psikologji.net
Prill 18, 2014, 09:48:39 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Vetvlerësimi  (Lexuar 1120 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Dhjetor 15, 2008, 09:52:05 MD »



Koncepti për veten përfshinë përgjithësime për cilësitë apo tiparet tona dhe vlersime për to. Kështu ju nuk jeni thjesht student, por student i mirë apo i dobët. Ju nuk keni thjesht një pamje, por një pamje tërheqëse ose aspak tërëheqëse, ju nuk keni thjesht një vete, por një vete pozitive ose negative.

Ky komponent vlersues i konceptit të vetes, njihet si vetvlerësim. Ai lidhet me pranimin e përgjithshëm të vetes, me shkallën me të cilën ju ndjeni se jeni njeri me vlerë. Në qofë se keni vetvlerësim të lartë, atëherë ju respektoni, pranoni dhe vlerësoni pozitivisht veten tuaj.

Në te kundërtën, kur vetvlerësimi është i ulët, ju prireni të hidhni poshtë, poshtëroni, ulni dhe vlersoni negativisht veten. Një nga menyrat për matjen e vlerësimit jepet në serinë e pyetjeve më poshtë:

1. Sa shpesh ndjeheni inferior ndaj shumicës së njerëzve që njihni?
2. A keni menduar ndonjëherë se jeni njeri pa vlerë?
3. Sa shpesh nuk e pëlqeni veten?
4. Sa besim keni në përgjithësi në aftësitë tuaja?

Shumica e njerëzve kalon periudha vlerësimi të ulët, kur ndjehet inferior, i shkurajuar madje edhe i pa vlerë. Kur këto ndjenja zgjasin mund të ketë pasoj serioze si ankth, depresion, përdorim i drogave apo i alkoolit me tepri, ulcera, pagjumësia etj.

Mund të ketë gjithashtu rezultate të ulta në punë dhe në shkollë. Kjo kthehet në një lloj rethi vicioz. Kështu studenti e fillon ciklin me një sens të ulët vetvlerësimi, që e bën atë të besoj se do të rrëzohet në provime. Kjo pritshmëri e shtyn të ul përpjekjet dhe ndërkohë rritet dhe ankthi i tij. Kombinimi i përpjekjes së ulët dhe ankthit të lartë shpie në dështim, për të cilën studenti me vetvlerësim ul apo fajëson mungesën e aftësisë.

Nëse i vëmë njerëzit me vetvlerësim të ulët në gjendje të keqe shpirtërore, do të vemë re se, ata do të sjellin ndërmend të gjitha kujtimet e hidhura të së kaluarës, ndërkohë që njerëzit me vetvlerësim të lartë do ta rregullojnë gjendjen e keqe shpirtërore duke rikujtuar aspekte pozitive të së kaluarës. Një nga trajtimet më shpresëdhënëse është është ai i Banduras, i teorisë së vetëefikasitetit.

Sipas tij, vetefikasiteti është besim që ju personalisht mund të krijoni dhe të rregulloni rezultatet tuaja. Në vend që të përforcojmë ndjenjën e përgjithëshme të vetvlerësimit, bandura fokusohet në ndjenjën e vetefikasitetit lidhur me detyra specifike.

Fakti që ne vlerësojmë veten, përfshin egzistencën e një komponenti të dytë të vetes, që rregjistron gjithë informacionin e duhur për vlerësimin e shanseve për sukses në një situatë të dhënë. Ky është komponenti i njohjes.

CdoDite
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Dhjetor 15, 2008, 10:09:18 MD »

T'u edukosh fëmijëve parimin e vetëvlerësimit mund të duket si një përgjegjësi e madhe. Kjo ndjenjë shoqëron të ardhmen e fëmijës, sidomos kur ata provojnë të bëjnë gjëra të reja dhe t'i bëjnë pa ndihmën e askujt.

Psikologët thonë se vetëvlerësimi vjen nga një ndjenjë bindjeje dhe besimi në aftësitë tona, duke ditur që kontributet tona vlerësohen dhe janë të vlefshme. Vetëvlerësimi është një përvojë kalimtare. Ndonjëherë ne ndihemi mirë me veten tonë, ndonjëherë ndihemi keq. Ajo që duhet të mundohemi t'i mësojmë fëmijëve janë aftësitë e jetës, si ajo e të qenit njeri elastik.

Prindi duhet të kujdeset që t'i japë fëmijës siguri, duke pasur krenari dhe respekt për rrënjët e familjes së tij, kjo gjithmonë e shoqëruar në besimin te Zoti. Dhurojini dashuri pa kushte fëmijës suaj. Vetëvlerësimi i fëmijëve tuaj lulëzon kur ju i doni pa i vënë rëndësi faktit se kush është fëmija juaj dhe çfarë bën ai. Fëmijët tuaj përfitojnë më shumë kur ju i pranoni për ata që janë, pavarësisht aftësive të tyre, vështirësive apo temperamentit të tyre. Mos e kurseni dashurinë për ta, tregojeni atë me puthje dhe me ledhatime.

Duhet t'i tregoni fëmijëve që ata janë të rëndësishëm dhe me vlera. Kjo nuk është e thënë që t'ju harxhojë shumë kohë. Kur fëmijët ju thonë diçka, shihini ata në sy, duke qenë e qartë vëmendja juaj. Kur nuk keni kohë, duhet t'ia thoni e ata kanë për t'ju kuptuar.

Jeta e fëmijëve duhet të jetë gjithmonë në lëvizje e aktivitet, duke u munduar që të jetë sa më krijuese, po kjo nuk do të thotë që ata duhet të jetojnë pa pasur një regjim dite, apo rregulla për punë të ndryshme. Vendosni disa rregulla. Nëse ju i thoni fëmijës që duhet të hajë në tavolinë, mos toleroni që të nesërmen të hajë në divan apo para televizorit. Kur këto rregulla gdhenden mirë në ndërgjegjen e fëmijës, atëherë ata do të ndihem mirë dhe të sigurt. Duhet të jeni të qartë me fëmijët tuaj dhe të tregoni që keni besim te ata dhe se prisni që ata të veprojnë ashtu si duhet.

Lërini liri fëmijëve të zgjedhin, po gjithmonë duke i dhënë disa mundësi. Pyeteni vajzën tuaj se çfarë fustani do të veshë, duke i dhënë dy lloje; apo pyeteni nëse ajo do të vizatojë apo të shohë televizor. Në këtë rast ajo do të fitojë afërsi e do të zgjedhë njërën nga alternativat. Duke i lënë të zgjedhin, ata kanë besim në zgjedhjen e tyre, si dhe rritet sensi i vetëvlerësimit të fëmijës suaj.

Mbështesni marrjen e iniciativave të reja. Jepini kurajë fëmijëve për të eksploruar diçka të re, si për të ngrënë diçka ndryshe, ose për të zënë një shok të ri. Edhe pse është gjithmonë e mundshme që të dështosh, pa rrezikuar, ka shumë pak mundësi për sukses. Kështu që i lini fëmijët tuaj që të eksperimentojnë në mënyrë të sigurt dhe mundohuni të mos ndërhyni direkt. Për shembull; mos ndërhyni, nëse ata prishin një lodër. Nuk është veprim i mirë, kur i thoni që të mos shqetësohen, sepse ju do ia rregulloni lodrën, pasi kështu ata do të humbin lidhjen që kanë krijuar.

Duhet të ndërtoni vetëvlerësimin te fëmijët tuaj, duke balancuar dëshirën tuaj për t'i mbrojtur ata me dëshirën e tyre, për të provuar përvoja të reja. Eksperimentimi i gjërave mund t'i çojë fëmijët të bëjnë edhe gabime. Këto gabime janë të mira për fëmijët tuaj, pasi i mësojnë se si të sillen në situata të ngjashme, për shembull: do të dilni shëtitje e vajza juaj dëshiron të veshë një kostum të trashë, kur jashtë koha është shumë e ngrohtë. Ndërkohë, ju kur të dilni, merrni një veshje të lehtë, të përshtatshme për kohën. Në momentin që vajza do të fillojë të ankohet, se ka vapë, ju nuk duhet t'i thoni me nerva që e paralajmëruat.

Në këtë moment ju duhet t'i jepni veshjen e lehtë, duke i thënë që do të ishte më mirë të vishte këto, pasi është ngrohtë. Në këtë mënyrë, vajza nuk do ta humbasë vetëvlerësimin, por do të kuptojë që edhe ajo mund të gabojë. Kur ju gaboni, pranojeni gabimin, pasi duke i pranuar ato dhe duke u munduar që t'i rregulloni, ju përçoni te fëmijët një mesazh të fuqishëm. Kjo e bën më të lehtë që fëmijët tuaj t'i kuptojnë gabimet.

Blijini fëmijëve tuaj rroba që janë të thjeshta për t'u veshur e për t'u zhveshur. I gjeni një vend për librat e për lodrat e tij, që të jetë i lehtë për t'u marrë nga fëmijët. Duke i dhënë këto mundësi fëmijëve tuaj dy vjeçar, i bën ata që të kujdesen për nevojat e tyre dhe kjo gjë do të nxisë ndjenjën e pavarësisë dhe krenarisë.

Eanda Agastra "Revista Familja"

Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.271 sekonda me 20 veprime.