psikologji.net
Korrik 23, 2014, 10:09:12 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Eshte i domosdoshem atashimi ne formimin e personalitetit?  (Lexuar 2529 here)
0 Anetare dhe 2 Vizitore po shikojne kete teme.
RITA
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1
10.00 Kredite

View Inventory
Send Money to RITA

Shiko Profilin
« : Dhjetor 15, 2010, 09:17:55 PD »

 :Smiley :Smiley
Identifikuar
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Dhjetor 16, 2010, 03:32:35 MD »

Atashimi ose ndryshe mund t'a quanim lidhje emocionale e te qendrueshme me nje njeri, ndodh qe ne ditet e para te lindjes, (lidhja e femijes me nenen) dhe zhvillohet akoma me shume me rritjen e tij. Atashimi i shendetshem me prindin, ndihmon ne formimin e njohjes dhe te sjelljes, ne zhvillimin e emocioneve dhe ate qe quhet inteligjence emocionale (IE). Nga ky kendveshtrim eshte mjaft i rendesishem dhe i domosdoshem ne formimin e personalitetit te njeriut, por kur themi lidhje apo atashim i shendetshem duhet pasur kujdes qe atashimi te mos degradoj ne dipendence, sepse kjo do te ishte shume e demshme.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Dhjetor 19, 2010, 08:04:43 MD »

Po ju paraqes nje artikull lidhur me kete teme:

Njeriu e shpreh nevojën e vet për atashim duke kërkuar dhe formuar lidhje me njerëz te tjerë duke punuar qe te pranohet dhe t’i përkasë grupeve te njerëzve.

Kjo nevoje është edhe tipar I personalitetit dhe motiv. Si tipar I personaliteti atashimi mbetet konstant gjate gjithë jetës se individit, megjithëse ndryshon nga njeri e tjetri.  Si motiv brenda individit, atashimi është një gjendje qe nxitet ose jo ne rast te caktuara. Individët me motiv te forte atashimi mund te shihni me se shumti duke qëndruar me njërës te tjerë. Constantian  (1981) kreu një studim ne te cilën një grupi studentesh iu vunë mikrofon për një jave dhe ne intervale te rastit iu kërkua te thoshin se çfarë po bënim. Ai zbuloi se ata qe kishin nevoje te mëdha për atashim ishin me forte te pirur te gjendeshin ne bashkëveprim  me te tjerët sesa ata qe ketë motiv e kishin te dobët. Ata  gjithashtu kishin prirje te shmangin garën dhe konfliktin dhe prandaj nuk arrinin shpesh te zinin pozita drejtuese. Disa studime bëjnë te ditur se njerëzit me nevoje shume te larte  për atashim janë me pak te shquar, kane me shume ankthe për marrëdhëniet shoqërore dhe i fiksohen mosmiratimit te tjerëve me shume se sata qe kane nevoje e kane  thjeshte te larte. Crwne dhe Marlowe ( 1964) bene te ditur se këta individë priren qe edhe nevojën për miratim social ta kenë me te larte.

Nevoja për atashim behet e forte veçanërisht  gjate periudhës te ankthit. Kjo u be e qarte ne një sere eksperimentesh  klasike te kryera nga Stanley Schachter ( 1959). Ai u nxiti ankthin subjekteve femra duke i bere te merrnin goditje te plote elektrike. Subjektet ishin përshëndetur nga “ Doktor Zilstein”, i cili kishte pamje kërcënuese.  Ky doktor u tregoi atyre rendësin shkencore e eksperimentit  dhe i siguroi se nuk do te kishin  ndonjë dëmtim te qëndrueshëm nga goditjet elektrike. Shume e dukshme për ishte një pjese e frikshme e aparatit, e cila ishte vendosur  ne një labirint te ngatërruar telash. Kur u jepej rasti te prisnin radhën duke ndenjur vetëm ne një dhome te rehatshëm pritjeje ku kishte dhe revista, ose me subjekte te tjera ne një klase te zbrazet, shumica e tyre zgjidhnin qëndrimin dhe pritjet se bashku, duke dëshmuar ata qe është quajtur nevoja  për atashim. Schachter krijoi edhe një grup kontrolli dhe veproi  me te si  me grupin  eksperimental, por vetëm duke mos ua shtuar ankthin. Atyre iu tha se do te merrnin  goditje elektrike dhe se nga kjo gjë ata do te ndjenin vetëm një pickim. Ky grup me “ankth te ulet”, u tregua shume me pak i interesuar  për te pritur duke bere shoqëri me te tjerët. Aktivizimi i motivit te atashimit tregon se, te paktën ne disa raste, fatkeqi parapëlqen shoqëri fatkeqes. Studime te mëtejshme  tregojnë se na pëlqejmë te jemi bashke me te tjerët gjate një situate frikuese dhe ketë  e bëjmë  me qellim qe ta shikojmë sesi reagojnë te tjerët e te kuptojmë se sa efikase janë reagimet tona. Ne nevojën për atashim me te tjerët njerëzit dyshojnë shume nga njeri –t jetri dhe këto dyshime ndikojnë dhe këto ndryshime ndikojnë ne veprimet qe ata kryejnë. Ne shoqërinë amerikane njeriu qe ka nevoje te mbështet tek te  tjerët ( nevoje për mbështetje sociale) mund te konsiderohet i dobët, ndërsa po e njëjta nevoje te një grua mund te konsiderohet shenje feminiliteti.  Te dhënat tregojnë se te gjithë njerëzit kane nevoje për një mbështetje sociale te caktuar, te paktën për një vlerësim dhe sigurim se ata nuk janë kompetente e se bëjnë pune te dobishme. Por te dhënat tregojnë gjithashtu se shpesh njerëzit qe duken me te pavarur  janë ata qe kane pasur ne  fëmijërinë  e tyre mbështetjen me te madhe sociale.

Sjellja njerëzore është jashtëzakonisht komplekse  dhe prandaj nuk është shume e vështir ete kuptohet  për s’arsye secila nga teoritë e motivacionit nuk mund te shpjegojnë çdo gjë qe ne bëjmë. Siç u trajtua dhe ne ngjarjen hyrëse, psikologet po përpiqen te zbulojnë sesi ndikon truri mbi motivacionet.  Studimet po zbulojnë gjithashtu  motivet për funksione te tilla  biologjik si te ngrënit, te pirit, por edhe për bashkëveprim sociale dhe suksesin personal. Ne pushimin me te pare qe do te bëni kur te jeni  duke studiuar, mendoni për një minute rreth teorive te motivacionit. /ikub.al/
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.093 sekonda me 20 veprime.