psikologji.net
Shtator 15, 2014, 05:27:37 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: JETA JONE E QELLIMI SAJ.........  (Lexuar 1611 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
sweety heart
Anëtar i ri
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 67
583.00 Kredite

View Inventory
Send Money to sweety heart

beatiful girl


Shiko Profilin WWW
« : Korrik 02, 2011, 04:29:08 PD »

SI E KONCEPTONI JU JETEN ,? CFARE ESHTE JETA PER JU ? CILI ESHTE QELLIMI I NJEREZIMIT PER JETEN? KA SHUME PYETJE RRETH JETES.
A E DIME SE CFARE ESHET JETA NE TE VerTet OSE SI E ARGUMENTOJME APO SHOHIM NE JETEN TONE ?.
A MUND TE ME THONI MENDIMET TUAJA , E TE DISKUTOJME MBI TO ?
Identifikuar

-----------------------------------------
just dance, laugh, love, life!
----------------------------------------

Do ta dish nga vij? Nga nje vend qe quhet Shqiperi...
Nje vend qe shquhet per trimeri...
Aty ku gjaku nuk falet, por lahet para se te thahet..
Toka qe me dha emrin shqiptare e pa
sweety heart
Anëtar i ri
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 67
583.00 Kredite

View Inventory
Send Money to sweety heart

beatiful girl


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Korrik 02, 2011, 04:29:38 PD »

Lumturohemi me faktin qe jetojme ne kete jete, qe na pushton fort nen krahet e saj dhe na dhuron emocione te paimagjinuara, embelsohemi me freksine dhe aromen e puthjeve qe na dhuron dashuria e jetes sone, meditojme dhe enderrojme per dicka me shume, gjithmone me shume, sa here i afrohemi nje pragu me te larte, perseri nuk ngopemi me deshiren per te shkuar me tej, kjo eshte te jetojme si njerez, te llogjikojme si njerez, te edukohemi si njerez dhe te enderrojme dhe veprojme si te tille.

Jetojme, perse jetojme 
Qellimi i gjithesecilit eshte te leme "gjurme" ne kete toke. Te ndihet emri yne ne kete jete, te mundohemi qe nepermjet inteligjences, zgjuarsise, kureshtjes, hamendesise, ironise, kenaqesise, dashurise, praktikes dhe veprave tona, te luftojme per nje jete me te mire. Jetojme qe brezat qe vijne ta shohin me nostalgji punen dhe veprat e te pareve te tyre, dhe te luftojne dhe ata qe jeta e pasqyruar ne shpirtin e stermunduar te nje brezi te meparshem, te gjeje perkrahje, mbeshtetje dhe te mos sugjestinohet nga frika e ekzistences se nje pesimizmi qe kerkon te shuaje nje planet te tere.

Pse kemi lindur ne kete bote 
Shpesh gjykojme se lindja jone ka qene e kerkuar nga te tjere dhe jo nga ne, shpesh hidherohemi me faktin qe ne jemi pjelle e nje ngjarje te emetuar nga shkarkime te fuqishme emocionale dhe erotike, qe pushtuan nje nate vere, dimri, vjeshte apo pranvere mendjet apo zemrat e prinderve tane. Shume here e shohim jeten te mbeshtjelle nga ajo guacka e ledhatuar e duarve te prinderve, e sjelljes se influencuar te ambjentit perreth, dhe shpesh nxitojme ne arritjen e konkluzioneve te personalizuara nga nje llogjike e paster e pa sterilizuar dhe pasterizuar me pare nga shoqeria qe na embelson apo hidheron me fjalet dhe veprimet e saj.

Kemi lindur ne kete bote, per ti sherbyer te mires se njerezimit, edhe pse egoja njerezore, kerkon qe ne rradhe te pare te arrije te mirat individuale, perseri kjo gje e pare ne nje kendveshtrim me te gjere, dhe me te fokusuar, gjithe perpjekja e tij, gjithe ai vullnet, sakrifice, force te vendosura dhe te ofruara ne shoqeri, kane nje rol shume te rendesishem, ate te cuarjes se shoqerise drejt principeve me te larta te jeteses. Njeriu per njerine eshte bishe, por eshte pikerisht kjo bishe e stervitur inteligjente, qe ne saje te zgjuarsise se saj arrin te emetoje me force, zjarr, dashuri, dhembshuri dhe zemergjeresi, e ne te njejten kohe behet burim i nje ndjenjeje te nje cmire te jashtezakonshme ne syte e personave te tjere, duke i bere ata te gjykojne mbi jeten e tyre, dhe te kerkojne me shume, duke nxitur tek ata shpirtin ambicioz, deshiren per te arritur dicka me te mire, per te arritur edhe ata majat.

Ambicje e kushtezuar nga nje fakt pozitiv per mbare njerezimin, duam te korrim suksese, duam te jemi te paret, duam qe askush te mos jete mbi ne, dhe te jemi ne ata qe komandojne, e pra nese cdo kush synon majat atehere edhe e ardhmja do te jete me e mire, se ne saje te ketyre perpjekjeve te gjithsecilit per te bere dicka me te mire per jeten e tij, ne menyre te pandergjeshme ai krijon mundesira te reja, dhe shpresa te reja per brezat e ardhshme.

Jetojme, luftojme, krijojme, ndertojme, nje te ardhme qe te jete shembull per te gjithe, edhe pse shpesh e lyer me gjakun e kuq te sakrificave njerezore, kjo e ardhme duhet te jete e denje per brezat qe do te vijne.

Jetojme per te ndihmuar ate qe ka me shume nevoje. Shpesh hidherohemi duke pare mijra persona te lenduar, persona te deshperuar, persona pa familje, pa strehe, pa te ardhme, pa para, pa pranine e nje njeriu te dashur, qe ti shtrengoje fort ne gjirin e tij dhe ti japi ngrohtesi. Jetojme ne nje jete qe eshte shume kapricioze dhe qe nuk te afron prane vetes, por te qendron e ftohte, e eger, e ashper, e dhunshme, shpesh e pafajshme ne sjelljen e saj, dhe e kushtezuar nga veprimi i disa personave qe deklarojne se jane ata qe do ti vijne ne ndihme paqes, mirekuptimit, tolerances, dashurise dhe nje te ardhmeje me te mire.

Duam te jemi te lumtur, duam te jemi te paret, duam te arrijme cdo gje qe enderrojme dhe deshirojme, duam te duhemi, duam te na jepet ngrohtesi, duam qe te gjejme mirekuptim, po valle ku po i kerkojme keto? Nese nuk alternojme vizionin e fantazise se llogjikes sone me dashurine e emetuar me force, zjarr dhe pasion nga zemra jone, atehere jeta do te jete vetem nje vazhdueshmeri e njetratshme e nje vije fundi i se ciles eshte toleranca zero.

Jeta eshte e bukur, jeta eshte e dashur, jeta eshte e mbushur plot gezim e hare, por qe te arrish te futesh ne zemren e saj, ne te privilegjuarit e saj, duhet qe me pare te shikosh ne brendesi te vetes, dhe te kuptosh se cfare kerkon vertet te arrish ne te, cili je dhe si mund ta vesh zgjuarsine tende ne te mire te cdo kujt qe te rrethon, duke i bere mire vetes, por ne te njejten kohe duke i dhuruar dashuri, paqe dhe miresi dhe personave qe te rrethojne.

Mos e shikoni jeten si nje placke qe mund ta bleni dhe ta hidhni kur te doni, ajo eshte e vyer, e shenjte dhe e dlire. Portat e saj jane te hapura, por me pare duhet ti gjeni ato, per te arritur ate qe te gjithe deshirojme, nje te ardhme me te mire dhe me te lumtur, paqe, harmoni, dhe gezim.
Identifikuar

-----------------------------------------
just dance, laugh, love, life!
----------------------------------------

Do ta dish nga vij? Nga nje vend qe quhet Shqiperi...
Nje vend qe shquhet per trimeri...
Aty ku gjaku nuk falet, por lahet para se te thahet..
Toka qe me dha emrin shqiptare e pa
sweety heart
Anëtar i ri
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 67
583.00 Kredite

View Inventory
Send Money to sweety heart

beatiful girl


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Korrik 02, 2011, 04:29:51 PD »

Shume njerez meditojne ne lidhje me keto pyetje. E mundet qe njerez te ndryshem te pergjigjen ne menyra nga me te ndryshmet. Disa mund te thone se qellimi i jetes eshte te fitojne sa me shume pasuri. Le te supozojme se arriten te kene gjithe pasurine qe deshen, e cfare pastaj? Cili do te jete qellimi jetes se tyre ne kete pike?

Ne qofte se qellimi i jetes eshte te behesh i pasur, atehere nuk do te kishte me asnje qellim pasi te behesh i pasur.
Fakti eshte se njerezit kur arrijne qellimin e tyre per arritjen e pasurise ne kete jete humbin qellimin e jetes pas kesaj dhe kalojne ne tension te vazhduar duke vuajtur nga ndjenja e pavlershmerise se jetes. E si mundet atehere te konsiderohet pasuria qellimi i jetes? A mund te na garantoje pasuria per t'u ndjere i lumtur? Sigurisht qe jo.

Nje femije 5 vjecar sigurisht qe do te preferoje te kete nje loje te re sesa nje depozite te majme bankare. Nje adoleshent vlereson po ashtu me se shumti filmat, lojrat me video, pizat, shoqerimin me shoket, etj. Nje 80 vjecar nga ana tjeter preferon me mire te shpenzoje pasurine sesa ta mbaje per me vone, apo jo?! Pra duket se paraja nuk eshte qellimi ijetes se njeriut ne gjithe etapat e jetes se tij.
Identifikuar

-----------------------------------------
just dance, laugh, love, life!
----------------------------------------

Do ta dish nga vij? Nga nje vend qe quhet Shqiperi...
Nje vend qe shquhet per trimeri...
Aty ku gjaku nuk falet, por lahet para se te thahet..
Toka qe me dha emrin shqiptare e pa
sweety heart
Anëtar i ri
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 67
583.00 Kredite

View Inventory
Send Money to sweety heart

beatiful girl


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Korrik 02, 2011, 04:30:05 PD »

Qellimi kryesor ne jete eshte qe te jetojme me mire!

Qe te marrim prej dikujt, duhet te japim.
Qe te na duan, duhet te duam.
Qe te jesh i pritur, duhet te jesh mikprites.
Qe te jesh i degjuar, duhet te dish te degjosh.
Te jesh gjithmone i shoqeruar, duhet te jesh bujar dhe zemercelur.
Qe te jesh i kuptuar, duhet ne vete te jemi tolerant.
Qe te jetosh ne nje atmosfere te qete, duhet ne vete te jemi te qete dhe i shtendosur.
...Dhe keshtu e ka jeta. cdokush korre ate cka mbjell.
Identifikuar

-----------------------------------------
just dance, laugh, love, life!
----------------------------------------

Do ta dish nga vij? Nga nje vend qe quhet Shqiperi...
Nje vend qe shquhet per trimeri...
Aty ku gjaku nuk falet, por lahet para se te thahet..
Toka qe me dha emrin shqiptare e pa
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Korrik 03, 2011, 11:30:58 PD »

Shume shpesh hapen diskutime ne lidhje me qellimin e jetes, ekzistences.

Eshte e pamundur qe pyetje te tilla te marrin nje pergjigje perfundimtare, absolute. Kuptohet qe çdo qenie njerezore eshte unike ne llojin e saj. Asnje njeri nuk ka lindur me deshiren e tij e me per me teper nuk ka nje qellim te caktuar ne jete. Me rritjen dhe zhvillimin fizik e psikik, njeriu tenton te njihet me ambjetin qe e rrethon dhe fenomene te ndryshme qe has gjate rrugetemit te tij jetesor. Ne bashkeveprim me te tjeret njeriu fillon te njihet edhe me veten e tij. Po a eshte e mundur te njihet njeriu totalisht? Si mund te zbuloje veten njeriu kur ne dispozicion ve vetem nje perqindje mjaft te vogel te inteligjences e potenciait te tij?
Dihet qe jo vetem Jeta, por edhe gjithcka tjeter qe njeriu analizon (Qellimi i Jetes, etj), e analizon ne lidhje me veten e vet. Pra njeriu, kur analizon dicka, perdor veten si bosht dhe gjithcka rrotullohet rreth tij.
Perfytyroni nje qenie qe perdor 3% te kapacitetit mendor dhe me kryesorja, eshte jashtezakonisht e varur dhe e ndikuar shpirterisht, menderisht si dhe materialisht nga perfundimet qe mund te arrije. Eshte absurde pra qe te pretendohet nje pergjigje e sakte e perfundimtare.

Gjithe te mirat.
Identifikuar


IHTIANDER
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 4
32.00 Kredite

View Inventory
Send Money to IHTIANDER

0694810018


Shiko Profilin
« Pergjigje #5 : Gusht 05, 2011, 05:43:20 MD »

nese une krijoj nje shkumes, i vendos qellimin brenda dhe qellimi eshte TE SHKRUAJE ... po ashtu ne si qenie te krijuara qellimin na e vendos shpikesi yne apo krijuesi qe e kemi pagezuar me emrin Zot. Ai thote ne shkrimet e shenjta (kryesisht Bibel dhe Kur'an se qellimi i jetes se cdo njeriu eshte i ndare ne tre etapa te cilat ua da ne forme urdherese njerzve te pare apo sic quhen ndryshe TRE BEKIMET . 1-Behu i frytshem, 2-shumohu, 3-Domino. qe e perkthyer ne termat e 2011 d.m.th.me ne qender Dashurine e Zotit , te  krijojme nje karakter ideal, te krijojme familje ideale dhe te japim me te miren tone ne gjithe shoqerine.
Flm
Identifikuar

13/01/2013 A new age..........
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.273 sekonda me 20 veprime.