psikologji.net
Nntor 24, 2014, 02:56:23 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Kujtesa - Esse  (Lexuar 7041 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Dhjetor 19, 2008, 08:41:46 PD »

Kujtesa

Njeriu ka nevoje te dije e te kujtoje. Te ngulise çdo dite ne trurin e tij nje lloj sasie me pershtypje, ide, te dhena qe do te duhej ti perdorte ne momente te caktuara te jetes si pika referimi e orientimi. Thuhet se çdo njeri vlen per aq sa di; por harrohet apo injorohet se nje njeri di aq gjera sa mundet te kujtoje. Nuk mund te shperfillet persosja e kujteses, nese mendohet te realizohet diçka e rendesishme ne jete.
Elementi me i rendesishem i kujteses eshte nenvetedija. Frojdi dhe literatura froidiane e kane vene si mode ne te gjitha shtresat e intelektualeve bashkekohore kete fakt. Megjithse, besoj, se jane te paket ata qe kane nje koncept teper te qarte per kete. E megjithate, nuk mund te hyjme ne studimin e kujteses e te rregullave qe percaktojne funksionimin e saj, nese nuk ndalojme pak mbi kete argument.
Psikologet aktuale kane vertetuar perfundimisht se vetem nje pjese fare e vogel e aktivitetit tone shpirteror eshte e vetedijshme: e tere pjesa tjeter lind e zhvillohet ne kete rajon te gjere te shpirtit qe quhet “nenvetedije”: rajon misterioz ne te cilin ropaten prej vitesh studiuesit, duke nxjerre prej tij, nepermjet kerkimeve te pasionuara, rezultate me rendesi themelore. I gjithe mendimi bashkekohor orientohet ne kete drejtim te ri. Jo vetem 90% e veprimtarive tona psikologjike – siç rezulton nga keto kerkime – zhvillohet ne mbreterine e nenvetedijes, por edhe ato veprime per te cilat jemi plotesisht te vetedijshem, kane rrenje ne te njejtin terren.
Kujtesa eshte pikerisht nje veprimtari thelbesisht e nenvetedijshme. Pershtypjet qe ne marrim e ruajme grumbullohen ne skajet e fshehta te pazbulueshme te nenvetedijes, me pershtypje te tjera te meparshme, e na mbeten, ndonjehere per periudha kohe shume te gjata: jave, muaj, vite.
Pjesa me interesante eshte qe ne studimet e nenvetedijes mbeten te ngulitura ne menyre te pashlyeshme elemente qe nuk do te dalin kurre ne drite, qe nuk do te transformohen kurre ne kujtime, por qe megjithate, do te ndikojne thellesisht mbi idete tona, mbi veprimet tona, mbi temperametin tone, mbi te ardhmen tone.

Nga E. Stërmasi - Psikologji.net
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Dhjetor 19, 2008, 08:43:50 PD »

Kujtesa Shqisore quhet depozita e kujteses ku futet fillimisht informacioni shqisor. P.sh. kur fotografi perdor blicin, vazhdon te shikosh drite edhe me pas. Kujtesa shqisore eshte celsi i funksionimit ne rregull te sistemit te kujteses. Gjate kohes qe jemi zgjuar ne jemi te ekspozuar ndaj nje numri te madh stimujsh shqisore ( pamje, tinguj, erera, shije dhe prekje).
Informacioni ne kujtesen shqisore eshte perfaqesim i stimujve te mjedisit, por i paperpunuar.
Kujtesa shqisore ka kapacitet te madh, por i mban kujtimet vetem per nje kohe te shkurter, me pak se 1sec.
Kujtesa ikonike. Kujtesa shqisore pamore, vazhdimi i shkurter i stimujve pamore quhet kujtese ikonike. Ikona eshte nje perceptim pamor i percaktuar, p.sh. kujtesa jone per nje shkronje apo fjale menjehere mbasi e kemi pare ate. Edhe kujtesa ikonike ka kapacitet te madh por kohezgjatje te shkurter.
Kujtesa jehone (ekoike). Vazhdimi i shkurter i stimulit degjimor pasi tingulli vete ka pushuar se vepruari quhet kujtesa jehone. Kujtesa jehone zgjat rreth 2sec. Pse zgjat me shume kujtesa jehone se ajo ikonike? Te folurit kerkon me shume kohe se te paret. P.sh. ne mund te shohim nje dyzine shkronjash ne 50milisec, por per te degjuar dike qe na i lexon duhet nje kohe me e gjate.

Pjesa e trurit qe merret direkt me kujtesen eshte Qarku i Papezit.

Perbehet nga :
Corpora mamillare
Fije nervore qe kalojne ne Columnae Fornicis dhe
Hippocampus si dhe
Corpora amigdaloidea.

Keto qe permenda jane struktura te vendosura thelle ne tru dhe merren me kujtesen afatgjate. Me kujtesen afatshkurter, ose kujtesen e punes sic quhet ndryshe merren pjese te tjera te lobit temporal dhe frontal, ne bashkepunim me njera tjetren.

Si rezervohen kujtimet ne tru?
Shkencetaret kane arritur te zbulojne molekula te vecanta, te depozituara ne Qarkun e Papezit, dhe pra kujtesa nuk eshte dicka abstrakte, ajo ka nje baze materiale, te zbuluar shkencerisht. Sasia e ketyre molekulave, qe jane "File"-t e kujteses tone e cila shtohet me kalimin e moshes ne kete pjese te trurit, sepse dhe kujtimet tona nga viti ne vit shtohen.

Nga E. Stërmasi - Psikologji.net
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Dhjetor 19, 2008, 08:45:40 PD »

Artikull për Kujtesën

Kujtesa e fëmijëve, thesar i paçmuar

Kujtesa ka të bëjë me depozitimin e informacionit që merret, ruajtjen dhe ripërdorimin e tij më vonë.

Procesi i kujtesës përkon me procesin e komunikimit, të të mësuarit dhe të ndërgjegjes.
Tek fëmijët kujtesa shpesh identifikohet me të mësuarit mirë të mësimeve, me të mbajturit mend përmendësh, por ata nuk e dinë se kujtesa ka të bëjë edhe me komunikimin e përditshëm, me zakonet dhe shprehitë, me njohjen e objekteve vetjake.

Në moshën parashkollore, mosha 3-6 vjeç, si dhe në moshën 6-11 vjeç është karakteristike kujtesa mekanike, që realizon futjen dhe riprodhimin e informacionit pa e përpunuar dhe pa e ndryshuar. Kjo lloj kujtese, siç dihet, ka shumë pak rendiment. Lloji i informacionit që riprodhohet më lehtë në këto mosha është informacioni që lidhet me kujtesën figurative ose shqisore.

Fëmija është shumë më tepër shqisor sesa verbal. Kur do të fiksosh diçka në mendjen e tij, është më mirë t’ia tregosh objektin sesa të përdorësh emrin e tij.

Në fillim të moshës 9-11 vjeç kujtesa konkrete fillon të alternohet me atë abstrakte. Kujtesa, sipas shqisave, në moshën e re shkollore paraqitet kryesisht në tre lloje: kujtesë pamore, dëgjimore e lëvizore.

Në moshën e fëmijërisë këto lloje kujtesash funksionojnë të përziera bashkë, si për shembull, përvetësimi i shkrimit dhe i këndimit bëhet nga fëmija duke alternuar të trija këto lloje kujtesash.

Pas moshës 9 vjeç kujtesa pamore e tejkalon kujtesën dëgjimore.

Kujtesa lëvizore gjithashtu është shumë efektive te fëmijët, sidomos kur shoqërohet me llojet e tjera të kujtesave. Të mësuarit e një vjershe përmendësh i shton të mbajturit mend pamor (të vendit ku ndodhen fjalët e vjershës, rreshtat).

Për kujtesën dëgjimore e pamore është bërë një vëzhgim me fëmijë të moshave të ndryshme. Atyre iu dha një material për ta përsëritur. Kur iu dha diçka për ta riprodhuar fëmijëve të moshës 6-8 vjeç, ata përsëritën 80% të materialit. Fëmijët e moshës 9-11 vjeç përsëritën 90% të materialit, kurse fëmijët e moshës 12 vjeç e përsëritën materialin 100%.

Duke pasur parasysh rolin e kujtesës mekanike në moshën e re shkollore, me interes shfaqet edhe roli i përsëritjeve gjatë procesit të të mësuarit. Kështu për shembull: mësimi i vjershës përmendësh, i alfabetit, i tabelës së shumëzimit është një mësim mekanik. Megjithatë, ajo që duhet pasur parasysh këtu është se përsëritja nuk duhet parë si një riprodhim mekanik i të njëjtit veprim.

Përsëritja që ka efekivitet duhet të ngrihet nga njëra përsëritje te tjetra, duke u bërë gjithnjë e më ekonomike, duke shmangur harxhimet e padobishme të gjesteve, të kohës. Maksimumi i asaj që arrihet me përsëritje të shumta është një regjistrim e ruajtje për një kohë të shkurtër të informacionit dhe një harresë e shpejtë. Ashtu si edhe për kujtesën afatgjatë, edhe për kujtesën afatshkurtër përforcuesja më e mirë është praktika, pra, vënia në zbatim të asaj që është mësuar. Përsëritjet në moshën e re shkollore janë shumë të rëndësishme. Sa më i madh të jetë numri i seancave, aq më i lartë do të jetë rendimenti i të mbajturit mend. Ndërkaq, për të shmangur harresën, intervalet e pushimit s’duhet të jenë të gjata. Duke krijuar intervale pushimi në mendje krijohet një ide e qartë dhe materiali nis të kuptohet, edhe pse të kuptuarit lidhet ngushtë me ruajtjen në kujtesë të një strukture të qartë të informacionit. Është e domosdoshme të kombinohen lëndë të natyrave të ndryshme gjatë të mësuarit. Pas leximit të mësohet matematika, pas matematikës gjuha, etj. Aftësia e fëmijëve për të fiksuar fraza e fjali abstrakte ndryshon nga mosha në moshë.

Shkaqet e fiksimit dhe të ruajtjes keq të informacionit në kujtesën e fëmijëve duhen kërkuar në mësimin e ndërprerë, pasi mësimet nuk mësohen deri në fund me po atë interes. Vëmendja ka pasur ulje e ngritje, njohuritë kanë pasur boshllëqe, sepse fëmija nuk i ka vënë detyrë vetes t’i mposhtë vështirësitë deri në fund dhe është kënaqur me një sukses të pjesshëm.

Këtu del si detyrë që fëmija të kontrollohet gjatë studimit ose në përfundim të tij. Mësimi më tepër regjistrohet pjesërisht, përvetësohet pjesërisht dhe ruhet në mënyrë të shpërndarë në kujtesë, si rrjedhojë ai nuk mbahet mend.

Faza e riprodhimit është e lidhur ngushtë me një nënfazë të saj, me njohjen. Kjo fazë përqendrohet në aftësinë për të njohur, për të mbajtur mend dhe për të rikujtuar një informacion. Është e kuptueshme se njohja realizohet më shpejt se riprodhimi, sepse njohja realizohet me anë të perceptimit. Pra, për fëmijët është më e thjeshtë të njohin sesa të riprodhojnë. Të mbajturit mend të fëmijës mund të kontrollohet edhe me anë të recitimit.

Nga eksperimentet e ndryshme është parë se fëmijët e moshës 6-8 vjeç mund të riprodhojnë në çast figura gjeometike e fjalë në masën 80%, kurse fëmijët e moshës 9-10 vjeç arritën të riprodhojnë në masën 90%.

Në moshën 6-8 vjeç ka një prirje të theksuar për të fantazuar. Fëmijët kanë dëshirë për të sajuar gjithçka. Kjo imagjinatë pengon riprodhimin me vërtetësi të informacionit, por sidoqoftë një fëmijë me imagjinatë të tillë nuk ka kujtesë të dobët. Ata regjistrojnë shpejt dhe fakti që i shtojnë diçka informacionit do të rregullohet me kalimin e kohës. Fëmijët, shpesh, pa marrë një informacion të saktë kalojnë në një informacion tjetër dhe kështu informacionet e marra jo siç duhet e humbin sensin e drejtimit kyesor. Një nga elementët që e dëmtojnë kujtesën është çrregullsia, mungesa e aftësisë dhe e dëshirës për të renditur njohuritë e marra. Ky tipar vihet re te fëmijët e shkollave fillore. Fëmijët me një karakteristikë të tillë mbajnë mend pak dhe në mënyrë të çrregullt. Me këta fëmijë duhet punuar më parë për ndryshimin e veçorive të tjera në lidhje me karakterin e tij.

Të tjerët janë mësuar të punojnë sipas skemave që i kanë huazuar nga të rriturit. Faza e ruajtjes së kujtesës së tyre funksionon relativisht mirë, informacioni ruhet mirë. Ruhet më mirë ai informacion që përsëritet me të njëjtat gjeste, fjalë. Por kur atyre u jepet një informacion i ri për ta riprodhuar, truri i tyre bëhet i paaftë për riprodhim.

Pjesa më e mirë e fëmijëve të kësaj moshe janë të rregullt e sistematik dhe për më tepër kujtesa e tyre funksionon shumë mirë dhe ruan çdo gjë. Ata pranojnë çdo vërejtje të të rriturve gjatë kryerjes së detyrave të shtëpisë, janë të vëmendshëm, s’humbasin asgjë nga ajo që u thuhet. Tipa të tillë hasen më shumë në moshën 9-11 vjeç, që u takon klasave të tretë dhe të katërt të shkollës tetëvjeçare. Këta tipa fëmijësh shpesh ngatërrohen me tipin e fëmijës tepër të butë, që në të vërtetë haset shumë rrallë.

Te fëmijët e parë është e vështirë për mësuesin a edukatorin të kuptojë arsyetimin, të menduarin, kujtesën e tij. Ai të krijon idenë se regjistron çdo gjë që thuhet e dëgjohet, por nuk është ashtu. Pranimi i çdo gjëje është tregues i mungesës së vëmendjes dhe i mungesës së regjistrimit të informacionit, ose i një kujtese që regjistron në mënyrë mekanike dhe aspak me logjikë. Ai ka mungesë interesash dhe pasioni, prandaj ai meriton vëmendje të përhershme. Paqëndrueshmëria e vëmendjes, dobësia e saj janë gjithashtu një faktor tepër negativ për kujtesën e fëmijës.

Nga mosha 9-10 vjeç fëmijët fillojnë të shfaqin interesa për fusha të caktuara të dijes. Kjo vërehet edhe në rastet e përvetësimit më mirë ose më me kënaqësi të lëndëve të ndryshme. Interesat e veçanta i japin përparësi edhe llojeve të veçanta të kujtesës.

Një tjetër karakteristikë e moshës 6-7 vjeç është edhe ngatërrimi i kohëve të veprimeve, të së tashmes me të shkuarën dhe me të ardhmen.

Ky ngatërrim i ngjarjeve dhe i kohës ka të bëjë me faktin se kujtesa është e dobët dhe nuk mund të ndërtojë lidhje shkakore dhe kohore që i nevojitet kujtesës logjike. Por kjo gjendje ka edhe një shpjegim tjetër, që fëmija është i paqëndrueshëm nga ana emocionale, si rrjedhim ngjarjet duke mos u përjetuar thellë harrohen lehtë. Edhe diçka që krijon emocione të larta te fëmija le mbresa vetëm për një kohë të shkurtër. Fëmijët e vegjël gërshetojnë përjetimin e së tashmes me gëzimet dhe hidhërimet. Ai e ka të vështirë të kujtojë të kaluarën apo të mendojë për të ardhmen.

Me interes do të ishte të dihet se në ç’moshë fillojnë të regjistrohen te fëmija kujtimet që mbahen mend edhe kur rritet. Mendohet se këto kujtime i përkasin moshës 3-5 vjeç. Është një moshë që ruan gjithçka. Por në moshën 5-7 vjeç një pjesë e mirë e këtyre kujtimeve zhduken, duke ngelur vetëm një pjesë e kujtimeve që ruhen deri në moshë të thyer. Ka një grup njerëzish që pohojnë se kanë kujtime që nga mosha 2 vjeç, kurse për grupin tjetër kujtimet filllojnë në moshën 7-8 vjeç. Ai grup që kujton mirë periudhën e fëmijërisë së hershme ka filluar të flasë tepër shpejt, kurse grupi tjetër, ose ka folur vonë, ose ka pasur shumë vështirësi në shqiptimin e fjalëve. Pra, mund të themi se gjuha është baza e zhvillimeve psikike të inteligjencës njerëzore.

Aftësia e fëmijëve për të emërtuar objektet që i rrethojnë apo emocionet që ata provojnë tregon se kujtesa e tyre funksionon mirë. Ka fëmijë që flasin në mënyrë korrekte. Te këta fëmijë mendohet se lidhja midis emocioneve dhe fjalëve që përcaktojnë ato të jetë e fortë. Ky do të ishte edhe shpjegimi i kujtesës së fortë te disa njerëz. Fëmijët, që në moshën 2-3 vjeç, me zhvillim të parakohshëm, që flasin si të rritur, e kujtojnë mjaft mirë këtë moshë. Prandaj, është mirë që fëmijët të nxiten të thonë gjithçka me fjalë. Ai edhe mund të gabojë, por duhet të korrigjohet. Kështu kujtesës i bëhet shërbimi i duhur, duke u zhvilluar edhe lloji i saj verbal.

Nga eksperimentet e bëra me nxënësit e tetëvjeçares u pa se, kur nuk ndihmohen nga fakte për të aktivizuar receptorët, ata kujtonin me vështirësi. Më së shumti ata kujtonin moshën 3-4 vjeç dhe më rrallë moshën 2-3 vjeç. Nga ritregimet e tyre gjejmë zmadhime e zbukurime, por edhe zbehjen e detajeve. Shpesh, ngarjet lidheshin me sëmundje, vdekje të njerëzve të afërm apo me diçka të bërë për herë të parë dhe që ka lënë mbresa për fëmijën.

Pra, këto kujtime kanë vlerën e tyre, pasi me to bëhet lidhja me të tashmen dhe me të ardhmen, dhe janë tregues i karakterit të fëmijës, të një periudhe pa paragjykime, pra, të një kujtese origjinale.

Për të mbyllur këtë punim me pretendime shkencore nxjerr si konkluzion se, përveç punës me të rriturit, për t’i shëruar ata nga sëmundjet psikike si: skleroza apo muret e kujtesës, duhet punuar me fëmijët, që ata të kenë një kujtesë të mirë.

Entela Hidri
Revista Familja 2004

Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Dhjetor 19, 2008, 08:49:46 PD »

Material shtojcë

Kujtesa Fleksibile

Prof. Dr. Eric (shqip. Erik) R. Kandel i Universitetit Kolumbia (Columbia University) në Nju Jork (New York) të ShBA-së mbahet si "Einstein (shqip. Ajnshtajn) i hulumtimit të trurit". Në vitin 2000 ai mori Çmimin Nobel në Mjekësi për hulumtimin e tij mbi themelet e mendjes. Në një kërmill tepër të thjeshtë, që zotëron qeliza të veçanta nervore, "lepurin e detit" (shkc. aplysia), ai zbuloi proteina të cilat krijojnë kujtesën afatgjatë.

Ai ka gjetur atë mbi të cilën edhe Freud (shqip. Frojdi) kishte pasur një ide se kontaktet midis qelizave nervore, sinapset, nuk janë fikse por fleksible. Ato mund të ndërrojnë vend dhe këtë e bëjnë të shtyra nga të mësuarit dhe kujtimet. Ky është një parim i përgjithshëm.

Immanuel Kant duhet të ketë qenë i pari që përmes të menduarit ka kuptuar se truri lind i ditur, me një program të vetin. Sot e dimë që ashtu është, thotë Kandel i cili nga ana e tij adhuron si Freud'in ashtu edhe Kant'in. Truri ka programe që nuk janë krijuar nga përvoja. Këtë mund ta shohim edhe gjatë zhvillimit të trurit ku shumë prej zhvillimeve janë të programuara gjenetikisht. Këtë Kant e ka quajtur "paradije", dije të brendshme dhe Kandel e ka parë përmes eksperimentesh me lepurin e detit ku ka dalë se ky kërmill i madh deti, me një trup të një maceje të vogël e me qeliza nervore të pakta por të mëdha, lind me atë arkitekturë refleksesh që ka. Por a mundet ky kërmill atëherë të mësojë diçka nga përvoja ?

Filozofi britanik John Locke (shqip. Xhon Lok) ka thënë se shumë në jetë vjen nga të mësuarit. Kandel ka zbuluar se lepuri i detit mund të mësojë shumë gjëra. Kjo pasi me të vërtetë arkitektura e reflekseve është me të lindur por të mësuarit është hapi tjetër, një shtresë tjetër që krijohet mbi arkitekturën e reflekseve dhe që mund të ndërrojë elementet e kësaj arkitekture duke i bërë më të forta apo më të dobëta.
Kandel thotë se ai është evolucionist dhe se Darwin (shqip. Darvini) ka pasur të drejtë. Nëse një mekanizëm i jep përparësi organizmit atëherë ky ruhet dhe përcillet tek brezat e tjerë. Po ashtu të mësuarit dhe kujtesa janë shumë të rëndësishme kështu që çdo kafshë sado e vogël duhet t'i ketë. Ato duhet të dinë se ku të gjejnë ujë, ushqim, ku janë armiqtë, ku janë miqtë. Gjithkush duhet ta dijë këtë.

Truri është më i shpejtë se vetëdija

Njeriu merr një vendim dy milisekonda e gjysmë përpara se të jetë i vetëdijshëm mbi të. Ky mund të shihet në formën e një shtyse të vogël elektrike.
Por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi vullnet të lirë por tregon se ky vullnet i lirë nis me diçka të pavetëdijshme. Edhe Freud'i ka thënë se shumë nga ajo që bëjmë vjen nga pavetëdija.

Një shembull është gjuha e folur. Ne nuk dimë nëse gjuha që përdorim është e rregullt nga ana gramatikore, se ku është folja apo emri, se a jemi duke përdorur një folje apo emër në fjalinë që po themi, mbi këtë jemi të pavetëdijshëm por ia arrijmë të merremi vesh me tjetrin pasi gjuha që flasim është njëfarësoj korrekte, ndonëse ndoshta jo në mënyrë të përsosur.
Truri ka një kore të jashtme që quhet korteks cerebral. Ky është i ndarë në katër rajone. Njëri prej tyre është korja ballore (korteksi frontal). Ky merret me vullnetin e lirë, me veprimet, me kujtesën tepër afatshkurtër dhe është sintezë e proceseve më të larta mendore.

Truri rindërton gjithçka mbi të dhëna tepër të kufizuara. Të dhënat atje jashtë janë të plota por truri përdor vetëm një sasi të kufizuar të tyre. Kështu atij i duhet gjithnjë t'i plotësojë me hamendësime. Gjatë plotësimit bëhen gabime pasi truri ka kufirin e tij.


Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Dhjetor 19, 2008, 08:55:47 PD »

Kujtesa Afatshkurtër

Eshte mbajtje ne mend e asaj qe degjohet dhe shihet per nje kohe shume te shkurter pas degjimit ose te parit te saj (pas 10-20 sekondash). Kujtesa afatshkurter mbeshtetet ne magazinen e te dhenave shqipsore. Ne magazinen e te dhenave shqipsore te dhenat nuk perpunohen. Nje numer shum i vogel i ketyre te dhenave mbartet ne kujtesen afatshkurter. Kujtese afatshkurter eshte ajo kur pas degjimit te nje numeri te telefonit te nje miku tend jemi ne gjendje ta mbajme mend deri sa ta kerkojme at numer ne aparatin telefonik. Por po qe se duhet ta perserisim kete numer ne aparatin telefonik nuk jemi ne gjendje ta bejme kete pa e degjuar edhe nje here apo pa e shikuar ne fletore apo ne liber te numrave te telefonit. Kujtesa afatshkurter ruan rreth shtate te dhena brenda vetem 15 sekondave. Kujtesa afat shkurter quhet edhe kujtes operative dhe luan rl te rendesishem per sigurimin e te dhenave dhe te informacioneve te ndryshme per kujtesen afatgjate.

Kujtesa Afatgjatë

Perben funksionin kryesor te kujteses. Kujtesa afatgjate shfaqet ne ruajtjen e te dhenave te perpunuara nga kujtesa afatshkurter dhe te bartura ne magazinen e kujteses afatgjate e cila qendron deri ne mbarim te jetes se njeriut.
Mirpo kalimi i te dhenave dhe i informacioneve nga kujtesa afatshkurter ne kujtesen afatgjate varet nga shume faktore te natyres psikologjike. Keta faktore jane : motivet, vemendja, te kuptuarit e lendes etj. Shume te dhena dhe informacione permbajtjesh te ndryshme te cilat njeriu i konsideron te harruara, gjenden te vendosura ne magazinen e kujteses afatgjate por njeriu keto nuk arrin ti nxjerr nga kjo kujtes per shkak te mungeses se strategjise se vendosjes dhe te nxjerrjes se tyre ne ose nga kujtesa afatgjate. Strategjia e ketill eshte e varur nga perpunimi i ketyre ne kujtesen afatshkurter. Njeriu qe arrin ti angazhoj operacionet e te menduarit per perpunimin e et dhenave dhe te informacioneve te kujteses afatshkurter i perforcon te dhenat dhe informacionet e ndryshme ne kujtesen afatgjate dhe di ti kerkoje, por dhe ti gjeje lehte dhe shpejte. Ne procesin e kalimit te te dhenave dhe informacioneve prej kujteses afatshkurter ne kujtesen afatgjate nuk mund ta ndihmoj njeriun askush tjeter perpos aktivitetit te tij intelektual para se gjithash aktiviteti mendor i tij dhe proceset e nderlikuara te ketij procesi. Kujtesa afatgjate sikurse edhe ajo afatshkurter edhe me faktorin e qellimshem te njeriut. Njeriu qe nuk i ve vetes per qellim qe te pervetesoj nje permbajtje pavarsishte nga mundi intelektual dhe nga angazhimi i tij nuk mund te siguroj kalimin e te dhenave dhe te informacioneve prej kujteses afatshkurter ne kujtes afatgjate. Mbi kete baze flitet edhe per Kujtesen e Qellimshme dhe per Kujtesen e Paqellimshme te njeriut. Kujtes e paqellimshme eshte mbajtja ne mend e atyre te dhenave dhe e infrmacioneve qe na imponihen nga jashte dhe kete e detyrojne veqorite e theksueshme te dukurive dhe te trupave te jashtem. Por ne psikologji sidomos ne Psikologjine e te mesuarit flitet zakonishte per kujtesen e qellimshme. Sipas permbajtjes se landes qe mbahet ne mend dhe riprodhohet ne psikologji behet dallimi ndermjet llojit te kujteses levizore (motorike) dhe kujteses mentale.

Kujtesa Levizore (motorike)

Eshte mbajtja ne mend dhe riprodhimi i levizjeve edhe i sistemit te tyre,
qe lidhet me shprehi dhe me shkathtesi.
Ketu kemi te bejme me mbajtje ne mend dhe me riprodhim te levizjes te mesuara ne mbeshtetje te ushtrimeve te shumta.

Kujtesa Mentale

Ka te bej me mbetjen ne mend me rinjohjen dhe me riprodhimin e permbajtjeve psikike mendore dhe ndijore sikurse edhe me kursimin e perseritjeve per te mesuarit e tyre. Kur permbajtjet mendore te shprehura ne proze ne poezi me gjuhe shkencore me gjuhe popullore ose me gjuhe letrare i kuptojme dhe kuptimin e tyre e mbajme ne mend dhe e riprodhojme atehere at e quajme Kujtese Semantike. Mbajtjen ne mend dhe riprodhimin e thjeshte te te dhenave dhe te informacioneve pa u angazhuar ne kuptimin e lidhjeve dhe te raporteve ndermjet tyre e quajme Kujtes Mekanike. Ne kete kategori hyn edhe mbajtja ne mend dhe riprodhimi i fjaleve te nje fjalori te shkurter te gjuhes se huaj pa e ditur domethenien e tyre dhe pai lidhur keto ne fjali te veqanta pastaj e numrave etj.

Kujtesa Ndjenjore

Eshte lloj i veqante permbajtesor i kujteses. Me kete nenkuptojme mbajtjen ne mend dhe riprodhimin e gezimit, te pikellimit, te frikes etj. por mbajtja ne mend dhe riprodhimi i tyre ndahen veshtire nga mendja ne mend dhe nga riprodhimi i shkaqeve te tyre. Prandaj sot flitet kryesisht per kujtesen ndjenjore dhe per bazen e saj ne kujtesen mentale.

FSH

Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #5 : Shkurt 21, 2009, 03:45:43 PD »

Kujtesa Shqisore (Memoria Fotografike)

Memoria Fotografike ose kujtesa shqisore, pra nje depozite e kujteses ku futet informacioni shqisor.
Nje ngacmues nga mjedisi qe na rrethon vazhdon te veproj per nje kohe te shkurter ne sistemin tone perceptues nervor edhe pasi te jete nderprere. Nje shembull i shumeperdorur per kete gje eshte fotografi kur perdor blicin. Edhe pas shkrepjes se aparatit fotografik ne mund te shikojme drite edhe per pak çaste. Stimuli eshte blici i aparatit.

Vazhdimesia perceptuese e nje ngacmuesi(blicit) pas nderprerjes se tij ne mjedisin rrethues quhet gjurma e stimulimit.
Kujtesa shqisore vepron si nje regjister ne sistemin e kujteses. Ne perballemi perdite me nje numer te madh stimujsh shqisore, si psh; vizuale, erera, tinguj, shije, prekje, etj.

Ne vetvete kujtesa shqisore ndahet ne ate pamore dhe degjimore.
Ne kujtese pamore (vazhdim i shkurter i stimujve pamore) ben pjese Kujtesa Ikonike e cila ka nje kapacitet te madh por nje kohezgjatje te shkurter( me pak se 1sec).
Kujtesa jehone(ekoike). Vazhdim i shkurter i stimulit degjimor edhe pasi tingulli ka pushuar se vepruari. Sipas studiuesve kjo zgjat rreth 2sec.

Kujtesa afatshkurter dhe ajo afatgjate dallojne me kujtesen shqisore.
Psh, kujtesa afatshkurter ka kapacitet shume te kufizuar ndryshe nga kujtesa shqisore e cila ka kapacitet shume te madh. Kohezgjatja arrin deri ne 30sec. Informacioni mund te mbahet me gjate i depozituar ndryshe nga depozita shqisore.

Primare ne KASH jane: vemendja selektive(selektimi i info. qe na intereson), kuptimshmeria(vlera informative e materialit).
Njeriu mund te mbaj mend deri ne 7 elemente te informacionit. Kjo eshte arsyeja pse mund te mbajme mend me me lehtesi nje nr. tel me 7 shifra, per kohen qe na duhet nga te paret e numrit e deri tek berja e telefonates.

Eksperimenti per te cilin ka folur Anxhi ka te bej pikerisht me regjistrimin e sa me shume objekteve ne sistemin e kujteses ne nje kohe te shkurter.

Kjo eshte kujtesa shqisore pamore (ikonike) per te cilen fola me siper.
Ai eksperiment tregon ate qe quhet kohegjatesia e kujteses se çastit

Psh, George Sperling beri nje eksperiment klasik qe me 1960-en.
Ai ishte i interesuar te percaktonte nivelin e te parit gjate nje ekspozimi fare te shkurter.

Eksperimenti

Sperling i vuri perpara disa individeve nje numer shkronjash.

X B R G
P S L C
Z N T P

Keto individe duhet ti hidhnin nje sy shkronjave per 1/20 e nje sekonde dhe duhet te perpiqeshin te kujtonin sa me shume shkronja qe te ishte e mundur.

Nqs do jeni si shumica e individeve, ju do mund te mbani mend nje mesatare elementesh 4.3 nga 12 te paraqiturat.
Pra kjo eshte matja e kohegjatesise se kujteses tuaj te çastit.

Me pas vazhdohet me nje tjeter proçedure te eksperimentit.
Individeve u kerkohet te bejne nje raportim te pjesshem. Te kujtojne nje rresht te caktuar te grupit te shronjave.
I tregohet secili rresht duke e shoqeruar me nje ton te ndryshem zeri.

Psh, rreshti i siperm - ton i larte i zerit
rreshti i mesem - ton i mesem i zerit
rreshti i poshtem - ton i ulet i zerit

Nqs kerkesa e dhenies se elementeve shoqerohesh me nje ton te caktuar, vihesh re se individed mbanin mend 3 ose 4 nga elementet e rreshtit.
Sperling, arriti ne perfundimin se ne kete menyre individet mbanin mend nje mesatare prej 9.1 nga 12 elementet.
Ai vuri re gjithashtu se nqs vononte ti pyeste, individet arrinin te kujtonin ne nivelin 4.6 elemente.

E. Stërmasi - Psikologji.net
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.138 sekonda me 21 veprime.