psikologji.net
Tetor 31, 2014, 10:00:38 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Stresi tek femijët  (Lexuar 7297 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Dhjetor 19, 2008, 08:20:42 PD »

STRESI TEK FEMIJET

Femijet jane viktima te stresit si edhe te rriturit, por ai kalon si i padukshem. Ne ditet tona ritmi i jetes eshte me i shpejte dhe ndryshimet ndodhin ne menyre me te shpeshte dhe me te shpejtuar. Ka faktore te shumte qe shtojne stresin ne jeten e femijerise. David Elkind autor i librit “the hurried child” mbeshtet idene se stresi eshte i qenesishem ne jete. Ai shton se nje nga faktoret me te rendesishem te stresit tek femijet eshte nxitimi per tu pergatitur, per te shkuar nga nje vend tek tjetri, per te arritur suksese, per tu rritur. Shqetesimet qe shfaqen ne gjirin e familjes ne raste vdekje, divorci, probleme shendeti, tensioni dhe zenka sjellin frike, ankth, stermundim afektiv dhe kontribuojne ne stresin kronik.
Sipas Harold Minden - prof psik, dhe specialist ne fushen e stresit, stresi mund te demtoje ne mireqenien fizike, afektive, sociale, intelektuale dhe ne rendimentin shkollor te femijerise. Ai mund te influencoje ne motivim, vemendje, perceptim, memorje dhe ne procesin e te mesuarit. Cdo femije reagon ndaj stresit me menyren e vet. Si te rriturit ai zoteron kapacitete te ndryshme per te zbutur fenomenin. Pervec kesaj ajo qe eshte burim stresi per nje femije mund te mos jete per nje tjeter.

Disa nga simptomat e stresit tek nje femije:

1. Dhimbje ne qafe, dhimbje koke, barku qe perseriten.
2. Irritim, trishtim, panik, inat i rritur.
3. Qetesi e pazakonte
4. Veshtiresi per te fjetur ose per tu relaksuar
5. Letargji, endrra, mospjesemarrje ne aktivitete
6. Energji ose nervozitet i madh
7. Kthim ne sjellje me pak te maturuara. Zakone nervoze: kafshimi i thonjve, perdredhje e flokeve, thithja e gishtit te madh ose nxjerrja e psheretimave te renda.
8. Reaksione mendjeholle, te gjetura si: nje shikim i hidhur ose pamje e ngrysyr.
9. Veshtiresi per tu kuptuar me shoket

Nga E. Stërmasi - Psikologji.net
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Dhjetor 19, 2008, 08:23:03 PD »

STRESI PREK GJITHASHTU FEMIJET

Ne vorbullen e jetes se perditshme, harrohet ndonjehere qe femijet ndjejne frikera, perjetojne deshtime dhe jane deshmitare te pafuqishem te ngjarjeve gjeneruese te stresit. Nganjehere reaksionet e tyre - apati, kriza, te qara jane keqinterpretuar, mendohej se behej fjale per nje etape te zhvillimit te tyre ose te nje tipari te karakterit dhe jo te manifestimit te stresit. Perkundrazi, nje stres i madh sic eshte nje ndarje, nje vdekje, nje operacion qe do te behet, ose nje semundje e rende eshte thjesht per ta identifikuar. Ai shfaqet me nje humbje te oreksit, dhimbje barku, ose shenja depresioni. Tek bebet nje stres shume i rendesishem mund te ngadalesoj ritmin e njohurive te reja. Duke i analizuar ngjarjet qe u kane paraprire ketyre simptomave mund te jesh ne gjendje te kuptosh arsyen e stresit.
Termi “stress” eshte futur ne literaturen mjekesore ne 1936 nga psikologu kanadez Hans Selye. Eshte nje reaksion i organizmit kur ai i nenshtrohet nje agresioni: traumatizim, goditje emocionale, operacion kirurgjikal te lehte dhe ne pergjithesi detyrimet e jetes se pergjithshme. Edhe pse nje stres i vogel mund te luaj nje rol pozitiv, sepse ai perforcon kapacitetet e pershtatjes se individit njihen tashme te keqijat, dhimbjet dhe semundjet e lidhura me nje stres te madh ose perserites. Stresi ekziston gjithashtu tek bebet dhe tek femijet e cdo moshe edhe pse shpesh eshte i nenvleftesuar ose eshte tendence per te minimizuar rendesine. Disa femije kane nje temperament qe duket i predispozuar ndaj stresit. Per me teper familja dhe konteksti social mund te jene gjeneratore te tensionit.

NJE MJEDIS FAMILJAR NEN TENSION

Kur prinderit jetojne tensione te rendesishme, te gjithe anetaret e familjes, perfshire edhe femijet pesojne kundergoditje. “Divorci” ose cdo forme tjeter ndarje eshte nje faktor stresi madhor per femijen. Pervec ndarjes se prinderve ai peson ndryshime ne jeten e tij te perditshme, shpesh ai shikon qe shpenzimet e tij pakesohen, koha e tij e lire, argetimet, pushimet, aktivitetet jane corientuar. Plus kesaj ne te shumten e kohes divorci eshte sinonim i transferimit. Femija duhet te ndrroj shkollen, jeton nje shkeputje me miqte e shoket e tij dhe largohet nga gjysherit. Se fundi prinderit jane me pak disponibel ne planin afektiv dhe i kushtojne me pak kohe femijeve te tyre. Keto i jane dhene pas vetvetes, merren si te besueshem ose me keq akoma si deshe kurbani. Te deshperuar dhe te stresuar prinderit neglizhojne rutinen: psh: ora e fakteve ndryshon, s’ka rendesi se cfare ka apo jo ne cepin e tavolines.

STRESI I PERFORMANCES

Me perjashtim te tensioneve qe vijne nga abuzimi i alkoolit dhe drograve me te favorizuara ne mjedise te pafavorizuara, femijet e mjedisit social-ekonomik te pafavorizuar nuk i nenshtrohen me shume stresit se te tjeret. Perkundrazi disa femije te sferes se larte shoqerore jetojne nje stres dinak i lidhur me performancen sportive ose me suksesin shkollor me cdo kusht. Prinderit i shtyjne femijet e tyre drejt nje aktiviteti qe ata vete kane enderruar te praktikojne pa llogaritur qe te vegjelit e tyre nuk kane te njejtat shije me ta. Kjo ben qe te behen shume vizita te mjeku para se te behet lidhja midis dhimbjeve te renda te barkut tek nje femije dhe faktit qe ai nuk pranon te luaj nje loje vecse per ti bere qejfin te atit. Ndodh qe kontakti i pare me disiplinen dhe garen, kur fillon viti i ri shkollor psh, provokon nje stres te rendesishem.
Si perfundim, eshte e rendesishme te njihni cdo ngjarje te rendesishme qe ndodh ne jeten e femijes. Te rriturit jane te rendesishem ne jeten e femijeve. Krijoni nje mjedis qe inkurajon nje stil jete relaksues. Perdorni teknika qe favorizojne qetesi dhe relaksim.

Nga E. Stërmasi - Psikologji.net
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Dhjetor 19, 2008, 08:26:25 PD »

Stresi emocional, shkaktar i belbëzimit tek fëmijët!

Një raport i kohëve të fundit tregon se fëmijëve që e kanë më të vështirë të përballojnë stresin emocional, shpesh u mbahet goja. Ndërsa shkencëtarët thonë se 50 deri në 80 për qind të këtyre fëmijëve e kalojnë këtë fazë deri në moshën pesë vjeç, nuk ka ndonjë kurë për belbëzimin nëse vazhdon përtej kësaj moshe.

Nuk ka shërim për mbajtjen e gojës dhe askush nuk e di nga se shkaktohet, megjithëse besohet se trashëgimia dhe tani temperamenti luajnë një rol. Fondacioni ndërkombëtar për belbëzimin vlerëson se deri në 60 milionë vetë në gjithë botën e kanë këtë problem.

Paaftësia për të komunkuar siç duhet sjell dëshpërim dhe zemërim dhe ndonjëherë edhe tërheqje, thotë profesor Edward Conture i Universitetit Vanderbilt në Nashville të Tenesisë: “Nuk mund të komunikosh kur të duash, apo atë që do të thuash dhe si të duash. Dhe gjithkush mund ta kuptojë sesa pa shpresë të bën të ndihesh një gjë e tillë”.

Doktor Conture ndoqi 111 fëmijë nga mosha dy në 5 vjeç. Është grupmosha kur bëhet më e qartë që dikujt i mbahet goja. Megjithëse studimi është bërë në Shtetet e Bashkuara, fëmijët ndjekin të njëjtën rutinë loje, mësimi dhe përpjekjesh në gjithë botën. Djemtë janë 3 herë më shumë të prirur sesa vajzat që të belbëzojnë.

Megjithëse ka një lidhje gjenetike familjare, doktor Conture arriti gjithashtu në përfundimin se shumë nga këta fëmijë bëhen më shumë emocionalë gjatë këmbimeve të një situate normale loje. Në përgjithësi iu desh më shumë kohë që të qetësoheshin pasi ishin nervozuar. Reagimet emocionale shkaktonin pastaj belbëzimin.

Doktor Conture thotë se prindërit dhe mësuesit mund të ndihmojnë duke krijuar një ambjent më qetësues, që i jep fëmijës kohë të mjaftueshme për t'u shprehur. Ata duhet gjithashtu të mos kritikojnë apo të zëmërohen kur fëmija nuk i nxjerr dot fjalët dhe të kërkojnë ndihmën e një terapisti të të folurit që të punojë me fëmijën. Me këto masa ka shpresa që fëmija ta kalojë këtë problem.


tiranaobserver
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Dhjetor 19, 2008, 08:28:14 PD »

Stresi, shkaktari kryesor i çrregullimeve neurologjike

Graviteti i stresit dhe rrjedhimisht shkalla e veprimit të tij mbi organizmin varet nga rëndësia, zgjatja, shpeshtësia, shumëllojshmëria, shkalla e ndërlikimit të kërkesave që i parashtrohen njeriut, etj. Sa më i zgjatur në kohë të jetë stresi, aq më i rë


Stresi, shkaktari kryesor i çrregullimeve neurologjike

Shkruar nga Elberta Spaho

Sëmundjet neurologjike shkaktohen nga çrregullime dhe shqetësime psikologjike, por në disa raste edhe nervore. Disa nga këto sëmundje neurologjike janë më të shpeshta me fillimin e stinës së nxehtë, por nuk mungojnë edhe rastet të cilat shfaqen vetëm në kohën e lagësht ose në stinën e ftohtë. Sëmundjet neurologjike janë më të shpeshta me fillimin e stinës së nxehtë dhe në varësi të kësaj edhe shqetësimet e pacientëve shtohen. Kohët e fundit është vënë re një shtim i vizitave ose urgjencave, të cilat i përkasin më tepër sëmundjeve të Epilepsisë, hemorragji cerebrale, por edhe sëmundje të tjera të cilat kanë të bëjnë me sëmundjet neurologjike kanceroze. Me fillimin e stinës së nxehtë edhe shqetësimet dhe rreziku është më i madh. Këto shqetësime këto kohët e fundit janë më të shpeshta tek moshat e reja, por nuk mund të veçojmë edhe moshat e vogla, porse kategoria më e prekur është grupmosha e parë. Një nga faktorët më të rëndësishëm që është shkaktar i kësaj sëmundjeje është edhe stresi dhe sipas specialistëve, nga studimet më të fundit ky është faktori për të cilin nuk mund të ketë një mjekim specifik, por vetëm trajtime më shumë psikologjike, teknologjia e të cilave ende nuk ka arritur në vendin tonë.

Disa nga faktorët që shkaktojnë çrregullime neurologjike

- Faktorët ushqyes si: çokollata, agrumet si portokalli, limoni, brumërat, djathërat, alkooli veçanërisht vera e kuqe, kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime të përpunuara.
- Faktorët hormonalë: menstruacionet, hipertensioni apo menopauza.
- Faktorët psikologjikë: presioni i larte i gjakut, dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimi i hundëve.
- Streset emocionale: zemërimi apo depresioni, emocionet e forta, shokimet, çlirimi i tensioneve, çlirimi nga streset.
- Streset fizike: mbilodhja, aktiviteti, ndryshimi i rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.
- Faktorët ambientalë: ndryshimi i klimës, lagështira, zhurmat, zërat e lartë, drita.

Migrena sëmundja më e përhapur neurologjike

Migrena është sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia gjenetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm. Kryesisht kap moshat 20 deri në 50 vjeç, veçanërisht seksin femër. Të rinjtë, vajzat dhe djemtë ndikohen nga shumë simptoma paralajmëruese deri në këtë moshë. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale. Femrat janë veçanërisht të prekura nga kjo sëmundje gjatë ditëve të paraardhjes së menstruacioneve si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë apo menopauzës. Mendohet se migrena shkaktohet nga çlirimi në gjak i një substance kimike të quajtur serotoninë, e cila shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru.

Shqetësimet emocionale, faktorë çrregullues

Shqetësimet emocionale mund të bien në sy në mungesën e vetëkontrollit ose mund të jenë të pazotë të rregullojnë sjelljen e tyre në rrethana apo situata normale. Duhen përfshirë në sjelljen e këtyre fëmijëve frika jonormale, haluçinacione dhe sjellje agresive, qoftë të dyja ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Shkaku i shqetësimeve emocionale nuk njihet, por shpeshherë lidhet me faktorë familjarë, socialë ose të mjedisit. Trajtimi në shumë raste mund të jetë i suksesshëm ose tek më e pakta të zhvillojë sjelljen e fëmijës. Në trajtim përfshihet gjithë familja, pediatër të sjelljes dhe zhvillimit, psikologë, psikiatër, punonjës socialë. Shumë sjellje më të buta dhe simptoma emocionale mund të menaxhohen me efektivitet, me një kujdes primar mjekësor.

Fëmijët me çrregullime emocionale

Shqetësimet emocionale në moshë të vogël janë të vështira për t'u dalluar. Ndërsa fëmija rritet, bëhet më e lehtë për të dalluar ekstremet e sjelljes duke përfshirë tërheqje domethënëse dhe shkëputje ose agresivitet të shkalles së lartë, e quajtur ndryshe sjellje destruktive. Mund të bëhet një trajtim i madh i variacioneve në karakterin e fëmijës normal. Për të vendosur që një sjellje është jonormale, është e rëndësishme që të njohësh se sa ka zgjatur kjo sjellje, sa shumë ka ndërhyrë në aktivitetin normal të fëmijës dhe situatat përreth problemit të sjelljes. Është e rëndësishme që trajtimi dhe kurimi i këtyre simptomave dhe çrregullimeve të para te fëmijët të bëhet që në fillimet e shfaqjes së sëmundjes duke parandaluar problemet e mëvonshme.

Sëmundjet e shkaktuara nga faktori stres

Janë disa sëmundjet e shkaktuara nga veprimi i faktorëve stresues, duke filluar nga ulçerat e stomakut, sëmundjet nervore dhe deri tek kanceret. Graviteti i stresit dhe rrjedhimisht shkalla e veprimit të tij mbi organizmin varet nga rëndësia, zgjatja, shpeshtësia, shumëllojshmëria, shkalla e ndërlikimit të kërkesave që i parashtrohen njeriut, etj. Sa më i zgjatur në kohë të jetë stresi, aq më i rëndë ka të ngjarë të bëhet ndikimi i tij në shëndetin e njeriut. Veprimi i faktorëve stresues bëhet më i rëndë kur këta veprojnë në të njëjtën kohë dhe kur janë radhitur e ngjeshur njëri pas tjetrit. Situata të tilla prodhojnë ose shpërthejnë sëmundje të ndryshme, disa edhe të rënda. Jo të gjithë njerëzit reagojnë në të njëjtën masë ndaj stresit.

tiranaobserver
Identifikuar


vili
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 7
62.00 Kredite

View Inventory
Send Money to vili

Shiko Profilin
« Pergjigje #4 : Prill 20, 2010, 06:06:42 MD »

pershendetje kam djalin 3 vjeqar por ka veshtiresi qe te flet disa fjale kjarte ,eshte nervoz dhe deshiron qe te gjitha deshirat te ja plotesojm ose gjuan me diq dhe qan shume .qfare mund te me keshilloni ju falemnderit
Identifikuar
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2985
9006.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #5 : Prill 21, 2010, 10:16:57 PD »

Pershendetje

Shqetesimi juaj eshte shume i natyres se zakonte,te gjithe femijet e kesaj moshe jane ne fazen e rritjes te te kuptuarit e gjerave ,andaj menyra me e mire do ishte qe te punoni ne te permirsuarit e te folurit qarte,ndersa ajo qe hedh ndonje gje eshte nga plotesimi i "tepert" i deshirave dhe menyra me e mire per t'i realizuar qellimet e deshirat e tije gjuan per te marre vemendjen tuaj.
Keshilla ime do ishte qe te punoni me te qe ato fjale qe nuk i shqipton qartazi t'i permirsoj gradualisht te tjerat kalohen vetvetiu me rritjen e tij.

 
Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.89 sekonda me 20 veprime.