remila
Fillestar/e
Jo Ne Linje
Gjinia: 
Postime: 43
316.00 Kredite
View Inventory
Send Money to remila
Just me.
|
 |
« : Gusht 31, 2010, 07:35:49 PD » |
|
DETYRË KURSI ©
Norma deklarative: ato norma penale që përmbajnë parime të përgjithshme të së drejtës penale, siç është Neni 2 i Kodit Penal të RSH-së. Neni 2 Mosdënimi pa ligj Askush nuk mund të dënohet penalisht për një vepër që më parë nuk është e parashikuar shprehimisht në ligj si krim apo kundërvajtje penale. Norma përshkruese apo përcaktuese janë ato norma që penale juridike që bëjnë përkufizimin e instituteve të së drejtës penale ose të veprave penale konkrete: neni 14 (ose nenet 12, 13 etj.,). Kuptimi i fajit të veprave penale konkrete, si për shembull, të vrasjes me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, neni 79 i KP, neni 88 etj. Neni 14 Faji Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim të parashikuar nga ligji si vepër penale, në qoftë se vepra nuk është e kryer me faj. Quhet me faj personi që e kryen veprën me dashje ose me pakujdesi. Neni 79 Vrasja në rrethana të tjera cilësuese Vrasja me dashje e kryer: a) ndaj të miturit; b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura; c) ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, funksionarët e tjerë publik, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura; ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse; d) më shumë se një herë; dh) kundër dy ose më shumë personave; e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës; ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se njëzetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Dispozitiv (ajo pjesë e normës penale juridike me të cilën përshkruhen elementët përbërës të veprës penale), pjesë e normave penale të veçanta: Neni 109 i KP-së. Neni 109 Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për të përgatitur krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi, për të ndihmuar fshehjen ose largimin e autorëve ose bashkëpunëtorëve në kryerjen e një krimi, për t’iu shmangur dënimit, për të detyruar realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë. Sanksioni (ajo pjesë e normës penale juridike që përmban dënimin, llojin dhe masën e dënimit që zbatohet për veprën penale konkrete), pjesë e normës penale të veçanta: Neni 109 i KP-së, ku thuhet “dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzetë vjet.” Neni 109 Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit “...për t’iu shmangur dënimit, për të detyruar realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzetë vjet”. Dispozitiv i thjeshtë: dhënia e emërtimit të veprës penale, pa elementët përbërës të saj ? neni 76-vrasja me dashje; neni 113-ushtrimi i prostitucionit; neni 134-vjedhja e pasurisë etj. Këto nuk japin elementë të tjerë përbërës të figurës së veprës penale, nuk sqarojnë përmbajtjen e saj. Neni 113 Prostitucioni Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Dispozitiv përshkrues: ai në të cilin jepen karakteristikat përcaktuese të veprës ? neni 73-për gjenocidin; neni 74-krimet e tjera kundër njerëzimit; neni 75-për krimet e luftës; neni 94-ndërprerja e shtatzënisë e kryer në vende dhe nga persona të paautorizuar etj. Ky Dispozitiv lehtëson kuptimin e veprës penale dhe dallimin e një vepre nga tjetra. Neni 74 Krimet kundër njerëzimit Vrasjet, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzore të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, kundër një grupi të popullsisë civile për motive politike, ideologjike, raciale, etnike dhe fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Dispozitiv referues: ai që nuk i përmban elementët përbërës të figurës së veprës penale, por referon në një dispozitë tjetër penale. Kjo bëhet që të mos ketë përsëritje në ligj ? neni 92 i KP-së (parashikon plagosjen e lehtë nga pakujdesia; për të kuptuar çfarë është plagosje e lehtë, referohemi te neni 89 i KP-së, ku jepet përkufizimi i plagosjes së lehtë.) Neni 92 Plagosja e lehtë nga pakujdesia Plagosja e lehtë e kryer nga pakujdesia përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 89 Plagosja e lehtë me dashje Plagosja e kryer me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Dispozitiv i bardhë ose blanchete: (ai që i referohet një ligji ose akti nënligjor tjetër) për shembull, dekreti i Presidentit ose vendimit të KM-ve për të sqaruar përmbajtjen e tij ? neni 193-196 i KP-së -dispozitat për kontrabandën, u referohen akteve juridike normative për doganat; dispozitat për regjimin juridik të tokës-neni 199-200 i KP-së –ligjit “Për tokën”. Neni 199 Shpërdorimi i tokës Shpërdorimi i tokës në kundërshtim me destinacionin e saj përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Dispozitiv i përbërë: (ai që ka lidhje me veprat penale të përbëra, që përbëhen nga dy ose më shumë veprime, ose mosveprime alternative, si p.sh., neni 140 i KP-së --vjedhja e pasurisë e shoqëruar me armë, apo vjedhja me pasojë vdekjen te neni 141 i KP-së). Gjithashtu, quhet Dispozitiv i përbërë kur vepra penale kryhet nga disa persona njëherësh, si p.sh., përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës ose të profesionit. Neni 140 Vjedhja me armë Vjedhja e pasurisë, e shoqëruar me mbajtjen e armëve dhe municioneve luftarake ose me përdorimin e tyre, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzetë vjet. Sanksionet penale: Sanksion relativisht i përcaktuar: ai që ka të përcaktuar llojin e dënimit, kurse masa e tij ka kufi minimale e maksimale, brenda të cilave gjykata cakton dënimin për veprën penale konkrete. P.sh., vepra e torturës (neni 86) ka sanksione relativisht të përcaktuara nga pesë gjer në dhjetë vjet. Këto lloj sanksionesh ndahen në tri lloje: ? Sanksione me maksimumin e dënimit–vrasja e kryer në gjendje të fortë tronditje psikike (neni 82 i KP-së) me burgim deri në 8 vjet. Neni 82 Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike Vrasja me dashje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike të çastit shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës dënohet me burgim gjer në tetë vjet. ? Sanksionet me minimumin e dënimit ? Sanksionet me minimumin dhe maksimumin e dënimit ? ato që përfaqësojnë bashkimin e dy formave të mësipërme të sanksioneve penale. Në këto nene parashikohet maksimumi dhe minimumi i dënimit. (neni 139) nga 5 deri në 15 vjet dhe (neni 140) dënohet me burgim nga 10 deri në 25 vjet. Neni 139 Vjedhja me dhunë Vjedhja e pasurisë e shoqëruar me përdorim dhune dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 140 Vjedhja me armë Vjedhja e pasurisë, e shoqëruar me mbajtjen e armëve dhe municioneve luftarake ose me përdorimin e tyre, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzetë vjet. Sanksioni referues: sipas të cilit vetë dispozita nuk parashikon dënim, por referohet në norma të tjera të tij. Për shembull, paragrafi i parë i nenit 334 i Kodit Penal ? kryerja e krimeve nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Neni 334 Kryerja e krimeve nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal 1. Kryerja e veprave penale nga pjesëtarë të organizatës kriminale dhe të grupit të strukturuar kriminal dënohet sipas dispozitave penale përkatëse, duke i shtuar dënimit për veprën penale të kryer edhe pesë vjet burgim, si dhe gjobën në masën një të tretën, por pa kaluar kufirin maksimal të dënimit me burgim. 2. Kur dispozita përkatëse referuese përmban dënim me burgim apo me burgim të përjetshëm, dënohet me njëzetë e pesë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. 3. Kur dispozita përkatëse referuese përmban vetëm dënimin me burgim të përjetshëm, dënohet me burgim të përjetshëm.
|