psikologji.net
Prill 24, 2014, 09:41:13 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Psikologjia e zhvillimit dhe periudhat e ndryshme të fëmijërisë  (Lexuar 4890 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Dhjetor 15, 2008, 10:13:42 MD »

Themeluesi i psikoanalizës Sigmund Frojdi konsideronte të një rëndësie vendimtare eksperiencën që ka individi në fëmijër, për zhvillimin e personalitetit të tij. Fëmijëria mendohet se zakonisht përfshinë periudhën e zhvillimit përafërsisht mes 2 dhe 11 vjeç.

Kjo periudhë shquhet me zhvillim të hovshëm organik të fëmijës. Nga aspekti social fëmija bëhet më pak i varur nga prindërit dhe më shumë i ndjeshëm ndaj moshatarëve të tij. Zhvillimi kognitiv bëhet sa më i avancuar kur fëmija i afrohet fundit të periudhës së fëmijëris.

Nga aspekti moral fëmija përgatitet për t`iu adaptuar botës së të rriturve, normave të shoqërisë, religjionit, kulturës etj.
Fëmija nuk lindë si përsonalitet i formuar. Pikërisht psikologjia e zhvillimit është disiplinë e cila merret me studimin e zhvillimit të tij, pra si objekt studimi ka zhvillimin e individit, të konceptuar si proces që shtrihet gjatë gjithë ciklit të jetës së tij. Në tërësinë e vet, procesi i zhvillimit përmban ndryshimet e shkaktuara nga pjekuria biologjike e individit, rritja e tij, si dhe faktorët psikosocialë.

Rruga e zhvillimit dhe formimit të personalitetit është e gjatë dhe komplekse. Ky zhvillim nënkupton procesin e vazhdueshëm të ndryshimeve cilësore, në tiparet, strukturën, organizimin dhe lidhjen e tyre në personalitet të caktuar. Mbi të gjitha procesi i zhvillimit nënkupton një varg ndryshimesh të individit që zënë vend të caktuar në një kontinuum kohor. Në shumë literatura hasim terma të ndryshëm të procesit të zhvillimit.

Për të pasur një përfytyrim të qartë lidhur me atë se çka paraqet në fakt procesi i zhvillimit, përbledhurazi do t`i përshkruajmë të gjitha apsektet relevante të natyrës së zhvillimit, psh: ASPEKTI PSIKOLOGJIK, zhvillimi nënkuptohet si rrjedhë konkrete e fazave dhe shkallëve të ndryshme kualitative të psikikës, proceset psikike dhe tiparet e personalitetit, ASPEKTI PSIKOLOGJIK, zhvillimi konceptohet si rezultat i dispozitave gjenetike të individit, ASPEKTI SOCIAL, thekson rolin e mjedisit jetësor, situatës sociale, familjare, politike në zhvillimin e individit.

Zhvillimi Prenatal ose i Paralindjes, zhvillimi i individit përvijohet nga momenti kur një qelizë mashkullore - spermatozoidi, mbarëson qelizën vezore me çrast prodhohet ZIGOTI, qelizë e fertilizuar vezore. Prej këtij momenti njeriu ekziston si individ i veçantë: as shpirti nuk mund të ekzistojë pa trupin, e as trupi pa shpirt.

Brenda qelizës së fekonduar gjenden të gjitha cilësitë e brendshme të individit, në të shtrihet kodi gjenetik që përmban ndërtimin psikik dhe organik. Përpos zigotit kemi dhe një stad tjetër të zhvillimit prenatal, atë embrionik. Karakteristikat e zhvillimit për këtë stad janë ato se në këtë stad diferencohen 3 shtresa të qelizës: ektoderma, mesoderma, endoderma.

Në EKTODERM, që është shtresa e jashtme do të krijohen sistem i shqisave dhe ai nervor e lëkuror, ndërsa në MESODERM do të krijohen organet muskulore, gjaku dhe eshtrat, dhe në ENDODERM do të krijohen organet e brendshme dhe sistemi endorkin. Faktor shumë i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin paranatal është mosha e shtatëzanisë, para moshës 18-vjeç shkaktohen lindje të parakohshme, ndërsa tek gratë që mbesin shtatëzëna mbas moshës 35-vjeçe rrezikojnë të lindin fëmijë me sindromin e Daunit.

Foshnjëria: nënkupton zhvillimin që ndodhë në 2 vitet e para të jetës. Gjatë kësaj periudhe fëmija transformohet prej një individit të vogël dhe të pafuqishëm, në një fëmijë shumë aktiv. Kjo periudhë është e mbushur me ndryshime intensive, që kanë të bëjnë me zhvillimin shqisor, zhvillimin e sjelljes motorike dhe në përgjithësi me zhvillimin e personalitetit të fëmijës. Në këtë periudhë kemi dhe format themelore të të mësuarit të foshnjës, e ato janë: habituimi, të mësuarit përmes imitimit, kushtëzimi klasik dhe kushtëzimi instrumental.

Fëmijëria: Themeluesi i psikanalizës Sigmund Frojdi konsideronte të një rëndësie vendimtare eksperiencën që ka individi në fëmijëri, për zhvillimin e personalitetit të tij. Fëmijëria mendohet se zakonisht përfshin periudhën e zhvillimit përafërsisht mes 2 dhe 11 vjeç.

Kjo periudhë shquhet me zhvillim të hovshëm organik të fëmijës. Nga aspekti social fëmija bëhet më pak i varur nga prindërit dhe më shumë i ndjeshëm ndaj moshatarëve të tij. Zhvillimi kognitiv bëhet sa më i avancuar kur fëmija i afrohet fundit të periudhës së fëmijëris. Nga aspekti moral fëmija përgatitet për t`iu adaptuar botës së të rriturve, normave të shoqërisë, religjionit, kulturës etj.

Periudha Parashkollore: Zhvillimi në moshën parashkollore përfaqëson bazën e formimit të personalitetit të mëvonshëm. Në këtë moshë fëmija pranon lehtë ndikimet edukative ngase sistemi nervor i tij është tejet elastik. Ai përvetëson dhe përjeton një mori përshtypjesh e përjetimesh, fiton shprehi, aftësi dhe veti të ndryshme psikike, zhvillon veti fizike e intelektuale. Karakteristikë e kësaj periudhe janë dhe ndryshimet në proporcionin fizik dhe mental të tij.

Periudha e fëmijërisë shkollore: - vajtja në shkollë është diçka që vetvetiu të tërhjek: çanta e re, tesha të reja, shokë të ri etj. Por gjithë kjo do të thotë edhe detyra të reja, obligime dhe vështirësi. Shkuarja në klasë të parë nënkupton një zhvillim optimal të aftësive të caktuara të fëmijës. Rëndësi bazike për t`ju përshtatur kërkesave të shkollës kanë shkathtësitë motorike të fëmijës. Në saje të tyre ai mund të përdor mjete të ndryshme psh: lapsin, gërsherët, të vizatojë, të luajë me fëmijë të tjerë. Tani ai e ka të zgjeruar rrethin e kontakteve sociale, pritet të bashkëpunojë përgjatë aktiviteteve të përbashkëta brenda grupit, ka shokë që i parapëlqen, i mbron më të vegjlit.

Periudha e adoleshencës - ndryshime dramatike në këtë periudhë ndodhin në aspektin fizik, si zhvillimi i vrullshëm organik i përcjellur me maturime të sistemeve seksuale dhe reprodukuese. Karakteristike janë: shpërthimi në gjatësi, rritja e gjoksit, plotësimi, forcimi i muskujve dhe shpesh mutacioni i zërit tek djemtë, rritja e qimeve të trupit dhe ndjenja intensive seksuale.

Psikologjia e zhvillmit diferencohet si shkencë e pavarur aty nga fundi i shekullit XIX, që kur se u publikuan revistat e para shkencore nga kjo lëmë. Në ndërkohë u themeluan institutet e para të hulumtimit shkencorë të zhvillimit të fëmijës: në Universitetin e Sorbonës në Francë si dhe në SHBA.

Prej studiuesve më të rëndësishëm që kontribuan në themelimin e kësaj shkence konsiderohen: Alfred Bineti, i njohur si autori i tekstit të parë të matjes së inteligjencës; Xhejms Boldvin, i cili trajtoi zhvilimin e të menduarit fëmijëror, dhe Stenli Holl, që njihet si themelues i psikologjisë së zhvillimit në SHBA. Rëndom procesi i zhvillimit përfshin ndryshimet fizike, psikologjike, dhe sociale të individit që kanë një shtrirje kohore gjatë tërë jetës.

Në fund duhet theksuar dhe faktorët e zhvillimit sepse zhvillimi i personalitetit bëhet nën ndikimin e njeriut. Këta faktorë qëndrojnë në lidhje dhe ndërlidhje reciproke, dhe si të tillë ushtrojnë ndikim në zhvillimin e personalitetit. Në ditët e sotme kjo disiplinë e psikologjisë, përkatësisht objektivat e saja studimore përfshijnë një gamë të gjerë të zhvillmit të fëmijërisë dhe adoleshentës. Kërkimet shkencore nga kjo fushë studimi janë fokusuar edhe në periudhat e tjera që pasojnë adoleshencën. Sot kemi grumbulluar shumë njohuri lidhur me sjelljen e individëve të moshave të ndryshme që nga periudha prenatale. Gjithë këto njohuri janë në funksion të të kuptuarit dhe avancimit të zhvillimit të individit.

Arlinda Sukaliqi "KohaPress"
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.093 sekonda me 20 veprime.