psikologji.net
Tetor 30, 2014, 02:11:05 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: STUDIMI I RASTIT E. Ç.  (Lexuar 1950 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Shtator 01, 2010, 05:29:05 PD »

STUDIMI  I  RASTIT  E. Ç.


1. E kaluara e rastit dhe historia familjare e tij.



E.Ç. jeton me prinderit ne nje shtepi me qera. Ai ka nje vella me studime ne itali. I ati ka qene ushtarak dhe ka marre edhe satusin e ushtarakut. E ema eshte stomatologe me rroge shteterore.
Ne vitet 80-91 i ati ka qene shef policie ne Kukes, dhe gjate kesaj periudhe kane jetuar familjarisht atje. Ne periudhen e tranzicionit rreth viteve 91-92 si shume te tjere edhe i ati u hoq nga puna dhe erdhi ne Tirane me shpresen qe te merrte shtepine qe kishte dorezuar para disa viteve sepse i kishin thene qe do i kthehej, ( duke shpresuar ne kete “marrveshje” ai dorezoi shtepine qe kishte ne Kukes ). Kur u kthye ne Tirane, nuk ja kthyen shtepine qe i kishin premtuar dhe si pasoje u detyruan te jetonin disa vjet ne nje dhome konvikti ne Qytetin Studenti.
Gjate kesaj periudhe, i ati provoi te merrej me tregti; por falimentoi.
Duhet theksuar qe gjate kesaj kohe ai tregohej shume agresiv ne familje dhe me te birin ( E. Ç. ).
Pas kesaj, i ati fshihej dhe nuk deshironte te kontaktonte me familjen e tij. Ne kete gjendje qe ndodheshin, E. Ç. dhe vellai i tij u detyruan te fillonin te shisnin ne treg per te perballuar qerane e shtepise. Sikur te mos mjaftonte gjendja e mjeruar ne te cilen gjendeshin, familjes iu shtua edhe nej problem tjeter: Gjate kesaj periudhe familja kishte raste te shumta kercenimesh nga persona te caktuar si rezultat i borxheve qe i ati kishte marre ne periudha te caktuara kohe. Madje nje dite te caktuar  keta persona hyne me force ne shtepi dhe jo vetem kercenuan familjen por njeri prej tyre e kapi prej gryke te emen dhe e kercenoi me jeten e te birit; ne prani te tij, ( E. Ç. ).



2. Historia personale



E. Ç. eshte 28 vjeç.
Ka patur nje lindje normale.
Ne femijerine e hershme ka kaluar disa here temperature te larte dhe bronkopneumoni.
Gjate gjithe femijerise se tij, ka qene femije i mbyllur dhe  i ngathet. Si pasoje ishte dhe i veçuar nga te tjeret dhe shpesh here vihej ne loje nga shoqeria e tij.
Ne 8-vjeçare ka patur rezultate mjaft te mira me mesime, sidomos ne matematike.
Eshte i pa martuar dhe e ka pasur vazhdimisht problem krijimin e marrdhenieve te reja nderpersonale.
Gjate gjithe kohes eshte vene re nje prirje e tij per pikturen, ku ka treguar edhe mjaft talent. Ka hapur disa here ekspozita per pikturat e tij dhe paralelisht ka fituar disa çmime.
Ka qene vazhdimisht korrekt dhe i perpikte me familjaret, mesuesit dhe shoket.



3. Historia e semundjes



Perveç ndikimit shume negativ qe kishin sjelljet agresive te te atit dhe kriza ekonomike e familjes, E. Ç. pati edhe nje kontradikte me nje shoke klase gjate vitit te dyte te liceut ( shkolle e mesme ).
Keto probleme ( te perjetuara shume keq ) E. Ç. nuk i diskutonte me familjen dhe as me ndonje tjeter, por u mbyll ne vetvete dhe nuk shkonte me as ne shkolle. Ankohej vazhdimisht qe ishte i semure dhe kerkonte te vizitohej tek mjeku.
Shoket e shkolles, te shqetesuar per te, shkuan tek shtepia e tij dhe i treguan nenes qe ai kishte nje periudhe kohe qe nuk paraqitej ne shkolle. E ema, e shqetesuar per te birin, e çoi ne spital ku u diagnostikua si skizofren. Qe prej kesaj periudhe ai mjekohet me ilaçin respolept. Nga ajo periudhe E. Ç. nuk shkon me ne spital, por frekuenton rregullisht qendren “Alternativa”.



4. Sasia e seancave dhe metoda e perdorur



Sasia e seancave: 5 dite nga 60 minuta.
Metoda e perdorur: Metoda e vezhgimit dhe e bisedes.
Gjate gjithe kohes ishte mjaft e veshtire mbljedhja e informacionit nga ky person, pasi preferonte te rrinte vetem, te mos fliste dhe pasi kishte nje komunikim mjaft te varfer.



5. Simptomat



-   Mbyllje ne vetvete
-   Preference per te qendruar vetem
-   Mungese e theksuar e komunikimit
-   Mospranimi i semundjes qe ka
-   I bindet te atit
-   Nuk kujdeset per vehten
-   Nuk e ka idene e shpenzimeve
-   Paaftesi per te formuar atashime, pervoja sociale, ngrohtesi sociale, etj.
-   Ka pak shoke dhe shprehet indiferent ndaj kritikave pozitive apo negative qe te tjeret i bejne
-   Duket i hutuar
-   Nuk perdor modelet e zakonshme te fjalive ne te folur
-   Prapambetje mendore
-   I pelqen te pikturoje ( kryesisht piktura abstrakte ) sidomos kur eshte vetem, tregon talent pikerisht per faktin qe ne kete aktivitet ai mund te punoje vetem pa pasur nevoje per te kontaktuar me te tjere.



6. Diagnostikimi



Çrregullimi i personalitetit skizoid.



7. Terapia e mundshme



Terapia psikoanalitike – synimi i kesaj terapie eshte forcimi i unit te pacientit edhe pse kjo gje veshtiresohet nga rrezistenca qe shfaq pacienti ndaj trajtimeve.

Terapia bihejviorale – synimi i kesaj terapie eshte trajnimi i pacientit me aftesi te reja sociale.


E.S. - J@mes për Psikologji.net
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.101 sekonda me 21 veprime.