psikologji.net
Prill 24, 2014, 02:52:47 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Origjina ballkanike e Ilirëve  (Lexuar 929 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Nntor 14, 2008, 08:26:52 MD »


Pas kësaj hyrjeje fort të gjatë, është e nevojshme të braktisen përgjatë një çasti misteret e ilirologjisë dhe koncepti i tij i autoktonisë që shpesh kthehet në obsesion, për të shtruar çështjen e gjenezës së ilirëve në një kuadër më të gjerë, në atë ballkanik. Duke mbetur gjithmonë në terrenin e bujqve-kafshërritës të parë, me origjinë indoevropiane ose të kthyer në të tillë nën ndikimin e popujve të stepave, mund të mendohet një skenar tjetër.

Pas kësaj hyrjeje fort të gjatë, është e nevojshme të braktisen përgjatë një çasti misteret e ilirologjisë dhe koncepti i tij i autoktonisë që shpesh kthehet në obsesion, për të shtruar çështjen e gjenezës së ilirëve në një kuadër më të gjerë, në atë ballkanik.
Duke mbetur gjithmonë në terrenin e bujqve-kafshërritës të parë, me origjinë indoevropiane ose të kthyer në të tillë nën ndikimin e popujve të stepave, mund të mendohet një skenar tjetër i « gjenezës » të ilirëve, diçka i ndryshëm nga ata të propozuar deri tani :

1. Ka shumë të ngjarë që djepi i origjinës së proto-ilirëve të jetë brendësia e viseve ballkanike, mjaft më në lindje ose në verilindje në krahasim me brigjet adriatike. Ajo përzierje mes aborigjenëve neolitikë, bartës të kulturës së « Evropës së vjetër » dhe të ardhurve rishtas gjithmonë neolitikë – të cilët që nga mijëvjeçari i V ose i IV p.e.s. duket se depërtojnë në Ballkan – domosdoshmërisht ka prodhuar një përplasje kulturash, skemat e të cilës janë përshkruar në të gjitha veprat serioze që flasin mbi indoevropianët e parë. Elementi kryesor që sugjeron idenë është ajo lidhje gjinore e natyrës gjuhësore me proto-trakët, gjë e cila sugjeron edhe rajonin gjeografik ku ka ndodhur fillimisht përzierja, e ndjekur nga përplasja.

2. Ky fenomen nuk është as i izoluar as edhe i përveçëm për proto-ilirët pasi, e njejta llogjikë mund të përdoret edhe për proto-helenët ose edhe proto-maqedonët, të ngjizur sikundër të parët nga përzierja e aborigjenëve neolitikë ballkanikë dhe neolitikëve proto-indo-evropianë. Me fjalë të tjera, jo vetëm që i gjithë indoevropianizimi i Ballkanit ka një djep të përbashkët por edhe « produkti » i përfituar ka tipare dhe elementa të ngjashëm. Është vendi për të përmendur edhe njëherë atë bashkësi të gjërë kulturore, të kultit dhe pjesërisht etno-gjuhësore që u formua gjatë eneolitit në Ballkan, e njohur me emrin gjenerik pellazgë i cili, i parë nën të gjitha këndet e vështrimit, paraqitet si një fenomen mbarëballkanik, me shtrirje deri në Azinë e Vogël ose edhe në ishujt e Mesdheut lindor.

3. Pas disa shekujsh të kaluar në vend – kohë e nevojshme për të përsosur indoevropianizimin, për të ngjizur stukturat elementare por të dallueshme të natyrës hierarqike dhe paraetnike, duke përfshirë edhe elementë të glosës antike, grupime ose fise tashmë me origjinë indoevropiane proto-ballkanike fillojnë « pushtojnë » hapësirën gadishullore duke u çvendosur drejt Perëndimit dhe Jugperëndimit. Ato fiset tona « proto-ilire » - kushërinj të afërt me « proto-trakët », bile edhe me « proto-helenët » - mes drejtimeve të tjera, zgjedhin me sa duket Perëndimin dhe ndjekin rrugët natyrore të gadishullit. Nëpërmjet rrafshit të Kosovës, ata prekin veriun e Maqedonisë së sotme dhe mbrrijnë në rajonin e liqeneve të Ohrit dhe të Prespës, përpara se sa të përhapen mbi territoret e Shqipërisë së sotme dhe të Epirit. Gjithashtu, duke ndjekur luginë e Savës, më pas atë të Danubit, ata përhapen në fushën e Panonisë dhe çfaqen përgjatë bregdetit adriatik dhe jonian.

4. Shkrirja e « proto-ilirëve » me grupimet autoktone të tipit evropian ose ballkanik « i vjetër » që jetonin ndërkohë në viset adriatike dhe joniane, ndodh diku në mijëvjeçarin e IIItë p.e.s. Këta të fundit ndërkohë njohin metalurgjinë e bakrit dhe fillimet e metalurgjisë së bronzit. Në këtë stad, historia jonë përputhet me atë të historianëve shqiptarë, të cilët ngulmojnë – me të drejtë – për atë vazhdimësi të shquar të kulturës materiale lokale që vendoset që prej kohëve të errëta të bronzit të mesëm. Për më tepër, kjo vërejtje shkon në drejtimin e hipotezës së mësipërme pasi tretja e krijuar rishtas nuk ka asgjë të përbashkët me përplasjen : jo vetëm që « proto-ilirët » kanë mundur të fitojnë nivelin kulturor « mesatar » ballkanik si edhe teknikat industriale të indigjenëve përgjatë asaj kohe që ata kanë jetuar në brendësi të gadishullit por edhe « autoktonët » mund të kenë patur ndërkohë kontakte të shumta të të parakohshme me popullsitë e stepave. Në fund të fundit, të ardhurit rishtas sjellin dhe imponojnë praktika të reja varrosjeje siç është rasti i tumave, procese të reja poçerie « me shirita » si edhe elementë të reja gjuhe, duke tërhequr në këtë mënyrë pas vehtes masën e popullsisë lokale që ata gjetën në vend, në atë proces të gjatë të « ilirizimit » që zgjati disa shekuj, duke filluar nga epoka e bronzit.

Çka është e re në këtë mënyrë kqyrjeje të parahistorisë përmblidhet nga fakti se jo vetëm procesi i « gjenezës » të bashkësisë ilire nuk mund të merret i shkëputur nga procesi i indoevropianizimit të Ballkanit, por ai duhet kqyrur në dy rrafshe të ndryshëm kohorë dhe brenda dy kornizave të veçanta hapësinore por bashkëplotësuese.

- Rrafshi i parë është ai i fundit të neolitit dhe i fillimit të eneolitit, mbi të cilin krijohet përzierja fillestare mes substratit lokal, bartës i kulturës së « Evropës së Vjetër », dhe të ardhurve rishtas proto-indievropianë në një kornizë që përfshin zona të gjera të Ballkanit verilindor dhe qëndror. Ky proces parësor përfshin indoevropianizimin e Ballkanit dhe krijimin e popullsive proto-ballkanike, përfaqësuesit e tipizuar të të cilit mund të ishin pellazgët.

- Rrafshi i dytë është ai i fillimit të epokës së bronzit ndërkohë që korniza është ajo e Ballkanit perëndimor : gjatë këtij procesi të dytë indoevropianët proto-ballkanikë e shpërngulur ripërzjehen me popullsitë indigjene të bregdetit adriatiko-dalmat dhe të hinterlandit të afërt për të krijuar ilirët. Ura lidhëse mes këtyre dy proceseve është shtegëtimi ndërballkanik.

E parë si në një dyndje e vërtetë, e ardhur diku prej veriut, ky shtegëtim ndërballkanik ka lënë gjurmë të thella në parandërgjegjen e popullsive antike të gadishullit, përpara se sa të pavdekësohej nga autorët e lashtë si Homeri, Hesiodi, Eskili ose Euripidi. Megjithatë historia e kësaj ndërfutjeje njerëzore nuk mbetet një element i izoluar pasi ky fenomen do të përsëritet edhe në periudha të tjera më të vonshme. Të ardhur gjithmonë nga Lindja ose Veri-Lindja, grupime kalorësish të popujve të stepave, përparësitë teknologjike të të cilëve janë në rradhë të parë ato të natyrës ushtarake, do të dynden përsëri mbi viset e Ballkanit. Nuk është vështirë të mendohet se në këto kushte, këta pushtues të përkohshëm të kenë mundur të rrënojnë qendrat e banuara prej bujqish – metalurgë, ndërkohë që ndikojnë fuqimisht mbi jetesën e autoktonëve duke ju transmetuar dijet e tyre. Në të kundërt, është pothuaj e pamundur të meret me mend që këta luftëtarë kalorës, megjithë forcën dhe numrin e tyre të madh, të kenë mundur të përmbysin fund e krye pejzazhin evropian me anë të imponimit të gjuhëve të tyre indoevropiane, aty nga fundi i mijëvjeçarit të IItë p.e.s.

Një tjetër shteg i mundshëm, ai i tregëtisë dhe i shkëmbimeve parahistorike, mund të ndriçojë lidhjen e bërë prej arkeologëve të shekullit të mëparshëm mes ilirëve dhe bartësve të kulturës së Hallstatit, një popull i epokës së hekurit me origjinë nga viset e Danubit të Epërm dhe të Mesëm dhe të Austrisë së Sipërme që u bë i njohur për prodhimin e objekteve prej bronzi dhe prej hekuri, veçanërisht prej shpatave pa dorëz me teh të dyfishtë, si dhe për zbutjen e kuajve.

Duke lidhur në këtë mënyrë gjenezën e ilirëve me protohistorinë e indoevropianëve, bëhet e mundur pajtimi i një varg aspektesh kontradiktore të tezave të sipërpërmendura :
- pasardhës së proto-indoevropianëve dhe si pasojë indoevropianë ;
- prodhim i një evolucioni të gjatë gadishullor dhe përfundimisht autoktonë të Ballkanit ;
- shtegëtues në kërkim të hapësirave jetësore dhe si rezultat, të çfaqur disi vonë në pjesën perëndimore të gadishullit.

Nga CdoDite
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.095 sekonda me 20 veprime.