psikologji.net
Dhjetor 22, 2014, 03:25:38 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Zbulohet Gruaja e Shkelzen Berishes  (Lexuar 13006 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Dhjetor 29, 2008, 06:00:36 PD »

Zbulohet Gruaja e Shkelzen Berishes


Gazeta Shqiptare


SADIJE BERISHA - GRUAJA E SHKELZEN BERISHES

Lidhja e Shkëlzenit me Sadijen u kontestua që në fillim nga familja kryeministrore; Sadije Berisha. Kështu quhet bashkëshortja e Shkëlzen berishës, djalit të kryeministrit shqiptar. Një histori dashurie që tronditi të dy familjet respektive për shkak të lidhjeve farefisnore dhe mospranimit të zgjedhjes së bërë nga shkëlzeni, megjithatë pas kaq vitesh gjakrat u ulën. Sadija dhe Zeni u bënë me një vajzë që e quajtën Medina dhe djalin që e kanë më të vogël të quajtur Lajdon.


MIQËSIA

Shkëlzeni sot është te të 31-tat, babai i dy fëmijëve që jetën e tij e ka ndërtuar mes Shqipërisë e Suedisë, ku banon aktualisht Sadija dhe dy fëmijët e vegjël. Ka qenë viti 1998, kur i riu u nis në suedi te miku i të atit, te Hasan Berisha. Situata në Shqipëri, pas vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari nuk ishte shumë e mirë çka e detyroi kryeministrin të niste djalin tek miqtë në Suedi.

Mes dy familjeve pra të Sali Berishës dhe Hasan Berishës, veç lidhjeve farefisnore të largëta ishte dhe një gjë e përbashkët, lufta e fillimviteve '90 për të instaluar në Shqipëri sistemin demokratik. Edhe pse emigrant në Suedi Hasan Berisha kontribuoi me ndihma në botimin e gazetës së parë antikomuniste "Tribuna Demokratike". Kështu që Shkëlzeni shumë shpejt e gjeti veten si në shtëpinë e tij. I riu atëherë ishte 22 vjeç dhe në familjen e miqve bëri menjëherë shoqëri me djalin e hasanit Kujtimin, dhe vajzat e tij që kujdeseshin për të riun. Në ato kohë Shkëlzeni nisi
të jetonte në shtëpinë e Sadijes.


SADIJA

Sadija është një prej katër vajzave të Hasan Berishës. Ajo bashkë me të ëmën dhe një motër për disa vite jetuan në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo u martua me një shqiptar dhe nga martesa e parë pati dy fëmijë binjakë, Muratin dhe Muradien, të cilët sot janë rreth 18 vjeç. Pas problemeve në çift Sadija u divorcua dhe mori me vete fëmijët e saj. Muradia sot është kampione në hipizëm (gara me kuaj) dhe vjen shpesh në Shqipëri. Në vitin 1989 bashkë me të atin, nënën, motrën dhe dy fëmijët ajo rikthehet në Suedi, në Stokolm, qytetin ku jetoi pjesën më të madhe të jetës jashtë. Në kohën që Shkëlzeni shkoi te miqtë e të atit në Suedi, Sadija bashkëjetonte edhe me dy fëmijët e saj. Jeta nën një çati duket se ishte dhe shkëndija e dashurisë mes çiftit. Edhe pse në moshë të madhë, (Sadija sot është mbi 40 vjeç), ajo s'mundi të veprojë kundra ndjenjave të saj. Lidhja mes çiftit sa vinte e forcohej, ndërsa ato duhet të përballeshin me një opinion që siç ndodhi më pas ishte mjaft i egër. Pas disa vite lidhjeje ata deklaruan se kishin vendo- ...kjo është historia e dashurisë së Shkëlzen Berishës, djalit që me zgjedhjen e tij, turbulloi familjen kryeministrore...


FËMIJËT

Për çiftin asgjë nuk ishte e lehtë në fillim. Thuhet se për disa kohë radhazi kryeministri Sali Berisha nuk ka folur me të birin për shkak të zgjedhjes së tij. Shkëlzeni rrinte shumicën e vitit në Suedi me bashkëshorten e tij. Duket se mendimi i tyre që koha është shëronjësi më i mirë i plagëve, rezultoi efektiv. Pas disa vjetësh bashkë, Zeni dhe Sadija u pagëzuan me fëmijën e parë. E quajtën Medina, një emër i shenjtë për vajzën e vogël që u kthye me të vërtetë në paqesjellëse. Pas lindjes së Medinës, gjakrat nisën të ulen. Tashmë të gjithë e kuptuan se lidhja mes tyre nuk ishte kapriço e një 22 vjeçari por një ndjenjë më e fortë. Jeta e tyre vazhdoi të bëhej në Suedi. Si vajza e një pronari të madh në Stokolm, pra Hasanit, Sadija punonte në bizneset e të atit, ndërsa siç thuhet shtynte të riun të kryente shkollën dhe specializime. Disa vjet pas lindjes së Medinës çifti Berisha u bë me djalë të cilin e quajtën Lajdon. Liri Berisha duket se mori rolin e Anton Çetës në pajtimin e gjaqeve. Tashmë lumi kishte marrë rrjedhën e vet e s'mund të ndryshohej. Kështu Liria shkonte në Suedi për të takuar djalin dhe nipin e mbesën frut nga martesa me Sadijen. Edhe kryeministri duket se pas gjithë këtyre ngjarjeve u ul dhe nisi komunikimin me të birin.


FSHEHJA

E kanë mbajtur të fshehtë për shkak të gjithë këtyre historive, martesën e djalit të tyre, larg mediave, larg aparateve fotografikë. Edhe kur Sadija me fëmijët ka ardhur në Shqipëri, bashkë me Shkëlzenin kanë ndenjur te vila në Durrës për muaj me radhë duke shmangur ekspozimin. Aktualisht ato jetojnë të gjithë në Stokolm. Shkëlzeni e bën vajtje-ardhje Shqipërinë, sepse punon në studion ligjore të hapur nga e motra e tij Argita, ndërsa Sadija vazhdon të kujdeset për fëmijët e të kryejë punët e zakonshme në biznesin e të atit, Hasanit. Kjo është historia e dashurisë së Shkëlzen Berishës, djalit që me zgjedhjen e tij, turbulloi familjen kryeministrore, e megjithatë tashmë jeton mirë me familjen për të cilën luftoi aq shumë. Sadija dhe Zeni u bënë me një vajzë që e quajtën Medina dhe djalin që e kanë më të vogël të quajtur Lajdon
Identifikuar


loka
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 33
264.00 Kredite

View Inventory
Send Money to loka


Shiko Profilin
« Pergjigje #1 : Dhjetor 29, 2008, 06:48:11 PD »

Interesant si mund te mbahej kaq kohe fshehur. Para disa ditesh pash Zonjen Berisha ne nje interviste ku thoshte ''kam tre mbesa dhe nje nip'' , mu duken pak si shume pasi e dija kete djalin e Kryeministrit beqar.
Mire qe qenka bindur Kryeministri Smiley, po ne fund te fundit dhe ska pasur zgjidhje tjeter
Identifikuar

TOKA QAU SE HUMBI QENIEN ME TE MIRE, QIELLI U GEZUA SE FITOI ENGJELLIN ME TE BUKUR
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Dhjetor 29, 2008, 06:51:53 PD »

Kryeministri shqiptar e ka mbajtur dhe vazhdon ta mbaj te fshehte martesen e te birit, por jane mediat dhe paparacet qe nuk mund te rrine kurresesi ne heshtje kur behet fjale per nje çeshtje te tille, sidomos kur behet fjale per kryeministrin e vendit.
Identifikuar


Gazi
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 155
1321.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gazi

Shiko Profilin
« Pergjigje #3 : Janar 13, 2009, 04:05:06 MD »

mendoj se eshte histori interesante. ndoshta eshte me mire qe ka ndodhur ashtu si ka ndodhur. te pakten kane qene larg politikes shqiptare.
Identifikuar
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.114 sekonda me 20 veprime.