psikologji.net
Shtator 23, 2014, 06:19:46 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Sëmundja e AIDS(Sida)  (Lexuar 13965 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Dhjetor 06, 2008, 05:54:29 MD »

Historia e zbulimit te virusit te AIDS

Atehere kur shoqeria jone, ne vitet 70-80 gezonte sukseset e arritura kunder semundjeve infektive nje lajm i ri tronditi boten. Ne horizont po pervijohej nje semundje e re, vdekjeprurese ndaj se ciles njeriu ishte i pafuqishem. Vitet 80-te qe shenonin rritjen ne menyre marramendese te numrit te rasteve dhe vendeve ku ajo zbulohej por gjithashtu shenojne edhe périudhen intensive te studimit te saj per te dhene nje kuader te sakte te kesaj semundjeje. Midis studjuesve te tjere nje vend me rendesi zene edhe dy shkencetaret Luk Montanje dhe Robert Gallo.

Kjo semundje e re filloi te terhiqte vemendjen vetem atehere kur studjues te tille si Majkell Gotlib, Frederik Siegal, Henri Man etj. filluan te vene re se ne fundin e viteve 70 u shtuan rastet me Sarkomen e Kaposit, filluan te verehen raste me pneumoni te shkaktuar ne pnuemocystis carini. Ne vitin 1981, raste te infeksionit te trurit, te traktit tretes, lekures me shkaktare te ndryshem por qe ishin karakteristike per njerez me mbrojtje imunutare te cenuar filluan te takoheshin shpesh. Keto fakte u vleresuan sepse sarkoma Kaposi, ky tumor i eneve te gjakut, filloi te takohej ne grupe njerezish, ku nuk ishte karakteristike, gjithashtu ajo lidhej ne te gjitha rastet me nje dobesim te mbrojtjtes imunitare. Pneumocystis carini nuk shkakton kurre semundje tek njerezit me sistem imunitar normal. U pa se shumica benin nje jete te shthurur seksuale, ishin tokxikomane qe benin inxheksione ne vene, dhe nga ata qe kishin bere tranfuzion gjaku.

Duke pare keto te dhena shkencetaret dhe mjeket arriten ne perfundimin se kishin te benin me nje semundje ne baze te se ciles ishte demtimi i sistemit imunitar, i cili krijonte kushte te favoreshme per zhvillimin e semundjeve te tjera. Demtime te tilla te sistemit imunitar vereheshin tek ata te semure qe merrnin barna per uljen e forcave imunitare, ne disa semundje te tjera te renda si leucemia, ne Sindromin e Pamjaftueshmerise Imunitare te Lindur, ku disa femije te porsalindur nuk perballojne dot as infeksionet me te thjeshta per shkak te ketij demtimi. Por kjo semundje e re nuk lidhej me asnje nga keto raste. Ne fund te viti 1982 faktet epidemiologjike treguan se kjo semundje e re ishte me natyre infektive dhe mori emrin "Sindromi i Pamjaftueshmerise Imunitare te Fituar" (SIDA- frengjisht, AIDS- anglisht.).

Me zbulimin e shkaktarit te kesaj semundjeje vdekjeprurese lidhet puna e grupeve kerkimore te drejtuara nga Luk Montanje (Instituti Paster) dhe Robert Gallo (Instituti Amerikan Nacional i Kancerit). Te dy keto grupe ne menyre te pavarur nga njeri tjetri zbuluan virusin e AIDS-s.

Por zbulimi i tij nuk ishte gje e lehte. C'fare natyre duhet te kishte shkaktari i cili pasi sulmonte limfocitet T4, (nje nga qelizat me te rendesishme te sistemit imunitar) e shkaterronte ate duke e lene organizmin ne meshire e infeksioneve?

Ishin vene re raste te rralla te kesaj semundjeje ne ata qe kishin bere transfuzion te gjakut, te ruajtur dhe te pergatitur me ane te filtrave qe eliminonin bakteriet e mykrat. Shkaktari i AIDS-s pra duhej te ishte i tille qe i kalonte filtrat dhe s'mund te ishte gje tjeter veçse nje virus i filtrueshem. Kete hipoteze e hodhi Gallo me 1982.

Gjate kesaj kohe Luk Montanje vazhdonte kerkimet ne Institutin Paster per te zbuluar retroviruse (nje grup virusesh) te rinj ne limfocitet T ne te semuret me kancer, pikerisht ne grate me kancerin e gjirit. Ne kete grup virusesh hyjne ata qe shkaktojne leucemi ose kancer. Ne vitin 1978 ishte zbuluar HTLV 1 (Virusi human i leucemise) e me vonte HTLV 2. Grupi i studimit te AIDS -s ne institut, qe kishte per qellim te vertetonte rolin e HTLV ne AIDS, mendonte se shkaktari i saj mund te gjendej ne fillimet e semundjes kur limfocitet nuk ishin shkaterruar akoma. Keshtu Fransuaze Bre, dhe Vili Rozembaum i propozuan Montanjese te kerkonin nje retrovirus te nje i semure i prekur nga sindroma e adenopatise (nje gjendje para AIDS) Limfocitet e marra nga gjendrat e te semurit u vune ne kulture qe te rritej virusi.

Pas 15 ditesh Frabsuaze Barre Sinusi ne laboratorin e Zhan Klod Shermose zbuloi karakteristikat e retroviruseve ndersa Montanje se bashku me Sharl Doge kerkuan me ngulm virusin ne mikroskopin elekronik. Ajo ç'ka pane tregonte se virusi dallohej nga HTLV. Pyetja qe u shtrua ishte ne se virusi ishte HTLV apo i ngjashem me te ?

Virusi, si ne kulture ashtu edhe ne saje te analizave me materjale qe percaktonin HTLV tregonte se ishte nje virus i ri, ndonse ai akoma nuk provonte se ishte shkaktari qe kerkohej. Me vone ne kerkimet e tjera u izolua dhe u provua roli i tij ne limfocitet T 4. Ky virus u quajt LAV (virusi i adenopatise).

Ne te njejten kohe ne SHBA punonte Robert Gallo dhe grupi i tij per zbulimin e virusit te AIDS -s. Gallo, Eseks e bashkepuntoret e tjere te tyre punonin ne nje drejtim tjeter. Ata donin te vertetonin se ishin pikerisht retroviruset HTLV ata qe shkaktonin AIDS -n. Dhe kjo per faktin se ne 20-30% te te semureve u pa i pranishem HTLV 1 i leucemise. Megjithate kjo gje nuk i lejonte ata qe te thoshin perfundimisht se ky ishte shkaktari. Ne studimet e mevonshme grumbulluan te dhena qe tregonin se nuk ishte as HTLV 1 as HTLV 2.

Prova e ekzistences se nje virusi te ri do te arrihej kur ai do te sigurohej ne sasi te mjaftueshme ne laborator. Pra duhej qe virusi te kultivohej. Por kjo ishte e veshtire se qelizat T 4 qe ai infektonte shkaterroheshin perfundimisht. Ne vjeshten e viti 1983 Mika Popoviç arriti te zbulonte ne nje te semure nga leucemia, qeliza T 4 qe edhe pse infektoheshin nga ky virus nuk vdisnin. Keshtu u be e mundur te sigurohej sasia e nevojshme e virusit per studim ne dhjetor 1983. Gallo dhe bashkepuntoret e tij studjuan viruset e 48 personave te semure dhe atyre qe rezikoheshin nga kjo semundje dhe vune re se ishin i njejti tip. Ndersa ne 124 njerez te shendoshe nuk u izolua. Ketij virusi te ri ata i vune emrin HTLV 3.

Me vone u kuptua se LAV dhe HTLV 3 ishin i njejti virus i cili u quajt HIV. Per zbulimin e tij nje rol te madh luajten te dy shkencetaret Robert Gallo dhe Luk Montanje. Ne nentor te viti 1986 te dy se bashku me Miron Eseks moren çmimin Lasker per kerkime mjekesore ne Nju Jork. Me vone u zbulua edhe HIV 2 qe shkakton te njejten semundje dhe eshte me i shpeshte ne Afrike.


Gjendja e sotme e Aids-it ne bote

Eshte e qarte se HIV/AIDS eshte sfida me e madhe e njerezimit. Shifrat e dhena per kete semundje jane rrenqethese. Ne baze te te dhenave te OBSH ne fund te vitit 2000, 36,1 milion njerez te medhenj dhe te vegjel jetonin me virusin HIV. AIDS solli 25 milion te vdekur ne dy dekadat e fundit dhe 3 milion te vdekur vetem ne vitin 2002. Vleresohet se 45 milion njerez ne te gjithe boten do te infektohen ne dekaden e ardheshme. 44 milion femije do te humbin nje nga dy prinderit ose te dy ne keto 10 vjet.

Mbi semundjen e AIDS

Semundja ka zakonisht nje periudhe te gjate inkubacioni (pa shfaqje). Shkatohet nga nje virus i grupit te retroviruseve dhe prek qelizat T te sistemit imunitar. Keto qeliza jane qelizat strategjike te mbrojtejes imunitare te organizmit te cilat shkatorrohen shkalle shkalle nga virusi. Kjo shkakton zhveshjen e organizmit nga mbrojtja dhe e ben ate te prekshem nga disa infeksione te rralla.

Transmetohet kryeshisht ne rruge seksuale, me gjakun dhe produktet e tij kur jane te infektuar me virusin e AIDS, dhe gjithashtu kalon nga nena tek femija gjate lindjes.

Mjeti me i mire i profilaksise eshte jeta seksuale me pergjegjesi dhe lidhjet monogamike. Me tej profilaksia nga semundja varet nga perdorimi i profilaktikut gjate kontaktit seksual. Per kete arsye per te kufizuar mundesiste e infektimit profilaktiku duhet te jete i nje cilesia te mire, elastik, dhe te perdoret ne menyren e duhur qe ne fillim te kontaktit seksual. Nuk ka kontakte te sigurta seksuale por kontakte me rrezik me te madh dhe me rrezik me te vogel.

Mbas infektimit shfaqet disa here limfadenopatia, keputje, temperature jo e larte dhe shenja qe ngjajne me infeksion te organeve te frymemarjes. Keto shenja zhduken mbas disa ditesh dhe i semuri futet ne fazen e fshehte. Ne kete faze nuk ka asnje simptome, por ekzaminimi i gjakut verteton se i semuri eshte seropozitiv. Mbas 1-10 vjetesh shfaqet humbja ne peshe, diarrhe, temperature dhe limfadenopati, mikoze e gojes dhe e mukozane. Keto shenja dhe simptoma shenojne fillimin e semundjes se AIDS. Nje shndrim i menjehershem ne nje semundje akute te rende ndodh per shkak te infeksioneve. Mikroorganizmat me te shpeshte jane: Pneumocistis Carinii (pneumoni), Toxoplasma gondii (masa encefalike), Cryptosporidium sp (diarrhe), Candida sp (meningit), virusi i Herpes simplex, virusi i variceles (elemente ne lekure dhe mukoza), Mycobacterium tuberculosis –mycobacterium avium intracellulare (tuberkulozi, pneumoni, shperndarje ne te gjithe trupin). Jane gjetur gjithashtu edhe shume mikroorganizma te tjere. Kanceret me te shpeshte jane Sarkoma Kaposi, dhe limfomat.

Diagnoza e sindromit behet me zbulimin e numrit te ulur te limfociteve T (T4) qe preken nga virusi dhe nga ekzistenca e infeksioneve. Ne periudhen fillestare mbas infektimit dhe perpara shfaqes se sindromit (pa shenja) zbulohen antitrupa kunder virusit ne gjak si dhe trupezat e virusit qe qarkullon.

Nuk ka mjekim rezultativ te AIDS, por barnat e reja dhe kombinimet e tyre mund te ndalojne zhvillimin e semundjes. Barnat ndahen ne dy kategori. Ne te paren futen barnat kunder virusit dhe ne te dytin ata qe mbrojne nga infeksionet e rastit.

AIDS nje problem shoqeror

Perpjeka per te kufizuar perhapjen e AIDS perben sot nje ceshtje primare per te gjithe njerezimin. AIDS nuk ben dallime kombesie, moshe, dhe seksi. Te gjithe jetojme rrezikun e infeksionit. Kjo semundje eshte nje problem social ekonomik, ne cdo bashkesi dhe komb. Ndihma qe mund te jape secili fillon me kuptimin se AIDS nuk ka fuqi ne njerezit qe kane njohuri mbi semundjen dhe menyren e parandalimit. Parandalimi dhe zgjedhjet personale ne menyren e jeteses jane celsa te zgjidhjes se ketij problemi.
Nje qendrim dhe nje sjellje e shendetshme na jep mundesi per te mbrojtur veten tone, femijet tane, shoket tane, bashkeshortet tane. Keshtu do te sigurojme jeten tone duke gezuar edhe dashurine kaq te nevojshme per jeten.

Te gjithe, burra dhe gra duhet te ndihmojme ne perpjekejen qe behet per kufizimin e epidemise se AIDS. Burrat si pjestare te shoqerise, si te punesuar, si baballare, shoke dhe partnere mund te ndihmojne shume. Kane pergjegjesine dhe detyren qe te luajne nje rol me te madh ne kujdesin e atyre qe i rrethojne. Perqafimi i sjelljeve dhe praktikave te sigurta seksuale, siguron jo vetem shendetin e tyre por edhe te familjes dhe te bashkeshortes.

Grate si te barabarta me burrat ne praktiken seksuale, kane per detyre te ndergjegjeshen se kane edhe ato pergjegjesine tyre ne ceshtjet e jetes seksuale te sigurte. Kane mundesi, force ndaj edhe duhet te kerkojne perdorimin e profilaktikut. Grate si nena, ne bashkpunim me burrat, mund te sigurojne nje edukim te sakte seksual te femijeve te tyre dhe t’i mbrojne nga kercenimi i AIDS. Zhvillimi i lidhejve te barabarta dhe te respektit reciprok midis burrave dhe grave, edukimi dhe informimi, pranimi i te njejtes pergjegjesi ndermet tyre persa i perket sjelljes seksuale, praktikes se sigurte seksuale dhe riprodhimit mund te ndikojne pozitivisht ne zvogelimin e epidemise.

Ndermjet nesh ka shume qe jane infektuar me virusin HIV. Shume prej tyre ishin te pafat, sepse nuk kishin njohuri per kete semundje vdekjeprurese. Megjithese ata jetojne midis nesh, ne thelb jane te vetem, dhe ashtu te vetem perballojne jeten dhe vdekjen. Atyre u kemi nje borxh. Per shkak te tyre ne njohim sot kete semundje, per shkak te tyre ne jemi mobilizuar er tu ruajtur nga AIDS ndaj edhe mund te mbrojme ata qe duam. Prandaj duhet t’i mbeshtetim, t’i ndihmojme ata ne luften e tyre te perditeshme, dhe t’i shpetojme nga vetmia. Te gjithe duam te jetojme ne nje bote pa paragjykime dhe ndarje per shkak te AIDS.

Shumica e vdekjeve kane ndodhur ne vendet e varfera. Organizatat nderkombatare, qeverite, filantropet, kerkuesit akademike, grupet e aktivisteve, dhe firmat farmaceutike, kane mobilizuar burime te rendesishme dhe kane treguar se kujdesi dhe parandalimi persa i perket infeksioneve te HIV si sherbim mund te kryhet me sukses bile edhe ne vendet e varfera.

Tani ne dime qe mjekimi i AIDS dhe me mire akoma parandalimi kur aplikohen ne menyre korrekte mund te jene shume effektive. Duhen kaluar sfidat ekonomike dhe logjistike si dhe ato nga diskriminimi per ta bere mjekimin dhe parandalimin e AIDS nje rregull dhe jo nje perjashtim per te gjithe qytetaret e botes te pasur dhe te varfer.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Dhjetor 06, 2008, 06:03:30 MD »

HIV-i është virus i cili i sulmon qelizat e bardha të gjakut - sistemin imun të trupit të njeriut. Kur sistemi imun dobësohet dhe shkatërrohet, personi bëhet viktimë e sëmundjeve oportunistike (që një trup i shëndoshë shumë lehtë i lufton) siç janë pneumonia, tuberkulozi, diarea etj. Kur sistemi imun dobësohet shumë atëherë kjo gjendje quhet AIDS. AIDS-i është sëmundje apo gjendje në të cilën sistemi imun i njeriut është aq i dobësuar saqë nuk mund të luftojë kundër një numri të madh të sëmundjeve që në kushte normale do të mund t'i luftonte. Pra HIV-i është shkaktar i AIDS-it.

Fazat e HIV-it

Prej momentit të ekspozimit (depërtimit të HIV-it në organizmin e njeriut) deri te detektimi i virusit zakonisht kalon periudha prej disa javësh deri në 3 muaj e rrallë herë edhe 6 muaj. Kjo periudhë quhet periudha e dritares. Kjo është periudha kur në gjak krijohen antitrupat ndaj HIV-it. Nëse personi brenda 3 muajsh, gjegjësisht 6 muajsh. Përveç nëse personi brenda 3 muajsh gjegjësisht 6 muajsh nuk ka pasur marrëdhënie seksuale (ka abstenuar) dhe nuk ka pasur asnjë sjellje tjetër të rrezikshme, nuk ka marrë gjak (apo produkte të gjakut) që është i testuar në Qendrën për transfuzion të gjakut, testi nuk tregon asgjë për gjendjen momentale (apo të sotme) shëndetësore të një personi.

Pra, nëse dikush testohet dha ka rezultatin negativ, kjo tregon se ky person nuk ka antitrupa për HIV në gjak.
Periudha e dritares në disa raste manifestohet me simptoma e shenja të lehta, të ngjashme me flamën, ku mund të ketë rritje të lehtë të temperaturës, ethe, molisje, djersitje, rrufë etj. Në këtë fazë personi është shumë infektiv, sepse nuk posedon akoma forca mbrojtëse (antitrupa ndaj HIV-it).

Nga mjeksi.publiku

Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.119 sekonda me 20 veprime.