psikologji.net
Prill 18, 2014, 09:06:30 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Eksperimenti Milgram  (Lexuar 1181 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Nntor 20, 2008, 09:09:56 MD »

Njëri prej eksperimenteve më të njohur, por edhe më të diskutueshëm të psikologjisë, si për arsye etike ashtu edhe për nga ato eksperimentalo-teknike, është eksperimenti Milgram. Pyetja, së cilës social-psiokologu Stanley Milgram kërkonte t'i jepte përgjigje në vitet '60 kishte të bënte me gatishmërinë e njerëzve krejt normalë për t'iu përulur një autoriteti dhe për të zbatuar urdhëra qartësisht „jo-njerëzore“. Motivimi për këto eksperimente e kishte bazën në ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore. Si ishte e mundur, që nën regjimin e Nacionalsocializmit të kishte patur aq shumë njerëz të gatshëm, për t'u vënë në shërbimin e makinës vdekjeprurëse të nazistëve? Mos kishte të bënte me një të metë bazë të karakterit të këtyre njerëzve apo ka situata dhe rrethana të tilla, në të cilat eventualisht secili do të kishte qenë në gjendje të torturonte apo të vriste njerëz të tjerë?!

Yale University publikoi në fillim të viteve 60-të në gazetën lokale të New Haven, në shtetin e Connecticut / SHBA, një njoftim, se kërkonte persona, të cilët do të ishin të gatshëm të merrnin pjesë në një eksperiment mbi aftësinë për të kujtuar dhe për të mësuar. Që këtu bëhej fjalë për një pretekst për të parë se deri në ç'masë njerëzit mund t'i nënshtrohen një autoriteti, këtë pjesëmarrësit (jo-studentë) nuk e merrnin me mend. Vullnetarët njihen me rolet e tyre në këtë eksperiment nëpërmjet drejtuesit të eksperimentit. Në një eksperiment marrin pjesë çdo herë dy persona.

Drejtuesi i eksperimentit u shpjegon provuesve, se do të hetohet se çfarë efektesh ka dënimi mbi të mësuarit. Për këtë, pjesëmarrësit do të ndahen në nxënës dhe mësues duke të tërhequr një llotari. Kjo procedurë llotarie, gjithsesi, është e manipuluar duke qenë, se në fakt në eksperiment merr pjesë vetëm një provues. Ky do të bëhet mësues. Personi tjetër, që merr pjesë në eksperiment, nxënësi, është student në universitet, gjë që provuesi nuk e di. Rolin e drejtuesit të eksperimentit e luan një mësues 31-vjecar biologjie, i cili kishte qenë instruktuar për këtë rol; ai kishte origjinë irlandezo-amerikane, pjesës më të madhe të vëzhguesve ai iu duk miqësor dhe i dashur.

Drejtuesi i eksperimentit shpjegon tashmë eksperimentin. Testi është i tillë: nxënësi duhet të mësojë përmendësh disa çifte lidhjesh dhe partneri i tij, mësuesi, do ta testojë. Pjesëmarrësve të eksperimentit u tregohet një "gjenerator shoku" me një tabelë instrumentash. Këtu gjenden 30 butona elektrike, të cilët janë të renditur në shkallë ngjitëse duke nisur nga 15 Volt ("shok i lehtë") duke kaluar në shok të mesëm dhe të rëndë deri në një fuqi prej 450 Volt. Në mënyrë, që provuesi të ishte i qartë rreth këtij mjeti pranë gjeneratorit ishte varur një pllakat me mbishkrimin "SHOCK GENERATOR, TYPE ZLB, DYSON INSTRUMENT COMPANY, WALTHAM, MASS., OUTPUT 15 VOLTS-450 VOLTS", dhe butonat ishin pajisur me shifrat përkatëse në Volt nga 15 deri në 450 Volt. Përveç kësaj, në çdo katër butona mbishkruhej "Shok i lehtë", "Shok i pakët" , "Shok i mesëm", "Shok i fuqishëm", "Shok i rëndë", "Shok shumë i rëndë" si dhe "Rrezik: shok kërcënues", ndërsa dy butonat e fundit përmbanin mbishkrimin "XXX".

Detyra e mësuesit ishte, që, sa herë që nxënësi të jepte një përgjigje të gabuar, të aktivizonte butonat përkatës me elektroshok në rritje. Pas këtij sqarimi mësuesi ndjek drejtuesin e eksperimentit dhe asistentin e tij në një dhomë tjetër, ku ishte instaluar një karrige elektrike. Nxënësi zë vend në karrige dhe lidhet në të. Atij i lidhen elektroda në trup të cilat lidhen më pas me gjeneratorin. Në këtë pikë të eksperimentit nxënësi lë të kuptohet se ka zemër të dobët. Drejtuesi i eksperimentit e qetëson atë duke i thënë se shok-et mund të jenë vërtet jashtëzakonisht të dhimbshme, por nuk çojnë në dëme të vazhdueshme të strukturave qelizore.

Sikurse është përmendur tashmë, nxënësi e di, që nuk ka arsye për t'u shqetësuar. Ai është asistenti i drejtuesit të eksperimentit, dhe zgjidhja se cili do të bëhet nxënës dhe cili mësues është e manipuluar. Natyrisht, asistenti i drejtuesit të eksperimentit nuk është i lidhur me të vërtetë me gjeneratorin e rrymës; gjeneratori ynë i shokut nuk është gjë tjetër veçse një imitim. Por për të gjitha këto provuesi i vërtetë, mësuesi, nuk di asgjë. Madje atij i është kërkuar edhe një shok-provë prej 45 Volt. Pra, ai është krejt i bindur, që viktima në dhomën ngjitur do të dënohet me të vërtetë me goditje rryme. Ai dëgjon, se, sa herë ai dënon nxënësin, ky reagon, si të kishte dhimbje të vërteta. Provuesi nuk e di, se këto reagime nuk janë gjë tjetër veçse riprodhim incizimesh të regjistruara më parë dhe që përgjigjet e nxënësit janë të standartizuara.

Tani fillon eksperimenti i vërtetë. Nxënësi fillimisht përgjigjet disa herë mirë dhe rrallë gabim. Për çdo gabim mësuesi shtyp rregullisht butonin përkatës duke dënuar kështu nxënësin e tij me goditje të supozuara gjithnjë e më të forta rryme. Në shokun e pestë (75 V) nxënësi fillon të rënkojë dhe të ankohet. Në 150 Volt viktima lutet të ndërpritet eksperimenti, me 180 Volt bërtet, duke thënë se nuk mund ta duronte më dhimbjen. Kur eksperimenti i afrohet pikës, kur mësuesi duhet të aktivizojë butonin me mbishkrimin "Rrezik: goditje ekstreme rryme", ai dëgjon viktimën t'i bjerë murit në dhomën ngjitur. Nxënësi përgjërohet rregullisht, të lihet të dalë nga dhoma pranë. Drejtuesi i eksperimentit sqaron provuesin, se ky reagim ishte natyrisht një përgjigje e gabuar, dhe kërkon prej tij të aktivizojë butonin e rradhës me një shifër më të lartë voltazhi.

Përbërja e provuesve të këtij eksperimenti sipas një prove mostër të rastit është si më poshtë:
- 40% punëtorë pa arsim dhe me një instruktim të shkurtër në proceset e punës
- 40% punonjës nga fusha e tregtisë dhe artizanatit
- 20% nga profesione specialitetesh.
Natyrisht, personat objekt të eksperimentit reagonin edhe në mënyrë emocionale në lidhje me gjendjen dukshëm të vështirë të viktimës së tyre. Disa protestonin, të tjerë djersinin, dridheshin, fillonin t'u merrej goja ose tregonin shenja të tjera tensionimi. Megjithatë, ata u bindeshin udhëzimeve të drejtuesit të eksperimentit. Në sjelljen e provuesve të binte në sy, që ata shpesh përpiqeshin ta perceptonin sa më pak të ishte e mundur viktimën e tyre dhe ta përqendronin vëmendjen e tyre vetëm te drejtuesi i eksperimentit. Kjo ndodhte, siç dukej për të zbutur tensionet e brendshme, që shkaktoheshin nga perceptimi i dhimbjeve të viktimës, duke u munduar të duronin situatën përmes një përshtatjeje të shpejtë dhe të gjetur të sjelljes.s/e e vinin në dyshim, që viktima kishte pësuar me të vërtetë shok-e të dhimbshëm dhe shumë thjesht mohonin përgjegjësinë e tyre, disa madje në një pikë të vonë të eksperimentit kërkonin një garanci ekstra, që ata nuk mund të konsideroheshin përgjegjës për veprimet e tyre. Ose përgjegjësia i kalohej viktimës me argumentimin, se ai ishte ofruar vetë vullnetarisht.

Disa persona, objekt të eksperimentit, edhe pse bindeshin, përpiqeshin të reduktonin tensionet, duke u munduar që dhimbjet për viktimen të ishin sa më të vogla të mundshme duke mbajtur shumë pak të shtypur gjeneratorin e rrymës ose duke i treguar nxënësit me një të folur tepër të qartë përgjigjen e saktë. Shumica e konsiderueshme e provuesve, më shumë se 62%, shkuan deri në fund voltazhit të mundshëm (450 Volt), edhe pse disa prej tyre u desh të detyroheshin për këtë në mënyrë verbale me katër kërkesa me forcë rritëse të drejtuesit të eksperimentit (Ju lutem shtypni butonin tjeter! - Ju lutem vazhdoni! - Eksperimenti kërkon, që Ju të vazhdoni! - Ju duhet të vazhdoni patjetër! - Nuk keni zgjidhje tjetër, Ju duhet të vazhdoni!).

Shumë provues ishin në fakt të bindur, se nxënësve nuk duhej t'u përcilleshin shokë të tjerë, por nuk mundën ta vinin në jetë këtë bindje. Ndoshta duke e ndërprerë eksperimentin më vonë ata do të duhej të pohonin, se sjellja e tyre e mëparshme kishte qenë e gabuar. Vetëm duke shkuar më tej, ata mund të justifikonin veprimet e tyre të mëparshme. Kështu, ky karakter përsëritjeje është një faktor detyrues, i cili ua bën të vështirë provuesve të tregohen të pabindur. Një ndërprerje e eksperimentit, meqenëse provuesit paguheshin, do të kishte edhe karakterin e prishjes së një kontrate, gjë që nuk bëhet aq lehtë.

Milgram thekson, se një situatë sociale është e përcaktuar edhe përmes vetëvlerësimit të pjesëmarrësve, që duhet respektuar nga pjesëmarrësit e tjerë. Kjo do të thotë, që refuzimi i bindjes edhe nga kjo perspektivë përbën një deformim shkelës të raporteve sociale, duke qenë se refuzimi i kalimit të mëtejshëm të shokut elektrik nuk do të kishte qenë i mundur pa vënë në diskutim vetëpërkufizimin e drejtuesit të eksperimentit.

Pas përfundimit të eksperimentit me secilin prej provuesve (personave, objekt të eksperimentit) u zhvillua një bisedë sqaruese, ku u tha, se viktima nuk kishte pësuar asnjë elektroshok. Secili pati rastin të pajtohej me viktimën dhe të zhvillonte një bisedë të hollësishme me drejtuesin e eksperimentit. Provuesve të pabindur eksperimenti iu shpjegua në mënyrë të tillë, që t'u bëhej e qartë se mosbindja e tyre vlerësohej pozitivisht, dhe atyre të bindur, duke u thënë se sjellja dhe reagimet e tyre kishin qenë normale. Pas përfundimit të eksperimentit pjesëmarrësit morën edhe një raport të hollësishëm si dhe një formular anketimi, ku ata duhej të shprehnin edhe njëherë mendimet dhe ndjenjat e tyre në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në këtë eksperiment.

Eksperimenti i Milgram u përsërit në mënyrë të shumëfishtë, dhe në të gjitha rastet u konstatua një masë e konsiderueshme bindjeje. Kështu eksperimenti u përsërit p.sh. në Australi, Jordani, Spanjë dhe Gjermani. Kudo njerëzit reagonin në mënyrë të njëjtë si në eksperimentin e Milgram. Më tej u provua, se femrat sillen po aq bindshëm sa edhe meshkujt.

Milgrami u kritikua ashpër për këtë eksperiment. Ai u qortua, se kishte shkelur shumë rëndë rregullat e etikës në kërkimin shkencor psikologjik. Ai i kishte dëmtuar personat, objekt të eksperimentit, duke iu imponuar atyre një pjesë vetëvlerësimi, që disa provuesve u la gjurmë traume. Duke mos folur pastaj për zhgënjimin e tyre. Këtyre pretendimeve Milgram iu përgjigj me rezultatet e anketimeve, sipas të cilave 83,5% e provuesve të bindur dhe 83,3% e provuesve të pabindur ishin shprehur të kënaqur, që kishin mundur të marrin pjesë në eksperiment.

Zgjerime dhe variante të eksperimentit

Duke e zgjeruar më vonë eksperimentin e tij, Milgram tregoi, se përqindja e provuesve që bindeshin pa kushte ulej në mënyrë drastike (në 10 %), nëse ata kishin në krah dy "mësues" të tjerë, që i kundërviheshin drejtuesit të eksperimentit (Milgram 1965). Përveç kësaj, autoriteti i drejtuesit të eksperimentit në këto studime ishte ai i një shkencëtari të një instituti të vlerësuar të Yale University, çka, per seer se, bënte që pjesëmarrësit në këtë eksperiment të mendonin, se po kontribuonin në një eksperiment repektivisht në një problem të rëndësishëm shkencor.

Milgram vetë i verifikoi këto supozime me një modifikim të mëtejshëm të linjës bazë të eksperimentit të tij. Ai realizoi një sërë studimesh të veçanta, në të cilat ai krahasoi gatishmërinë për t'u bindur të personave, objekt të eksperimentit, përkundrejt një bashkëpunëtori të Yale University, me bindjen përkundrejt një shkencëtari, vendi i punës të të cilit gjendej në njërën prej ndërtesave më pak relevante të një lagjeje biznesi në Bridgeport (Connecticut). Në këtë studim krahasues Milgram konstatoi, se në eksperimentin e shkencëtarit nga Yale University 65 % e provuesve kishin treguar bindje absolute, ndërkohë që në rastin e eksperimentit realizuar në Bridgeport kjo shifër arrinte ne 48 %. Prej këtej rezulton, se mungesa e prestigjit çon në reduktim të gatishmërisë për bindje.

Në një variant tjetër të eksperimentit, Milgram hetoi, se çfarë ndodhte, kur drejtuesi i eksperimentit zëvendësohej në minutën e fundit nga një person tjetër. Pasi mësuesit i ishte shpjeguar roli i tij në eksperiment (gjithsesi përpara se ai të njihej me shifrat e elektroshokut), drejtuesi i eksperimentit thirret me një telefonatë të trilluar nga laboratori. Një pjesëmarrës tjetër (ndihmës i drejtuesit të eksperimentit) merr rolin e tij. Zëvendësi vepronte sikur të kishte qenë ideja e tij, që pas çdo gabimi të ngrinte vlerën e elektroshokut. Sa për të tjerat, zëvendësi sillej njësoj si drejtuesi i eksperimentit. Ai e nxiste mësuesin në të njëjtën mënyrë, për të vijuar me elektroshokët, sikurse kishte vepruar edhe drejtuesi i eksperimentit. Në këtë variant të eksperimentit numri i provuesve absolutisht të bindur u ul me 20%. Kështu u dëshmua, që një autoritet i legjitimuar në mënyrë të mjaftueshme mund të pretendojë prej personash të veçantë një masë të lartë bindjeje, por jo një njeri çfarëdo, që përpiqet të vendoset në rolin e një figure të tillë autoritare.

Në variante të tjera të eksperimentit Milgram konstatoi, se numri i provuesve absolutisht të bindur ulej në 25%, sapo drejtuesi i eksperimentit gjendej jashtë dhomës dhe i jepte udhëzimet me anë të telefonit. Përveç kësaj disa prej provuesve, që vijonin eksperimentet filluan të bënin hile. Kjo u shpreh në atë që p.sh. ato i kalonin nxënësit elektroshokë më të dobët, nga ç'parashikonte eksperimenti. Ata as që mendonin t'ia bënin këtë të ditur drejtuesit të eksperimentit për t'i bërë të qartë, se ato i ishin shmangur procedurës së dakorduar. Kështu, ato përpiqeshin nga njëra anë t'u përmbaheshin kërkesave të drejtuesit të eksperimentit dhe nga ana tjetër të shpërbënin konfliktin e tyre të brendshëm, duke u munduar t'i shkaktonin një njeriu tjetër vuajtje sa më të vogla të mundshme.

Ndjenja e të qenit peërgjegjës për veprimet e veta ulet, nëse e konsideron vetveten si pjesë të një makinerie të madhe. Milgram e provoi këtë me një variant tjetër të paradigmave të tij eksperimentale. Në këtë rast personi, objekt i vërtetë i eksperimentit, ishte një mësues i dytë. Detyra e tij ishte të lexonte detyrat dhe të verifikonte saktësinë e përgjigjeve. Në një konstelacion të tillë ishin 92,5% e personave, objekt të eksperimentit, që nuk e pengonin mësuesin tjetër, pra atë, që realizonte elektroshokun, për të kaluar në goditjet maksimale të rrymës. Edhe në replikatin australian të Wesley Kilham dhe Leon Mann personat, objekt të eksperimentit, ishin shumë më tepër aktivë deri në fund të eksperimentit, sesa në eksperimentin standart. Gatishmëria për bindje ishte gjithsesi shumë më e vogël sesa në eksperimentin realizuar nga Milgram.

CdoDite
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.135 sekonda me 20 veprime.