psikologji.net
Korrik 28, 2014, 08:19:43 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Dhuna në familje dhe ndaj fëmijëve  (Lexuar 24119 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Janar 19, 2009, 11:21:02 PD »

DHUNA NE FAMILJE EDHE NDAJ FEMIJEVE



Mjaft fakte provojne se ne familjen shqiptare te diteve tona, femijet rralle u nenshtrohen formave te ndryshme te dhunes se prinderve te tyre se paku deri ne fund te moshes se adoleshences. Te dhenat qe jane marre nga anketimet pohojne se ndaj femijeve te tyre ushtrohet dhune jo vetem nga babai, po edhe nga nena, si ne familjet shqiptare rurale, ashtu dhe ne ato qytetare. Madje si baballaret edhe nenat jane pothuaj njelloj te dhunshem ndaj femijeve te tyre. Nenat ushtrojne me shume dhune ndaj vajzave te tyre, duke e justifikuar kete me mendesite se dhuna eshte e domosdoshme si mjet detyrimi qe vajzat te mos marrin rruge te keqe, se dhuna ka shpetuar shume vajza adoleshente nga degjenerimi e kausi shoqeror qe perjeton Shqiperia, se dhuna ndaj vajzave eshte pjese e pergjithesise dhe e kontrollit te nenave ndaj tyre, se vajzat me mire te zemerohen me nenat, qe i detyrojne dhe me dhune te shkojne ne rruge te mbare, se sa ti mallkojne gjithe jeten per shkarjet nga leshimet liberale te tyre etj.

Psh: Nje nene qe ushtronte sistematikisht dhune ndaj vajzes se saj gjimnaziste, per t'a shtruar sic shprehet ajo ne nje bisede me koleget e saj, petagoge ne universitetin e Tiranes, nder te tjera thote:

Une e qelloj dhe do ta qelloj time bije deri ne diten qe ajo do te marre diplomen e Universitetit.
Une do te perpiqem ta ruaj vajzen time nga ky mjedis i infektuar me gjithfare “virusesh” shoqerore qe shkaktojne trauma te pariparueshme, vecanerisht per vajzat. Lus perendine te mos mbylle syte pa e diplomuar time bije. Ne shoqerine shqiptare diploma e universitetit, jo vetem te jep tjeter personalitet, por eshte edhe nje fare mburoje prej te ligave qe te vijne dhe andej nga nuk i pret.
Ceshtja e ndikimit te dhunes se prinderve ndaj femijeve dhe adoleshentet eshte nje nga me te nderlikuarat e me te diskutuarat jo vetem ne studimet sociologjike, psikopetagogjike etj, por edhe ne bisedat e perditshme. Diskutime te tilla gjallerohen ndjeshem ne periudha ndryshimesh te vrullshme shoqerore e kulturore.
Studiues te ndryshem kane sjelle argumente te shumellojshme pro dhe kunder funksioneve afirmative dhe disfunksioneve te dhunes se prinderve te ushtruar ndaj femijeve te tyre. Te dhenat e ketij anketimi provojne se mjaft prej grave, ne familjet ku jane rritur, kane perjetuar dhunen e prinderve dhe jane te prirura te justifikojne ushtrimin e dhunes ndaj femijeve te tyre. Rreth 62.10% e grave vleresojne kryesisht funksionet pozitive te dhunes te ushtruar nga prinderit ndaj femijeve, qe i detyron ata te shmangin gabimet ose fajet e te jene me te disiplinuar, si faktore qe i mbron nga shkarjet morale dhe nga perdorimi i droges.

Nje bashkeqytetare thote:

“Ndoshta ne shqiptaret e perdorim dhunen ndaj femijeve edhe ngaqe jemi te stresuar ose me sakte te friksuar per te ardhmen e femijeve tane. Pasi e perdorim dhunen ndaj femijeve behemi pishman si dreqi, por edhe te mos e perdorim dhunen friksohemi me shume kur mendojme se femijet mund te futen ne ndonje qorrsokak, prej ku nuk mund te dalin gjithe jeten.”…

Prinderit ne Shqiperi, vecanerisht nenat ushtrojne dhune ndaj femijeve te tyre ne moshen e adoleshences si mase profilaktike, per t'i mbrojtur ato nga leproza e veseve te shumta qe kane molepsur shoqerine e diteve tona. 17,62% e te anketuarve pohojne se dhuna e ushtruar nga prinderit u ndrydh mendimet dhe aftesite krijuese te femijeve dhe shkakton trauma psikike te pariparueshme.
Pervoja jetesore dhe studimet social-psikologjike tregojne se, vecanerisht djemte, qe ne femijeri dhe ne moshen e adoleshences kane qene te ekspozuar ndaj dhunes familjare te ushtruar drejtperdrejt ndaj tyre, ose ndaj anetareve te tjere te familjes. Ky perfundim konfirmohet dhe nga gjeografia sociale e kronikes se zeze ne realitetin shqiptar. Sipas te dhenave qe gjenden ne zyren e statistikes te prokurorise se pergjithshmete republikes se Shqiperise gjate vitit 1998 rreth 41.1% te krimeve kunder jetes se tjetrit si vrasje, plagosje, grabitje me dhune, rrembim personi, etj. Jane kryer nga te rinj te grupmoshes 19-26 vjec. Nga studimi i sfondit familjar te personave te rinj qe kane kryer vepra penale me shkalle te larte agresiviteti kunder jetes se tjetrit rezulton se shumica e tyre jane rritur e socializuar ne mjedise familjare ku ushtrohet dhune, ku, vecanerisht meshkujt me te rritur, flasin sistematikisht per modele sjelljesh perverse, per krime e dhune kunder te tjereve etj.
Ne disa krahina e qytete te vogla te shqiperise se mesme familjet ose fiset ku socializohen te rinj te tille te prirur per veprime kriminale me shkalle te larte rrezikshmerie karakterizohen nga opinioni si familje ose fise te tersta, si sera te dhunes e te krimit.
Dhuna ne shoqerine shqiptare te diteve tona po kontrakton e tjeterson pothuajse te gjithe sistemin e marredhenieve ndermjet njerezve.
Perpjekjet per te kufizuar dhe sheruar nje semundje te tille sociale eshte e domosdoshme te fillojne me crrenjosjen e mendesive te prinderve, qe ne forma te ndryshme justifikojne dhunen e ushtruar ndaj femijeve te tyre.


KONKLUZION:

Kjo arrihet me aftesimin e prinderve per te miredukuar femijet jashte formave te dhunshme te detyrimit, me kulturimin e mekanizmave psikokulturore, qe shmangin elementet e konfirmimit ne marredheniet e femijeve me prinderit dhe me te tjeret.

Çdo informacion shtese, opinion, mendim, vleresim apo shkrim qe ka te beje me temen eshte mese i mirepritur.

Nga E. Stërmasi - Psikologji.net - Respektoni të drejtën e autorit
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Shkurt 27, 2009, 11:12:30 PD »

Dhuna në familje

Dhuna në familje është një problem global dhe prek të gjitha shtresat e popullsisë, të rinj dhe të moshuar, të arsimuar apo analfabetë, të martuar apo beqarë, prek cdo kombësi, klasë, race, apo grup etnik. Në shoqërinë tonë ky fenomen është shumë shqetësues.

Gratë dhe vajzat rezultojnë se janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Ka gra të cilat dhunohen dhe nuk tregojnë, mendojnë se ky eshtë fati i tyre dhe duhet ta pranojnë. Por ka dhe nga ato të cilat e denoncojnë dhunën. Nuk lejojnë që të cënohet e drejta e tyre, madje edhe “ekzistencën“ e tyre. Kjo ndodh kryesisht me gratë të cilat kanë një farë arsimimi, kanë një mbështetje, ndërsa në periferi, në zonat rurale janë të pakta vajzat apo gratë që bëjnë një gjë të tillë për të mos thënë fare. Sipas tyre kjo sakrificë bëhet për hir të fëmijëve, për të mos shkatërruar familje, por ato nuk mendojne apo më saktë nuk duan të cojnë nëpër mend që edhe fëmijët e tyre të dhunshëm do të rriten përderisa jetojnë në të tilla kushte. Ato edukohen, rriten në një familje ku hërë pas here përdoret dhunë. Dhuna në familje është një nga format e krimeve më pak të raportuara dhe zakonisht konsiderohet si një çështje private.


Format e dhunës në familje

Dhuna fizike, e cila fillon nga format më të lehta të saj për të arritur deri në ato më ekstremet. Përgjithësisht kjo formë e dhunës takohet te gratë pas disa vitesh martesë (2-3 vjet). Por nuk duhet përjashtuar këtu edhe dhunën që fillon më herët se kaq. Dhuna fizike përfshin: goditje, gërvishtje, mbylljen në shtëpi, goditje me sende të forta, kërcënim me thikë apo me armë të tjera, tentativë për vrasje e deri në formën më të rëndë vrasjen. Kemi dëgjuar shpesh në media “burri vret gruan për shkaqe xhelozie”, më e rëndësëhishmja është se mënyrat e vrasjes janë nga më mizoret, me sëpatë, me thikë, etj. Forma të dhunës fizike janë edhe përpjekjet për të kontrrolluar e monitoruar lëvizjet e gruas. Gratë që dyshohet se nuk janë “korrekte” në marrëdhëniet bashkëshortore shpesh bëhen viktima të formave ekstreme të dhunës fizike.

Dhuna psikologjike përfshin talljet, kërcënimet, ndjekjen nga pas, mohimin e hapësirës për të marrë vendime, ndalimin për të dalë me shoqërinë madje edhe vetëm, kritikën e vazhdueshme ndaj kulturës, sharjet në shtëpi dhe në publik, ngarkimin me faj për çdo gjë që shkon keq, kontrrollin ndaj veshjes dhe garderobës. Kjo formë e dhunës është e hasur pothuajse në të gjitha familjet. Ndalimi për të dalë me shoqërinë, për të shkuar në punë është një nga arsyet e përdorimit më të shpeshtë të kësaj forme dhune. Sipas mendimit të shumicës së burrave gratë janë të destinuara për të qëndruar në shtëpi, të jenë amvisa të mira dhe të merren me rritjen e fëmijëve.

Dhuna seksuale përfshin marrëdhënie seksuale me forcë, trajtimin e partneres si objekt seksual, detyrimin për te realizuar marrëdhënie në forma të padëshiruara dhe të papranueshme për partneren. Në vendin tonë denoncimi i kësaj dhune është i vogël.


Përse përdorin dhunë meshkujt?

Shumë akte të dhunës nga ana e meshkujve janë një shenjë e dobësisë, pasigurisë dhe mungesës së vlerësimit për veten, të kombinuara me një kapacitet për dominim verbal ose fizik dhe një ndjenjë se ata duhet të jenë superiorë dhe të kontrollojnë gjithçka.
Gra, sfidoni ato burra që përdorin dhunën!

CdoDite
Identifikuar


salihaj
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 37
296.00 Kredite

View Inventory
Send Money to salihaj

Shiko Profilin
« Pergjigje #2 : Mars 15, 2009, 06:16:12 MD »


Ky fenomen është ai që po përpiqem të trajtoi në temën “Kompleksi i Edipit”. Me vjen mirë që keni cekur këtë numër statistikor rreth 62 % të rasteve që janë përfshi me dhunë. Duke marrë për bazë shkollimin,  emancipimin dhe vetëdijesimin e popullatës shqiptare, kjo shifër më duket ca e vogël, ose është për lëvdatë morali i lartë i shqiptarit që nuk është fare i shkolluar, emancipuar dhe i vetëdijesuar.  Ja disa shembuj që gjejnë vend të përshtatshëm për dhunën e prindit ndaj gocës së vet, apo vëllait ndaj motrës së vet. Po sa rritet goca, merr të gjitha karakteristikat seksuale, përafërsisht ka moshën e pjekurisë seksuale ,jo që dashurohen rinia e ati rrethi ku ajo jeton por në mënyrë të heshtur dashuron edhe babai edhe nëna, por edhe vëllai në te (flas në raste shumë të rralla- ama tragjike), pa treguar shenja dashurie seksuale ndaj gocë. Aty krijohet një vatër e gjallë por në heshtje e xhelozisë. Në këtë shkrim timin bëhet fjalë për familje të pa shkolluara dhe të pa emancipuara që ushtronin dhunë ndaj fëmijës së vet. Goca gjithashtu nuk lejon që vet të bie nën nivelin e rrethit të shoqërisë që e rrethon, me veshje, grim etj që është shumë normale. Atëherë vjen në konsideratë fjala “fara mbinë në arën e mirë”. Ashtu e përgatitur ajo vatër xhelozie, vjen komshiu dhe i thotë babës së saj: “goca është bërë e bukur komshi”. Ashtu edhe shoqet e nënës ë gocës po të njëjtat fjalë. Ndërsa te vëllezërit e gocës, shokët e tyre për të përvetësuar motrën e tyre thonë: “Valla! këtë motrën e juaj e kam parë me filanin apo me filanen, a dini ju se kush janë ata, ata janë njerëz të familjeve të poshtra” etj, etj. Atëherë, familjet e pa moral dhe të pa emancipuar fillonin të ushtrojnë dhunë ndaj gocës së vet. Kjo është tragjedi e madhe. Andaj, për atë preferoi  me këmbëngulje që të futet në programet shkollore një lëndë, jo puro edukatë seksuale, por që trajton edhe temat të cilat mbrojnë njeriun tonë nga dhuna e tillë. Të gjitha këto që i shkrova dhe të tjerat të pa shkruara, janë farë që menjëherë gjejnë vend të babai, nëna apo vëllai i pa emancipuar. Atëherë krijohet klimë tensioni në familje, ndërsa rrethi  vetëm bënë sehire.  Unë i kam tri goca dhe tre çuna. Si gocat ashtu edhe çunat bashkë me nënën e tyre kanë gëzuar liri maksimale, pa kurrfarë pengesash. Edhe pranë peripecive dhe sfidave që kam përjetuar, askush nuk beson në kënaqësinë time përfekte ndaj ë familjes sime, duke krahasuar me rrethin që me rrethon. Dijë me shkruar për këtë fenomen dhe do shkruaj deri sa të me lejojnë kushte, dike u bazuar në provojën  time jetësore.
Identifikuar
salihaj
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 37
296.00 Kredite

View Inventory
Send Money to salihaj

Shiko Profilin
« Pergjigje #3 : Prill 23, 2009, 05:37:46 MD »

Kërkim për mënyrën e evitimit të dhunës
Çdo tendencë për evitim nga dhuna ka koston e vet.  Si ai institucional, po ashtu edhe individual. Çdo dhunë pritët nga njerëzit e pa emancipuar. Shtresa e parë është ajo që kanë arriftë një sasi të konsideruar të parasë, apo mallit e që më parë jo vetëm  i tilli por edhe familja e të tillit, ka qenë gjithmonë e varfër. Sidomos ajo shtresë që ka ardhur lehtë deri të ndonjë përfitim sidomos përmes matrapazllëkut. Atëherë nn personit i duket vetja se ka arritur diç dhe fillon të ndryshoi sistemin e vet të sjelljeve ndaj gruas, fëmijëve, pse jo edhe prindërve duke thënë: “ja çfarë kam arritur! Ju si prind asgjë nuk keni bërë deri me tani!” Ndërsa në esencë nuk ka bazë të kulturës së përgjithshme, të sjelljeve si në familje ashtu edhe në shoqëri, nuk dinë me menaxhuar në mënyrë të rregullt, por, me ndihmën e matrapazëve etj. Në familje as ne rreth nuk ua jap të drejtën e asgjëje, përveç atyre të cilët e kanë sjellë deri në atë stad. Personat që e kanë sjellë në atë gjendje, i posa mëkëmburi është në gjendje të bie në nivelin më të ulët njerëzor vetëm për tua plotësuar kërkesat apo dëshirat e tyre. Të tillët që kanë qenë farfënjak dembabadem dhe janë pasuruar gjatë natës, janë persona që me një çrregullim ma të vogël, të nënshtrohen stresit dhe ta rris intensitetin e dhunës ndaj familjes së vet. Këtë çfarë po e shkruaj tani i takon kohës së tanishme. Për atë thoshin: “runa Zot pasanikut të ri!” Të shkruaj për dhunë që kam përjetuar para dyzet vite, është vetëm sa për kuriozitet, sepse në atë kohë ka qenë krejtësisht gjendje tjetër politike, sociale, ekonomike dhe psikologjike. Për të ardhur në përfundim për evitimin e dhunës ne familje, patjetër duhet njoftuar në detaje llojin e dhunës, sidomos shkaktarin e saj, kështu që me analiza të thella dhe të sakta duhet marrë qëndrime që do japin efekte përafërsisht të dëshiruara.
Identifikuar
salihaj
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 37
296.00 Kredite

View Inventory
Send Money to salihaj

Shiko Profilin
« Pergjigje #4 : Maj 12, 2009, 07:47:27 PD »

D H U N A
DHUNA SA ËSHTË DUKURI KOMPLEKSE KA DHE KARAKTER TË TRAGJEDISË SË PASHLYESHME
(edhe pse nuk kam dëshirë fare të shkruaj për dukuri negative që i kanosen me tragjedi njeriut, për hir të opinionit dhe zbarkimit tim nga elektronet me ngarkesë negative po shkruaj disa fenomen qe unë njoh, Më mirë ngarkesën negative ta mbaj letra se qenia ime)
Dhuna e sidomos ajo familjare është një ndër dukuritë më komplekse dhe tragjike e cila manifestohet në faza të ndryshme me natyrë përafërsisht të njëjtë.
Burimi i dhunës është i natyrës së ndryshme siç është: gjenetike (psikologjike), sistemit shtetëror, pjellë e mos kënaqësive së pari të prindi siç është babai, nëna, apo e të dyve të atyre psikologjike dhe materiale). Po ashtu edhe mos kënaqësia e fëmijës (psikologjike apo materiale).
Dhuna si pjellë gjenetike
Dua të ju kujtoi , nga se unë jetoi, veproi dhe lexoi një lloj  dukuri e dhunës është shumë prezentë të qenia njerëzore.  E kjo dhunë që prodhon tragjedi është pikërisht kur një person apo familje përjeton tragjedi nga vrasja me armë zjarri, po të hulumtojmë burimin e kësaj tragjedie do zbulojmë se paraardhësit e po të njëjtit për të cilin bëhet fjalë kanë  pasur po atë fat që të vdesin nga e njëjta dukuri. Njëkohësisht, në terrenin tim ka familje qe çdo mashkull qe arrin një nivel të zhvillimit, patjetër duhet të vdes nga druri duke e prerë në pyll. Meshkujt e familjes tjetër vdesin nga rrufeja. Anëtarët e familjes tjetër vdesin nga vetë vrasjet e sidomos me varje në litar. Të gjitha këto tragjedi, unë i kategorizoi në tragjedi me burim gjenetik. Mirëpo, këto tragjedi gjenetike në mënyrë automatike kalojnë edhe në tragjedi artificiale (që mund të evitohen) familjare.
Varja
Nëna e shkolluar me arsim të lartë,  po ashtu edhe babai. Kjo familje është miqësuar me familjen time para pesë vitesh. Gjendja ekonomike ishte sa vijon. Babai profesor i respektuar nga rrethi ku vepronte, nëna profesoreshë , po ashtu e respektuar nga rrethi. Dy djemtë në punë të mirë, dhe me arsimim të lartë, dy goca të martuara dhe të punësuar shumë mirë. Në shtëpi kishin vetëm një gocë në shkollën e mesme me të gjitha notat më të mira siç vlerësohen në këtë shkollë pesëshe. Shtëpi të mirë, pronë tokësore shumë të mirë.
Para se të varej gruaja (profesoresha), sa herë që vinin në vizitë, apo shkonim në vizitë të këta miq vëreja shqetësime nga ana e mikeshës. Shenja e parë ishte ajo, kur gruaja e profesorit mu drejtua: “zotëri Hasan para ca ditësh bleva një lavatriqe. Kur e solla në shtëpi, doja ta aktivizoj, por nuk isha e sigurt si të ja bëjë.  Burri me tha: “fute në korrent dhe ajo do punoi”. Unë i thash: “jo bre i dashur, kjo ka ca siguresa nga të cilat duhet liruar e pastaj të kyçet në korrent. Unë po (profesoresha), ai jo (profesori), ashtu lindi një zënkë e “vockël”. Kyçem lavatriqën në  korrent, menjëherë vërejtëm, një zhurmë të keqe dhe filloi të vjen era e plastikës.  Me shpejtësi e shkyçëm për ta shpëtuar nga dëmtimi. Po sa erdhën djemtë nga puna, ne ju treguam ndodhinë, djemtë filluan te qeshin me neve se si nuk ua kemi hekë shufrat e drurit pas motorit të lavatriqës që vendosën për tu siguruar nga avaria gjatë transportit. Djemtë hoqën siguresat, kyçem makinën në korrent, dha ajo funksiononte për mrekulli. Ja pra zotëri Hasan, ky miku yt vetëm dinë të mësoi nxënësit histori, nga pak mirët vesh në kopsht për tjetër gjë nuk ka fare haber!” Ky rrëfim përsëritej sa herë që vizitonim njëri tjetrin. Deri sa njëherë thash, kjo është e treta herë që ma rrëfen po të njëjtën gjë.
Unë plotësisht e kuptova, se aty nuk bëhet fjalë për lavatriqe, por kishte shumë probleme të pazgjedhura që me kohë ishin shtresuar në atë familje. Mendoja, të gjejë hapësirë, të komunikoi vetëm me mikeshën (profesoreshë), por gjatë pesë viteve nuk gjeta edhe një gjysmë ore të kontaktoi dhe ti tregoi se është në rrugë të gabuar. Për të komunikuar nergut me te për këtë problem, i kisha sjellë telashe veti, andaj nuk doja të imponohem, e ajo nuk kërkonte ndihmë direkt nga unë.  Jam plotësisht i bindur, sikur të kisha kontaktuar, që nuk do ndodhë ajo çfarë ka ndodhu. Si pasojë përfundon me varje. Atëherë vjen në shprehje fjala e urtë popullore “kur thyhet qerrja, rrugë sa të duash!”  Në ditën e parë të varjes së gruas, burri i saj fjalën e parë që e ka thënë është: “ah moj Hasime a nuk dite se si të më hakmerresh ndryshe!” Kjo fjali për mua dhe psikologët që janë me përvojë të madhe ka domethënie të madhe.
Në syrin dhe mendjen e mikut tim, ajo familje është engjëllore. Ndërsa në syrin dhe mendjen time ajo familje materialisht është e siguruar një farë dore, por shpirtërisht është e vuajtur dhe e pa shpresë, në aspekt psikik e sëmur.
Fjalët që dëgjohen pas varjes  
Identifikuar
salihaj
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 37
296.00 Kredite

View Inventory
Send Money to salihaj

Shiko Profilin
« Pergjigje #5 : Gusht 21, 2009, 04:55:52 PD »

DHUNA NË FAMILJE
Për hir të lexuesve, para se të shkruaj ngjarje të vërteta për pajtimin e gjaqeve apo dhunë në familje në Kosovë gjatë viteve të tetëdhjeta, në këtë pajtim ka qenë i implikuar një numër i dhjetëra familjeve. Me këtë dua të them  lexuesit që gjatë leximit të kësaj materie mos të krahasoi të gjitha familjet shqiptare me  familjet që kanë qenë të  implikuar në gjakmarrje. Çdo ngatërresë në mes familjeve ka vetëm një burim, burimi apo baza e asaj ngatërrese është çështja e imoralitetit, siç janë ngacmimet e motrës, gruas, mbesës, tezës etj, etj. Ky është burimi i vetëm i ngatërresave ndër familjare qe sjellin deri të tragjedia e njeriut në Kosovë besoi edhe gjetiu të populli shqiptar. Atëherë ngjanë që nga dufi që nuk mund ti hakmerret për ngacmimin e gocës, gruas apo ndonjë nga femrat e shtëpisë, i dëmtuari ja rrahë qenin, lopën, shtynë mezhdën në tokë, ndanë presën e ujit etj, etj vetëm për të gjetur një shkak për  ngatërresë apo hakmarrje, pasi që nuk ka guxim moral që ti thotë në kokë mos ma ngacmon atë apo këtë. Pastaj në popull flitet: “si është vra për një qen, për një vadë ujë, për një hu etj”. Përveç vrasjes krijohet edhe atmosferë e pa përshkruar dhune në familjen e  vrasësit edhe të vrarit. Në këtë rast vrasësi ushtron dhunë në familjen e vet për shkak se është i prekur në sedër duke pasur parasysh imoralitetin, ndërsa i viktima, sa ka qenë gjallë ka ushtruar dhunë në gruan e vet duke mos u kënaq me te por me gruan apo ndonjë nga femrat e vrasësit. Përsërisë!  Që lexuesit mos të bëjnë krahasimin e të gjitha familjeve me familje të tilla imorale, për arsye se numri i familjeve imorale është i vogël, apo me thënë margjinal. Populli thotë: “Pyll pa derr të egër nuk ka, e as grurë pa urov nuk ka”.

BISEDË  ME ANTON ÇETËN
   Një ditë në vitet e shtatëdhjeta, kur profesor Anton Çeta kishte marrë rolin e kryetarit të grupit për pajtimin e gjaqeve, kërkova që të ulemi dhe ta pimë nga një kafe të mëngjesit. Po sa u ulem, pas përshëndetjeve të rëndomta filluam bisedën. Duke marrë për bazë se e dija që pjesa dërmuese e familjeve të implikuar në vrasje  bëhet pikërisht për shkak të imoralitetit unë shtrova një pyetje të nderuarit profesor në një mënyrë të shkurtër dhe pa dorëze: “zoti profesor! A po e ndien vetën keq kur po shkon në oda të burrave nën praninë e asaj mase të madhe për të pajtuar një gjak që është bërë në ndonjë nga fshatrat?” Profesori pa një pa dy me tha: “ a e ke lexuar librin kroat Matia Gubeci të cilin e kanë dhunuar duke ja vu saçin e skuqur në kokë dhe duke ja këputë mishin me dana, ashtu po me duket. Mirëpo, në këtë kohë kur serbi ushtron dhunë të pa parë ndonjëherë mbi popullin shqiptar, kombi ynë kërkon që të mbretëroi toleranca dhe afërsia në mes këtij populli. Unë: “prof. Nuk është e udhës që një burrë të vrahet për mezhdë!” Profesori: “e dijë që më provokon, por do ta them troç, se mezhda e shenjtë për shqiptarin është aty ku përfundon mesi i dy këmbëve, gjithkund mu përzier tjetri aty nuk bënë fare  me prekë!”.
   Atëherë, pasi  pimë kafet, përfunduam me nga një përshëndetje dhe shtrëngim duarsh me ngrohtësi më të madhe miqësore.
Identifikuar
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2982
8978.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #6 : Gusht 23, 2009, 03:01:11 MD »

Teme e qelluar Urime
Identifikuar

Erita
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 3
18.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Erita

jeto qdo qast sikur te jete qasti i fundit...


Shiko Profilin
« Pergjigje #7 : Korrik 07, 2011, 04:48:52 MD »

Jam e interesuar rreth kesaj teme pasi po pergatis temen e diplomes ne kete lemi a ka mundesi ta di nga e keni marre materialin ,te me tregoni per referencat?ju pershendes shum
Identifikuar
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.172 sekonda me 20 veprime.