psikologji.net
Prill 20, 2014, 02:22:05 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Cilat do te ishin pergjigjjet ne nje interviste per pune?  (Lexuar 4794 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
nor@
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 211
1644.00 Kredite

View Inventory
Send Money to nor@

Shiko Profilin
« : Dhjetor 29, 2011, 10:04:50 PD »

Me tregoni me shume per veten?
Cilat kane qene arritjet e tua deri me sot?
Tregoni nje veshtersi qe keni hasur me pare,si e keni zgjidhur?
Cilat jane pikat e tua te forta?
Cilat jane pikat e tua te dobeta?
Si punoni nen presion?
Si reagoni ndaj kritikave?
Si e trajton konfliktin e interesit ne ambient te punes?
A merrni inciativa?
Si do te reagonit nese do te duhej te punoni me orar te zgjatur?
Cilat jane 5 cilesi qe do t'ju pershkruanin me mire?
Identifikuar
nor@
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 211
1644.00 Kredite

View Inventory
Send Money to nor@

Shiko Profilin
« Pergjigje #1 : Janar 13, 2012, 01:15:17 MD »

 
Pyetjet më të vështira në një intervistë pune !
Jeni duke pritur në korridor për një intervistë pune. Jeni veshur serioz, me kostum dhe me këpucë që shkëlqejnë dhe CV është shumë e kënaqshme. I gjithë shqetësimi qëndron në përgjigjet që do të jepni gjatë intervistës.
Doni ti shmangni dështimet gjatë një interviste pune? Lexoni më poshtë disa këshilla.
Cilat janë disa nga dobësitë tuaja?
“Mos e merrni këtë pyetje shumë për bazë, duke shpjeguar me detaje të gjitha dobësitë tuaja” – thotë John Challenger, shef i burimeve njerëzore në Challenger. Ai këshillon që edhe ndonjë dobësi që kemi, ju duhet ta paraqesni por me sens pozitiv.
Si mund ta zgjidhni këtë problem?
Specialistët mendojnë se këto pyetje hipotetike janë të rrezikshme. Sido që të jetë përgjigja, pronari mund të mos e pëlqejë; por edhe nëse e pëlqejnë ata do të vjedhin idenë. Kjo i ka ndodhur june Sullivan, kandidat për pozicionin e drejtorit në një kompani. Ai paraqiti planin e tij marketing por nuk u pranua në punë. Në të vërtetë strategjitë e tij u kopjuan dhe u implementuan në atë organizatë.
Pse jeni larguar nga puna e fundit?
Sërsish, specialistët mendojnë se arsyeja duhet të jepet në një sens pozitiv. Intervista nuk bëhet me synin për të njollosur shefin tuaj të mëparshëm.
Pse doni të punoni në këtë kompani?
Kjo pyetje kërkon që ju ta keni përgatitur në shtëpi para intervistës.
Një përgjigje mund të ishte:
“Dua të jem pjesë e kësaj kompanie gjigante që vetëm vitin e kaluar ka investuar 1.4 milionë dollarë në kërkim dhe zhvillim”.
Më trego dicka për veten tënde?
Ky është shanci për ju të shkëlqeni – por jo të tregoni gjithë historinë e jetës tuaj. Listoni në fillim arritjet që keni patur në jetë në pozicione të ngjashme me atë që kërkoni të futeni. Mos kaloni në histori personale, për aq kohë sa ato nuk janë të lidhura me vendin e punës.
Një përgjigje mund të ishte:
“Jam një njeri shumë kreativ dhe i guximshëm. Kam punuar si shef i shitjeve gjatë 5 viteve të fundit dhe kam përdorur një teknikë të mirë për të mbajtur të motivuar agjentët e shitjes. Si rezultat i kësaj kompania ka patur rezultate shumë më të mira në shitje”.
Më tregoni për shefin më të keq që keni patur ndonjëherë?
Këtu kini kujdes dhe mos tregoni gjithë të këqijat.
“Asnjë nga shefat e mi të mëparshëm nuk ka qenë i tmerrshëm, megjithatë ka patur disa që ma kanë bërë punën më të vështirë se sa të tjerët”.
Cilat janë qëllimet e tua?
Këtu duhet të paraqesni objektivin tuaj. Mbajini përvete ide të tilla si: do të doja të bëhesha zv/drejtor i marketingut, të drejtoj kompaninë time etj.
Një përgjigje mund të ishte:
“Do të doja të siguroja pozicionin e inxhinierit në një firmë të madhe me aspirata. Por do të doja të punoja edhe në kompani të reja, si kjo e juaja, kështu do të kem mundësi të arrij objektivat e mia avash avash”.
 
 
Shtatë pyetje që mund të drejtohen gjatë intervistimit !
1. Pyetjet hapëse
Shembuj: Më fol për veten. Më fol nëpërmjet CV-së tënde.
Çfarë nënkupton pyetja?
Çfarë tregoni nga vetja juaj kur i përgjigjeni një pyetje të tillë “të pafajshme”?
Si të pergjigjesh: Ti duhet ta mendosh që më parë se si do të jetë përshtypja e parë që dëshiron t’i lësh intervistuesit. Kështu, mos thuaj gjëra të parëndësishme, ose një histori të detajuar të karrierës tënde. Zgjidh 5-6 tema të rëndësishme që përmbledhin eksperencat tuaja e që janë më të rëndësishmet për punën tuaj.

2. Pyetje që fillojnë me ‘a mund’
Shembuj:  A mund të më japësh një shembull të eksperiencës suaj në këtë fushë?
Çfarë nënkupton pyetja?   
A keni eksperiencën dhe aftësitë për të bërë këtë punë të zbulohet realisht nëse mund ta bësh punën?
Si të përgjigjesh: Edhe nëse nuk ke punuar në këtë fushë mund të tregosh se si i ke përdorur aftësitë e tua në punë alternative. Kujtohu të përmendësh detaje dhe rezultate kur jep shembuj.

3. Pyetje që fillojnë me ‘pse’ 
Shembuj: Pse aplikove për këtë punë?
Çfarë nënkupton pyetja?   
Cilat janë arsyet pse zgjodhët këtë punë? Ju mund të jeni krejtësisht i kualifikuar për ta bërë atë punë, por motivimi juaj mund të jetë i dyshimtë. Këto pyetje shërbejnë për të kuptuar nëse keni motivimin e duhur në këtë kete punë.
Si të përgjigjesh:  Kujdes, mos thoni që zgjodhët këtë punë vetëm sepse ishit të papunë. Mund të jetë diçka e sinqertë, por tregon dëshpërim. Edhe nëse kjo është arsyeja e vetme, ju duhet të thoni diçka që ju tërheq nga ky vend pune. Ai që ju merr në punë dëshiron të dëgjojë që ju keni sadopak interes për punën.

4. Pyetje ‘përshtatëse’
Shembuj:  Si do të punonit si pjesë e një skuadre?
Çfarë nënkupton pyetja?   
A do të përshtateni me kulturën e tyre të punës?
Si të pergjigjesh: Duhet të keni marrë disa të dhëna më parë për kompaninë, psh. si janë punonjësit, si vishen, apo cili është artikulli kryesor që prodhojnë. Përpiqu që të japësh një shembull specifik, se si në përvojën e mëparshme ke arritur të bëhesh pjesë e një projekti, e një skuadre apo e një grupi.

5. Pyetje “grackë”
Shembuj:   Pse po e lini punën aktuale? Me çfarë jeni marrë që kur jeni i papune? Cilat janë pikat e tua te dobëta?
Çfarë nënkupton pyetja?   
Mënyra se si përgjigjesh është më e rëndësishme se ajo që ti vërtet thua. Intervistuesit janë të interesuar të dinë se si arrin të mbështetesh në forcat e tua, ose se cilat janë mendimet e tua.
Si të pergjigjesh: Çelësi i kësaj pyetje është të japësh një përgjigje pozitive. Kjo do të thotë të mos shash punën e mëparshme, apo ish-shefat e tu. Intervistuesi mund të mendojë se nëse ju ishit një problem për drejtuesin tuaj të mëparshëm mund të jeni i tillë dhe për të. Nuk duhet të pranosh as pika të forta, që mund të shfaqen dhe si dobësi, si psh. ‘jam ambicioz’, ose pika të dobëta nga e kaluara si psh: ‘kam patur ca probleme me bindjen ndaj urdhrave, por tani kam mësuar...’

6. Pyetje mbi Pagën
Shembuj:  Për çfarë lloj rroge interesoheni?
Çfarë nënkupton pyetja?   
A mund t’ju kënaqin me pagën që dëshironi, dhe a jeni negociator i mirë?
Si të përgjigjesh: Ju keni tre opsione për t’u përgjigjur, dhe të treja kanë nga një hile:
1.   Përgjigu duke pyetur: Nuk e di se sa ofrohet a mund të ma shpjegoni pagën?
2.   Jepu një shifër “Kërkoj një pagë prej 20000 deri në 30000 euro”, përgatitu që ata do ta ulin sa të kenë mundësi.
3.   Opsioni konfidencial: lëri të te ofrojnë ata duke thënë: “Paga nuk përbën problem për mua, kështu që jam gati të negocioj me ju nëse më bëni një ofertë”. Kjo përgjigje kërkon guxim dhe ata mund ta vleresojnë një gjë të tillë.
7. Pyetjet tuaja 
Shembuj:  Keni ndonjë pyetje për ne?
Çfarë nënkupton pyetja?   
A keni arritur të kuptoni diçka mbi kompaninë?
Si të përgjigjesh: Nuk duhet të thuash “Nuk kam pyetje, kemi disutuar për gjithçka”. Në këtë pikë ju sërish duhet të lini përshtypje të mira ndaj intervistuesit, e mund të shfrytëzoni të gjitha informacionet që keni marrë gjatë intervistës për të formuluar pyetje që kanë lidhje me punën, apo me kompaninë. Psh. ‘Cilat janë prioritetet e rolit tim?’, ‘Si do të monitorohet puna ime?’, ose ‘Kam lexuar që keni hedhur në treg një projekt të ri... cila është strategjia për zhvillimin e mëtejshëm?’. Në fund të intervistës mund të interesoheni për proçesin e përzgjedhjes duke formuluar pyetje të tipit ‘Kur do të vendosni?’ ose ‘cilët janë hapat tuaj të mëtejshëm?’. Për të mos lënë asgjë të paqartë mund të pyesni ‘Keni ndonjë paqartësi, duhet të shtoj diçka mbi çka është thënë deri tani?
 
 
Si ta mbyllim suksesshëm një intervistë pune?
Përshtypja e parë që krijon tek njerëzit kur i takon për herë të parë është shumë e rëndësishme dhe mund të zgjasë shumë. E njëjta gjë ndodh kur largohesh, ju mund të përforconi atë përshtypje të parë të mirë që krijuat ose të shkatërroni të gjithë punën e mirë që keni bërë- njerëzit i mbajnë mend shumë mirë gjërat e fundit që keni thënë ose keni bërë.
Shpeshherë ndodh që kur mbaroni intervistën, ju ndjeheni të çliruar, situatë e cila ndikon sjelljen tuaj. Qëndroni të gatshëm derisa të jeni larguar nga vend i intervistës. Madje ju mund të përdorni minutat e fundit të intervistës për të rritur mundësitë tuaja për një përshtypje sa më pozitive.
Përshëndetja kur largoheni
•   Zakonisht është intervistuesi ai që sinjalizon fundin e intervistës.
Çfarë të bëni?
•   Qëndroni i ulur derisa intervistuesi të ngrihet.
•   Mblidhni gjërat tuaja, në mënyrë që të mos ketë pritje të pakëndshme kur të jesh gati për tu larguar.
Çfarë të thoni?
•   Lejoni intervistuesin të thotë “Mirupafshim” dhe më pas përgjigjuni.
•   Nëse ai/ajo nuk e bën i pari, atëherë merreni ju iniciativën.
•   Përshëndesni duke përdorur shprehje të tilla si “Kënaqësi që ju takova”.
•   Shtrëngoni duart. Nëse intervistuesi nuk e bën i/e pari, atëherë bëjeni ju i pari.
Duke u larguar nga zyra dhe ndërtesa..
•   Mbani një qëndrim profesional derisa të largoheni plotësisht nga ndërtesa. Edhe nëse nuk ka njerëz, mund t’ju vëzhgojnë me anë të kamerave.
•   Shmangni ndezjen e cigares menjëherë pasi largoheni nga zyra e intervistës.
•   Mos harroni të përshëndesni dhe falënderoni recepsionisten.
Çfarë nuk duhet të thoni?
•   “Shpresoj të dëgjohemi”
•   “Ju lutem mos harroni të më njoftoni për rezultatin”
•   “Më falni për vonesën”
•   “Shpresoj të gjeni personin e duhur” (Mbani mend që ju duhet të supozoni se jeni person i duhur, ky është imazhi që duhet të kultivoni).
Identifikuar
Gazi
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 155
1321.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gazi

Shiko Profilin
« Pergjigje #2 : Janar 18, 2012, 05:35:54 MD »

Shume informuese dhe me e mira eshte se e kemi ne Shqip!
E kopjova/editova pak dhe e printova ta kem per kohe te keqija Smiley
Flm shume Nor@
Identifikuar
nor@
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 211
1644.00 Kredite

View Inventory
Send Money to nor@

Shiko Profilin
« Pergjigje #3 : Janar 19, 2012, 11:33:34 PD »

Me vjen mire nese sa do pak do te sherbente ne jeten praktike .

FLM Gaz
Identifikuar
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.099 sekonda me 20 veprime.