psikologji.net
Prill 24, 2014, 01:44:53 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Vajzat e virgjera  (Lexuar 8727 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Marijuana85
Global Moderator
Anëtar i respektuar
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 317
1856.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Marijuana85


Shiko Profilin
« : Dhjetor 29, 2008, 06:05:57 PD »

Me ra ndermend nje artikull se kisha lexuar me pare dhe mendoja te debatojm mbi kete teme, pasi nuk eshte hapur akoma ...
Lexim te kendshem ...


Sapo u hap bisedën, u pëlqen të tregojnë një batutë, tashmë shumë të përhapur në gjimnazet tona: “Çfarë kanë të përbashkët, vajzat e virgjëra me dinosaurët“? Dhe përgjigja vjen bashkë me një tufë të qeshurash: “Janë zhdukur 2 milionë vjet më parë…“

Në fakt, seksi nuk është më një temë që mund të shkaktojë të qeshura të ndrojtura apo bishtime tek 17-18 vjeçarët. Sigurisht që, batutat dhe talljet nuk mungojnë, por përgjigjet janë të qarta dhe në të shumtën e rasteve, të sigurta. Gjimnazistët e sotëm në Tiranë, në masë (87 nga 100 të pyetur) mendojnë se nuk është e nevojshme që të ruhet virgjëria deri në mbarim të gjimnazit. Sigurisht që ky numër nuk përputhet me numrin e të virgjërave apo jo të virgjërave, sepse ishte një informacion që “nuk guxuam“ t’ua kërkonim. I pyetëm thjesht për mendimin mbi këtë temë.

Edhe prindërit janë disi “pesimistë“. Do të donin të gjithë, që të kishte më pak ngutje në jetën seksuale, por mendojnë në shumicë (41 nga 73 të pyetur) që është e pamundur në ditët e sotme që, një vajzë të ruajë virgjërinë deri në martesë.

Mbani parasysh që të dhënat e sondazheve tona japin vetëm të dhëna fragmentare dhe nuk pretendojnë të jenë shkencore. Ato vlejnë vetëm për Tiranën dhe vetëm për shkollat që përfshihen në testimet tona.

Prindërit:

Mendoni se është e mundur ende, që vajzat ta ruajnë virgjërinë deri në martesë?

Janë pyetur 73 persona (nga të cilat 60 nëna).

32 - po

41 - jo

Adoleshentët:

Mendoni se vajzat duhet ta ruajnë virgjërinë deri në mbarim të gjimnazit?

Janë pyetur 100 gjimnazistë.

87 - jo

13 - po

Vajzave që fejohen me shkesë, u kërkohet virgjëria

Ato janë të bindura që fakti që nuk janë më të virgjëra, mund t’u rrezikojë seriozisht të ardhmen, sidomos tani që “ u ka dalë fati”. Kjo është arsyeja kryesore që përplas shumë vajza në dyert e maternitetit “Koço Gliozheni” me kërkesën për të rikthyer virgjërinë me anë të kirurgjisë gjineokologjike.

Drejtoresha e këtij materniteti, Rubena Moisiu duke i quajtur këto kërkesa një “fatkeqësi që mundon ende mentalitetin shqiptar” pohon se këto ndërhyrje nuk bëhen në maternite pasi janë të paligjshme por ajo nuk përjashton mundësinë se ato mund të realizohen në në mënyrë të fshehtë në klinika të tjera private.

Po çfarë i shtyn vajzat të bëjnë këto kërkesa dhe sa të rrezikshme janë ato për shëndetin e tyre….

*****

Dikush ka hyrë shkesë që ato të fejohen, por virgjëria është kusht, në të kundërt nuk mund të jenë kurrë nuse për ta. Frika se jo vetëm do të turpërohen por do të mbesin pa burrë i detyron ato të kërkojnë të qepin cipën e virgjërisë (himeni) që tashmë e kanë humbur.

Rubena Moisiu thotë se kategoria e vajzave që vijnë me këtë kërkesë, janë sidomos nga zonat rurale.

“Është e vërteta që ndeshemi shpesh me kërkesa të vajzave për të qepur cipën e virgjërisë dhe unë këtë e shoh si fatkeqësi. Nuk është ajo cipë e hollë që tregon ndershëmrinë e një vajze dhe nuk e kuptoj se si mund të gjenden ende përballë presioneve të tilla”, pohon Rubena Moisiu duke theksuar se këto vajza duken përgjithësisht të traumatizuara kur vijnë kërkojnë këtë lloj ndihme.

Ndërkohë ajo pohon se ligjërisht në asnjë maternitet shtetëror nuk duhet të realizohen ndërhyrje të tilla.

A janë këto ndërhyrje të rrezikshme për shëndetin? Dr.Moisiu nuk i paraqet ato si traumatike.

“Nuk është se qepja e cipës së virgjërisë rrezikon shëndetin. Kjo më shumë rrezikon rëndë emancipimin e shoqërisë. Është e trishtueshme të mendosh se për shumë njerëz vazhdon të mbetet tabu prishja e cipës së virgjërisë para se vajza të martohet. Në këto raste, ende fatkeqësisht nuk vlersohet njeriu por një cipë që vazhdon të mbetet simbol i ndershmërisë, por që në fakt nuk është e tillë”,- pohon Rubena Moisiu.

Flet Sabireja, ish-mamija që rindërton virgjërinë

Diku afër Pazarit të Ri ndodhet “Sabrireja” (emër i sajuar) ish mamija që iu rikthen “shpresat për të ardhmen”, vajzave që kanë humbur virgjërinë. Ajo e di që është e paligjshme ndërhyrja që bën ndaj dhe nuk tregon emrin dhe mbiemrin e saj të vërtetë. “Më vjen keq për vajzat sepse shumica e tyre nuk e bëjnë me dëshirë, por duan të martohen dhe ka nga ata djem që nuk i marrin po nuk qenë të virgjëra. Më vjen keq që djemtë e shikojnë një copë himeni si garanci për ndershmëri, po ç’ti bësh”, thotë Sabireja.

Sipas saj kryesisht këto ndërhyrje janë fare të thjeshta dhe kanë një çmim shumë të lirë, pasi zgjasin vetëm pak minuta. “Për ata më të lehta që zhvillohen edhe në kushte shtëpiake marrin një shumë tepër simbolike, 1 mijë lekë të reja, ndërsa ata më të vështirat që bëhen me anestezi lokale janë më të shtrenjta dhe shkojnë deri në 10 mijë lekë të reja”, pohon ajo.

Ndërkohë ish-mamija shpjegon seqë nga dita kur bëhet qepja mund të zgjasë maksimumi deri në 7 ditë. Nëse brenda këtij afati vajza nuk kryen marrëdhënie seksuale, nuk mbetet asnjë shenjë nga “virgjëria e shtirur” pasi fillojnë e bien penjtë.

“Ekspertja” që i bën vajzat të duken të virgjëra thotë se në shumicën e rasteve mashtrimi ecën dhe meshkujt e kanë të pamundur që ta dallojnë që nuk kanë të bëjnë me një virgjëri të vërtetë por vetëm me një të sajuar. Epo, ndoshta e meritojnë, të mashtrohen..!

*****

Virgjëria “teknike” dhe Virgjëria “sekondare”

Dr.Adem Harxhi

A është vajza e virgjër? Kjo pyetje i ka shqetësuar njerëzit vazhdimisht, tani më pak se më parë. Por, mos u çudisni, edhe sot, shumë burra e djem pyesin, se si mund të njihet një vajzë e virgjër. Përgjigja ime është: vetëm vajza e di nëse ka bërë seks ndonjëherë me një djalë.

Thuhet se një vajzë virgjëreshë, duhet ta ketë himenin të paprekur. Sipas këtyre, po qe se natën e martesës, po qe se nuk del pak gjak në çarçafët, atëherë atë e kanë gënjyer. Kjo shkakton shumë ankth të panevojshëm. E vërteta është se shumica e nuseve nuk gjakosen.

Sot, një vajzë konsiderohet virgjëreshë kur nuk ka bërë interkursë seksuale me një burrë. Kjo është një çështje personale që ka shumë rëndësi për vetë vajzën dhe shumë më pak për të tjerët.

Ç’JANË VIRGJËRESHAT TEKNIKE

Nuk është fjala për ato virgjëresha që punojnë në një nga fushat me teknologji të lartë. Jo, është fjala për ato vajza të zgjuara, që kënaqen me pak aktivitet seksual dhe që mendojnë se nuk ia vlen të rrezikosh për shtatëzani dhe sëmundje. Metoda e tyre kontraceptive është qind për qind e suksesshme, sepse ato nuk bëjnë seks. Sjellja e një vajze të tillë, mund të përmblidhet kështu: Çdo gjë pranohet me përjashtim të fundit. Ajo e lejon dashnorin e saj ta përkëdhelë, të bëjnë masturbacion reciprok, por ajo gjithmonë refuzon interkursën.

Nuk i imponohem askujt të zgjedhë këtë soj virgjërie, por do të përpiqem të sjell disa argumente në favor të saj. Kjo sjellje nuk vlen për këdo. Disa herë dhe në disa rrethe shoqërore, një vajzë teknikisht virgjëreshë, nuk shihet me respekt të madh. Disa të rinj nuk kanë aq shumë vetëbesim dhe nuk janë aq të fortë sa t’i përmbahen kësaj politike. Virgjëreshat teknike, sido që të jetë, nuk janë më të preferuarat, por ato janë shumë më pak të trishtuara nga çdo shoqee tyre në klasë të dhjetë, që mbetet shtatzënë.

Edhe djemtë, mund të jenë teknikisht të virgjër. Është e qartë që ata bëjnë ato forma seksi që nuk përfshijnë interkursën vaginale. Kur puna vjen për të shkuar para, ata ndalojnë.

Virgjëreshat teknike mësojnë shumë teknika seksuale, të cilat i përdorin gjatë gjithë jetës, kur marrin dhe japin kënaqësi. Por do të thosha se këto teknika mund të mësohen në çdo moshë dhe nuk ka arsye të mësohen shumë herët.

Çiftet që shoqërohen së bashku për një kohë të gjatë dhe që planifikojnë të martohen, mund ta praktikojnë virgjërinë teknike. Kur do të martohen, ata do të kujtojnë në mënyrë shumë sentimentale, përkujdesjet e tyre të vjetra e të këndshme me njeri-tjetrin.

* * *

TË JENI DHE TË DUKENI MIRË.

T’i thuash “Jo”seksit të hershëm, mund të jetë e vështirë, por është më e lehtë nga sa të jetosh me pasojat e seksit parakohe. Si mund ta shuani zjarrin e dëshirës seksuale përpara se të bëni seks?

Të rinjtë e thonë “ jo-në” e tyre me mënyrën si veprojnë, me mënyrën si bisedojnë dhe me mënyrën se si vishen.

Vishni tesha që ju tregojnë të bukura por jo seksi. Tregoni se jeni vajza të reja plot hijeshi, por nuk jeni “lodra seksi” në duar të djemve. Po qe se u tregoni djemve pak mish, atyre do t’u burojnë hormonet me shumicë .

Planifiko takime që nuk përfundojnë në situata të vështira. Ti e di ku do të shkosh, çfarë do të bësh dhe çfarë nuk do të bësh, që të ruash kënaqësinë e momentit.

Qetësoje një bisedë që bëhet shumë e nxehtë. Mbani parasysh se pas fjalëve vijnë veprimet.

Vajzat duhet të dinë se, ato që veshin ose bëjnë, tregojnë qëllimet e tyre. Duhet të jeni të kujdesshme për veshjen që është shumë e ngushtë, shumë e ulur dhe shumë e shkurtër. Ju e dini, se shokët tuaj, duke parë gjinjtë nga jakat tuaja të shqyera dhe kofshët nga fundet e shkurtra, gjithë kohën flasin për to. A dëshironi ju që shokët tuaj të flasin për këtë? Pse duhet të shikojë një vajzë që i shton hormonet, kur ai dëshiron ta shohë atë si shoqe. Një djalë dëshiron ta respektojë një shoqe, por ai ështëi distraktuar nga veshja e saj “seksi” dhe e kujton atë gjithmonë për atë të vetmen gjë. Djemtë eksitohen nga shqisat, vajzat eksitohen nga zemrat.

* * *

Shumica e adoleshentëve që lexojnë këto shënime, me siguri, janë të virgjër. Disa mund të jenë “teknikisht” të virgjër, dhe kanë shkuar pak më përpara. Mendoj se edhe ata i lexojnë këto rreshta tamam në kohë. Ndonjë lexues mund të ketë shkuar edhe më tutje. Ndonjë vajzë e rrallë mund të ketë mbetur edhe shtatzënë. Cilido të që jetë pozicioni juaj, kurrë nuk është vonë të bëni një fillim të ri të sjelljes dhe të veprimeve tuaja.

U mundova të shkruaj shumë gjëra të mira për virgjëreshat. Por dikush mund të mendojë: Këto nuk vlejnë për mua që, tashmë, jampërfshirë në marrëdhënie seksuale.

Ka njerëz që mendojnë se nuk ka kthim mbrapa, kur ke shkuar shumë përpara në marrëdhëniet seksuale. Kjo nuk është e vërtetë. Kthim ka, por ai nuk është i lehtë. Çdo ditë e re, u jep të rinjve liri të reja, për të bërë zgjedhjet e tyre lidhur me aktivitetin seksual.

Ç’ËSHTËVIRGJËRIA SEKONDARE?

Të besosh se seksi nuk duhet filluar herët, edhe atëherë kur nuk e ke pasur këtë besim më parë.

Virgjëria sekondare është të vendosësh t’i ndërpresësh marrëdhëniet seksuale që ke filluar, dhe ta lësh seksin për më vonë.

Mos e besoni gënjeshtrën se, po e shkele një herë, nuk i kontrollon dot më impulset e tua seksuale. Nuk do të thotë se po të marrësh diçka nga çanta e një shoku, ti do të vjedhësh tërë jetën në çantat e shokëve. Nuk është e lehtë të bësh gjëra të mira, por kjo do t’u bëjë të ndjeni vetëbesim, dinjitet dhe vetëkontroll në një mënyrë që asgjë tjetër nuk ua kthen dot.

Kthimi tek virgjëria sekondare është, padyshim, vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë. Të gjitha marrëdhëniet e tjera do të ndryshojnë për mirë. Ju tani do të bisedoni dhe do të qeshni lirisht. Tensioni dhe faji do të largohen nga ju.

TANI ËSHTË KOHA

Edhe pse është e pamundur të ktheheni në virgjërinë fizike të humbur, edhe pse nuk do t’i shuani dot totalisht kujtimet dheefektet anësore të eksperiencave të kaluara seksuale, ju, duke u kthyer tek virgjëria sekondare, do të keni MUNDËSI të rifitoni në mënyrë emocionale, psikologjike dhe personale respektin për seksin. Ky është avantazhi i atyre që arrijnë ta bëjnë këtë. Virgjëria sekondare ka ndihmuar shumë adoleshentë dhe të rritur, që të kthehen në gjendje seksuale të shëndetshme, si mendore ashtu edhe fizike.

Keni pasur ose jo, ndonjë shqetësim në të kaluarën, mos lejoni të kaluarën të justifikojë qëndrimin tuaj në të njëjtën mënyrë. Jeni penduar ose jo për të kaluarën, tani që keni informacion të ri, llogaritni koston dhe hiqni dorë nga seksi. Mos u shqetësoni se çdo të mendojë dashnori apo dashnorja juaj e mëparshme. Vendosni të çlironi veten nga lidhjet e kënaqësisë seksuale adiktive.

PSE TË ZGJIDHNI VIRGJËRINË SEKONDARE?

Virgjëria sekondare, është çlirimi adoleshentëve nga ndjenja se janë zënë në grackë, ose janë skllavëruar nga aktiviteti seksual i hershëm.

Ja disa nga arsyet pse disa adoleshentët kanë zgjedhur virgjërinë sekondare:

-“ Për një moment ishte kënaqësi, por pastaj fillova të ndjej se ai po më përdorte mua”

-“Në të vërtetë u shqetësova mos infektohesha me ndonjë sëmundje infektive seksuale dhe me AIDS”

- “Sa më shumë bënim seks, aq më pak bisedonim. Më në fund u duk sikur ishim dy të huaj”

-“Një shoqja ime mbeti shtatzënë, që në herën e parë që bëri seks. Kjo më bëri të mendoj mos e pësoj edhe unë kështu”

-“Pas kënaqësisë fillestare, u ndjeva jo mirë për atë dhe veten”

-“Unë bëra seks vetëm se mendova që e doja me të vërtetë dhe se një ditë do të martohesha me të. Mënyra si veproi ai, më bëri të mendoj se, me të, nuk kalohet dot gjithë jeta. Seksi kurrë nuk na afroi me njëri-tjetrin”

Sa e sa adoleshentëve u sillen nëpër kokë këto mendime dhe të tjera si këto.

Kurrë nuk është vonë për një ndryshim të ri. Çdo i ri që dëshiron kthimin në virgjërinë sekondare, mund ta arrijë atë nëse vendos të ndryshojë dhe të shkëputet nga zakonet e vjetra. Largohuni nga njerëzit, vendet dhe situatat që dobësojnë vetëkontrollin

ËSHTË JETA JUAJ: VENDOSNI NDRYSHIMIN

Nëse ke vendosur që virgjëria sekondare vlen për ty, ti ke hedhur një hap të madh përpara, drejt lirisë seksuale.

Kjo nuk është e lehtë, sikur nuk është e lehtë të mbash një dietë nga do të heqësh ushqimin më të preferuar, ose të studiosh kur është më mirë të shikosh TV-në.

Ju mund ta bëni këtë. Zakonisht, duhen 21 ditë për të formuar një zakon të ri. Ju e keni ndërtuar një rrugë në trurin tuaj, nëpër të cilën shkoni pa u menduar. Ta ndryshonikëtë rrugë, duhet të mendoni shumë dhe të praktikoni një zakon të ri, që të shkoni në drejtim të ri

BOX

Seks para martese? Vendimi më i mirë merret nga një njeri i stabilizuar

Shpesh flas dhe konsultoj të rinj, që kanë bërë seks me një ose më shumë partnerë. Kur janë shumë të rinj, i këshilloj të heqin dorë nga aktiviteti seksual për pak vjet dhe t’i përkushtohen rritjes së tyre. Të çdo moshe qofshin ata, u rekomandoj me insistim të përdorin seksin e sigurtë.

Shumica e këtyre të rinjve ndjehen jo mirë dhe tëdëshpëruar. Gjëja e parë që do t’u këshilloja adoleshentëve seksualisht aktivë është: Mos bëni seks nën presion. Ndonjëherë, ndodh që një vajzë të shkojë me një të moshuar, ose me një burrë të martuar. Në këtë rast këshilla është: Largohu menjëherë nga kjo marrëdhënie, ty po të përdorin. Burrat e martuar kurrë nuk i lënë gratë e tyre për një adoleshente, ata vetëm i përdorin ato.

Ja dhe diçka tjetër që tërinjtë e kanë vështirë ta bëjnë: Sapo fillojnë të bëjnë seks, ata e kanë të vështirë të largohen. Kjo është veçanërisht e vërtetë për vajzat. Natyrisht, këto të reja duhet të inkurajohen, të ndjekin instinktin e tyre, dhe të kthehen mbrapsht. Të bëhen përsëri fëmije dhe të mos bëhen të përdorura. Shumë nga këto të reja, duan ta ndërpresin seksin për disa vjet, deri sa ta kuptojnë veten më mirë dhe të ndjejnë përgjegjësinë për jetën e tyre.

Vendimi për të bërë seks, qoftë edhe për një grua dhe një burrë, është një vendim personal. Sot, ideja për të bërë seks para martesës, pranohet gjerësisht. Por vendimi më i mirë merret nga një njeri që është i stabilizuar në karrierë, që ka të ardhura të mjaftueshme për të qenë i pavarur dhe ka atë ndjenjën e sigurisë, që të jep marrja e një profesioni.

Sot mosha mesatare e martesës është rritur shumë. Djemtë martohen mesatarisht në moshën 27-vjeçare dhe vajzat në moshën 24-vjeçare. T’u kërkosh të rinjve të mos bëjnë seks deri sa të martohen, është një këshillë që rrallë kush do ta zbatojë. Por edhe të fillohet marrëdhënia seksuale shumë herët, prapë nuk është mirë. Gjërat që paraqesin rrezik, lejohet të ushtrohen në një moshë të caktuar dhe me leje (licencë). Kështu është kur nget makinën, kur përdor alkolin, duhanin, ashtu duhet të jetë edhe kur bën seks. Nuk lejohet një i ri, nga mosha 13 deri në 18 vjeç, të dalë në rrugë me makinë. Kështu nuk duhet të bëjë edhe seks.

Nga: ShqipMedia.com

Pershendetje te dashur anetar ... Cfare mendoni ju ne lidhje me kete ?
A eshte virgjeria diqka e vlefshme ne ditet e sotme? A respektohet akoma ?
Rinia shqiptare po ndryshon çdo dite, po emancipohet dhe kerkon liri me te madhe ... a eshte dhe kjo pjese e cila mund ta ndihmoj rinine tone dhe si? Duke marrur parasysh konseguencat siç jane shtatzania e hershme, aborti e tjeter ...
« Ndryshimi I Fundit: Dhjetor 29, 2008, 06:15:46 PD nga J@mes » Identifikuar



I can fly
But I want his wings
I can shine even in the darkness
But I crave the light that he brings
Revel in the songs that he sings
My angel Gabriel ...
unlovely
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 29
232.00 Kredite

View Inventory
Send Money to unlovely

Shiko Profilin
« Pergjigje #1 : Dhjetor 30, 2008, 05:13:28 PD »

ka dhe qe respektohet un flas per zonen e shkodres qe ruhet ende ajo gje por keta dy vitet e fundit kane ndryshu gjerat sikur si vene shum rendesi por me shum varet nga njeriu dhe mentaliteti qe ka
Identifikuar
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Dhjetor 30, 2008, 05:56:25 PD »

Natyrisht qe ne mjaft zona te Shqiperise "virgjeria" ruhet ende si nje simbol i shenjte e destinuar t'i jepet njeriut me te cilin presupozohet te kalohet jeta.
Edhe pse ky fenomen dekadat e fundit eshte zbutur se tepermi, ekzistojne mjaft njerez te cilet e gjykojne virgjerine e femres si elementin baze te pastertise dhe ndershmerise femerore.

Mirepo sikunder eshte permendur edhe ne te artikullin e mesiperm, "virgjeria" nuk eshte sinonimi adeguat i ndershmerise, moralit, sinqeritetit, pastertise femerore.
Nje femer e ndershme ne shpirt dhe e paster ne mendje mund ti rezistoj joshjes seksuale, provokimeve apo propozimeve.
Ne adoleshence eshte tejet e veshtire qe si femrat ashtu edhe meshkujt t'i rezistojne ketyre deshirave.

Ajo qe duhet kuptuar eshte se ne kete jete duhet vleresuar njeriu i ndershem dhe jo cipa e tij.
Jo domosdoshmerisht nje femer e virgjer eshte ne vetvete e ndershme, e sinqerte, besnike dhe e virtytshme.

Prandaj kini kujdes ne zgjedhjet tuaja. Pike se pari zgjidhni njeriun...
Identifikuar


stellina
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 43
356.00 Kredite

View Inventory
Send Money to stellina


Shiko Profilin
« Pergjigje #3 : Janar 02, 2009, 02:11:26 MD »

Kjo teme me duket shum interesante dhe e vlefshme per gjithe ata adoleshente qe do kene mundesine ta lexojne...me ka bere shum pershtypje cdo fjali e kesaj teme por me teper u impresionova prej ketyre fjaleve:

Shumica e këtyre të rinjve ndjehen jo mirë dhe tëdëshpëruar. Gjëja e parë që do t’u këshilloja adoleshentëve seksualisht aktivë është: Mos bëni seks nën presion. Ndonjëherë, ndodh që një vajzë të shkojë me një të moshuar, ose me një burrë të martuar. Në këtë rast këshilla është: Largohu menjëherë nga kjo marrëdhënie, ty po të përdorin. Burrat e martuar kurrë nuk i lënë gratë e tyre për një adoleshente, ata vetëm i përdorin ato.

Do ishte dicka e tmerrshme per cdo femer dhe ky fakt eshte edhe me i rende sesa humbja e virgjerise
Identifikuar

Il BPM del cuore...ascoltala fratello.E la tua traccia personale.NN smettere ma di ballarci sopra.Avolte stagli dietro,altre volte avanti,ma nn smettere mai di sognare nuovi sogni....RADIO CAOS...ascolta il tuo cuore....
ASSAS|NS
Moderator
Fillestar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 7
58.00 Kredite

View Inventory
Send Money to ASSAS|NS

Shiko Profilin
« Pergjigje #4 : Janar 29, 2009, 04:11:08 PD »

sbesoj qe virgjeria  ne shqiperi  eshte tashme dicka e rendesishme
Identifikuar
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.149 sekonda me 21 veprime.