psikologji.net
Shtator 01, 2014, 04:54:38 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1] 2   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Depresioni  (Lexuar 15453 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Janar 14, 2009, 09:42:52 PD »

Çrregullimet e humorit dhe te gjendjes shpirterore.

Shkaqet e vetevrasjes ne pjesen me te mire te rasteve lidhen me depresionin, formen me te perhapur te çrregullimeve te humorit.
Humori eshte nje element qe ndryshon shpesh, por, per te percaktuar nese ai eshte patologjik duhet te plotesohen disa kritere:

1. Ndryshimet e humorit jane te forta dhe zgjasin per nje kohe te gjate.
2. Ato shoqerohen me ndryshime ne sferat fizike si p.sh. oreksi, marredheniet seksuale, gjumi.
3. Demtojne aftesite e personit ne marredheniet nderpersonale dhe aktivitete si: familje, shkolle, pune, etj.
4. Demtojne perceptimet dhe interpretimet e realitetit.
5. Shoqerohen me tendenca, plane ose orvatje per vetevrasje.

Kuptimi mbi çrregullimet e humorit dhe tiparet klinike.

Tiparet klinike te çrregullimeve te humorit variojne nga depresioni i thelle te mania.

Format e shfaqjes

- Çrregullimet unipolare

1. Çrregullimi depresiv madhor. Karakterizohet nga nje ose me shume episode depresive madhore ( dy jave me humor te depresuar ose me humbje te interesit te shoqeruar te pakten nga 4 simptoma te depresionit).
2. Çrregullimi distimik. Karakterizohet nga te pakten 2 vjet me humor depresiv te shoqeruar nga simptoma te tjera qe nuk permbushin kriteret per nje episod depresiv madhor.
3. Çrregullimi depresiv i paklasifikuar gjetiu. Ketu futen te gjithe ato episode depresive qe nuk kane tiparet apo nuk permbushin kriteret e nevojshme te dy çrregullimeve te mesiperme. Mund te klasifikohen ne kete grup edhe nje perzierje, çrregullim i pershtatjes + humor depresiv ose çrregullim i pershtatjes + ankth te perzier + humor depresiv.

- Çrregullimet bipolare

1. Çrregullimi bipolar I. Karakterizohet nga nje ose me shume episode maniakale ose te perziera, te shoqeruara me episode depresive madhore.
2. Çrregullimi bipolar II. Karakterizohet nga nje ose me shume episode depresive madhore te shoqeruara me te pakten nje episod hipomaniakal.
3. Çrregullimi ciklotimik. Karakterizohet nga periudha te shumta me simptoma hipomaniakale qe nuk i plotesojne kriteret per nje episod maniakal dhe nga prania e periudhave te shumta me simptoma depresive qe nuk plotesojne kriteret per nje episod depresiv madhor.
4. Çrregullimi bipolar i paklasifikuar gjetiu. Ketu perfshihen çrregullimet me tipare bipolare qe nuk i plotesojne kriteret per asnje prej çrregullimeve bipolare specifike te percaktuara ne kete seksion ( ose simptoma bipolare mbi te cilat ekzistojne informacione kontradiktore ose te papershtatshme ).

- Çrregullime te tjera humori

1. Çrregullimi i humorit i shkaktuar nga nje gjendje e pergjithshme shendetesore. Karakterizohet nga nje çrregullim i dukshem dhe i qendrueshem i humorit, si rrjedhoj fiziologjike e drejteperdrejte e nje gjendje te pergjithshme shendetesore.
2. Çrregullimi i humorit i shkaktuar nga perdorimi i substancave. Karakterizohet nga nje çrregullim i dukshem e i qendrueshem i humorit, si rrjedhoj fiziologjike e drejteperdrejte e nje abuzimi me substancat, nje mjekimi, nje trajtimi somatik te depresionit, ose si rezultat i ekspozimit ndaj toksinave.
3. Çrregullimi i humorit i paklasifikuar gjetiu. Perfshin simptoma qe çrregullimit te humorit qe nuk plotesojne kriteret per asnje nga kategorite e tjera dhe qe eshte veshtire te klasifikohet ne çrregullimin depresiv te paklasifikuar gjetiu dhe çrregullimin bipolar te paklasifikuar gjetiu ( p.sh. axhitim akut ).

Tiparet kyçe te ketyre çrregullimeve jane simptomat depresive qe prekin sferen afektive (te ndjenjave), sferen e te menduarit, te sjelljes dhe ate fizike.

vazhdon...
« Ndryshimi I Fundit: Janar 14, 2009, 09:45:02 PD nga J@mes » Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Qershor 11, 2009, 05:52:11 PD »

Depresioni

Depresioni është një gjendje psikike e individit, që shfaqet me ndryshime negative dhe me një ndjenjë të frikës, shqetësimit të brendshëm, si dhe pengesave në të menduarit.

Këto ndryshime manifestohen në zvogëlimin e interesimit të individit për dukuritë, në humbjen e iniciativës për të vepruar, në dëshpërim dhe në qëndrim pesimist ndaj të ardhmes

Në thelbin e çrregullimeve afektive dominon çrregullimi i disponimit në kuptimin e hipertermisë, gjegjësisht të rritjes së reaksionit afektiv që nuk është në korrelacion me realitetin objektiv, pra me faktorët objektivë. Hipertermia manifestohet me diskonim të shtuar e të shpeshtuar patologjik (subdepresion, depresion). Është vërejtur që sëmundjet afektive përfundojnë me shërimin e tyre spontan, ndërsa sëmundjet e tjera që kanë çrregullime në funksionet kognitive, vështirë zbulohet rrjedha e tyre dhe shumica përfundojnë në demenci. Çrregullimet e humorit (të quajtura si çrregullime afektive), përfshijnë spektrin e emocioneve që lëvizin nga depresioni i thellë deri në ngazëllimin e shfrenuar dhe në mani.
Depresioni është një gjendje psikike e individit, që shfaqet me ndryshime negative dhe me një ndjenjë të frikës, shqetësimit të brendshëm, si dhe pengesave në të menduarit. Këto ndryshime manifestohen në zvogëlimin e interesimit të individit për dukuritë, në humbjen e iniciativës për veprime të ndryshme, në dëshpërim dhe në qëndrim pesimist ndaj të ardhmes.
Personat depresivë kanë ndjenjë faji, mendim dhe ide të mëkatarit, të cilat mund të ngrihen deri në gjendje delusive. Pengesat në gjumë shprehen me vështirësi gjatë gjumit, pagjumësi, zgjim të përsëritur dhe të hershëm, ndaj dhe nuk ka freskinë e mëngjesit. Mëngjesi është shpesh koha më e keqe për pacientët depresivë, pasi që atëherë ndihen shumë keq. Kah dreka gjendja e tyre përmirësohet dhe në mbrëmje bëhet relativisht e durueshme.

Simptomat e depresionit

Depresioni mund të shkaktojë një numër të madh të simptomave, të cilat mund të jenë: emocionale, fizike, motivuese, si dhe kognitive. Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Personat që vuajnë nga depresioni mund: të jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm, të jenë të angazhuar në mendime negative, të kenë mërzi, urrejtje, të jenë nën tension, të kenë mungesë të sigurisë, të fajësojnë veten dhe të ndjehen fajtorë për gjëra pa nevojë, pinë më tepër se zakonisht cigare, alkool dhe përdorin substanca narkotike; kanë zvogëlim të energjisë (e kanë ndjenjën e humbjes së energjisë); ndjenjën e të qenit të pavlerë dhe të padobishëm; nuk kënaqen me aktivitete; humbin aktivitetin e marrëdhënies seksuale; ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës; kanë mendime për vetëvrasje; ndryshim në mënyrën e ngrënies: hanë tepër dhe shtojnë në peshë; ose nuk hanë mirë dhe humbin në peshë; kanë vështirësi koncentrimi apo të marrjes së vendimeve; shkëputen nga të tjerët (izolohen), në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje etj.
Femrat janë më tepër të predispozuara për t’u bërë të depresive se sa meshkujt. Rreziku më i lartë për gjininë femërore mund të jenë ndryshimet hormonale, që vijnë si pasojë e pubertetit, ciklit mujor, menopauzës ose shtatzënisë.
Megjithëse rreziku tek meshkujt është më i ulët, depresioni mund të kalojë pa u diagnostifikuar. Kjo për faktin se shumë meshkuj maskojnë sëmundjet e tyre, me pije alkoolike, përdorin drogë, bëjnë abuzime dhe dhunë. Vetëvrasja është rrezik serioz për gjininë mashkullore, 4 herë më shumë se sa femrat.
Edhe personat e moshuar që humbasin njerëzit e dashur, ndryshojnë banesat ose që sëmuren, mund të kalojnë në depresion. Njerëzit e moshuar nuk flasin për ndjenjat e tyre dhe depresionin që kanë, ndaj dhe duhet pasur kujdes në vërejtjen e simptomave që u radhitën më lartë.

Klasifikimi i sëmundjes

Klasifikimi i depresionit është i domosdoshëm për përcaktimin e etiologjisë dhe patogjenezës së depresionit, mundëson shërimin e suksesshëm të sindromave të ndryshëm të depresionit, mundëson një evolucion të sigurt të shërimit afektiv, zgjedhje të terapisë dhe të metodave të ndryshme të shërimit.
Shumica e autorëve e bëjnë ndarjen e depresioneve në disa grupe themelore: në depresione ENDOGJENE dhe depresione EKZOGJENE. Nga fjala “endogjene” kuptojmë se shkaqet e sëmundjes janë të brendshme, siç janë: trashëgimia dhe sëmundjet e organeve të brendshme. Me depresionin ekzogjen kuptojmë se shkaqet janë: sociale, psikologjike e të tjera. Në depresionet endogjene bëjnë pjesë: psikoza maniake-depresive dhe melankolia envulative.
Faza e depresionit të psikozës maniako-depresive mund të manifestohen në formë të depresionit të rrejshëm (supdepresion), si dhe depresion i rëndë në raste më të rralla. Në fotografinë klinike dominojnë këto simptoma: në jetën afektive të pacientit dominon disponimi depresiv, me pikëllim dhe disponim të pamotivuar, mungesë gëzimi, pesimizëm etj. Shkaqet për këtë disponim janë me prejardhje endogjene dhe nuk janë të lidhura me asnjë lloj ngjarje ose traumë.
Pacienti përnjëherë tërhiqet nga shoqëria, bëhet i pavullnetshëm, inert dhe nuk kontakton me rrethin, largohet nga fëmijët, pamja e fytyrës ndryshohet, duket i lodhur, fiton përshtypje se ka më tepër vite se që është në të vërtetë. Të gjitha funksionet jetësore i ka të zvogëluara: humb apetitin, refuzon ushqimin, nuk merr as lëngje, buzët i ka të thata, të folurit njëzëshëm etj.

Mënyrat e kurimit

Shërimi i depresionit mund të jetë me medikamente anti-depresive, shoqëruar edhe me terapi psikologjike. Terapia psikologjike është një nga mënyrat më efikase për t’u trajtuar depresioni. Në këtë proces ka mënyra të ndryshme trajtimi: terapia psiko-dinamike nënkupton vëzhgimin e traumave dhe ngjarjeve në jetën e individit, që mund të kenë shkaktuar depresion; psikoterapia individuale nënkupton modalitetet e bazuara në principet psiko-dinamike, që përdoret për mjekimin e formave të lehta dhe kronike të depresionit; terapia inter-personale thekson rëndësinë e edukimit mbi depresionin dhe ndihmon individin të zhvillojë strategji më të mira për trajtimin e situatave jetësore aktuale; psikoterapia grupore mund të ndihmojë individët depresivë të përmirësojnë aftësitë sociale dhe vetëvlerësimin; terapia kognitivo - bihevioriste bazohet në kushtin paraprak për mënyrën e shtrembëruar të mendimit rreth vetes dhe botës. Mendimet negative ushqejnë depresionin dhe duke i njohur shtrembërimet e tilla, duke i mësuar individët se si t’i zëvendësojnë me mendime reale dhe vetë-formuese, mund të pakësohen ndjenjat e dhimbshme depresive.

/zaman-m/
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Nntor 03, 2009, 09:24:05 PD »

DEPRESIONI

Te gjithe ne nje kohe jane ndjere te depresionuar, te merzitur, ose "blu". Te depresionohesh eshte nje reaksion normal tek humbja, luftat e jetes ose nje vleresim i dobet per vetveten. Por disa here ndenja e trishtimit behet teper e thelle, duke u zgjatur per sasi kohe shume te gjate dhe duke penguar njeriun prej nje jete normale. Disa lloje te depresionit jane: depresion kryesor, depresion kronik (dysthymia), depresion dypolar, dhe depresion sezonal (SAD).

Çfare jane simptomat e depresionit?

Me poshte jane disa prej shenjave dhe simptomave te depresionit.

- trishtim
- humbje energjie
- kur ndihesh pa shpresa ose pa vlere
- kur nuk mund te pelqejne gjerat qe me pare i pelqeje
- probleme te fokusohesh
- probleme te marresh vendime
- rritje e nevojes per gjum
- pagjumesi ose gjum i tepert
- dhimbje te pashpjeguara
- dhimbje stomaku dhe probleme tretesore (digestive)
- ulje e deshires per seks
- probleme seksuale
- dhimbje koke
- ndryshim ne oreks qe shkaktojne humbje apo ngritje peshe
- mendime rrotull vdekjes ose vetevrasjes
- perpjekje per vetevrasje

Ka lloje te ndryshme te depresionit?

Megjithese keto shenja dhe simptome te depresionit jane karakteristike, mund te ndodhin ne nje strukture te ndryshem, si simptomet sezonale, ose ne shoqerohen me tipare maniake.

Llojet perfshijne:

- Depresion kryesor
- Depresion Dypolar
- Depresion Kronik (ose Dysthymia)
- Depresion Sezonal
- Depresion Psikotik
- Depresion pas lindjes

Çfare e shakton depresionin?

Nuk ka veten nje shkak te depresionit. Eshte nje semundje shume kompleks qe mund ndodhi si nje rezultat te disa faktoreve. Per disa, depresioni ndodh pas nje humbje te nje te afermi, nje ndryshim ne jeten e tyre, ose pasi kane diagnoze te nje semundje serioze mjekesore. Per te tjeret, depresioni thjesht ndodh, ndoshta sepse mund ta kene tek historia e familjes se tyre.

Faktoret qe jane te mbeshtjellur tek shkaqet e depresionit, perfshijne:

- Histori depresioni ne familje (Besohet se depresioni kalon gjenetikisht brez pas brezi, megjithese menyra egzakte si ndodh kjo eshte e panjohur.)
- Hidherim prej vdekjes ose humbjes te nje te afermi.
- Konflikt personal, si per shembull nje grindje me nje te familjes.
- Abuzim fizik, seksual, ose emocional.
- Ngjarje te rendesishme qe ndodhin tek jeta e te gjitheve, si per shembull nderrim banimi, diplomimi, nderrim punesh, martese ose divorc, dalja ne pension, etj..
- Semundje serioze (ndjenja depresioni jane nje reaksion i zakonshem tek shume semundje mjekesore.)
- Disa ilace.
- Abuzim substancash (shume njerez qe pijne alkol ose bejne droge kane depresion.)
- Probleme te tjera personale (keta mund te jene izolime shoqerore prej probleme te tjera mendore, ose te perzihen nga familja ose nje rreth shoqeror.)

Lidhje gjenetike

Ka evidence qe propozojne nje lidhje gjenetike me depresionin. Femijet, motrat & vellezerit, dhe prinderit e njerezve me depresion te rende jane me te mundshem te vuajne nga depresioni se sa jane njerezit e tjere. Megjithate, shkencetaret nuk jane mundur te identifikojne gjenin e depresionit.

Semundje qe shkaktojne depresion

Njerezit me semundje kronike kane me shume shanse te kene depresion. Depresionet e shkaktuara nga semundje kronike shume here e acarojne semundjen, sidomos ne qofte se semundja sjell dhimbje, lodhje, ose nderpret jeten shoqerore. Depresioni mund te shtoje dhimbjet. Depresioni gjithashtu mund te beje njerezit te shkojne ne izolim shoqeror. Perqindja per depresionin qe shoqerohet me semundje te tjera mjekesore eshte teper e larte:

- Infrakt zemre - 40-65% depresionohen
- Semundje zemre (pa infrakt) - 18-20% depresionohen
- Semundja e Parkinson - 40% depresionohen
- Skleroze - 40% depresionohen
- Kancer - 25% depresionohen
- Diabet - 25% depresionohen

Çfare jane simptomat e depresionit ne njerezit e semure?

Pacientet dhe familjet e tyre zakonisht i injorojne simptomat e depresionit, duke menduar se ndjenjat e tyre jane normale per dike qe po vuan nga nje semundje serioze kronike. Eshte e rendesishme te trajtosh te dyja format e semundjeve ne te njejten kohe.

Ç'mund te besh te trajtosh depresionin tek njerezit me semundje kronike?

Nje diagnoze dhe trajtim i heret per depresionin mund te uli stresin dhe gjithashtu riskun e nderlikimeve dhe vetevrasjes. Njerezit qe trajtohen per depresionin qe ndodh ne te njejten kohe me semundjen e tyre kronike shume here perjetojne nje permiresim ne gjendjen e tyre mjekesore, nje cilesi me te mire te jetes se tyre, dhe kane me shume lehtesi te ndjekin planin e trajtimit te tyre.

Ne qofte se simptomat e depresionit jane te lidhura me semundjen fizike ose pasoje te ilaceve, trajtimi mundet te pershtatet ose ndryshohet. Ne qofte se depresioni eshte nje problem vecan, mund te trajtohet vetem. Me shume se 80% te njerezve me depresion mund te trajtohen suksesshem me ilace, psiko-terapi ose nje kombinim i te dyjave. Trajtimet me ilace anti-depressant mund te fillojne te punojne brenda disa javesh.

Identifikimi dhe diagnoza e depresionit

Problemi me i madh i diagnozes dhe trajtimit te depresionit eshte indentifikimi qe dikush po vuan prej saj. Fatkeqesisht, rrotull gjysma e njerezve qe jane te depresionuar kurre nuk marrin diagnoze or trajtim per semundjen e tyre. Injorimi i depresionit eshte i rrezikshem: me shume se 10% e njerezve qe vuajne nga depresioni bejne vetevrasje.

Si mund ta kuptoj une kur me duhet ndihme?

- Kur depresioni demton jeten tuaj (per shembull kur shkakton probleme me marredhenie, ceshtje pune, ose grindje familjare) dhe nuk shikoni nje zgjedhje te paster per keto probleme, atehere duhet te kerkoni ndihme qe te parandaloni gjerat qe te mos keqesohen, sidomos kur keto ndjenja zgjasin per disa kohe.

- Ne qofte se ju ose dikush qe njihni ka mendime ose ndjenja per vetevrasjen, kerkoni ndihme urgjent.

Mund te jem i/e depresionuar?

Pergjigju pyetjeve me poshte te shikoni ne qofte se jeni te depresionuar.

(1.) Ke qene ne humor te depresionuar per me te shumten e dites, pothuaj c'do dite per te pakten 2 jave?

Po Jo

(2.) Ke humbur interes ose kenaqesi ne me te shumten e aktiviteteve te perditshme, per afersisht c'do dite per te pakten 2 jave?

Po Jo

(3.) Keni pare nje ndryshim peshe (te pakten 5lbs. ose 2.5kgs.) ose ne humbje ose ne ngritje ne kohet e fundit?

Po Jo

(4.) Ka ndryshuar oreksi juaj (per me shume ose me pak) per nje kohe te gjate?

Po Jo

(5.) Keni patur pagjumesi ose keni fjetur me shume, per afersisht c'do dite per te pakten 2 jave?

Po Jo

(6.) Jeni ndjere te lodhur diten, per afersisht c'do dite per te pakten 2 jave?

Po Jo

(7.) Keni patur ndjenja sikur jeni fajtore ose te pavlefshem, per afersisht c'do dite per te pakten 2 jave?

Po Jo

(8.) Keni patur probleme te mendoheni, fokusoheni ose te merrni vendime pothuaj se c'do dite?

Po Jo

(9.) Keni patur mendime te shpeshta per vdekjen ose vetevrasjen pa ndo nje plan specifik?

Po Jo

(10.) Filluan ndjenjat e depresionuara pasi nje i aferm i juaj vdiq ose brenda 4 javesh pas lindjes se femijes?

Po Jo

(a.) U pergjigjet me "Po" per pyetjen #1 ose #2? ______

(b.) U pergjigjet me "Po" 4 here ose me shume ne pyetjet #3-9? ______

(c.) U pergjigjet me "Po" per pyetjen #10? ______

Ne qofte se ju u pergjigjet me "Po" tek pyetjet (a.) dhe (b.), ju mund te vuani nga nje episod te nje depresioni.

Ne qofte se ju u pergjigjet me "Po" tek pyetja (c.) dhe simptomat e tua jane gjymtuese ne jeten tuaj dhe kane vazhduar per me shume se 2 muaj, ju duhet te kerkoni trajtim profesional.

Leila(FSH)
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Nntor 03, 2009, 09:27:55 PD »

EFEKTET E DEPRESIONIT TE PATRAJTUAR

Depresioni dhe shendeti juaj

Ka shume te dhena se si depresioni mund te demtoje shendetin. Shume prej studjimeve te fundit rrotull shendetit dhe depresionit jane fokusuar tek pacientet me probleme zemre. Rezultatet kane treguar qe njerezit me depresion qe gjithashtu jane duke u rikuperuar nga infrakte zemre e kane me te veshtire te marrin vendime per shendetin e tyre, te ndjekin instruksionet e doktorrit dhe te perballojne veshtiresite qe semundja e tyre paraqet. Nje studjim tjeter tregon qe pacientet me depresion kane risk me te madh te vdesin ne muajte e pare pas nje infrakt zemre.

Luftim i infeksionit

Kur mendja eshte ne stres, trupi vuan gjithashtu. Stresi psiqik i kombinuar me depresionin mund te dobesoje abilitetin e trupit per te luftuar infeksionet. Vaksinat jane me pak te dobishem per njerezit me depresion, dhe kjo i le ata me te cenueshem prej semundjeve. Gjithashtu, njerezit me depresion jane me pak te mundshem te kerkojne ndihme per trajtimin e semundjeve te tjera, dhe me pak te mundshem te ndjekin porosite e doktorrit.

Pagjumesi

Nje nga shenjat me treguese te depresionit eshte ndryshimi ne fjetje. Megjithese problemi me i madh eshte pagjumesia, njerezit disa here ndjenje nje rritje ne nevojen per gjume dhe humbje te madhe energjie. Pagjumesia mund te shkaktoje disa simptoma te njejta me depresionin (lodhje e shumte, humbje energjie, nervozizem, dhe veshtiresi te fokusohesh apo te marresh vendime.)

Shenja te pagjumesise permbajne:

- Veshtiresi te flesh
- Zgjohesh ne mes te nates
- Zgjohesh perpara se alarmit te ores
- Veshtiresi te shkosh te flesh serish pasi zgjohesh ne mes te nates
- Gjume qe kurre nuk ndjehet "tamam" (i mjaftueshem)

Depresioni dhe vetevrasja

Me e shumta e njerezve qe vuajne nga depresioni nuk perpiqen te bejne vetevrasje, por sipas National Mental Health Association (Shoqata Nacionale e Shendetit Mendor), 30-70% te viktimave te vetevrasjes kane vuajtur prej nje lloj depresioni. Meshkujt perbejne pothuaj 75% te vetevrasjeve, edhe pse me shume gra perpiqen te bejne vetevrasje. Popullsia qe vuan me shume nga depresioni jane te moshuarit. 20% e te gjitha viktimave te vetevrasjes jane njerezit siper moshes 65. Arsyet pse te moshuarit vuajne me shume prej depresionit perfshijne: humbje me e shpeshte te te afermve dhe shokeve, me shume semundje kronike, me shume ndryshime te medhaja ne jete (per shembull, dalja ne pension ose levizja ne nje spital per te moshuarit).

Faktoret ne rrezik per vetevrasje perfshije:

- Abuzim mendor ose substancash (droge, alkohol, etj.)
- Histori ne familje per abuzim mendor ose substancash
- Perpjekje te meparshem per vetevrasje
- Histori ne familje per abuzim fizike ose seksuale
- Te kesh shoke ose njerez ne familje qe jane perpjekur te bejne vetevrasje
- Te kesh nje arme ne shtepi

Ne qofte se ju ose dikush qe ju njihni ka treguar shenjat e mesiperme, mos i ler vetem. Kerko ndihmen e nje personi te kualifikuar per shendetin mendor. Njerezit zakonisht flasin per vetevrasjen perpara se ta bejne, keshtu qe degjoni me kujdes fjalet e tyre.

Disa shenja te vetevrasjes jane:

- Kur flasin per vetevrasje
- Gjithnje mendojne ose flasin per vdekjen
- Thuajne per veten e tyre gjera si per shembull, qe jane te pashprese, pa ndihme ose te pavlefshem
- Thuajne gjera si per shembull, "Do ishte me mire sikur te mos isha gjalle"
- Depresion (trishtim i thelle, humbje interesi, veshtiresi te flejne apo te hajne) qe keqesohet
- Ndryshime te papritura prej trishtimit ne gjakftohtesi ose duken te gezuar
- Bejne gjera te rrezikshme qe rrezikojne jeten e tyre
- Humbasin interes tek gjerat qe pelqenin me perpara
- Kur ben vizita ose telefonon njerezit e aferm

Leila(FSH)
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Nntor 03, 2009, 09:30:54 PD »

Depresioni është një sëmundje që duhet të mirret seriozisht. Depresioni shoqërohet mes tjerash me disponim të pikëlluar, gjendje frike, shqetësim të brendshëm, pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Ai karakterizohet përmes çrregullimit të metabolizmit në tru.
Pikëllimi (mërzia) ose disponimi i pikëlluar, për shembull pas një humbjeje të rëndë, nuk është depresion, sipas kriterieve diagnostike· Depresivët nuk mund të gëzohen dhe kanë vështirësi të mëdha që t’i marrin edhe vendimet e thjeshta.
Depresionet shoqërohen shpeshherë me dhimbje trupore.
Depresionet munden të dallohen kryesisht me ndihmën e pyetjeve të qëlluara
Ndjenjat e paarsyeshme të fajit bëjnë pjesë në shënjat kryesore të një depresioni
Tek disa njerëz, më shpesh tek burrat, një depresion mund të tregohet edhe krejt ndryshe. Në vend të pikëllimit dhe mbylljes këta persona reagojnë me agresivitet, zemërim dhe/ose konsumim të shtuar të alkoolit. Nën rrethana të caktuara ata ushtrojnë sport në mënyrë shumë të tepruar, ndihen të stre-suar dhe të djegur
Depresivët, sikurse të gjithë njerëzit e sëmurë rëndë, kanë nevojë për mirëkuptimin dhe përkrahjen nga rrethi i tyre.
Depresionet janë të shërueshme. Për trajtim qëndrojnë në dispozicion medikamente që ngrisin disponimin (antidepresivët) dhe forma të ndryshe të terapisë përmes bisedave.
Antidepresivët nuk ndikojnë menjëherë. Kryesisht kalojnë disa ditë e deri disa javë deri tek përmirësimi i dhimbjeve.
Antidepresivët trajtojnë shenjat (simptomet) e depresionit. Andaj ato duhet të mirren për aq kohë sa zgjat sëmurja.
Depresionet që shpeshherë riparaqiten mund të trajtohen në mënyrë parandaluese.
Depresionet shpesh janë shkaqe të veprimeve suicide (suicid = vetëvrasje). Rreziku suicid mund të dallohet me kohë dhe të rrezikuarit nga suicidi duhet sa më shpejt që mundet të shkojnë në trajtim mjekësor.
Për të rrezikuarit nga suicidi (vetëvrasja) krahas këshillimit nga mjeku shtëpiak ose specialisti qëndrojnë në dispozicion qendra të intervenimit krizor, shërbime psikosociale ose përkujdesja e përmes telefonit.

E.S. - Psikologji.net
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #5 : Nntor 03, 2009, 09:46:39 PD »

Depresioni Post-Natal

Një fëmijë porsa ka lindur, qanë, është i shëndosh, fati i një familje duket të jetë përfekt. Por tani papritmas, përafërsisht një deri në tri ditë pas lindjës, shumë nëna të reja e ndjejnë vetën të pikëlluar (mërzitur), pthuaj depresiv.

Depresioni Pas-Lindës (Post-Natal)
Shembuj me ndjenja tipike të cilat femrat me depresion post-natal i përjetojnë:‘Tërë koha më shkon duke qarë. Nuk mund të bëjë asgjë, kam shumë punë që më duhet t’i kryej. Ndjej se kam dështuar plotësisht si nënë.’ ‘Më duket se nuk mund të vendosi për asnjë gjë. Mendja ime është e turbulluar me mendime të ngatërruara dhe i bërtas çdokujt çdoherë. Me duhet të jem e lumtur, por unë ndjehem shumë keq’. ‘Foshnja qanë vazhdimisht e unë nuk mund ta rehatoj. Ndjehem që kam dështuar por edhe e zemëruar. Është faji im, nuk është faji i foshnjes.’ ‘Ndjehem se kam humbur plotësisht vetëbesimin. Dukem shumë keq dhe ndjehem keq.’
Shembuj me ndjenja tipike të cilat femrat me depresion post-natal i përjetojnë:‘Tërë koha më shkon duke qarë. Nuk mund të bëjë asgjë, kam shumë punë që më duhet t’i kryej. Ndjej se kam dështuar plotësisht si nënë.’ ‘Më duket se nuk mund të vendosi për asnjë gjë. Mendja ime është e turbulluar me mendime të ngatërruara dhe i bërtas çdokujt çdoherë. Me duhet të jem e lumtur, por unë ndjehem shumë keq’. ‘Foshnja qanë vazhdimisht e unë nuk mund ta rehatoj. Ndjehem që kam dështuar por edhe e zemëruar. Është faji im, nuk është faji i foshnjes.’ ‘Ndjehem se kam humbur plotësisht vetëbesimin. Dukem shumë keq dhe ndjehem keq.’

Çfarë është Depresioni Post-Natal (Pas-Lindjës)?
Depresionipost-natal është lloj depresioni i cili shfaqet pas lindjes së foshnjes. Depresioni ndonjëherë mund të fillon gjatë shtatëzanisë, por quhet depresion post-natal vetëm nëse vazhdon pasi që keni lindur. Depresioni post-natal është shumë i zakonshëm dhe ështe e ditur se dhjetë deri pesëmbëdhjetë femra nga njëqind që lindin foshnje do ta përjetojnë. Numri i vërtet mund të jetë më i madh sepse shumë femra nuk kërkojnë ndihmë dhe nuk i tregojnë të tjerëve për ndjenjat e tyre.

Si dallon depresioni post-natal nga depresioni i zakonshëm?
Simptomet e depresionit post-natal janë të njejta si të çdo depresioni. Ato përfshijnë mërzitjen dhe mos interesim në gjërat që zakonisht janë në rregull. I vetmi ndryshim është se këto ndjenja zakonisht fillojnë brenda tre muajve pasë lindjes së foshnjes. Poashtu është e mundur që depresioni post-natal të fillojë më vonë mirëpo, nëse simptomet ia fillojnë një vit më vonë apo më shumë se një vit pasë lindjes ka pak mundësi që të quhet depresion post-natal. Lajm i mirë është se si çdo lloji tjeter i depresionit, depresioni post-natal është shëruese me tretmane, dhe pothuajse gati të gjitha femrat shërohen plotësisht.

A ka probleme tjera post-natale me të cilat ballafaqohen gratë?
Janë edhe dy gjendje tjera të vështira emocionale te cilat femrat i përjetojnë pas lindjes së fëmiut.

“Baby Blues”
E para është shumë e zakonshme dhe quhet ‘Baby Blues’. Kjo është lloj i lehtë i depresionit i cili paraqitet në çdo tetë nga dhjetë nëna gjatë ditëve të para të lehonisë. Kur nënat vuajnë nga ‘Baby Blues’ ato ndjehen shumë emocionale dhe qajnë pa ndonjë shkas të veqantë. Nënat pasë lindjes së foshnjes shpesh ndjejnë Ankth, tendosje dhe rraskapitje dhe mund ta kenë problem me gjumë. Mjekët mendojnë se ndyshimet e papritura në nivelin e hormoneve rreth kohës së lindjes e sjellin ‘Baby Blues’, por mund të jenë shkaqet tjera, si traumat nga vetë lindja dhe shqetësimet që foshnja sjell. Është koha kur ju duhet pushimi i mjaftueshëm për tu forcuar por është koha më e vështirë që mund të pushoni. ‘Baby Blues’ zakonisht zgjat një ose dy ditë dhe zhduket aq shpejt sa vjen. Nuk ka nevojë për brengosje përveq nëse ndjenjat vazhdojnë të keqësohen, në këtë rast mund të jetë fillimi i depresionit post-natal.

Psikozat e Lehonisë
Problemi i dytë i cili lajmërohet ndonjëherë te femrat pas lindjes së foshnjes është më pak i zakonshme. Quhet Psikoze e Lehonise. Kjo shfaqet në një nënë nga çdo njëmijë dhe është më serioze se depresioni post-natal. Problemi zakonisht fillon papritur gjatë dy javëve të para të lehonisë,me çrregullim të thellë të gjendjes shpirtërore dhe te sjelljeve. Femrat me Psikozë të Lehonisë mund të bëhen shumë të nevrikosura dhe të hutuara dhe shpesh kanë besime të pazakonshme dhe tronditëse për veten dhe foshnjen e tyre.

Cilat janë simptomet e depresionit post-natal?
Femrat i përshkruajnë një numër të simptomeve, shumë prej tyre janë të përmendura më poshtë. Këto simptome mund të jenë të tejkalueshme në kohën kur foshnjës tuaj i duhet shumë kujdes dhe vëmendje. Këto janë disa nga shenjat e simptomeve që ju mund t’i përjetoni nëse vuani nga depresioni post-natal. ¨

Ndjenjat apo emocionet

*Pikëllim, shqetësim, dëshprim
*Qani shumë apo nuk mund të qani
*Ndjeheni të pavlefshme
*Gjendja shpirtërore ndryshon shpesh
*Ndjeheni fajtore
*Nuk ndjeheni të interesuara
*Humbje të kënaqësisë
*Ndjeheni të shqetësuara apo me panik dhe brenga
*Ndjeheni të nevrikosura dhe të zemruara
*Nuk ndjeheni ashtu si dëshironi për foshnjen tuaj

Shenjat trupore dhe fizike

*Mungesë të energjisë dhe rraskapitje
*Shqetësime gjatë gjumit
*Çdo gjë e bëni në mënyrë të ngadalësuar, apo
*Të shpejtuar, jeni të nevrikosura dhe nuk mund të relaksoheni
*Mos intersim në marrëdhënie seksuale
*Ndryshim në oreks – hani shumë apo nuk hani sa duhet

Mendimet – kur njerëzit janë në depresion, ata bëhen ‘ekspertë’ në mënyrën si mendojnë, gjithmonë në mënyrë negative dhe të zymtë.

*Kritikoni vetëveten si: – ‘unë jam nënë e padobishme’, ‘dukem keq’, nuk e kuptoj këtë fletushkë unë jam budallaqe!’
*Brengosje si – ‘foshnja nuk ushqehet mirë’
*Fajsoni vetën si – ‘unë i kam fajet’
*Paramendoni më të këqijat si – ‘Çdo gjë do të bëhet keq – asgjë nuk do të ndryshojë kurrë’
*Mendime pa shpresë si – ‘Çdo gjë më shtë pa shpresë. Ndonjherë mendoj që të gjithë do të kishin kaluar më mirë pa mua’
*Mendimet për të tjerët si – ‘Çdokush kalon mirë. Askush nuk kujdeset për mua’
*Dhe bota – ‘Vend i tmershëm për të rritur fëmijët...’

Mendja – poashtu nga depresioni ndikon në mënyra të tjera.

*Koncentrim i dobët
*Mos mundësia për të marrë vendime
*Mendime të koklavitura dhe të hutuara

Sjelljet
*Mos dëshira për tu takuar me njerëz tjerë dhe për të dal
*Moskënaqsi për gjërat që ju kanë pëlqyer
*Të bëni shumë gjëra gjatë ditës apo nuk bëni asgjë nga detyrat ditore
*Nuk merrni vendime të duhura me kohë
*Fjaloseni më shpesh, bërtisni, humbni kontrollin

Nëse i keni një numër të këtyre sjelljeve dhe mendimeve më lartë gjatë shumtën e kohës, gjatë dy javëve apo më gjatë, është e mundshme që ju vuani nga një form të depresionit. Nëse këto kanë filluar brenda disa javëve apo muajve qyshse keni lindur foshnjen, atëhere është e mundshme që ju keni ndonjë form të depresionit post-natal.

A duhet të kërkoj ndihmë?
Nëse vuani nga depresioni post-natal është me rëndësi që ta pranoni dhe kërkoni ndihmë. Njerëzit shpesh nuk e njohin depresionin post-natal. Kjo ndodh në kohën kur shumë ndryshime ndodhin dhe nënat shpesh nuk e dinë çka është normal dhe çka pritet. Problemi mund të filloj ngadalë dhe shpesh nënat mendojnë se nuk mund të përballojnë në vend që ta njohin se ato janë duke vuajtur nga depresioni post-natal. Poashtu, shumë femra me depresion post-natal ndjehen të turpruara dhe i fshehin simptomet e tyre nga të tjerët. Sa më herët aq më mirë është ta dalloni që e keni depresionin post-natal për të marrë hapa për ti ndihmuar vetëvetes dhe për tretmane efektive. Mbajeni në mend depresioni post-natal është shumë i zakonshëm dhe ka mundësi që ndodh në një nga çdo pesë femrave. Kështu që ju lutemi bisedoni dhe kërkoni ndihmë nga anëtarët e familjes tuaj, infermieren e shëndetit apo mjekut.

Kush është e rrezikuar nga depresioni post-natal? Çdo femër që lind fëmijë mund të zhvillon depresionin post-natal. Mirëpo, ekzistojnë disa faktor të cilët do te ndikojnë më shumë. Këto janë:

*Nëse keni përjetuar depresion më parë
*Nëse lindja e fëmijut ka qenë posaqërisht e vështirë dhe traumatike për ju
*Nëse keni probleme me marrëdhenie
*Nëse jeni duke përjetuar ngjarje të tjera të vështira në jetën tuaj
*Nëse jeni e izoluar nga shoqëria, pa familje dhe shoqëri të cilët mund të ju ndihmojnë
*Nëse nëna juaj nuk është afër të ju përkrah dhe ndihmojë

Mirëpo, kjo sdo të thotë se çdokush që i përjeton këto vështërsi do të vuaj nga depresionin post-natal.

Çka e shkakton depresionin post-natal?
Lindja e fëmijës është kohë kur bëhen ndryshime të mëdha. Nënat përjetojnë ndryshime biologjike, fizike, emocionale dhe sociale. Mund të ndodhë se depresioni post-natal shkaktohet nga përzierja a tëgjitha ndryshimeve. Edhe ndodhitë tjera të vështira në të njejtën kohë mund të kontribojnë.

Ndryshimet biologjike
Lindja e fëmijës sjell ndyshime të hormoneve në trupin tuaj. Depresioni post-natal mund të jetë i lidhur me këto ndryshime. Por edhe pse kjo mund të jetë shkaku dëshmitë sygjerojnë se hormonet nuk janë shkaktar të vetëm. Rrethanat tuaja individuale dhe sociale janë poashtu me rëndësi. Megjithatë, ilaqet kundër depresionit dhe ilaqet e tjera mund të ju ndihmojnë. Bisedoni me mjekun për këto.

Ndryshimet fizike
Lindja e fëmiut është rraskapitëse dhe ndonjëhere mund të shkaktojë probleme fizike p.sh. nëse keni lindur fëmiun me operacion, dhëmbjet pas operacionit. Shërimi pas operacionit nuk është gjithmonë i lehtë. Kujdesi për foshnje e bënë të vështirë që ju të pushoni dhe të fleni sa duhet. Nëse keni fëmijë të tjerë ata mund të reagojnë duke kërkuar nga ju vemendje më të madhe. Kjo mund të ju bëjë më të lodhur. Ndoshta ju nuk keni oreks të mirë dhe nuk hani sa duhet. Kur kjo ndodh është shumë lehtë të lodheni pa masë. Disa femra poashhtu ndjehen të pa sigurta dhe jo-atraktive përshkak se forma e tyre e trupit ndryshon dhe nuk kanë kohë të kujdesen për veten. Në të njejtën kohë disa femra të cilat vuajnë nga depresioni post-natal kujdesen për veten dhe foshnjen e tyre posaqrisht më shumë për të fshehur ndjenjat e dështimit që ndjejnë për shkak të depresionit. Kjo shkakton më shumë lodhje fizike.

Ndryshimet emocionale
Femrat shpesh nuk i përjetojnë ndjenjat që i kanë paramenduar kur lindin foshnjen. Kur ato marrin në duar foshnjen e tyre për të parën herë, një numër i madh i tyre nuk ndjenë atë emocione të nxituar të ‘dashurisë së nënës’. Ato vetëm ndjehen të lodhura dhe pak të shkëputura. Kjo është normale. Disa nëna e duan fëmijën në shikim të parë por disa mësohen ta duan fëmijën gradualisht. Por kryesorja është që mos të brengoseni apo të zghënjeheni nëse lindja e fëmiut nuk është si e keni paramenduar. Dhe është e vërtet se shumë femra thonë se pas lindjes së fëmiut ndjehen më të emocionuara kështu që kur gjërat nuk shkojnë mirë atëhere duken shumë më keq se zakonisht.

Ndryshimet sociale
Lindja e fëmiut mund të shkaktojë shumë ndryshime. Nevojat e foshnjes vështërsojnë vazhdoni jetë aktive shoqërore. Poashtu mund të shkaktojë tendosje në marrëdhëniet e prindit sepse është vështirë të kalojnë kohë së bashku si çift. Për shkak se shumë njerëz nuk jetojnë afër anëtarëve të familjeve të tyre, prindët mund të ndjehen të izoluar dhe nënat nuk kanë ndihmë nga njerëzit e tjerë. Posaqërisht ato të cilat nuk i kanë nënat e tyre afër të ju ndihmojnë gjatë kësaj kohe të vështirë. Edhe ato që kanë familjet afër mund të kenë vështërsi të kërkojnë ndihmë praktike. Gazetat, revistat dhe programet televizive thonë se të lind fëmijë është përvojë e mrekullueshme por shpesh nuk përmendin pjesët e vështira. Për shkak se çka dëgjojmë nga mediat dhe se çka njerëzit tjerë tregojnë për lindjen e fëmiut, femrat ndonjëherë ndjehen se kjo kohë duhet të jetë e përkryer. Ato mendojnë që çdokush tjetër ia del mbanë të lind fëmiun në mënyrë natyrale dhe lehtë dhe menjëhere bëhet nënë e përkryer. Kjo ndikon të keni vështirë të kërkoni ndihmë. Por ky mit për amësinë është larg nga e vërteta për shumë njerëz. Lindja e fëmiut mund të jetë shumë e vështirë dhe të bëheni nënë është rol i ri që mësohet në jetë. Femrat këto ditë kanë më shumë kërkesa se nënat e të kaluarës. Ato ndoshta janë mësuar të dalin të punojnë dhe tani ndjehen të izoluara në shtëpi dhe i mungon takimi me kolegët e tyre. Por nëse vendosin të kthehen në punë ato mund të ballafaqohen me shumë mundime.

Ndodhitë e vështira (me stres) jetësore
Ne gjithashtu njohim se njerëzit të cilët kanë përjetuar apo perjetojne jete me ndodhi të mundueshme mund të ju shfaqet depresionin post-natal pas lindjes. Për shembull, abortimet spontane në të kaluarën, vdekja e nënës, probleme financiare, vështërsi me banim. Përfundimisht është me rëndësi të mbani mend se njëra prej shkaqeve më të zakonshme të stresit janë ndryshimet në jetë, dhe asgjë më shumë se lindja e fëmiut nuk e ndryshon jeten.

vazhdon...
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #6 : Nntor 03, 2009, 09:51:26 PD »

Çfarë mund të më ndihmoj?
Mos harroni se ndihma ekziston dhe ka mënyra se si ju mund të ndihmoni veten.

Hapat e parë

*Pranoni se diçka nuk është në rregull
*Bisedoni me partnerin/burrin tuaj ose me ndonjë shok/shoqe apo ndonjë nga anëtarët e familjes për ndjenjat që i përjetoni
*Mos harroni se ju do të bëheni më mirë
*Bisedoni me mjekun apo infermjeren e shëndetit

...dhe tjetër
Siç po e shohim, mund të ketë shumë shkaqe të depresionit post-natal, dhe ka disa tretmane që ju ndihmojnë.

A ndihmojnë medikamentet?
Ilaçet kundër depresionit mund të jenë shumë të dobishme, mirëpo ju ndoshta nuk mund të merrni ilaçe përderisa jeni duke ushqyer foshnjen me gji. Bisedoni me mjekun për këtë. Ilaçet mund të jenë posaqërisht të dobishme nëse jeni duke përjetuar shumë simptome fizike të depresionit, si oreks të dobët, pagjumësi, mungesë të energjisë. Nëse mjeku juaj ju udhëzon medikamente kundër depresionit, mos harroni se ato fillojnë të kenë efekt pas dy javësh. Besohet se këto ilaçe zakonisht nuk janë zakon-formuese (adiktive), mirëpo si me çdo ilaç nuk duhet të ndërrpreni për njëhere. Është me rëndësi ta merrni dozën e plotë që zakonisht zgjat 6 muaj. Mjeku juaj do të bisedoj hollësisht me ju për këto çështje nëse mendon se ilaçet do të ju ndihmojnë.

A do të përjetojë efekte të padëshiruara nga medikamentet?
Disa njerëz përjetojnë efekte të padëshiruara si lodhshmëri dhe tharrje të gojës por këto simptome kalojnë pas dy javësh. Ndërkohë konsumoni i madh i ujit dhe thithja e ndonjë ëmbëlsirë mund të ju ndihmojë. Edhe pse këto efekte të padëshiruara mund të jenë jo te këndëshme dobia e ilaqeve e tejkalon këtë. Posaqërisht ndhmojnë me shumë nëse i merrni ilaqe kundër depresionit paralelisht me tretmanet e tjera biseduese për përjetimet tuaja me terapistin. Prap, mjeku do të ju informojë më hollësisht.

Po trajtim tjetër?
Studimet vërtetojnë se terapija konsultuese është trajtim shumë efektiv për depresionin post-natal. Infermjerja e juaj e shëndetit është përsoni me të cilën mund të bisedoni, ajo mund të ketë trajnim në shkathtësi të konsultimit. Mjeku mund të ju drejtojë te një konsultues në klinikën lokale apo te psikologu, infermjerja psikiatër nga komuniteti. Konsultuesi juaj mund të shqyrtojë me ju çështjet nga e kaluara, të cilat ju mendoni se kanëlidhshmëri me ndjenjat që i përjetoni tani.

Si ta ndihmojë veten?
Mund te merrni disa hapa praktike të cilat ju bëjnë të ndjeheni më mirë.

*Të bisedoni për ndjenjat tuaja është me rëndësi. Ndoshta ju duket vështirë të bisedoni me partnerin/burrin tuaj por nëse i mbani gjërat në vete tërë kohën ai mund të ndjehet i lënë anash. Kjo posaqërisht është e vërtet nëse nuk dëshironi të keni marrëdhënie seksuale, gjë që ndodh shpesh te njerëzit me depresion.
*Mundohuni të mos kaloni kohën vetëm çdo ditë. Bëni përkjekje që të takoheni me shoqe/shokë apo të takoheni me nëna tjera. Infermjerja e juaj e shëndetit mund të ju tregojë për grupet lokale ku mund të njoftoheni me femra të tjera. Ndonjëhere mund të ketë grupe ku japin përkrahje të cilat mund të ju ndihmojnë shumë. Poashtu ka edhe anëtarë nga organizatat vullnetare të cilt mund të ju ofrojnë përkrahje praktike dhe emocionale.
*Çdoherë pranoni ofertat për ndihmë praktike. Mos të ju vjen keq të kërkoni ndihmë apo të ndiheni keq për ta pranuar ndihmën. Gratë të cilat përjetojnë depresion të rëndë është e mundur se kanë të drejtë për ndihmë me mbikëqyrje të fëmijve dhe punë shtëpiake.
*Mos u mundoni të bëheni amvise e përsosur. Nuk është me rëndësi a e keni shtëpinë e pastër apo të papastër. Bëni sa më pak punë që është e mundur.
*Pushoni sa më shumë sepse lodhja e keqëson depresionin.
*Hani ushqim të shëndoshë.
*Gjeni kohë për vetën. Kjo mund të jetë joreale por nëse p.sh. kaloni një kohë të gjatë në vaskë, bëni shetitje të shpejtë apo vetëm nëse e lexoni një revistë për gjysmë ore ju ndihmon të qetësoheni.
*Ushtrimet fizike posaqrisht janë shumë të dobishme.

Çfarë mund të bëjë tjetër?
Ndoshta mund të jetë vështirë të bëni këto ndryshime për shkak se depresioni ndikon në mënyrën si mendojmë, ndjenjat tona dhe mënyrën se si sillemi. Mënyrat në vijim mund të ju ndihmojnë të i tejkaloni mendimet, sjelljet dhe ndjenjat depresive.

1. Planifikimi ditor
Kur njerëzit janë në depresion ata zakonisht nuk dëshirojnë të bëjnë asgjë. Për ata është vështirë të vendosin çka të bëjnë dhe mund të mbeten duke bërë pak gjëra. Nëse kjo është problem për ty, mund të filloni të krijoni një listë me gjërat që ju deshironi pastaj planifikoni listën se si te veproni. Ia filloni me diçka të lehtë dhe mos synoni të bëni shumë gjëra. Shikoni listën dhe nënvizoni gjërat që i keni kryer. Në fund të ditës ju mund ta shikoni listën se çka keni bërë. Ushtrimet fizike dhe aktivitetet ju përmirësojnë gjendjen shpirtërore. Mundohuni të shtoni diçka në plan çdo ditë. Vizitat e shoqërisë, familjen dhe fqinjëve mund të ju ndihmojë. Mbajeni në mend mos synoni shumë. Gjërat të cilat kanë qenë të lehta mund të jenë shumë të vështira tani. Filloni nga ku jeni tani dhe derisa arritni aty kur keni qenë mirë.

2. Kënaqsitë dhe sukseset
Kur njerëzit vuajnë nga depresioni ata shpesh harrojnë për sukseset e tyre dhe me çka kënaqen. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për sukseset e tyre. Kur i shkruani të gjitha ngjarjet e ditës në planin tuaj aktiv, gjërat të cilat ju ofruan kënaqsi i shënoni me shkronjën K, dhe S për aktivitetet e suksesshme. Mos u bëni shumë modest. Njerëzit të cilet vuajnë nga depresioni zakonisht nuk i pranojnë sukseset e tyre. Mos e krahasoni vetën me si keni qenë me parë, lavdojeni veten për çdo sukses. Kur jeni në depresion çdo gjë është vështirë kështu që kur arrini të bëni diçka ju duhet të pranoni dhe shpërbleni. Mundohuni të keni disa ngjarje të këndshme. E dhuroni vetën – kjo ju ndihmonë.

3. ABC-ja e ndryshimit te ndjenjave
Është e mundshme se personi i cili vuan nga depresioni post-natal të ketë mendime të zymta te cilat shkaktojne gjendje të ultë shpirtërore. Kjo është e vërtet për çdokend me çfardo lloj depresioni. Mundohu të mendoni për ndonjë ndodhi të tanishme që ju ka zemëruar dhe kjo ju ka mërzitur. Mendoni për ngjarje në tri faza: A. Ndodhia B. Mendimet tuaja për te C. Ndjenjat tuaja për te Zakonisht njerëzit mbajnë në mend A-në dhe C-në. Ta shikojmë një shembull. Po supozojmë se fëmiu juaj nuk ndalet së qari edhe pse ju keni bërë çdo gjë t’i ndihmoni. A. Ndodhia – fëmiu nuk pushon së qari B. Mendimet tuaja – ‘Nuk mund të duroj më’. ‘Do ta dridhi fëmiun’. ‘Jam nënë e padobishme’. ‘Nuke meritoj ta kam fëmijë.’ C. Ndjenjat- mërzitur, fajtore. Sa e mërzitshme! Nuk më vjen çudi se ndjeheni keq! Është me rëndësi të jeni të vetëdijshëm për këto tri faza. Kjo është se nëse ne mund të ndryshojmë se çka mendojmë për një ngjarje mund të ndryshojmë si ndjehemi.

4. Barazpeshimi
‘Barazpeshimi është teknikë e dobishme për ta provuar. Kur keni mendime negative, mendime kritike e barazpeshoni duke i thanë vetës gjëra pozitive. Për shembull: Mendimi: ‘Unë nuk jam nënë e mirë’, mund të barazpeshohet me: ‘infermjerja ime e shëndetit më thotë se jam duke u kujdesur mirë dhe foshnja vazhdon të përparon.’ Qartësisht, kjo është lehtë të flitet por vështirë të bëhet. Kur keni mendime negative shpesh është vështirë të i largoni këto, por nëse praktikoni atëhere bëhet më lehtë.

5. Mënyra dy shtyllore
Një mënyrë tjetër që mund të ju ndihmojë është duke i shkruar mendimet negative në një rresht dhe në rreshtin tjetër mendimet më të barazpeshuara pozitive. Si kështu:

Mendimet negative: Mendimet e barazpeshive:
Nuk jam duke i përballuar gjërat – shtëpia ime është rrëmujë Gjërat mirë shkojnë. Është në rregull nëse shtëpia është pak më shumë rrëmujë se si zakonisht.

Ju mund të vazhdoni dhe të mbani një ditar të ngjarjeve, ndjenjave dhe mendimeve. Mund të duket si grafiku i mëposhtëm. Përdorni mënyrat e shpjeguara që të ia filloni të mendoni në mënyrë më të barazpeshuar.
Shiqoni për gabime në mendimet e shprehura më poshtë.

Ngjarja Ndjenjat apo emocionet Mendimet në mendjen tuaj Mendimet më pozitive
Shembull: Sot në klinik një nënë nuk foli me mua Mërzitshëm dhe në depresion Unë nuk i pëlqej asaj; askush nuk më pëlqen mua. Ajo me siguri është e zënë me mendime të tjera – unë po konkludoj para kohe se a i pëlqej asaj.

6. Mbani në mend hollësirat
a) Hulumtimet sqarojnë se personat që vuajnë nga depresioni nuk i mbajnë në mend hollësirat e ngjarjeve dhe mendojnë në mënyrë të përgjithshme si ‘Unë kurrë nuk kam qenë e mirë për asgjë’. Provoni ta mësoni veten për t’i mbajtur në mend hollësirat kështu që të i kujtoni kohërat dhe përvojat e mira. Ditari mund të ju ndihmojë me këtë. Bëni një listë të sukseseve dhe aspekteve për veten si ‘Unë gjithëmonë i mbaj takimet me kohë’, ‘I kam ndihmuar një shoqes të martën’, Partneri im më uroj për punën time javën e kaluar’.

b) Përmbledhja
Përdorimi i planit ditor, shënimet e kënaqësive dhe sukseseve dhe ditari me mendimet tuaja automatike dhe me mendimet më pozitive mund të ju ndihmojë të ballafaqoni depresionin dhe mendimet e zymta që keni kur jeni në depresion.

7. Zgjidhja e problemeve të vështira
Ndonjëherë ne ndjehemi të zhytur plotësisht nga gjërat e komplikuara dhe të vështira që duhet ti bëjmë. Një mënyrë e cila mund të ju ndihmojë është nëse shkruani hapat të cilët duhet t’i merrni për ta kompletuar një punë dhe mandej e bëni atë punë hap mbas hapi. Kur jeni në depresion edhe problemet më të vogla mund të jenë vështirë të zgjidhen. Nëse keni ndonjë problem që është posaqërisht problem i vështirë, i përkujtoni kohën kur keni zgjedhur problemin të njejtë me sukses dhe përdorni të njejtën mënyrë. Apo mund ta pyetni ndonjë shoqe/shok se si kishin vepruar ata në të njejtën situatë. I shkruani të gjitha mundësitë edhe ato që ju duken pa kuptim. Jeni sa më kreative që është e mundshme. Sa më shumë mundësi që mund t’i mendoni aq më shumë keni mundësi të gjeni atë që do të bëjë punë. Pasi që i konsideroni të mirat dhe të këqijat e të gjitha mundësive e zgjedhni ate të cilën ju mendoni është zgjedhja më e mirë.

8. Besimet afatgjate
Ndonjëherë njerëzit kanë mendime nga e kaluara për veten të cilat janë vetë kritikuese – për shembull. ‘Unë nuk jam person shumë i menqur’ apo ‘Unë nuk jam person shumë i dashur’. Këto besime zakonisht janë nga përvojat në të kaluarën dhe mund që nuk janë të vërteta tani. Mundohuni të e shikoni këtë më gjerësisht, mos e mundoni veten dhe kërkoni për dëshmi që i mohon këto besime.

9. Ku mund të kërkojë ndihmë tjetër?
Këshilla e lartëpërmendura mund të ju ndihmojnë t’i tejkaloni vështërsitë e depresionit post-natal dhe prap të veni nën kontroll mendimet dhe jetën tuaj. Megjithatë, nëse ju keni nevojë më shumë ndihmë, kërkoni ndihmë nga mjeku juaj apo infermjerja e shëndetit. Siç i përmendem më lartë ekzistojnë edhe tretmane të tjera që mund të ju ndihmojnë. Nëse keni ndjenja të depresionit dhe mendoni të lendoni veten apo fëmiun tuaj ju duhet ta vizitoni mjekun sa më shpejt. Mos harroni që trajtimet për depresion post-natal ndihmojnë shumë dhe shumica e njerëzve shërohen shpejt.

Nga Multikulti
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #7 : Nntor 03, 2009, 09:55:21 PD »

Depresioni madhorë dhe lidhmëria me vetëvrasjen


Sipas një studimi të Universitetit të Rochesterit,konkudohet se edhe depresioni ,e sidomos depresioni madhorë shkakton apo është promotorë i nje akti vetëvrasës. Më tej është konstatuar se ne 141 viktima te vetëvrasjes (pre 22 der 75 vjeq) në bazë të autopsisë psikologjike( psychological autopsy)
mosha madhorëe prin për kah mënyra e organizimi për të kryer një akt vetëvrasë apo për ta thurrur planin për vetshkatriim” (self-destructive)


Me fjale tjera personi i moshes madhore me depresion kryen vetëvrasje duke kutuar pasojën,por që e sheh si të vetmen zgjidhje pëer të tejkaluar problemin.

Depresioni mund të variojë në mënyrë të dukshme nga pikepamja e seriozitetit të gjendjës. Në formë të lehtë është normale që njerëzit të ndjehen depresivë, kur ata dështojnë në arritjen e një qëllimi, apo kur u vdes ndonjë i afërt.
Depresioni i lehtë zakonisht zgjat jo shumë dhe pasohet nga përmirësimi.
Një problem më serioz është distimia,në të cilën personi kalon një gjendje depresive shpitërore ne pjesen me te madhe të një intervali kohe te paktën dy vjeqare.Simpomat e distimisë përfshijnë një ndryshim të madh në shprehitë e të ngrënit dhe të fjeturit (humbja e oreksit ose mbigrenia, pagjumësia ose gjumi i tepërt), këputje, vetëvlerësim të ultë, përqendrim të dobët dhe ndjenjen e të qenit i pashpresë.
Te përsoni me distimi zakonisht manifeston qregullime të vogla në raportet shoqërore dhe vetëm rrallë herë e shtrojnë në spital, dhe kjo në ato raste kur tenton të bëjë vetëvrasje. Depresioni në distimi është i lehtë, krahasuar me depresionin madhorë që është më i rëndë dhe të bën krejt të paaftë.

“Vetëvrasja është një mundësi reale në rastet e depresionit. Gratë janë më të prirura se sa burrat për vetëvrasje ”. Sidoqoftë mosha kulmore e atyre qe bëjnë përpjekje për vetëvrasje është rreth 30 vjeqe, studimet më të fundit dëshmojnë shumë serioze edhe midis atyre nën moshën 20 vjeqe dhe të moshuarve. Grupi me i rrezikuar është prej moshës 15-24 vjeqe (Hendin, 1985).

Përse njerëzit kryejnë vetëvrasje?

Shumica e tyre kanë të bëjnë me faktin se ata e kanë një ndjenjë se jeta nuk ia vlen të jetohet. Disa njerëz besojnë se akti i vetevrasjes është një kërkesë e dëshpruar për ndihmë.
Rastet kur viktimës së mundshme për vetëvrasje i kërkohet që të mos kryeje vetëvrasje pa takuar më parë një këshilltar, duket se janë të suksesshëm. Duke biseduar me ta sesi ndjehen, ai mund të krijojë tek ata një ndjenjë besimi deri sa t’u jepet ndihma e vërtetë profesionale.
Nëse më të vërtetë personi e ndjen se nuk ka arsye për të jetuar, atëhere trajtimi më i mirë do të ishte që atij t’i jepej shpresë. Psikologët nuk e kuptojnë plotesisht përse njerëzit kryejnë vetëvrasje.

Simptomat e depresionit madhor

Simptoma kryesore e të cilit është ajo e një gjendjeje shpirtërore (humori) të rëndë dhe humbja e interesit për aktivitetet normale. Simptoma të tjera mund të perfshijnë prishjën e gjumit, rënien në peshë, këputjen, ndjenjen e fajit të kotë ose atë të të qenit i pavlefshem, paaftesinë për t’u përqendruar, si dhe mendimet rreth vdekjes dhe vetëvrasjes. Keto simptoma shfaqen kryesisht për një periudhë të paktën dy javore.
Depresioni madhorëë zakonisht fillon në moshën e pjekurisë së hershme, por nje episod depresioni madhorë mund të shfaqet në c`do moshë, përfshirë edhe fëmijërinë. Problemi më i madh i depresionit është mundësia për të kryer vetevrasje.

Teoritë e depresionit të cilat përpiqen të shpjegojnë sesi ndodh ai.

Teoria psikanalitike përqëndrohet në konfliktin e pavetëdijshëm dhe sipas saj, ndjenja e zemërimit dhe e hakmarrjes zhvendosen dhe kthehen kah brenda vetes dhe si rezultat përsoni ndjehet aq fatkeq sa jeta e tij bëhet e padurueshme. Keshtu ai dorezohet dhe bëhet depresiv.


Teoria e të mësuarit na mëson se, depresioni është rezultat i te mësuarit që të jesh i pashpresë. Kur njerezit zbulojnë se nuk kanë më kontroll mbi jetën e tyre nga pikepamja shoqërore, ekonomike ose psikologjike, ata kanë prirjën të dorëzohen.

Teoria biologjike (Seligman, 1975) ka konstatuar se qentë që kishin mësuar të ndjeheshin të mjerë e pa mbështetje kishin nivele tepër të ulta të norepinefrines neurotransmetuese. Ilaqet që rrisin nivelin e norepinefrinës kanë dhënë rezultate në kurimin e depresionit te njerëzit.
Sipas Janovskit dhe Rishit, depresioni dhe mania shkaktohen nga qrregullime në ekuilibrin midis neurotransmetuesve si norepinefrina dhe acetilkolina. Norepinefrina luan një rol në të ndjerit e kënaqesisë në tru kur ndodh mbështetja apo përkrahja, duke lidhur kështu teorinë e të mësuarit dhe përkrahjes me atë biologjike.
Disa tjera kërkime pohojnë se është në keqfunksionimin e sinaptikut dhe në erregullimet e gjendjës shpirtërore. Disa prova lënë po ashtu të kuptohet se depresioni ka një komponent gjenetik.


Pendex - FSH
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #8 : Nntor 03, 2009, 09:57:20 PD »

- Cilat janë llojet e mundshme të ndihmës -

Shumë prej njerëzve me depresion janë të trajtuar nga mjekët familjarë. Mvarësisht nga simptomet, ashpërsia e depresionit dhe gjendja, mjeku mund të sugjeroj një form të trajtimit me anë të bisedës, tableta kundër depresionit, apo që të dyja.

-Psikoterapia / Këshillimi

Me thjeshtësi duke biseduar për ndjenjat e juaja mund të jetë ndihmuese, sidoqoftë ju jeni të depresionuar. Ju mund të keni një këshillues me të cilin mund të bisedoni gjatë shërimit. Nëse depresioni i juaj duket i lidhur me mardhëniet tuaja me partnerin, atëherë ka organizata këshilluese për mardhëniet me partner e që mund të jenë të një ndikimi pozitivë tek ju.



Nëse keni hyrë nën depresion përderisa keni vuajtur nga paaftësia për punë apo dashamirësia për të afërmit, atëherë duke i ndarë përjetimet me të tjerët e një grupi për vet përkrahje apo ndihmë i cili mund të jep ndihmën e nevojshme.
Nëse nuk jeni i gatshëm që të përballoni vdekjen e një personi të afërt tuajin, është me të vërtetë e ndihmës që të bisedoni për këtë gjë me ndonjë person që ju e vlersoni.

Ndonjëherë, është e vështirë që të shprehni ndjenjat tua të vërteta madje edhe për shokët tuaj të ngushtë. Duke biseduar me këshilluesin e trajnuar apo terapeistin mund të lehtësoheni dhe çliroheni gradualisht. Mund të jetë ndihmesë duke i larguar gjërat e tuaja nga brendësia. Nëse mund të keni vëmendjen e përqëndruar tek një person tjetër për një kohë, atëherë ju mund të ndiheni më mirë sa i përket problemit tuaj. Ka shumë lloje të mundshme të psikoterapisë, disa prej të cilave janë shumë efektive për njerëzit e urtë e që ndihmon në zbutjen e depresionit.

Terapia Kognitive biheiviorale ndihmon njerëzit që t’i kalojnë mendimet negative, e që shumë herë mund të jenë edhe shkaktar të depresionit.
Terapia Interpersonale dhe ajo dinamike mund të jenë të dobishme nëse e keni të vështirë që të kuptoheni dhe merreni vesh me njerëz tjerë.
Trajtimi me të folur merr kohë për të funksionuar. Sesionet zakonisht zgjasin një orë, dhe ju duhet të kryeni diku prej 5 deri në 30 sesione. Disa terapist do t’ju vështrojnë çdo javë, disa të tjerë çdo 2 deri 3 javë.

- Si funksionon trajtimi me të folur

Trajtimi në të folur funksionon mvarësisht nga lloji i terapisë që ju e posedoni. Vetëm ndarja e shqetsimit tuaj me dikënd tjetër mund të ndihmojë – ju ndiheni më pak i vetmuar në telashet tuaja dhe ndihesh i përkrahur.

- Terapia Kognitive biheiviorale ju ndihmon që të ndryshoni mendimet si pasojë e të cilave ka ardhur depresioni.
- Këshillimi mund të ju ndihmon që të kthjelloheni rreth asajse si të ndjeheni për jetën tuaj dhe njerëzit për rreth.
- Terapitë dinamike (energjike) ju ndihmojnë juve që të shihni se si sprovimet e kaluara do të mund të kishin dëmtuar jetën tuaj tash dhe në këtë vend.
- Të folurit në grupe mund të jetë e dobishme në ndryshimin e asaj se si ju silleni me njerëzit e tjerë. E keni mundësinë, në një mjedis të sigurtë dhe përkrahës, të dëgjoni se si të tjerët ju shohin juve dhe mundësia të provoni mënyrat e ndryshme të sjelljes dhe të folurit.


-Problemet në trajtimin me të folur

Këto trajtime janë zakonisht shumë të sigurta por nganjëherë mund të kenë edhe efekte anësore. Duke folur për gjëra ju mund të sjellni kujtime të këqija nga e kaluara e të cilat mund të ju bëjnë të dobët ose të shqetësuar. Të tjerët kan raportuar se terapia mund të ua ndryshojë pikëpamjen dhe mënyren për to midhur me shoqëri dhe familje. Kjo mund të shkakton presionë në mardhënie me të tjerët. Është me rëndësi që të siguroheni që ju mund të i besoni terapistit tuaj, dhe se ai e ka përgatitje e domosdoshme dhe të nevojshme. Nëse jeni të interesuar për të pasur një terapi ju duhet të konsulltoheni te mjeku apo terapisti.

-Alternativat shëruese

St John Ëort është një ilaç barishtor i gatshëm nga farmacistët. Në Gjermani është përdorur për së tepërmi ku edhe evidentohet efekti i tij në zbutjen e depresionit. Është një tabletë në ditë për parapërgatitje ditore. Duket se funksionon në të njëjtën mënyrë si disa antidepresant, por disa njerëz e kuptojnë se ka edhe pak efekte anësore. Një problematikë ëshë se mund të pengojë funksionimin e medikamenteve tjera. Nëse jeni duke përdorë medikamente të tjera, diskutoni me mjekun tuaj.

-Antidepresantët

Nëse depresioni juaj është i ashpër apo shkon për një kohë të gjatë, mjeku juaj duhet të ju sugjeroj që ju ta mbani një rrjedhë të antidepresantëve. Këto nuk janë qetësues, megjithëse mund të ju ndihmojnë që të ndiheni më pak i shqetësuar . Ato mund t’i ndihmojnë njerëzit me depresion që te ndihen dhe të përballojnë më mirë, ashtu që ata mund të shijojnë jetën dhe t’i zgjedhin problemet e tyre prap në mënyrë të efektshme.

Është me rëndësi të mbani mend që në shumë nga medikamentet e ndryshme ju nuk do të ndjeni efektin e menjëhershëm të antidepresantëve. Njerëzit shpesh nuk vërejnë ndonjë përmirësim në gjendjen shpirtërore për 2 deri 3 javë, megjithëse ata mund të vërejnë se janë duke bërë gjumë më të mirë dhe se ndjehen më pak të shqetësuar pas disa ditësh.

-Problemet me Antidepresant

Si të gjitha medikamentet, edhe antidepresantët kanë disa efekte anësore, me gjithëse janë zakonisht të buta dhe priren që të shuhen gjatë mjekimit në vazhdimësi.
Antidepresantët bashkohorë (të quajtur SSRIs) mund të ju bëjnë që në fillim të ndiheni pak më i shqetësuar për një kohë të shkurtë. Antidepresantët e vjetër mund të ju shkaktojnë tharje të gojës dhe konstipacion (kapsllëk). Në qoftë se efektet anësore janë shumë të pakëndshme, atëherë mjeku juaj do tju kërkojë që të vazhdoni me tabletat.
Si me cilen do kategori të medikamenteve, antidepresantët e ndryshëm kanë efekte të ndryshme. Mjeku juaj mund të ju informoj se çka duhet të prisni, dhe do të dëshiroj të dijë për gjithëçka që të shqetëson. Sigurohu që farmacisti do tu a jep fletën e informacioneve bashkë me barërat.
Shumë njerëz çuditën se nëse këto medikamente do t’i bëjnë ata të përgjumur apo jo. Zakonisht, medikamentet që të bëjnë të bëjnë për të fjetur merren në mbrëmje, ashtu që mund të ndihmojnë për të fjetur. Sidoqoftë, nëse ndihesh i përgjumur gjatë ditës, nuk duhet të punoni apo drejtoni automjetin deri sa të shuhet efekti. Mund të hani një ushqim me normale përderisa jeni duke i marrë medikamentet (nëse jo, atëherë mjeku do t’u tregoj) dhe që nuk shkaktojnë probleme nga qetësuesit, antibiotikët apo pilulat. Duhet ta largoni alkoolin, megjithëse mund të bënë shumë të përgjumur nëse e pini në të njëjtën kohë kur jeni duke i përdorur edhe medikamenet.

Njerëzit shpesh herë merakosen që antidepresantët janë narkotike. Natyrisht, mund të keni simptome nëse i ndërpritni antidepresantët befas. Kjo mund të përfshijë ankthin, diare (barkqitje), ëndrra të gjalla dhe ankthe gjatë natës. Kjo mund të jetë e larguar pothuajse gjithmonë duke e zvogluar në mënyrë të ngadalshme dozën para ndërprerjes totale.Ndryshe nga Narkotikët si Valiumi ose Nikotina ose alkooli, nuk do të keni nevojë të rrisni sasinë e përdorimit për të pasur të njëjtin efektë, dhe se nuk do të jeni të mvarur nga antidepresantët në të ardhmën.

Janë disa kufizime të përdorimit të antidepresantëve nga njerëzit më moshë më të re, adoleshentët. Ka disa dëshmi që antidepresanti SSRI mund të rrisë mendimet për vetëvrasje.

- Cila është e mirë për mua – Biseda apo Medikamentet -


Kjo mvaret se sa është zhvilluar dhe se sa është i ashpër depresioni tek ju. Në tërësi, trajtimet me të folur është dëshmuar të ndihmojnë tek depresioni i butë. Mjekimi nuk është menduar që të jetë ndihmues në depresionin e butë dhe të ngadalshëm. Nëse depresioni i juaj është i ashpër, është më shumë i nevojshëm mjekimi me antidepresant, zakonisht për një periudhë 7-9 mujore. Njerëzit shpesh e kuptojnë se është me vlerë që të kenë një formë të psikoterapisë pasi që gjendja e tyre të jetë përmisuar nga antidepresantët. Mund të ju ndihmojë që të punoni disa gjëra në jetën tuaj e që kishin mundur të ju shkaktojnë depresion sërish.

Prandaj, nuk mund të jetë shembull i njërit apo tjetrit mjekim, por qka është më ndihmues për ty në kohën e veçantë. Së bashku trajtimi me të folur dhe antidepresantët janë pothuajse të barabartë në efektin pozitivë për ti ndihmuar njerëzit me depresion mesatarë. Shume psikiatër besojnë që antidepresantët janë më shumë efektivë në trajtimin e depresionit të ashpër.
Disa njerëz vetëm se nuk e dëshirojnë planet e mjekimit, disa nuk i dëshirojnë ato të psikoterapisë . Prandaj, me sa duket është niveli i zgjedhjes personale. Kjo është e kufizuar nga fakti se këshillimi i duhur dhe psikoterapia nuk jane me dëshirë prezente në disa zona të shteteve.

Kur nuk jeni në rregull, do të jetë e vështirë të kryeni atë që duhet ta bëni. Diskutoni me shoqërinë, familjen apo edhe me njerëzit që ju beson. Ata do të mund të ishin të aftë të ju ndihmojnë që të merrni një vendim.

Black_Water - FSH
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #9 : Gusht 18, 2010, 06:03:10 MD »

Çfarë është çrregullimi bipolar

Çrregullimi bipolar, i njohur edhe si çrregullimi maniako-depresiv, depresioni manik ose çrregullimi afektiv bipolar, është një diagnozë psikiatrike që përshkruan një kategori të çrregullimeve të humorit, të përcaktuara nga prania e një ose më shumë episodeve të humorit anomalisht të ngritur, e cila klinikisht quhet mani ose nëse është më e lehtë, hipomani. Personat që përjetojnë episode manike, zakonisht përjetojnë edhe simptoma apo episode depresive ose episode të përziera, në të cilat janë njëkohësisht të pranishme karakteristikat e manisë dhe të depresionit. Këto episode zakonisht veçohen nga periudhat e humorit "normal", por në disa persona, depresioni dhe mania mund të alternohen me shpejtësi. Kjo njihet si cikli i shpejtë. Episodet manike ekstreme, disa herë mund të çojnë në simptoma psikotike të tilla si deluzionet dhe haluçinacionet. Çrregullimi ndahet në bipolar I, bipolar II, ciklotimi dhe lloje të tjera, bazuar në natyrën dhe në intensitetin e episodeve të përjetuara të humorit; shkalla shpesh përshkruhet si spektri bipolar.

Faktorët gjenetikë kontribuojnë mjaft në mundësinë e zhvillimit të çrregullimit bipolar dhe përzihen edhe faktorët mjedisorë. Çrregullimi bipolar shpesh trajtohet me barna stabilizues të humorit dhe disa herë me barna të tjerë psikiatrikë. Rol luan edhe psikoterapia, shpesh kur ka pasur njëfarë kthimi të stabilitetit. Në rastet serioze në të cilat ekziston rreziku i dëmtimit të vetes ose të të tjerëve, mund të përdoret shtrimi në spital pa miratimin e pacientit; këto raste përgjithësisht kanë episode të rënda manike me një sjellje të rrezikshme ose episode depresive me ide vetëvrasëse. Ekzistojnë probleme të përgjithshme me stigmë sociale, stereotipe dhe paragjykime kundër personave të diagnostikuar me çrregullimin bipolar. Njerëzit me çrregullim bipolar që shfaqin simptoma psikotike, ndonjëherë mund të diagnostikohen gabim sikur vuajnë nga skizofrenia, një tjetër sëmundje e rëndë mendore.

Termi aktual "çrregullimi bipolar" ka filluar të përdoret kohët e fundit dhe i referohet cikleve midis episodeve (poleve) me humor të ngritur dhe atyre me humor të ulur (polet). Është vëzhguar prej kohësh një lidhje midis manisë dhe melankolisë, megjithëse bazat e konceptualizimit aktual mund të gjenden te psikiatrët francezë të viteve 1850. Termi "sëmundja maniko-depresive" ose psikoza, u krijua nga psikiatri gjerman Emil Kraepelin nga fundi i shekullit XIX, i cili fillimisht i referohej të gjitha llojeve të çrregullimit të humorit. Psikiatri gjerman Karl Leonhard e ndan përsëri klasifikimin në vitin 1957, duke përdorur termat "çrregullimi njëpolar" (çrregullimi depresiv madhor) dhe "çrregullimi bipolar".

Diagnoza

Diagnoza bazohet në përjetimet e raportuara nga vetë personi si dhe në  anormalitetet në sjellje të raportuara nga anëtarët e familjes, shokët ose bashkëpunëtorët, të ndjekura nga shenjat dytësore të vëzhguara nga një psikiatër, infermier, punonjës social, psikolog klinik ose një klinicist tjetër gjatë një vlerësimi klinik. Ekzistojnë lista me kritere, që një person të diagnostikohet kështu. Kjo varet si nga prania ashtu dhe nga kohëzgjatja e shenjave dhe simptomave të caktuara. Vlerësimi zakonisht bëhet në kushte ambulatore; shtrimi në spital merret parasysh nëse personi përbën rrezik për veten ose të tjerët. Kriteret e përdorura më gjerësisht për diagnostikimin e çrregullimit bipolar, janë nga Manuali Diagnostik dhe Statistik (ang. DSM) i çrregullimeve mendore i Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë, versioni aktual i të cilit është DSM-IV-TR, si dhe nga Klasifikimi Statistik Ndërkombëtar (ang. ICD) i sëmundjeve dhe i problemeve shëndetësore lidhur me to nga Organizata Botërore e Shëndetit, aktualisht ICD-10. Kriteret e këtij të fundit tipikisht përdoren në Evropë dhe në rajonet e tjera, ndërsa kriteret e DSM-së përdoren në SHBA dhe rajonet e tjera dhe mbizotërojnë në studimet kërkimore.

Një vlerësim fillestar mund të përfshijë një vizitë mjekësore nga një mjek. Megjithëse nuk ekzistojnë analiza biologjike që konfirmojnë çrregullimin bipolar, mund të kryhen analiza që të përjashtohen sëmundjet mjekësore të tilla si hipotiroidizmi ose hipertiroidizmi, çrregullimi metabolik, një infeksion sistemik ose sëmundje kronike, si dhe sifilizi ose infeksioni me HIV. Elektroencefalografia mund të përdoret për të përjashtuar epilepsinë dhe tomografia e kompjuterizuar e kokës, për të përjashtuar dëmtimet e trurit. Ekzaminimet përgjithësisht nuk përsëriten për rikthimin e sëmundjes, përveçse nëse ka një indikim mjekësor specifik.

Ekzistojnë disa çrregullime të tjera mendore, të cilat mund të kenë simptoma të ngjashme me çrregullimin bipolar. Këto përfshijnë skizofreninë,[60] çrregullimin skizoafektiv, helmimi nga barnat, psikoza e shkurtër e provokuar nga barnat, çrregullimi skizofreniform dhe çrregullimi borderline i personalitetit. Si çrregullimi borderline i personalitetit ashtu dhe ai bipolar, mund të përmbajnë ato të cilave i referohemi si "luhatje të humorit". Në çrregullimin bipolar, termi i referohet episodeve ciklike të humorit të ngritur apo të ulur, të cilat përgjithësisht zgjasin javë ose muaj. Në personalitetin borderline, termi i referohet paqëndrueshmërisë dhe reaktivitetit të theksuar të humorit, të njohur si çrregullimi emocional, për shkak të përgjigjes ndaj stresorëve të jashtëm psikosocialë dhe intrapsikikë. Ata mund të lindin ose të qetësohen menjëherë dhe dramatikisht dhe  mund të zgjasin sekonda, minuta. orë ose ditë. Depresioni bipolar është përgjithësisht më i përhapur me çrregullim të gjumit, oreksit dhe me humor joreaktiv, ndërsa humori te distimia e personalitetit borderline mbetet mjaft reaktiv dhe çrregullimi i gjumit jo akut. Disa mendojnë se çrregullimi borderline i personalitetit përfaqëson një formë nën kufirin e çrregullimit të humorit; ndërsa të tjerët mbrojnë dallueshmërinë, megjithëse vënë në dukje se ato shpesh bashkekzistojnë.

Terapitë

Ekzistojnë një numër teknikash farmakologjike dhe psikoterapeutike të përdorura për çrregullimin bipolar. Personat mund të përdorin vetëndihmën dhe të ndjekin një udhëtim të shërimit personal.

Mund të bëhet dhe shtrimi në spital, veçanërisht  me episodet manike të shfaqura në çrregullimin bipolar të tipit I. Shtrimi mund të jetë i vullnetshëm ose (nëse lejohet nga legjislacioni për shëndetin mendor) i pavullnetshëm ( i quajtur shtrimi pa miratimin e personit). Shtrimet për një kohë të gjatë të pacientëve tashmë janë më pak të zakonshme për shkak të çinstitucionalizimit, megjithëse ndeshen ende. Pas (ose në vend të) shtrimit në spital, shërbimet e disponueshme të mbështetjes mund të përfshijnë qendrat "drop-in", vizitat nga anëtarët e një grupi komunitar për shëndetin mendor ose nga një grup i Ndjekjes Intensive në Komunitet, punësimin e mbështetur dhe grupet e mbështetjes të udhëhequra nga pacienti.

Mjekimi

Valproati i natriumit është një stabilizues i zakonshëm i humorit. Elementi kryesor i trajtimit është një bar stabilizues i humorit, i tillë si karbonati i litiumit ose lamotrigina. Ekziston një raport i bazuar në prova, i cili tregon se këto dy barna janë më të efektshmit. Lamotrigina është zbuluar të jetë më i mirë për parandalimin e depresioneve, kurse litiumi është bari i vetëm i vërtetuar që redukton vetëvrasjen te pacientët bipolarë. Këto dy barna përbëhen nga disa përbërës që nuk kanë lidhje, të cilët kanë treguar të jenë të efektshëm në prandalimin e rikthimit të episodeve manike ose në një rast, të episodeve depresive. Stabilizuesi i parë i njohur i humorit dhe "kriter referimi" është litiumi, ndërsa pothuajse po aq shumë i përdorur është valporati i natriumit, i cili përdoret edhe si antikonvulsiv. Në antikonvulsivët e tjerë të përdorur në çrregullimin bipolar përfshihet karbamazepina, e raportuar si më efektive në çrregullimin bipolar me cikle të shpejta dhe lamotrigina që është antikonvulsivi i parë që tregoi të jetë me dobi në depresionin bipolar.

Trajtimi i shqetësimit të jashtëzakonshëm në episodet manike akute, shpesh ka kërkuar përdorimin e barnave jotipikë antipsikotikë, të tillë si kuetiapina, olanzapina dhe klorpromazina. Kohët e fundit, olanzapina dhe kuetiapina janë miratuar si monoterapi efektive për mbrojtjen nga çrregullimi bipolar. Një provë kontrolli kokë për kokë me zgjedhje të rastësishme në vitin 2005, ka treguar gjithashtu se monoterapia me olanzapine është po aq efektive dhe pa rrezik sa edhe litiumi, për parandalimin.

Përdorimi i antidepresivëve në çrregullimin bipolar është debatuar, me disa studime që raportojnë  një rezultat më të keq nga përdorimi i tyre, i cili shkakton episode manike, hipomanike ose të përziera, veçanërisht nëse nuk përdoret stabilizues i humorit. Sidoqoftë, shumica e stabilizuesve të humorit kanë një efektshmëri të kufizuar në episodet deprevive. Antidepresivët mund të shkaktojnë ose të keqësojnë ciklet e shpejta, përveçse nëse ekziston një trajtim plotësues me një stabilizues humori. Një studim në shkallë të gjerë, zbuloi se depresioni në çrregullimin bipolar nuk i përgjigjet më mirë një antidepresivi me stabilizues të humorit, sesa i përgjigjet një stabilizuesi të vetëm të humorit. Një kërkim i fundit tregon se triacetiluridina mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave të çrregullimit bipolar.

Edhe topiramati është një antikonvulsiv shpesh i dhënë nga mjekët si një stabilizues i humorit. Ai është një përdorim i paparashikuar (ang. off-label) kur përdoret për trajtimin e çrregullimit bipolar. Për fat të keq, efikasiteti i tij është pothuajse minimal dhe efektet anësore, të tilla si dobësimi i madh i të menduarit, e kufizon dobishmërinë e tij (Kushner, et al. 2006 Bipolar Disorders 8; Chengappa, et al. 2006 J Clin Psych; 6).

Kur mjekimi shkakton një reduktim të simptomave ose një qetësim të plotë, është e rëndësishme që dikush me çrregullim bipolar të kuptojë se duhet të vazhdojë ta marrë atë bar. Kjo mund të jetë e komplikuar, sepse trajtimi efektiv mund të shkaktojë reduktimin e simptomave manike dhe/ose bari mund të jetë ulës i humorit ose qetësues, duke bërë që personi të ndjejë sikur po asfiksohet ose se bari nuk po bën efekt.  Sidoqoftë, nëse bari nuk vazhdohet ka shumë mundësi që të shkaktohet rikthimi i sëmundjes.

Psikosocial

Psikoterapia ka si synim lehtësimin e simptomave thelbësore, njohjen e stimuluesve të episodeve, zvogëlimin e emocioneve të shprehura negativisht në marrëdhënie, njohjen e simptomave paraprijëse para rikthimit kulminant të sëmundjes dhe studimin e faktorëve që çojnë në përkrahjen e lehtësimit të përkohshëm. Terapia konjitiv-biheviorale, terapia familjare dhe psikoedukimi, kanë më shumë prova për efikasitetin përsa i përket parandalimit të rikthimit të sëmundjes, ndërsa terapia interpersonale dhe e ritmit social si dhe terapia konjitiv-biheviorale shfaqen si më efektivet përsa i përket simptomave të mbetura depresive. Shumica e studimeve është bazuar vetëm në çrregullimin bipolar I, sidoqoftë edhe trajtimi gjatë fazës akute mund të jetë një sfidë e veçantë. Disa klinicistë theksojnë nevojën për të biseduar me personat që vuajnë nga mania, për të zhvilluar një aleancë terapeutike në mbështetje të shërimit.

Nga 1ypattmental-health.gr/sq/
Identifikuar


tung
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 11
88.00 Kredite

View Inventory
Send Money to tung

Shiko Profilin
« Pergjigje #10 : Gusht 19, 2010, 07:27:51 PD »

i kam lexuar a ka mundesi të mi dergoni ne imell
Identifikuar
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #11 : Gusht 19, 2010, 09:22:51 PD »

tung, mjafton ti kopjosh (copy ose ctrl+c) e me pas ti hedhesh ne nje dokument Word me (paste ose ctrl+v).
Ose thjesht mund ti printosh me opcionin [Printo].
Identifikuar


tung
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 11
88.00 Kredite

View Inventory
Send Money to tung

Shiko Profilin
« Pergjigje #12 : Gusht 19, 2010, 09:27:42 PD »

flm shum
Identifikuar
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #13 : Prill 22, 2011, 02:42:20 PD »

Lidhjet mes depresionit dhe sëmundjeve të zemrës


Që prej disa kohësh, shkencëtarët mendojnë se ka një lidhje të rëndësishme mes depresionit dhe sëmundjes së zemrës.

Trajtimi standart për depresionin ka përfshirë shpesh antidepresantë dhe psikoterapi. Por një studim i kohëve të fundit në Kanada, i publikuar në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë, tregon se për disa pacientë të sëmurë me zemër, ilaçet mund të jenë më të efektshme se sa seancat këshilluese me psikologun ose psikiatrin.

Thuhet shpesh se, ajo që ndodh në tru, shpesh herë ndikon edhe në zemër. Një zbulim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i një dekade më parë, është edhe sot i vërtetë: njerëzit me depresion kanë më tepër prirjen të sëmuren. Në fakt, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se numri i vdekjeve të pacintëve të moshuar që vuajnë nga depresioni, është 4 herë më i madh se i atyre që nuk janë me depresion, dhe shumica e tyre vdesin nga sëmundje të zemrës, ose nga hemorragjia cerebrale.

65-vjeçari Edward Pietrantonio ishte me depresion kur pësoi infarkt në zemër, 15 vjet më parë: “Përjetova vdekjen e një njeriu shumë të afërt me mua, pastaj patëm probleme familjare; gjithshka ndodhi përnjherësh dhe pastaj pësova goditje në zemër”. Sëmundjet e tij fizike dhe psiqike ishin tipike për rreth 300 pacientë, të cilët u përfshinë në studimin kanadez.

Njërit prej grupeve ju dhanë antidepresantë dhe të tjerët morën pjesë në sesione të përjavshme tek psikiatri. “Dihet prej shumë vitesh se depresioni është shumë i përhapur tek pacientët me sëmundje të zemrës, kështuqë ne donim t’i bënim një vlerësim të dy trajtimeve për depresionin”. Doktor Francois Lesperance i Universitetit të Montrealit thotë se rezultatet ishin të habitshme: “Është sikurse të përpiqesh të trajtosh dy çështje në të njëjtën kohë. Vështirësia për t’u përballur me probleme shoqërore dhe strese dhe në të njëjtën kohë të vuash nga një sëmundje fizike, kjo ishte një sfidë e madhe për pacientët me sëmundje zemre”, - thotë mjeku.

Një grup pacientësh morën antidepresantin citalopram, që njihet ndryshe si Celexa dhe Laxapro. Dr. Lesperance thotë se ky ilac u zgjodh, ngaqë ka rrezikshmëri të ulët për të bërë reaksion me ilace të tjera. Ky është një faktor i rëndësishëm për pacientët që vuajnë nga zemra dhe që mjekohen edhe me ilaçe të tjera. Antidepresanti ndihmon në lehtësimin e depresionit, duke shtuar nivelin e substancës serotoninë në tru. “Antidepresantët, që kanë efekt tek sistemi i serotoninës në tru, i ndihmojnë pacientët me depresion, duke përmirësuar simptomat e sëmundjes”, thotë zonja Lesperanze.

Studjuesit vunë re se kur rritej niveli i serontoninës në tru, gjendja psiqike e pacientit përmirësohej. Studimi kanadez, po ashtu arriti në përfundimin se pacientët, të cilët shkonin rregullisht në sesionet e përjavshme me mjekun psikiatër, treguan jo më tepër përmirësim se sa një vizitë e shkurtër tek mjeku, për një kontroll minimal.

Doktor Lesperance thotë se studjuesit, megjithatë nuk ishin të sigurtë përse përmirësimi nuk ishte i ndjeshëm: “Biseda për këto çështje duket se ka qenë dicka e vështirë për pacientët e sëmurë me zemër”. Dr. Lesperance ende beson se sesionet e terapisë tek psikiatri janë të vlefshme për shumë njerëz dhe se krahasimi i mëtjeshëm i efektit që kanë tek të sëmurët antidepresantët dhe format të tjera të terapisë psiqike, është i nevojshëm. /ikub.al/
Identifikuar


eros
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 33
266.00 Kredite

View Inventory
Send Money to eros

Mos kerko te ndjekesh boten, lere boten t ndjek ty


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #14 : Shtator 13, 2011, 06:38:50 PD »

Pershendetje!

Lexova pothuajse te gjith shkrimin, pjeset qe me interesonin.
Kam nje problem me nje te afermin tim. Ka qendruar ne spital per ezuarim nervor dhe mere mjekime me ilace dhe neuro psikiatri.
Shpesh her ka qene njeri pesimist (jo ne kulm). Por tani sdo asnje afer, i duket sikur e duam per meshire, sikur ska te ardhme, kam frik mos bej dhe
ndonje "fatkeqesi". Ka frik se dhe nqs e kalon tani mund ti kthehet me pas, sdo te mari ne qaf njerzit e afert.

Cfar shpresash dhe kurime mund te kete?
I kam ofruar ndihme ti rri afer, normal jo per meshir, sdua ta le vetem dhe shpresoj ta ndihmoj vertet.
Do ju lutesha te me jepnit me teper njohuri konkrete.

Cfar mund te bej un per te dhe sa egziston mundesia qe kjo semundje te kurohet pa lene pasoja, per tju kthyer jetes normale?
Shpresoj per nje pergjigje te shpejte.
Ju Faleminderit!
Identifikuar

The wold is yours, you are mine!!!
Faqe: [1] 2   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.248 sekonda me 21 veprime.