psikologji.net
Shtator 01, 2014, 04:54:54 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: inteligjenca  (Lexuar 3309 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
kris
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 6
60.00 Kredite

View Inventory
Send Money to kris

Shiko Profilin
« : Korrik 13, 2011, 06:10:40 PD »

 Fjala inteligjence vjen nga fjala latine INTERLLIGERE, qe domethene te organizosh ose te krijiosh relacione, ose nga fjala INTERLEGERE, qe domethene te krijosh marredhenie midis marredhenieve . Ky term u konfirmua nga Cicero dhe paraqiti funksionin dhe fuqine e mendjes per te krijuar lidhje dhe per te bere lidhje midis lidhjeve.
  Sokrati dhe Platoni kane menduar se inteligjenca eshte ajo qe ben njeriun te kuptoje me mire rendin e botes dhe te drejtoje me mire vetveten.
  Aristoteli, pohonte se shpirti dhe trupi jane te pandare. Sipas “parimit te qenieve te gjalla”, shpirti ka dy pjese: pjesa racionale dhe ajo jo racionale, domethene shfaqet dualizmi. Shpirti permban ide, dhe idete jane te konceptuara nepermjet inteligjences.
   Per Hegelin, inteligjenca eshte kujdestari i te gjithe jetes psikike – “e verteta dhe racionaliteti I zemres dhe deshires, gjendeshin vetem ne universalitetin e inteligjences dhe jo ne tipare te vecanta te sentimentit”. Per Montagne, inteligjenca formonte imazhe te gabuara per Zotin, njerezit dhe boten.
   Kanti e shikonte inteligjencen vetem nepermjet bashkimit me sensibilitetin, dhe vetem nga  nderthurja totale dhe absolute qe buron nga dija. Leonardo da Vinci kishte lidhur inteligjencen me sensibilitetin me perpara Kantit.
    Shopenhauer e shikonte inteligjencen si nenshtrim te vullnetit; si elementin e pare dhe themellor.
   Descartes e percaktonte inteligjencen si: “mjet per perfitimin e shkences perfekte te lidhur me nje pafundesi  gjerash”.
  Leibnitz I referohej inteligjences si nje shprehje e efortit progresiv te ndergjegjes.
  Charles Darwin, ne librin I tij “Origjina e specieve” pohon se “qenia njerezore eshte kurorezimi I progresit, dhe inteligjenca eshte ajo qe diferencon njerezit prej kafsheve”.
  Ne psikologji, Piazhe e pershkruan inteligjencen nepermjet nje teorie origjinale per fillesen dhe mekanizmat e te menduarit, te quajtur teoria operacionale. Ai ka krijuar disa stade operacionale te te menduarit si: stadi senso-motorik, paraoperacional, operacional konkret dhe operacional formal). Ai e pershkruante inteligjencen si nje zotesi te pergjithshme me nje baze gjenetike. Adaptimi konsiston ne ekuilibrin midis asimilimit informacional tek skemat qe ekzistojne, dhe akomodimi I imponuar prej informacioneve te reja qe nuk pershtateshin me skemat e vjetra. Masa e inteligjences eshte e barabarte me normat e akomodimeve qe lejonin  mirekuptimin dhe zgjidhjen e problemave. Nese asimilimi eshte siperfaqesor, dhe akomodimi (nepermjet perpunimit te informacioneve) behet ne menyre te ngadalte dhe te pamjaftueshme, atehere edhe ekuilibrimi i inteligjences eshte I pamjaftueshem.
    Ashtu si psikologjia u vu ne shenjester nepermjet laboratorit te pare psikologjik te Wundt-it, ashtu edhe fillesa e studimit te inteligjences paraqitet ne vitin 1883 nepermjet studimit te Francis Galton – “Inquiery into Human Faculty and its Development”.
   Teoria galtoniane, megjithese eshte paraqitur si mjaft jo shkencore, ka hapur rrugen per nje orientim ne fushen e inteligjences dhe inteligjences psikometrike.
  Galton mbeshtet teorine e tij ne tre ceshtje:
  Ne radhe te pare, Galton mendonte se inteligjenca ka dy elemente kryesore qe dallojne nje person inteligjent nga nje person me pak inteligjent: energjine (kapaciteti per te punuar) dhe sensibilitetin.
   Domethene nje person inteligjent ose performant ne disa fusha, ka nje kapacitet pune dhe nje nivel energjie shume me te madh, sesa nje person me pak inteligjent.   
  Sensibiliteti merr pjese ne performancen e inteligjences nepermjet kontributit te madh te informacionit. Kohe me perpara, njeriu ishte si nje “sfungjer informacioni” dhe jo si prodhues i informacionit. Ata qe thithnin me shume informacion ishin edhe me inteligjente. Galton vuri re se “idiotat” kane nje nivel me te ulet sensibiliteti, ne pergjithesi per dhimbje dhe per temperaturat ekstreme. Ai vuri re se sensibiliteti bie me kalimin e moshes, tek personat inteligjente dhe te moshuarit u konsideruan me pak inteligjente.
  Ne radhe te dyte, Galton I referohet inteligjences nga pikepamja sociale. I ndikuar nga filozofia sociale e Malthus, qe mbeshteste faktin se burimet jane te limituara dhe se njerezit konkurojne per keto burime, Galton pohon se eshte e drejte e personave inteligjente te mbizoterojne mbi personat me pak inteligjente.
  Ne radhe te trete inteligjenca shikohet nga pikepamja morale. Duke pranuar se qenia njerezore duhet te perparonte, Galton inkurajonte personat inteligjente te shtonin numerin e femijeve te tyre, dhe ne te njejten kohe mbante politika kunder shtimit te lindjeve nga personat me pak inteligjente.
   Personat me probleme mendore nuk arrijne te identifikojne ne menyre korrekte detyren, te planifikojne nje strategji per zgjidhjen e nje problemi ose te monitorojne veprimet te tyre.
   Binet dhe Simon kane bere dallimin midis dy lloje te inteligjences:
-   Inteligjenca ideationale – qe vepron nepermjet fjaleve dhe ideve, duke perdorur analizen llogjike dhe racionalitetit te fjales.
-   Inteligjenca instinktive – qe vepron nepermjet sentimenteve (ate qe ne e quajme inteligjence emocionale).
   Binet e dinte se aftesia per te arsyetuar dhe per te zgjidhur probleme rritej me rritjen e moshes. Ai testoi femije te moshave te ndryshme per te percaktuar aftesine e cdo moshe. Kjo e coi ate ne formimin e konceptit te moshes mendore – domethene cfare eshte I zoti te beje nje femije tipik I nje moshe te caktuar kronologjike (ne vite).

     Graham Wallas, ne librin e tij te “Psikologjise se krijimit” flet per kater stade te procesit krijues:
-   Pergatitja – stadi I akumulimit qe domethene kerkimi I informacioneve te fituara prej njeriut gjate historise se tij kulturale, dominuese , pra arsimi;
-   Inkubacioni – faza e pritjes, ku megjithese personi mbetet I lidhur me nje problem, terreni ku konfrontohet ndikohet nga faktore abisali;
-   Ndricimi – momentet kur shfaqet zgjidhja e problemit  ketu perfshihen aspektet kognitive dhe emocionale, domethene personaliteti i krijuesit;
-   Verifikimi – venia ne praktike e procesit krijues.
       Howard Gardner (1993) ka krijuar modelin e Iteligjencave te Shumefishta (Multiple Intelligences). Ai flet per shtate lloje inteligjencash:
1.   Inteligjenca vizuale hapesinore – Kjo lloj inteligjence perdoret me shume ne aktivitete si: ndertim, lexim, pikture, ekuiliber, interpretim I disa imazhe;
2.   Inteligjenca verbale-linguistike – Kjo lloj inteligjence perdoret me shume ne aktivitete si: degjimi, te folurit, te shkruajturit, lojra fjalesh, shpjegimi i disa koncepteve;
3.   Inteligjenca llogjike-matematikore – Perdoret per aktivitete si: zgjidhja e disa problemeve, puna me disa koncepte abstrakte, llogaritja matematikore;
4.   Inteligjenca kinestetike – Perdoret ne aktivitete si: kercimi, sporti, gjuha e trupit, teatri dhe mimika;
5.   Inteligjenca muzikale – Perdoret ne aktivitete si: te kenduarit, perdorimi I veglave muzikore dhe kompozimi I muzikes;
6.   Inteligjenca interpersonale – Perdoret ne aktivitete si: te degjuarit, perdorimi I empatise, keshillimi, puna ne bashkepunim, observimi I gjendjes shpirterore;
7.   Inteligjenca intrapersonale – Perdoret ne aktivitete si: dija per fuqine dhe pikat e dobeta personale, auto-vleresimi dhe zbullimi i vetvetes.
Teoria e Inteligjencave te Shumefishta pohon faktin se cdo person ka nje fare koeficienti prej ketyre inteligjencave.

    Inteligjenca emocionale
  Termi inteligjence emocionale lidhet me emrin e psikologut amerikan Daniel Goleman, qe ne vitin 1995 ka botuar librin “Inteligjenca Emocionale”.
   Duke kombinuar analizat dhe kerkesat e veta me rezultatet qe ekzistonin deri atehere ne kete fushe, Goleman foli per faktin se njerezit kane dy mendje: mendjen racionale dhe ate emocionale. Komponentet e inteligjences emocionale jane: vetenjohja, vet-rregullimi, vete-motivimi, empatia dhe aftesia per te krijuar marredhenie me persona te tjere.
  Goleman e fillon librin e tij te “Inteligjences emocionale” me nje citat nga “Etika Nikomahike” e Aristotelit: “Cdo person mund te zemerohet – kjo eshte e lehte. Por te zemerohesh me personin e duhur, ne masen e duhur, per arsyen e duhur dhe ne menyren e duhur, nuk eshte e lehte”.
      Duke u mbeshtetur ne nje analize te bere per mijera meshkuj dhe femra, eshte vertetuar se atehere kur flitet per inteligjencen emocionale, femrat nuk jane me inteligjente sesa meshkujt, dhe meshkujt nuk jane me lart ne inteligjence se femrat, ndaj cdonjeri prej tyre ka ne profil personal pika te forta dhe te dobeta ne cdo fushe te inteligjences emocionale. Niveli yne I inteligjences emocionale nuk eshte I percaktuar gjenetikisht dhe nuk zhvillohet vetem ne  femijeri.
   Inteligjenca jone emocionale percakton potencialin qe ne kemi per te mesuar aftesite praktike te mbeshtetura ne pese elementet e inteligjences emocionale: vetenjohjen, vete-motivimi, vete-rregullimi, ndergjegja sociale dhe aftesite sociale.
  Sipas Wayne Leon Payne (1985) inteligjenca emocionale eshte nje aftesi qe perfshin nje marredhenie krijuese me gjendjet e frikes, dhimbjes dhe deshires.
  Sipas studimit te Sternberb-it, te jesh inteligjent nuk domethene te kesh inteligjence akademike, por te kesh aftesine per te kuptuar dhe per te krijuar marredhenie me njerezit.
  Inteligjenca emocionale eshte kapaciteti I nje personi per te identifikuar dhe per te menazhuar ne menyre eficiente emocionet e veta ne raport me arritjet personale (karriere, familje, edukim, etj).
  Inteligjenca emocionale eshte nje perzierie vete-zoterimi, motivimi, empatie, mendime te lira, takti dhe diplomacie.
   Goleman ndan emocionalen nga racionalia, duke pohuar se kemi dy mendje, nje qe mendon dhe nje qe ndjen. Marredhenia midis racionales dhe emocionales eshte evidentuar ne kuptimin pozitiv ne sensin se “sa me I plote te jete nje sentiment, aq me shume mendja dominohet nga emocioni – dhe behet me e paafte nga ana racionale”.
   Ne vitet 1950-1960 psikiatret Peter E. Sifneos dhe John C. Nemiah nga Bath Israel Hospital te Havardit kane vene re se shume paciente me probleme psikosomatike kishin veshtiresi shume te medha per t’i shprehur ne menyre gojore emocionet e tyre. Keta pacinente kishin edhe disa karakteristika te perbashketa si: fokusimi per detaje shume te sakta dhe nje imagjinate te varfer.
  Domethene, zhvillimi I inteligjences emocionale eshte shume I rendesishem per suksesin ne jete. Megjithese nje person ka dijen e mjaftueshme dhe ide inteligjente, nuk arrin te kuptoje emocionet dhe sentimentet e veta, nuk arrin t’I menaxhoje ato, por ben qe ai person te perballoje me veshtiresi krijimin e marredhenieve me te tjeret dhe krijimin e nje karriere te suksessheshme.
Identifikuar
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.134 sekonda me 20 veprime.