psikologji.net
Tetor 24, 2014, 09:28:40 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Adoleshenca  (Lexuar 5555 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Nntor 18, 2008, 09:19:43 MD »

Ç'duhet të dini për adoleshencën? Adoleshentë llogariten fëmijët të moshës nga 12-21 vjet. Në këtë periudhë, ata kalojnë nëpër shumë ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janë të dhimbshme dhe ndikojnë duke shkaktuar huti te fëmijët dhe te prindërit.

Shumica e fëmijëve gjatë kësaj periudhe do ta kalojnë pubertetin. Gjatë pubertetit, trupi i fëmijës rritet dhe zhvillohet, duke u transformuar në një trup burri / gruaje të moshuar. Fëmijët nuk e kanë dhe krejt njësoj se ç'mendojnë të tjerët për ta. Në atë moshë, numër i madh i fëmijëve mendojnë se nuk mund të lëndohen. Ata janë të bindur se çfardo që të bëjnë, asgjë e keqe nuk mund t'u ndodh.

Cilat ndryshime llogariten si normale?

Adoleshenca është koha kur fëmijët fillojnë të vendosin vetë. Ata e hulumtojnë pavarësinë e tyre. Fillon procesi i ndarjes nga prindërit. Ata duan që të rrinë vetëm në dhomën e tyre (kërkojnë intimitet). Duan të eksperimentojnë me atë që është trend (modë). Duan të provojnë ide të reja dhe përpiqen me aktivitete të reja. Shokët e tyre përbëjnë pjesë të rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë ndikim të madh në vendimet e tyre. Në këtë moshë fillon dhe tërheqja ndaj seksit tjetër.

Çfarë kufizimesh duhet t'u parashtrohen adoleshentëve?

Fëmija juaj do më shumë liri dhe pavarësi. I besoni dhe i lejoni që të sjellë disa vendime të veta individuale. Megjithatë, disa sjellje të caktuara, nuk janë në rregull asnjëherë, për cilëndo fëmijë, i cilësdo moshë. Fëmija juaj nuk mud të bëjë zgjedhje për gjëra që e rrezikojnë shëndetin, sigurinë dhe ardhmërinë e tij. Për shembull:

* Nuk është i pranueshëm përdorimi i drogës dhe i duhanit, ato mund ta kërcënojnë shëndetin e fëmijës.
* Nuk është e pranueshme të vozitet me shokë kur është i dehur, me këtë kërcënohet siguria e fëmijës.
* Është domosdoshme fëmija të shkojë në shkollë. Shkolla e përgatit që të vazhdojë më tutje në jetë, të punojë dhe të fitojë për jetë.
* Për disa gjëra mund të bëhet kompromis (së bashku merreni vesh ç'është e drejtë dhe çfarë nuk është e drejtë) p.sh. a do t'i ngjyrosë flokët ose a do ta rregullojë shtratin.


Si të ballafaqoheni me konfliktet?

Ndëgjojeni fëmijën tuaj. Tregoni interes për atë ç'ndodh, mos pritni që të ndodhë problem e pastaj të komunikoni. Lejoni që gjërat e imta të ndodhin siç do ai. Ruajeni energjinë për gjëra më të rëndësishme. Kahzojuni nga ajo që t'i caktoni caket e përbashkëta, në vend që ta kontrolloni fëmijën si vjen deri te ato. Nëse fëmija juaj më shumë do që të luaj në fillim, pastaj t'i shkruajë detyrat e shtëpisë, mos insistoni që të fillojë me detyrat menjëherë pas shkollës. Çdo natë, lavdrojeni për punën e kryer. Mos bëni presion mbi të. Nëse bëni presion, mund të ndodh që t'ju injorojë e më vonë t'ju injorojë për gjëra shumë më të rëndësishme.

Cilat tema duhet t'i diskutoni me fëmijën tuaj?

Duhet të diskutohet rreth përdorimit të drogës, alkoolit, duhanit, seksit dhe trendeve të modës. Parashtroni këto tema para se t'ju pyesë fëmija për to dhe para se të bëhen problem.

* Pirset dhe tatuazhet: Sot fëmijët vendosin pirse në vende të ndryshme siç janë veshët, hunda, kërthiza, gjuha, qiellza, kapaku i syrit dhe thitha e gjirit. Disa vendosin pirse edhe te gjenitaliet ose ne mjekër. Tatuazhi gjithashtu është dukuri e shpeshtë. I jepni kohë fëmijës që të mendojë vetë, a do vërtetë pirs apo tatuazh. Bisedoni për rreziqet. Gjatë vetë aplikimit mund të ndodh infektim siç është hepatitis ose HIV, e pastaj vendi mund të infektohet lehtë me bakterie. Do duhet rregullisht të lahet me sapun dhe me ujë të ngrohtë, çdo ditë. Le të bisedojë me shokë që kanë pirs apo tatuazhë. Cilat janë anët e mira dhe të këqija? Nëse sërish vendos që ta bëjë, siguroni që ta bëjë atë në vend të sigurtë. Mos lejoni që të shkojë te joprofesionalist.

* intimiteti i sigurtë: Është normale që fëmija juaj të ndiejë tërheqje intime. Informacionet për këtë i merr në shkollë apo nga mediat. Pastroni në qoftë se ekziston konfuzion. Le t'ju parashtojë pyetje. Udhëzojeni për rreziqet nga aktiviteti seksual, siç është gjasa të mbetet shtatzënë ose të fitojë sëmudje që transmetohet seksualisht (siç është HIV-i). I thuani të mendojë se a është i përgatitur. Trupi mund të jetë i përgatitur, por a është edhe emocionalisht i përgatitur? Diskutoni për standardet individuale dhe ndjenjat rreth seksit, por mos mos bëni presion. Diskutoni për abstinencën, si për një opcion dhe zgjedhje të mundshme. Nëse fëmija juaj prapë se prapë vendoset për seks, kontrolloni se sa di për seskin e sigurtë. Diskutoni për kontracepsionin, përorimin e kontraceptivëve dhe prezervativëve. I ofroni fakte. Pranojeni interesin e tij për seksin. Mos lejoni që të turpërohet. Bindeni se ndjenjat e tij janë normale.

* Droga, alkooli dhe duhani: Parashtroni rregulla të qarta. I tregoni se çdo të ndodh nëse këto rregulla thyhen. Flisni për rreziqet nga duhani dhe nga përdorimi i alkoolit. Fëmija juaj nuk duhet të pijë asnjëherë kur vozit. Gjithashtu nuk duhet të vozitet në veturë me ndonjë që ka pirë. Në rast se ka pirë, i thoni që t'ju thërrasë në rast të duhet të vozisë. Mos e dënoni atë natë. Flisni për atë ditën e ardhshme. I thuani që ka sjellë vendim të drejtë kur u ka thirrur.

Cilat shenja do të më paralajmërojnë se fëmija im ka problem?

Gjatë adoleshencës probleme të shpeshta janë depresioni, përdorimi i drogave, çrregullimet në të ushqyerit, stresi ose problemet në shkollë, shokët ose familja. Në qoftë se fëmija juaj tregon disa nga shenjat që vijojnë, mundohuni ta vërtetoni për çfarë bëhet fjalë:

* Humbje e shprehur në peshë apo përkundrazi fitim i shprehur e peshës.
* Probleme me gjumin.
* Ndryshim drastik i shokëve.
* Ndryshim drastik i sjelljes. Ikja nga shkolla. Ulja e notave.
* Depresion. Flet për vetëvrasje, çdo e përmendur, bile edhe me tallje, duhet të shkaktojë brengosje.
* Simptome për përdorim të drogës.
* Probleme me ligjin.

Disa këshilla për prindërit

Merrni pjesë në gjithçka. Duhet që ju vetë të jeni shembull. Fëmijës tuaj i tregoni mënyrë se si të ballafaqohet me stresin dhe si të sjell vendime. Lexoni libër për adoleshencën. Do t'ju ndihmojë të dini se ç'ju pret dhe do t'ju përgatis të dilni në fund me konfliktet. Mbajuni konzistent për qëndrimet tuaja. Nëse fëmija juaj ikën nga shkolla mos pranoni se “ai kalon në ndonjë fazë”.

Mosha e fëmijës tuaj nuk është arsyetim për sjellje joadekuate. Njoftoni shokët dhe prindërit e shokëve të fëmijës tuaj. Punoni bashkë që të jeni në rrjedhë. Bëhuni më tepër mbikqyrës, e jo pjesëmarrës. E respektoni intimitetin e fëmijës tuaj. Në atë moshë fëmija juaj do një kohë dhe një vend të caktuar që të jetë vetë me vehten e tij. Banjoja e tij dhe telefoni duhet të jenë privat. Duhet të jeni të informuar se ç'lexon fëmija, ç'sheh në TV dhe ç'sheh në internet. Çfarë video lojërash luan? Me cilën komunikon në internet? Fëmija juaj mëson nga mediat. Qartësojeni çdo informatë të gabuar. Kuptojeni se ku del fëmija juaj dhe me cilën, por mos pritni që t'ua tregojë të gjitha detajet rreth aktiviteteve të tij. Nëse dyshoni se bëhet fjalë për problem të vërtetë, normal është të jeni më aktiv. Doemos ta mbroni fëmijën tuaj që të jetë i sigurtë dhe i shëndoshë.

Kur duhet të konsultoni mjek?

Çdo bisedë për vetëvrasje nuk duhet të injorohet. Kjo është shkak që menjëherë të drejtoheni te mjeku juaj. Konsultohuni me mjekun çdo herë kur mendoni që ju nevojitet sugjerim apo ndihmë.

Ku të drejtoheni për ndihmë?


* Mjeku juaj
* Psikologu
* Instituti per Shëndet Mendor të Fëmijëve dhe të Rinjve

Shëndeti fëmijëror

Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Nntor 18, 2008, 09:24:01 MD »

Puberteti është koha kur nën ndikimin e hormoneve, trupi i vajzave dhe i djemve ndryshon dhe piqet. Fëmija juaj do piqet prej fëmije në grua gjegjësisht burrë.

Kur paraqitet?

Zakonisht, te vajzat fillon më herët se sa te meshkujt. Ekziston një diapazon i gjërë i moshës kur mund të fillojë. Te vajzat më shpesh fillon mes 9-13 vjet. Te djemtë mes 10 dhe 16 vjet. Më shpesh fillon në të njejtën kohë siç ka ndodhur te prindërit.

Cilat ndryshime priten te vajzat?

* Zakonisht në fillim rriten gjinjtë

* Pastaj i fiton menstruacionet e para dhe fillon cilki menstrual. Zakonisht kjo ndodh, gjatë 2 viteve pasi kanë filluar të rriten gjinjtë.

* Paraqiten qime në pjesën pubike (pjesën mes këmbëve) dhe nën sqetulla.

* Lëkura bëhet më e yndyrshme. Paraqiten puçrra (akne).

* Era e trupit bëhet më e fortë.

* Fillon të fitojë në peshë, sidomos rreth kofshave.

* Fillon me shpejtësi të rritet në lartësi.

Cilat ndryshime priten te djemtë?

* Rritet penisi dhe testiset (herdhet). Zakonisht ky është ndryshimi i parë.

* Zëri trashet.

* Rritet në lartësi. I zgjerohen supet.

* Bëhet lleshator në duar, fytyrë, këmbë dhe në pjesën pubike (pjesën mes këmbëve).

* Lëkura bëhet më e yndyrshme. Mund t'i shfaqen puçrra (akne).

* Era e trupit intenzifikohet.

* Fillon të fitojë në peshë.

Sa zgjat puberteti?

Mund të zgjas e dhe deri 8 vjet. Te disa njerëz mbaron më herët. Te të tjerë rrjedh më ngadalë.

Kur të paraqiteni te mjeku?

Nëse jeni të brengosur rreth ndryshimeve nëpër të cilat kalon fëmija juaj. Nëse mendoni se herët shfaqen këto ndryshime apo se shfaqen me vonesë.

Ku të drejtoheni për këshillë?

* Mjeku juaj
* Pediatri endokrinolog
* Klinika e Pediatrisë, Ambulanca Endokrinologjike, tel

Shëndeti fëmijëror

Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.109 sekonda me 20 veprime.