40 PD »

SEKSIONI A
1.   E drejta për të përfaqësuar shoqërinë tregtare u takon administratorëve:
(2 pikë)
(a) në shoqëritë komandite
(b) në shoqëritë kolektive
(c) në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar
(d) në asnjërën nga shoqëritë e mësipërme

2.   Bartja realizohet nëpërmjet tre mekanizmave. Në zgjedhjet e mëposhtme, jepni përgjigjen e saktë se cili është njëri prej tyre:           ( 3 pikë)                         
a)  mekanizmi i pagës;
b)   mekanizmi i huasë;
c)   mekanizmi i shpenzimeve publike;
d)   asnjëri prej tyre.
3.   Sipas formës, aktet administrative i kemi:                             (2 pikë)     
             a) akte dobiprurëse;
             b) akte në formë shkresore dhe gojore;
             c) akte të thjeshta;
             d) akte të organit kolegjial;
             e) të gjitha.

4.   Sipas Kodi Penal të RSH-së, sa lloj parashkrimesh ekzistojnë.   
                                                                                                                          (2 pikë)                                                                 
5.   Sipas karakterit të kompetencave, organet e administratës i kemi:
                                                                                                                          (2 pikë)
             a) organe buxhetore;
             b) organe me kompetenca të posaçme;
             c) organe kolegjiale;
             d) të gjitha.

6.   Rrethoni përgjigjen e saktë                    ( 2 pikë)
7.   Cilat nga pohimet e mëposhtme të bërë në lidhje me një akti administrativ NUK është i vërtetë                         ( 2 pikë)
(a)  akti administrativ eshte nje akt juridik
(b) elementin juridik të nje akti asdministrativ e percakton fakti që ai krijon ose shuan nje marrdhenie juridike te caktuar.
(c) akti administrativ nuk eshte akt i njeanshem.
(d) akti administrativ është prerogative e organeve administrative
(e) eshte shfaqje e nje vullneti juridik shteteror te autoriteti kompetent.
(f) asnjëra nga alternativat e mesipërme

8.   Mbështetur në të drejtën kushtetuese, çfarë kuptoni me “parim të ligjshmërisë”.                                           (3 pikë)

SEKSIONI  B (E DREJTË PENALE DHE CIVILE)
Rasti 1                           (15 pikë)                            
Personi “A” është trashëgimtar i ish pronarit “B”. Me vendim të Zyrës Vendore të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, personit “A” i njihet pronësia dhe i kthehet fizikisht një pronë e ndodhur në qytetin e Tiranës, e cila më pas regjistrohet në Zyrën e  Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Duke qenë se, personi A kishte fituar lotarinë amerikane, një natë para se të nisej përpilon një prokurë, të cilën e shkruan me kompjuter dhe e nënshkruan, duke shkruar emër, mbiemër dhe nënshkrim, nëpërmjet së cilës i jep të drejtë mikut të tij të ngushtë “C”, për  t’ia shitur këtë tokë në emër dhe për llogari të tij, çdo personi të interesuar, me një çmim jo më të ulët se 5 mijë euro.
Pasi kishin kaluar 9 muaj nga ikja e personit “A” në SH.B.A. përfaqësuesi i tij me prokurë personi “C” ia shet tokën e tij personit “D”, me një çmim prej 7 mijë eurosh. Kontrata lidhet me akt noterial dhe regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Personi “A” kur kthehet për pushime  nga  SH.B.A., pasi kishin kaluar dy vjet, vjen në dijeni se çmimi  i tokës se tij, të cilin e kishte shitur personi “C”, në emër dhe për llogari të personit “A”, ishte rritur dhe e njëjta tokë mund të shitej 20 euro. Për këtë motiv personi “A” padit blerësin “D” dhe kërkon kthimin e tokës, duke pretenduar se kontrata është e pavlefshme, pasi është kryer në kushtet e nevojës së madhe dhe se prokura nuk ka qenë me akt noterial. Personi “D” prapëson, se ligji kërkon që kontrata të jetë me akt noterial, gjë që është realizuar dhe se ka kaluar afati i parashkrimit. Çfarë do të vendosë gjykata?
Argumentoni.                                                                                                  
  Rasti 2                  (15pikë)
                        
 Shtetasi A shkon në Degën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku paraqet dokumentet përkatëse për të përfituar pension. Punonjësja e zyrës, pasi verifikon dokumentat i thotë shtetasit A, që nuk përfitonte pension, pasi nuk kishte plotësuar vitet e vjetërsisë në punë. Duke dalë nga Dega e I.S.SH.-së, shtetasi A takon shtetasin B, të cilin e kish patur fqinjë dhe i tregon për problemin e tij. Shtetasi B i thotë që kishte njohje me punonjësit e Degës së I.S.SH.-së dhe mund t’ia zgjidhte problemin, por do të duhej një shumë prej 200.000 lekësh, që do të paguheshin për këtë punë. Shtetasi A siguron shumën e parave dhe takon shtetasin B, të cilit i jep paratë dhe dokumentat e tij. Shtetasi B, pasi merr paratë dhe dokumentat e shtetasit A, shkon në banesën e tij, ku plotëson një librezë pensioni me të dhënat e shtetasit A dhe më pas, bën në mënyrë artizanale vulën në këtë librezë. Pas disa ditësh, shtetasi B takon shtetasin A, i jep librezën e pensionit dhe i thotë që dokumentacioni ishte i plotësuar dhe ai mund të paraqitej në sportelin përkatës për të marrë pensionin. Shtetasi A paraqitet në sportelin përkaëes për të marrë pensionin dhe atje, informohet që ai nuk figuronte i regjistruar si person që përfitonte pension.
A janë konsumuar vepra penale nga shtetasit A dhe B ?

Rasti 3                            (15 pikë)
Më 24.05.08 themelohet shoqëria “Shkëndija” Sh.p.k, e cila ka tre ortakë:
•   Albanin, cili zotëron 40% të kuotave të shoqërisë;
•   Marinin, i cili zotëron 4% të kuotave;
•   Klodin, i cili zotëron 56% të kuotave.
dhe ka një kapital themeltar në vlerën 20 000 Euro, nga e cila është shlyer ¼ në castin e themelimit të shoqërisë.
Në bazë të statutit, pjesa e mbetur duhet të shlyhet në dy këste, respektivisht më datë.24 korrik 2008 dhe 28 janar 2009.
Albani, i cili ka edhe cilësinë e administratorit të shoqërisë, nuk shlyen pjesën e tij të këstit të parë në datën përkatëse. Si pasojë e mosgrumbullimit të kapitalit të nevojshëm, shoqëria nuk mundi të blejë një pjesë të makinerive të nevojshme për veprimtarinë e saj, e për këtë shkak, funksionoi me kapacitet të reduktuar.
Marini vihet në dijeni, se Albani nuk ka shlyer pjesën e tij të kapitalit themeltar më datë 10 shtator 2008. Më 11 tetor 2008, ai i drejtohet gjykatës, duke paditur Albanin dhe duke i kërkuar shpërblimin e dëmit të shkaktuar shoqërisë.
Gjykata vendos mospranimin e kërkesë padisë.
A ka vepruar drejt gjykata? Argumentoni përgjigjen.
Rasti 4               (15 pikë)

Shtetasi A fut në territorin e Shqipërisë, duke kaluar jashtë pikave të kalimit kufitar, një automjet tip “Mercedes Benz”, me targa të ndryshuara dhe dokumentE të falsifikuar, ku pasqyrohet që ai është pronar i këtij mjeti në shtetin maqedonas. Pasi siguron një vërtetim hyrje e deklaratë doganore të falsifikuar për mjetin në fjalë, bisedon me një të njohurin e tij, shtetasin B, që punon në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor për regjistrimin dhe targimin e mjetit. Ata bien dakord, që kundrejt një shume prej 200.000 lekësh, që shtetasi A do t’i jepte shtetasit B, ky i fundit do të pranonte dokumentet e falsifikuara të mjetit dhe do të bënte regjistrimin dhe targimin e tij. Të nesërmen, shtetasi A paraqitet ne D.R.SH.T.RR, ku takohet me shtetasin B, të cilit i jep dokumentet e mjetit, si dhe shtetasi A përpilon kërkesën për regjistrimin e mjetit. Shtetasi B, pasi kryen verifikimin e dokumenteve të mjetit plotëson dosjen dhe e dërgon te titullari për t’u sigluar praktika. Titullari i institucionit ngarkon një person tjetër që të bëjë verifikimin e deklaratës doganore dhe, pasi i rezulton që ajo nuk ishte lëshuar nga autoritetet doganore, bllokon praktikën, duke mos bërë regjistrimin e mjetit.
A janë konsumuar vepra penale nga shtetasit A dhe B ?
Çfare veprash penale janë konsumuar nga këta shtetas ?
« Ndryshimi I Fundit: Gusht 31, 2010, 07:57:03 PD nga J@mes » Identifikuar

remila
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.122 sekonda me 20 veprime.