psikologji.net
Prill 16, 2014, 11:52:39 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: SOCIOLOGJIA E DEVIJIMIT DHE E ARDHMJA E SAJ  (Lexuar 3802 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Janar 19, 2009, 04:23:56 MD »

SOCIOLOGJIA E DEVIJIMIT DHE E ARDHMJA E SAJ

Afrim Haliti Prezantim i shkurtër - marrë nga Trendet

Devijimi është koncept i zgjedhur nga sociologët për të përfshirë format e ndryshme të sjelljes njerëzore të cilat janë të definuara nga pjesëtarët e sistemit shoqëror si të gabueshme, të këqija, të pamoralshme, ilegale, apo që meritojnë mospajtim dhe ndëshkim, ndërsa sociologjia e devijimit është studimi i forcave dhe proceseve sociale që përfshihen në formulimin e standardeve të tilla vlerësuese, thyerjeve të këtyre standardeve dhe reaksioneve ndaj thyerjeve të tilla. Çështjet specifike në mënyrë ordinare përfshijnë studimet e sjelljeve të definuara si ilegale (krimi dhe delinkuenca) dhe format e sjelljeve që janë të papajtueshme apo të stigmatizuara nga një pjesë e konsiderueshme e pjesëtarëve të shoqërisë si për shembull vetëvrasja, sëmundjet mendore, disa forma të orientimit seksual, dhe forma të caktuara të shfrytëzimit të alkoolit dhe drogave. Edhe pse koncepti është bërë një term kritik publik, sociologët fillimisht e kanë adaptuar këtë koncept si kategori më objektive dhe konceptualisht më neutrale se sa ato që shfrytëzohen nga publiku.

Që të dyja, disiplina e kriminologjisë (e definuar si studim i ndërtimit të ligjeve, thyerjes së ligjeve, dhe reaksioneve ndaj thyerjes së ligjeve) dhe sociologjia e devijimit merren me sjelljet ilegale, mirëpo sociologjia e devijimit është e veçantë në brengosjen e sajë me temat dhe principet që supozohet se do të duhej të aplikoheshin në thyerjet e ndryshme të standardeve të përbashkëta. Në të vërtetë, studimi më i dalluar në evolucionin e hershëm të sociologjisë së devijimit ka qenë studimi i Emile Durkheim-it, Vetëvrasja (Suicide) në vitin 1897. Edhe pse vetëvrasja është trajtuar si krim në disa shoqëri në kohë të caktuara, ajo si e tillë nuk është e përfshirë në kategoritë à la mode të sjelljes kriminale dhe rrjedhimisht nuk studiohet nga kriminologët. Megjithatë, sociologjia e devijimit vazhdon të jetë e interesuar në vetëvrasje dhe sjelljen vetëvrasëse. Aq më tepër, pasi që nuk është e kufizuar vetëm në sjelljet e definuara me ligj si kriminale, sociologjia e devijimit inkurajon edhe konsiderimin e marrëdhënieve të mundshme në mes të formave të ndryshme...

1
të devijimit. Për shembull, Durkheim ka shtruar hipotezën se vrasja dhe vetëvrasja veprojnë si dy ‘rryma’ të ndryshme të devijimit, për shembull popujt që kanë shkallë të lartë të vetëvrasjes kanë shkallë të ultë të vrasjeve. Në të njëjtën mënyrë, kur të shtrohet pyetja mbi marrëdhëniet në mes të sjelljeve siç është dhuna kriminale dhe formave jokriminale të devijimit siç janë sëmundjet mendore dhe përdorimi i alkoolit, përgjigjja do të kryqëzohej nga studimet e devijimit dhe ato të krimit. Shkurtimisht, sociologjia e devijimit përfshinë studimet e marrëdhënieve në mes të thyerjeve kriminale dhe jokriminale të standardeve vlerësuese të përbashkëta (normave) dhe angazhohet në gjetjen e principeve apo temave të përgjithshme që do të mund të aplikoheshin përgjithësisht në devijimin.

Temat dhe teoritë themelore

Temat më themelore të sociologjisë së devijimit përfshijnë vështrimet se:

1. Format specifike apo shembujt e sjelljeve që bien në kategoritë e tilla ndryshojnë me kohën dhe janë të ndryshme në shoqëri të ndryshme (relativiteti kulturor dhe material);

2. Ekziston një konsensus më i madh shoqëror mbi parregullsinë e disa formave të sjelljes kundrejt të tjerave (konsensusi i ndryshueshëm normativ);

3. Disa pjesëtarë dhe grupe brenda një sistemi kanë më tepër influencë se sa të tjerët në definicionet dhe reaksionet ndaj formave specifike të devijimit (fuqia) dhe

4. Përfshirja në format e sjelljeve të papranueshme nuk është e përhapur rastësisht, por është e përcaktuar nga socializimi i ndryshueshëm, mësimi social, mekanizmat e kontrollit social si dhe influencat tjera sociale.

Secili libër mbi sociologjinë e devijimit përmban dhe është i shkruar mbi disa versione të këtyre temave themelore.

Përveç temave themelore, ekziston një konsensus i përgjithshëm mbi kategoritë e veçanta të teorive sociologjike të devijimit. Tri kategori të teorive të brengosura me shkaqet e formave kriminale dhe jokriminale të devijimit që mundohen që të sqarojnë variacionet e kalkulueshme dhe të vështrueshme të sjelljes devijante kanë dominuar diskursin sociologjik:

1. Disorganizimi social;

2. Asociacioni diferencial - konflikti kulturor dhe

3. Shtytja strukturale – kulturore.

2
Secila nga këto tri lloje të teorive ka karakteristika të veçanta dhe secila fokusohet në veçori të ndryshme të shoqërisë, grupeve dhe kategorive të njerëzve me qëllim të shpjegimit të diferencave të vërteta në sjellje. Përveç këtyre teorive mbi shkaqet, së paku dy lloje të mëdha të perspektivave kanë qenë kritike ndaj fokusimit në shkaqe dhe përqendrimit në variacionet e kalkulueshme të sjelljeve:

4. Konstruksionizmi social dhe

5. Teoritë radikale dhe feministe.

Kur është prezantuar koncepti i disorganizimit social, është konsideruar të ketë qenë gjendje e fshehtë që shpjegonte konvergjencën e një sërë formash të sjelljes devijante në territore ekologjike të identifikueshme. Është aplikuar nga sociologët e Universitetit të Chicagos në fillim të viteve 1900 në shpjegimin e krimit, delinkuencës dhe problemeve tjera shoqërore. Rritja dhe ndryshimet shumë të shpejta u shikuan si kontribut i forcave “disorganizuese” apo “disintegruese” në dobësimin e edukimit dhe mësimit të “rregullave sociale” (Thomas and Znanieki, 1918). Edwin Sutherland përdori konceptin e disorganizimit social për të shpjeguar rritjen e krimit që shoqëronte transformimin e shoqërive më të ulta dhe më të varfra ku “influencat në persona ishin stabile, uniforme, harmonike dhe konsistente” në civilizim perëndimor i cili sipas tij karakterizohej nga jokonsistenca, konflikti dhe “disorganizimi” (1934: 64). Edhe pse sjelljet kriminale dhe delinkuente ishin qendrore në zhvillimin e kësaj teorie, Robert E. L. Farris (1948) e zgjeroi konceptin e disorganizimit social për të shpjeguar “patologjitë sociale” përfshirë këtu krimin, vetëvrasjen, sëmundjet mendore dhe dhunën.

Deri në vitin 1939 Sutherland kishte modifikuar teorinë e tij dhe propozoi shpjegimin i cili nënvizonte 1) definicionet kundërthënëse të sjelljes së përshtatshme dhe të papërshtatshme si qendrore në përhapjen e krimit në mes të subjekteve shoqërore dhe 2) se asociacioni diferencial me njerëz që komunikonin definicione kundërthënëse shpjegonte variacionet e kriminalitetit. Elaborimi sistematik i teorisë nga Sutherland-it mbi krimin dhe kriminalitetin në nëntë propozime fundamentale bëri që ai të konsiderohej si një nga kriminologët teorik më me influencë të shekullit 20. I aplikuar në delinkuencë, propozimi qendror i asociacionit diferencial ishte se ‘një person bëhet delinkuent për shkak të numrit të madh të definicioneve që përkrahin thyerjen e ligjit kundrejt definicioneve që nuk përkrahin thyerjen e ligjit.’ Edhe pse propozimet e tij merreshin me sjelljen kriminale dhe delinkuente, kjo teori veçonte mekanizmat normal të interaksionit simbolik që aplikohet në të gjitha format e sjelljeve (devijante apo jo-devijante). Nga fundi i viteve 1930 nocioni që disa pjesë të qyteteve ishin kriminogjenike për shkak se ishin të disorganizuara u zëvendësua me nocionin që këto pjesë ishin të organizuara në mënyre diferenciale, pra pjesët e qyteteve me shkallë të lartë të krimit kishin tradita të ndryshme apo tradita subkulturore konkurruese dhe në ...

3

konflikt. Kriminologu Thorsten Sellin me studimin e tij në Kultura, Konflikti dhe Krimi (Culture, Conflict and Crime) në vitin 1938, luajti një rol shumë me rëndësi për të shtyrë ndërrimin e shpjegimit të krimit nga disorganizimi social drejt normave kundërthënëse subkulturore.

Një traditë e dalluar teorike që veçonte një lloj specifik të disorganizimit është elaboruar nga Robert K. Merton në vitin 1938. Mertoni u zgjerua në argumentimin e Durkheim-it se krizat dhe fluiditeti ekonomik mund që të shtyj njerëzit për të u vetëvrarë për shkak se rregullat që rregullojnë sjelljen do të destabilizoheshin, dhe ambiciet do të shmangeshin nga realiteti. Duke aplikuar të njëjtën logjikë, Mertoni argumentoi se shkallët e larta të devijimit gjenerohen në sisteme shoqërore anomike ku ka vëmendje të thellë në suksesin ekonomik së bashku me pabarazinë në mundësitë për të realizuar këtë sukses në mënyrë legjitime. Ndjekja e suksesit me mjete ilegale inovative shihet si një adaptim në këtë formë të disorganizimit. Inovacioni ilegal në ndjekje të atyre qëllimeve që zakonisht njihen si të suksesshme është i perceptuar si reagim apo përgjigje e zakonshme e klasës së ultë ndaj ambicieve të frustruara, por Mertoni argumentoi se ka edhe mënyre tjera për të u adaptuar. Disa njerëz mund që të i adaptohen shtytjes së tillë duke hequr dorë nga ndjekja e suksesit dhe duke u ngushëlluar me përdorimin e drogës, vetëvrasjen apo me sëmundje mendore. Në anën tjetër të tjerët mund që të rebelohen dhe të mundohen që të ndërrojnë sistemin. Logjika e teorisë së Mertonit për të veçuar qëllimet që përgjithësisht njihen si të suksesshme së bashku me mundësitë e pabarabarta janë baza për ta dalluar atë si teori të ‘shtytjes’1. Teoricientët tjerë kanë përcjellur të njëjtën logjikë duke prezantuar edhe forma të tjera të papërputhshmërisë në mes të qëllimeve dhe të mjeteve si burim i ambicieve të frustruara.



Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Janar 19, 2009, 04:25:57 MD »

Në një mënyrë apo tjetër, këto teori themelore kanë mbijetuar dhe reflektohen në teoritë e vonshme të cilat supozojnë që variacionet e vërteta në forma të kalkulueshme të sjelljes të shpjegohen me tipare të kalkulueshme të botës sociale. ‘Kontrolli shoqëror’ modern dhe ‘Teoritë e vetë-kontrollit’2 ndajnë të njëjtat veti me teorinë e disorganizimit social në atë se ato veçojnë mungesën e përkufizimeve shoqërore dhe personale si variacione themelore në shpjegimin e devijimit kriminal dhe jo-kriminal. Këto teori fokusohen në të gjitha format e forcës dhe të mashtrimeve, dhe format jo-kriminale të thyerjes së ligjit i konsiderojnë si indikator të hershëm të mungesës apo mospranisë së kontrollit. Teoria moderne e mësimit social elaboron në punën e Sutherland-it3 duke diferencuar një sërë mekanizmave të mësimit që kanë konsekuenca të ndryshme për devijim. Mekanizmat aplikohen si në sjelljet jo-devijante ashtu edhe në krim dhe delinkuencë dhe në format tjera të devijimit. Në fund, versionet moderne të teorisë së Merton-it veçojnë konceptet sikurse “anomia

1 Ose teori e Funksionalizmit Struktural

2 p.sh. Hirschi 1969; Gottfredson and Hirschi 1990

3 Shiko Akers 1997; 1998 dhe Ankers and Jensen 2003, 2006

4

institucionale” (Messner and Rosenfeld 1997) dhe “shtytja e përgjithshme” (Agnew 1992), dhe mundohen që të specifikojnë llojet e ndryshme të reaksioneve devijante ndaj rrethanave frustruese. U paraqitën edhe ide të reja, por kornizat sqaruese themelore që ofroheshin nga këto tri tradita mbijetuan për më tepër se gjashtë dekada.

4 Në kriminologji, ‘pozitivizmi’ ka dy domethënie: a) në mënyrë specifike i referohet supozimeve evolucionare dhe metodave shkencore të ‘shkollës pozitiviste’ të kriminologjisë; b) më përgjithësisht përdoret për të karakterizuar të gjitha qasjet në kriminologji të cilat thelbësisht brengosën me pyetjet e etiologjisë, dhe të cilat besojnë se fenomeni shoqëror mundet dhe duhet që të shpjegohet në formë të shkencave natyrore.

Siç është shënuar më lartë, këto teori të shkaqeve supozojnë se ekzistojnë variacione reale dhe të vështrueshme në sjelljen që thyen normat e pranuara që mund të shpjegohet me veti apo tipare të kalkulueshme të shoqërisë, grupeve dhe/ose njerëzve. Megjithatë, ekziston një perspektivë e popullarizuar mbi devijimin gjatë 30-40 viteve të fundit e cila fokusohet në konstruktimin dhe aplikimin e etiketimeve devijante dhe konsekuencat për ata që janë të etiketuar. Kjo perspektivë është quajtur ‘teoria e etiketimit’, ‘teoria konstruksioniste’ dhe ‘teoria interaksioniste’. Edhe pse nuk ka ndonjë definicion autoritativ mbi këtë perspektivë, karakteristikat themelore të saj janë të kuptuara dhe të pranuara përgjithësisht nga sociologët. Definim shumë i thjeshtë i konstruksionizmit social në studimin e devijimit është paraqitur në deklaratën e Rubington dhe Weinberg (2005: 1-2) se konstruksionistët social e shikojnë devijimin si ‘subjektivisht problematik’ kundrejt ‘objektivisht të thjeshtë’. Goode (1994a: 32-33) propozon që “për konstruksionistët, definicionet nuk kanë vlerë objektive absolute” dhe se “realiteti varet prej perspektivës, e perspektiva deri në një masë është subjektive dhe arbitrare”. Warren dhe Karmer (2005: 4) propozojnë që ‘logjika e hulumtimit kualitativ’ është konstruksioniste dhe specifikojnë dy supozime themelore të logjikës që pranon pikëvështrimin se ‘analiza e shoqërisë është e bërë nga një pikëvështrim apo perspektivë që informon analizën’ dhe se ‘konstruksionistët social përdorin metoda kualitative që të kuptojnë domethënien që njerëzit e sjellin në botën që ata e banojnë dhe e konstruktojnë.’

Mënyra tipike e pasqyrimit të vetive të perspektivës konstruksioniste është që të vihet në kontrast me të kundërtën, d.m.th alternativës ‘tradicionale’ dhe ‘kuantitative’ të i referohet nën termet si ‘absolutizëm’, ‘realizëm’ apo ‘pozitivizëm’4. Kur të shikohet nga ana ekstreme, pozitivistët e pranojnë që problemet apo njerëzit problematik që studiohen përnjëmend ekzistojnë dhe se njerëzit hyjnë në këso kategori të paragjykuara sepse kanë thyer normat përgjithësisht të pranuara shoqërore. Për shkak se këto probleme dhe njerëzit

5

5 Shiko: Tayler, Walton, dhe Young 1973, 1975; Quinney 1975, Platt 1975, Chambliss and Mankoff 1976)

6 Shiko Meda Chesney-Lind and Shelden 2004; Daly and Chesney-Lind 1988; Daly 1994.

problematik janë reale, pozitivistët vënë në pyetje se cilat karakteristika kalkuluese të njerëzve apo të botës së tyre shoqërore kanë determinuar këtë realitet. Edhe pse hulumtuesit që adoptojnë këso qasje metodologjike nuk e shohin vetën si ‘pozitivist’, hulumtimet kuantitative në shkaqet dhe korrelacionet e sjelljes devijante të bazuar në vështrime apo të dhëna në mikro-, meso- apo makro- nivele, në mënyrë të përgjithshme definohen nga konstruksionistët si veti qendrore e asaj epistemologjie.

Kritika konstruksioniste ndanë shumë veti me një kritikë tjetër që më së pari u paraqit në sfidat nga ‘kriminologët radikal’ dhe më vonë në sfidat nga përkrahësit e perspektivës ‘feministe’. Si kriminologët Amerikan ashtu edhe ata Britanik5 ndërmorën sfida radikale ndaj teorive dhe metodave kriminologjike tradicionale, dhe lokalizuan burimin e problemeve shoqërore në sistemet ekonomike dhe politike kapitaliste. Krimi në mesin e të pafavorizuarve ishte vetëm rezultat i margjinalizimit të tyre ekonomik. Me shumë pak për të humbur, shumë pak alternativa premtuese, dhe presion të vazhdueshëm për të dëshmuar vlerën e dikujt me anën e posedimeve materiale, kriminaliteti bëhet një zgjedhje relativisht racionale dhe atraktive. Kritikët radikal poashtu besonin se fokusimi i kriminologjisë në krimet e rrugës dhe në krimet e të pafuqishmëve e pengonte atë që të merrej me problemet më fundamentale kriminogjenike në shoqëri si pabarazia dhe racizmi. Sikurse edhe konstruksionistët, ata sfiduan vlerën e të dhënave që kinse kalkulonin ndryshimet e vërteta të sjelljes dhe kontestuan rezultatet e hulumtimeve që përdornin metodologji kuantitative. Argumenti themelor ishte se hulumtimet kriminologjike shërbenin interesat e klasës udhëheqëse në dëm të grupeve tjera dhe se të dhënat dhe metodat që shfrytëzoheshin ishin të njëanshme.

Kritikat feministe janë zgjeruar në këtë argument dhe kritikojnë fokusimin e hulumtimeve në meshkuj si dhe dominimin e metodologjive të shkencave natyrore në studimin sociologjik të devijimit. Ata zgjeruan kritikën në metodat tradicionale duke përfshirë këtu edhe njëanshmërinë në vetitë e botës femërore të studiuar nga kriminologët dhe hulumtuesit e devijimit6. Kritikët radikal akuzojnë kriminologët për injorimin e krimit të ‘klasës së lartë’ dhe përforcimin e ndryshueshëm të ligjeve nga klasa shoqërore. Kritikët feminist argumentojnë se krimi femëror ka qenë i injoruar dhe se shumë mostra hulumtuese të vështruara janë produkt i përforcimit të ndryshueshëm të ligjit në bazë gjinore. Ata poashtu argumentojnë se teoritë e zhvilluara për të shpjeguar kriminalitetin dhe delinkuencën mashkullore injorojnë dimensionet e botës dhe eksperiencave femërore që janë relevante në shpjegimin e shkallës së ultë të dhunës dhe krimit serioz pronësor si dhe strategjive ekzistuese sikurse prostitucioni dhe rrëmbimi.

6

7 “An Obituary” (1994)

Disa kritik tradicional në sociologjinë e devijimit kanë propozuar që çështja e subjektit të jetë sjellja dhe aranzhimet shoqërore që thyejnë “të drejtat e individëve që janë historikisht të determinuara (Schwendinger and Schwendinger 1975).” Në vend që të studiohen ‘të poshtrit’, ‘perversët’, ‘kurvat’ (Liazos 1972: 132), kritikët radikal të definicioneve normative të devijimit paraqesin një grup specifik të normave duke definuar të drejtën apo ‘të drejtat’ si standardet më ‘objektive’ dhe ‘universale’ për të gjykuar dimensionin e sjelljes problematike. Këso definicione paraqesin nocione të ligjit të natyrës në të cilën njerëzit kanë të drejta që mund të përdorën për të determinuar të drejtën dhe të padrejtën dhe këso standardesh shihen si universale. Llojet e situatave të përfshira nga perspektiva e tyre mbi të drejtat përfshinë si karakteristikat e sistemit shoqëror ashtu edhe ato të sjelljes individuale. Për shembull, sistemi shoqëror në të cilin ndëshkimi është i varur nga fuqia dhe resurset që kanë njerëzit apo organizatat, nga perspektiva e së drejtës do të konsiderohej si devijant. Nëse anëtarët e sistemit shoqëror definohen si ata që kanë ‘të drejta’ në të ardhura jetësore, sistemi shoqëror ku kjo e drejtë do të injorohej, do të ishte devijant. Ata që promovojnë perspektivën e të drejtës shpesh veçojnë të drejtat vetë-evidente të pa-transferueshme dhe universale dhe të drejtat e tilla mund që të definohen si të atilla që përfshijnë edhe jetën jonjerëzore. Inovacionet e propozuara

Ky prezantim i shkurtër në çështjet kryesore të sociologjisë së devijimit zbulon një specialitet sociologjik që karakterizohet me temat e përbashkëta si dhe vazhdimësinë në mes të versioneve më klasike të teorive dhe aplikacioneve më moderne. Shpesh bëhen debate të nxehta mbi forcën dhe dobësinë e koncepteve të ndryshme, metodologjive, apo subjektit kyç, por këto çështje mund të gjinden në të gjitha fushat e specializimeve në sociologji. Megjithatë, thuhet se kjo fushë është duke vdekur. Colin Sumner e nëntitulloi pamjen e tij të përgjithshme mbi sociologjinë e devijimit si ‘Një Përkujtim (In Memoriam)’7, ndërsa Joel Best (2004: ix) ofron evidencë se përdorimi i konceptit të devijimit në zhurnalët e përgjithshme të sociologjisë ka rënë që nga kulminacioni që kishte në vitet e 70-ta. Goode propozon se brengat rreth ‘korrektësisë politike’ kanë shtyre shumë mendimtarë që të i ikin termit ‘devijim’ sepse është bërë koncept publik që përdorët për të stigmatizuar dhe ‘patologjizuar’ disa forma të ndryshme të sjelljes. Goode poashtu thotë se ai është “i bindur që fusha e sociologjisë së devijimit nuk është teoretikisht inovative

7

sikurse që kishte qenë njëherë

Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë që të paramendohet nëse propozimet e tanishme do të kenë sukses si ‘ide të mëdha’ me influencë, këtu do të veçohen tri tentativa në vitet e fundit për të qenë teoretikisht inovative brenda sociologjisë së devijimit për shkak se ato merren me konceptin e devijimit dhe propozojnë koncepte të reja apo të modifikuara të devijimit: 1) zgjerimi i propozuar i konceptit të devijimit për të përfshirë ‘devijimin e adhuruar’ dhe ‘devijimin pozitiv’; 2) elaborimi i Tittle dhe Paternoster-it mbi devijimin si thyerje e normave të klasës së mesme, dhe 3) zhvillimi i teorisë së ‘balansit-kontrollit’ së Tittle-it që përmban një sërë formash të devijimit.

Devijimi pozitiv, devijimi i adhuruar dhe devijimi negativ

Librat mbi devijimin në mënyrë rutinore theksojnë se sjellja që mund të konsiderohet si konformuese ndaj normave shoqërore (p.sh. mundi për të u dalluar, për të u njohur, puna e rëndë, mundi për të i kënaqur të tjerët) mund që të rezultojë në shprehje të mospranisë dhe në etiketime negative (p.sh. koprrac, laritës etj). Synimi për të iu përshtatur normave që cilësojnë paraqitje të pranueshme dhe të përshtatshme mund që të kaloj në një realitet të devijimit (p.sh parregullsitë në ushqim, përdorimi i steroideve, obsesioni me pastërti etj.). Kur format e sjelljes, paraqitjes dhe shprehjes që janë të pranuara në shoqëri marrin kualitete të papranueshme dhe që nuk meritojnë përkrahje shoqërore, ato bien në realitetin e temave të përfshira në studimin e devijimit. Poashtu, sjellja që thyen standardet normative mund që të adhurohet nga një audiencë e caktuar (p.sh. operacionet e plaçkitjeve apo mashtrimeve inteligjente).

Pranimi që ndaj sjelljes e cila është konsistente me standardet normative mund të reagohet në mënyrë negative dhe që ndaj sjelljes e cila është devijante mund që të reagohet pozitivisht, është bërë parim qendror në argumentet për zgjerimin e sociologjisë së devijimit për të përfshirë edhe devijimin ‘pozitiv’ dhe devijimin e ‘adhuruar’. Heckert dhe Heckert (2004) propozojnë që ‘devijimi pozitiv’ është ‘një stërkonformitet i përgjigjur në mënyrë konforme’, dhe ‘devijimi i adhuruar’ ndodh atëherë kur njerëzit e çmojnë devijimin pozitivisht (p.sh. banditët si Robin Hood etj.). Ata argumentojnë se kategoria në të cilën bie personi ndryshon me grupet, për shembull mësuesit duke lavdëruar nxënësit e mirë ndërsa nxënësit tjerë duke i konsideruar këta nxënës të mirë si të nënshtrueshëm ndaj mësuesve dhe jo modern. Ata poashtu propozojnë së “është e rëndësishme që të analizohet se pse nën-konformiteti apo mos-konformiteti mund që të rezultojë në vlerësime pozitive (devijim i adhuruar) apo vlerësime negative varësisht nga koha,

8

vendi apo grupi shoqëror i përfshirë” dhe se “e njëjta vlen edhe për stër-konformitetin (2004: 213)”.

Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Janar 19, 2009, 04:27:27 MD »

Edhe pse pretendimet për të krijuar një tipologji të re në të cilën vlerësimet janë të pavarura nga devijimi janë gjithsesi ‘inovative’, koncepti i devijimit pozitiv duhet që akoma të pranohet gjerësisht si një përparim në këtë fushë për disa arsye. Së pari, Best-i argumenton se sa më i madh që të jetë rrethi i njerëzve dhe aktiviteteve të tyre të përfshirë nën konceptin e devijimit, aq më vështirë do të jetë për të identifikuar principet e përbashkëta që do të mund të justifikonin sociologjinë e devijimit (2004: 34). Së dyti, pyetjet kyçe që shtrohen si shembuj të praktikalitetit heuristik të një tipologjie të tillë, përfshirë devijimin e adhuruar dhe atë pozitiv, shtrohen pa koncepte të tilla. Fakti që ndaj sjelljeve të njëjta reagohet në mënyra të ndryshme nga grupe të ndryshme është qendror në temën e pranuar të relativitetit. Sjellja mund që të definohet si negative por megjithatë të adhurohet kur ekzistojnë standarde kolektive që përcaktojnë mënyrën me të cilën është thyer. Përkufizimi i devijimit si koncept i sjelljes së papranuar apo sjelljes që thyen normat duke nxitur reaksione negative, nuk na ndalon që të pyesim se pse disa forma të pranuara të sjelljes mund që të jenë të papranuara nga grupe të caktuara dhe në situata të caktuara. Apo as që na ndalon që të pyesim se si disa forma të konformitetit mund që të nxisin vlerësime pozitive nga disa grupe të caktuara ndërsa të tjerat mund që të nxisin vlerësime negative. Së treti, përcaktimi i devijimit pozitiv si stër-konformitet që vlerësohet pozitivisht, dhe adhurimit të devijimit si nën-konformitet apo mos-konformitet të vlerësuar pozitivisht na lë pa përgjigje ne një pyetje shumë të rëndësishme. Si mund që të determinohen konformiteti, mos-konformiteti dhe nën-konformiteti? Heckert dhe Heckert duket që janë duke e rishfaqur konceptimin e devijimit statistikor të devijimit gjë që ka qenë gjerësisht e papranuar nga sociologët. Determinimi i ‘stër’ dhe ‘nën’ konformitetit kërkon një lloj të ‘vlerësimit shoqëror’ përveç nëse ato determinohen në terme tërësisht statistikore. Kuptimi i ‘stër’ kur të i bashkohet ‘konformitetit’ është i determinuar nga standardet vlerësuese apo reaksioneve negative që e vendosin atë nën përcaktimet tradicionale të devijimit.

Një argument tjetër i paraqitur si pjesë e racionales për konceptin e devijimit pozitiv është nocioni gjerësisht i cituar se devijimi mund që të shërbej funksione pozitive. Librat mbi devijimin vazhdimisht përdorin argumentet e Durkheim-it dhe artikujt e Dentler-it dhe Ericson-it mbi funksionet e devijimit në grupe (1959) për të nënvizuar ironinë që ngjarjet e këqija mund që të kenë konsekuenca (funksionale) të ‘mira’. Krimi përdoret si shembull në atë që ndonjë ngjarje kriminale mund që të i bashkoj njerëzit dhe të rrisë solidaritetin e grupit. Megjithatë, logjika e argumenteve të tilla zbulohet shumë rrallë dhe ato bëhen pjesë e folklorit akademik të padiskutueshëm në sociologjinë e devijimit. I vetmi përjashtim është “Funksioni i Mitit të Krimit” (The Function of Crime Myth (1977)) në të cilin Bob Roshier paraqet rëndësinë e

9

8 Shiko Jensen 1988

mbajtjes së dallimeve në mes të koncepteve sociologjike të devijimit dhe të kontrollit shoqëror. Ai propozon që funksionet që i janë veshur ‘devijimit’ kanë dalë që të jenë funksione të ‘kontrollit shoqëror’. Argumenti tipik se krimi apo devijimi shërben në funksionin e bashkimit të komunitetit, duke rritur solidaritetin, është thirrje mbi mospranimin e devijimit (formë e kontrollit shoqëror), dhe jo funksioneve të devijimit si të definuara pavarësisht në atë reaksion. Është pra kjo përgjigje ndaj kërcënimit që shpjegohet funksionalisht, dhe jo vetë kërcënimi8.

Normat e ‘klasës së mesme’

Meqenëse ‘normat’ zënë një vend qendror në definimin e devijimit si sjellje që thyen normat, ekzistojnë merita të konsiderueshme për synimet për të definuar në mënyrë me precize standardet të cilat thyhen. Standardet e tilla duken të qarta kur fokusimi bëhet në krimet serioze, vetëvrasjen, përdorimin e substancave të dëmshme, dhe në disa forma të sjelljes bizare të ngjashme me sëmundjet mendore. Megjithatë, shumë pak kujdes i është bërë nënvizimit të llojeve të normave të thyera. Një hap madhor në këtë drejtim është bërë në studimin e Tittle-s dhe Paternoster-it në “Devijimi Social” (Social Deviance (2000)) ku ata mundohen që të nënvizojnë normat e ‘klasës së mesme’ dhe sjelljet që thyejnë këto norma. Ata propozojnë dhjetë norma dominuese: lojalitetin ndaj grupit, intimitetin (hapësirën private), urtësinë, konvencionalitetin, përgjegjësinë, pjesëmarrjen, moderimin, sinqeritetin, paqëdashjen dhe mirësjelljen.

Këtu nuk mund të specifikohet interpretimi i secilës normë, mirëpo duhet që të adresohen meritat dhe problemet e një liste të tillë. Njëra ndër meritat është se një listë e tillë inicon njohjen e komplikimeve të përfshira në determinimin nëse shembujt specifik të sjelljes përshtatën në kategorinë e thyerjeve normative. Për shembull, lojaliteti i grupit mund që të kërkoj sjellje që janë në kundërshtim me ‘normat’ tjera si sinqeriteti, konvencionaliteti dhe përgjegjësia. Sociologjia e devijimit do të kishte përfitim nga specifikimi i arsyeshëm i normave shoqërore dhe aplikimi i tyre në situata të ndryshme.

Problemi me një tentativë të tillë në momentin e pikërishëm është se ende nuk është tentuar as propozuar ndonjë metodologji për të determinuar standardet e tilla normative. Tittle dhe Paternoster (2000) nuk ofrojnë të dhëna të hulumtuara të asnjë lloji për të justifikuar listën e tyre. Aq më tepër, ata theksojnë që klasa e ultë ndan shumë, nëse jo shumicën, e këtyre normave, por nuk ofrojnë të dhëna në përkrahje të ndonjë distribuimi të veçantë shoqëror, e as ndonjë arsye specifike për të i quajtur ata ‘klasë e mesme’. Si

10

krahasohen këto ‘norma’ me sistemet tjera normative sikurse ‘kodi i rrugëve’ i Elijah Anderson-it? Kodi i rrugëve përfshinë ndalimet ndaj informuesve, pret lojalitet ndaj grupit si dhe poashtu pret që të rinjtë të mbrojnë vetën fizikisht nga sulmet në mbrojtje të nderit të tyre personal. Cilat ‘norma të klasës së mesme’ janë pra të përbashkëta për meshkujt dhe femrat, të bardhët dhe të zinjtë, të favorizuarve dhe të pafavorizuarve? Kategorizimi i tyre si ‘klasë e mesme’ shumë sociologëve iu duket arbitrare.

Teoria e balancit të kontrollit

Një veti e tipologjisë së Merton-it mbi llojet e devijimit që shpesh nuk vihet re është se ai e ka definuar ‘konformitetin’ si veprim të orientuar në qëllime, me standarde të përshkruara. Konformiteti ndaj standardeve të përshkruara kur asnjë rezultat racional nuk duket që të shërbehej, ishte formë e devijimit, ‘ritualizëm’. Njerëzit që në mënyrë fanatike iu nënshtrohen rregullave edhe atëherë kur një konformitet i tillë ka qëllim të vogël (p.sh nënshtrimi fanatik ndaj rregullave burokratike, pastërtisë fanatike, disa forma të ‘sëmundjeve mendore’) bien në kategorinë e ‘devijimit’. Konformiteti ‘real’ ishte sjellje e qëllimshme.

Charles Tittle ka adaptuar strategji të ngjashme në atë se ai propozon gjashtë lloje të devijimit që mund të vihen në kontrast me ‘njohjen e vetëdijshme të rregullave me nënshtrim të studiuar’ (konformiteti): nënshtrimi apo bindja, kundërshtimi apo mosbindja, grabitja, eksploatimi, plaçkitja dhe dekadenca (Tittle 1995). Ai argumenton se njerëzit kanë më së paku mundësi që të jenë devijant kur ‘përpjesëtimi i kontrollit’ është i balancuar; do të thotë, sasia e kontrollit që ata e përdorin është e balancuar me sasinë e kontrollit që përdoret ndaj tyre. Kështu kur një person nuk ka liri veprimi dhe mundësi për të ushtruar kontroll, devijimi merr formën e ‘nënshtrimit’. Nënshtrimi shihet nga Tittle si devijim për shkak se individi nuk nënshtrohet vullnetarisht (p.sh. nënshtrimi i grave të rrahura). Në shoqërinë moderne, nënshtrimi ka gjasa më të mëdha që të vlerësohet negativisht.

Njerëzit që janë të kontrolluar nga të tjerët në mënyre modeste, por që kanë një sasi të vogël të autonomisë, ka gjasa që të mos jenë ‘të bindur’ që të shprehin hidhërim për rrethanat e tyre, apo që vullnetarisht të provojnë që të ikin apo të arratisën. Devijimi grabitës (p.sh. vjedhja, dhunimi, dhuna) ka gjasa që të ndodhë më tepër në mes të atyre që janë më pak të kontrolluar, por që kanë ca autonomi. Që të tri këto (nënshtrimi, mosbindja dhe grabitja) ndodhin në mesin e njerëzve me deficit të kontrollit. Në anën tjetër, edhe njerëzit që kanë më tepër fuqi bëhen devijant, por kjo merr forma tjera. Ata me fuqi të vogla i eksploatojnë të tjerët; ata me fuqi modeste plaçkitin të tjerët dhe ata me fuqitë më të mëdha adaptojnë stile dekadente të jetës.

11

Tittle e përkrah me shembuj teorinë e tij dhe tenton që të aplikoj këtë teori në shpjegimin e variacioneve brenda grupeve shoqërore-demografike në llojet e devijimit. Në këtë moment kohor, nuk është përcaktuar ndonjë operacionalizim i përshtatshëm i koncepteve, e as që janë specifikuar teknikat për identifikimin e formave të fshehta (maskuara) të formave të devijimit si p.sh nënshtrimi. Megjithatë, teoria e Tittle-s adreson çështjet që dallojnë teorinë e balancit të kontrollit nga teoritë e krimit në atë se forma të ndryshme të devijimit propozohet që janë të gjeneruara nga kombinacione të ndryshme të mekanizmave të njëjtë elementar. Drejtime për të ardhmen

Temat, teoritë dhe çështjet e diskutuara më lartë ofrojnë një prapavi për një sërë propozimesh që besohet se do të ripërtërijnë sociologjinë e devijimit në shekullin 21. Besohet se taktikat më të mira për rivitalizim përfshijnë: 1) ‘Atributet e fenomenit të devijimit’ si qasje në konceptimin e devijimit; 2) demonstrimet empirike që studimi i devijimit jo-kriminal e përmirëson kuptimin e sjelljes kriminale; 3) një elaborim më preciz dhe aplikim i koncepteve themelore sociologjike si dhe forcave dhe proceseve që justifikojnë zbulimin e sociologjisë së devijimit; 4) përpjekja e zgjeruar për të lidhur specializimet brenda sociologjisë, dhe 5) një vlerësim i kujdesshëm i tensioneve kualitative – kuantitative në këtë fushë përmes një dialogu të organizuar mbi metodologjinë që saktësisht prezanton që të dy qasjet pozitiviste dhe kualitative.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Janar 19, 2009, 04:28:36 MD »

Atributet e fenomenit devijant

Deri në këtë fazë janë paraqitur disa konceptime të ndryshme të devijimit, duke përfshirë devijimin statistikor, thyerjen e normave me anë të sjelljeve, etiketimin e njerëzve dhe sjelljes, cenimin e të drejtave, stër-konformitetin, moskonformitetin dhe nënkonformitetin e vlerësuar pozitivisht dhe negativisht, dhe thyerjen e normave të klasës së mesme. Edhe pse sociologët nuk mundohen që koncepti të jetë një shprehje e mospajtimit personal, fakti që publiku përdor termin e devijimit si etiketë diskredituese ka shtyrë disa kritik që të vënë në pyetje vlerën e konceptit. Deklaratat se një formë e sjelljes thyen normat e pranuara dhe të përbashkëta në mesin e sociologëve nuk ka qëllimin që të jetë një kualifikim i diskreditimit dhe censurës publike.

Fatkeqësisht, shumë sociolog kanë kontribuar në përdorimin e konceptit si term publik diskreditues dhe jo si koncept akademik. Një hyrje tipike në librat mbi devijimin apo sjelljet devijante, nuk ka qasje në këtë koncept si

12

koncept teorik apo koncept që është qendror në fushën e studimeve akademike, por si term i përdorur në kulturën popullore. Për shembull, një ndër librat më të popullarizuar mbi sjelljen devijante fillon me një shembull të një gruaje me peshë shumë të madhe dhe pyet nëse “ajo është devijante për shkak se ka peshë të madhe?” kësaj pyetjeje i është e përgjigjur duke theksuar se “disa njerëz do të thonin po, por të tjerët do të thonin jo” dhe se “të tjerët do të thonin se janë gjykuesit e sajë ata që janë devijant (Thio 2004: 3)”. Deklarata të tilla janë udhëheqëse në vështrimin e rëndomtë se “ka një mospajtim të madh në mes të njerëzve në atë se çka ata konsiderojnë si devijante (Thio 2004: 4)”. Hyrje të tilla mund që të gjinden edhe shumë më herët, ndoshta që nga studimi i J.L Simmon-it (1969), në të cilin studim ai raportoi rezultatet e studimit në të cilin kishte shtruar pyetjen “Kush është devijant?”. Ai morri aq shumë përgjigje të ndryshme sa që erdhi në përfundim se “Devijimi, sikurse edhe bukuria, qëndron në sytë e vështruesit (Simmons 1969: 3-4).” Natyrisht, për të u kualifikuar plotësisht si formë e devijimit si e definuar në sociologji, fenomeni i quajtur si i tillë duhet që të thyej normat shoqërore të përbashkëta dhe të pranuara nga të gjithë (d.m.th duhet që të ketë më tepër se një vështrues). Pyetjet direkte se çka është ‘devijante’ e paraqesin konceptin si kategori publike dhe e injorojnë origjinën e saj akademike.

Inicimet e tilla të studentëve në studimin e devijantëve, devijimit, apo sjelljes devijante janë të popullarizuara sepse ato promovojnë diskutimet e një numri të madh njerëzish dhe sjelljeve që janë të papranueshme apo të stigmatizuara nga ‘popullata’ të ndryshme dhe veçojnë ‘relativitetin’ e devijimit. Megjithatë, si një udhëzim për zhvillimin e sociologjisë së devijimit në shekullin 21, rekomandimi i parë që do të bëhet në këtë seksion është rishikimi i origjinës disiplinore të konceptit dhe të iniciohet një diskutim i ri mbi marrëdhëniet në mes të ilustrimeve të ndryshme akademike të devijimit. Të paktën, studimi i përdorimit publik i këtij termi duhet që të dallohet nga përdorimi sociologjik.

Për shkak se disa konceptime akademike të devijimit janë gjeneruar në vlerësimet kritike të mungesave në definicionet normative, koncepte të ndryshme shikohen si duke bërë garë njëra me tjetrën. Për shembull, konceptimi ‘reaktiv’ i devijimit është i ilustruar si “pronë e përfolur mbi këto forma nga audienca e cila i përjeton të njëjtat në mënyre direkte apo indirekte (Erickson 1962: 308)”. Fokusimi nuk është në atë se çka bëjnë apo kanë bërë kundërvajtësit, por se si njerëzit apo sjellja është bërë që të definohet apo etiketohet në mënyra të caktuara. Ky konceptim i shtyn sociologët që të interesohen në çështjet që injorohen kur definicioni normativ është edhe definicion ekskluziv. Subjekti me rëndësi është zbulimi, seleksionimi dhe manipulimi i besimeve që definojnë sjelljen si të keqe, mëkatare, kriminale apo të ngjashme, si dhe seleksionimi i njerëzve në këto kategori. Në anën tjetër, audienca është e gatshme që të vë në diskurs një sasi të etiketimit publik të bazuar në standardet e mësuara normative. Veçantimi mund që të

13

ndryshoj, por standardet normative nuk mund që të anashkalohen si pjesë e procesit.

Në vend që të debatohet mbi definicionet më të mira apo më të përshtatshme të devijimit, duhet që të vihet në pah se secili konceptim nënvizon çështje dhe pyetje të veçanta mbi atributet e fenomenit devijant. Njëra ndër arritjet më me konsekuencë në shkencat fizike ka qenë njohja se drita mund që të analizohet si në formë të valëve ashtu edhe në formë të grimcave. Në të njëjtën mënyrë, fenomeni i përfshirë nën konceptimet e ndryshme të devijimit ka disa atribute të dalluara dhe të ndryshme. Reaktivistët dhe konstruksionistët përqendrohen në llojet e konflikteve në grup, negociatat dhe vendimet që bëhen në procesin e përcaktimit të episodeve, ngjarjeve, sjelljeve dhe njerëzve si shembuj të disa llojeve të devijimit siç është krimi, apo mëkati. Kjo komponentë ‘reaktive’ e fenomenit të devijimit mund që të i nënshtrohet principeve të veta pavarësisht prej komponentës së sjelljes. Perspektiva normative përqendron vëmendjen në bazën e sjelljes në atë se sjellja aktuale që thyen normat shoqërore dhe legale është një ndër predikuesit më të mirë për të përcaktuar njerëzit si kriminel nga audienca të ndryshme, e aktivitetet që thyejnë normat e pranuara gjerësisht dhe besimet mbi të drejtat kanë një histori të gjatë të ndalesës në aktet legale. Dhe megjithate, natyra e ndryshueshme e normave shoqërore dhe legale si dhe përcaktimi legal i të drejtave ndalon një mënyrë të qëndrueshme të vlerësimit të së mirës dhe të keqes, të drejtës dhe të padrejtës. Të drejtat e vetëkuptuara njerëzore mund që të ofrojnë standarde më universale për vendime të tilla, por kjo qasje nuk eliminon mospajtimet mbi natyrën e vërtetë të atyre standardeve të vetëkuptueshme e as në gjykimin e rregullt në mes të standardeve kundërthënëse atëherë kur të drejtat janë në konflikt.

Duke përdorur definicionet tradicionale të devijimit (thyerjet e papranueshme të normave) si themel, një sërë pyetjesh të rëndësishme do të mund që të parashtroheshin pa kërkuar definicione më të reja apo më të gjëra të devijimit. Për shembull, në vend që të krijohen kategori të reja të devijimit pozitiv ose të devijimit të adhuruar, fokusimi duhet që të bëhet në identifikimin e standardeve specifike normative që përndryshe definojnë sjelljen konforme si të papërshtatshme apo që shtyn në adhurimin e sjelljes ‘devijante’. Në vend që të formojnë ‘tipologji’, sociologët duhet që të shtrojnë pyetjen se si sjellja e cila duket që të jetë konform standardeve normative mund të bëhet e papranueshme dhe poashtu duhet që të vështrojnë normat të cilat thyhen atëherë kur njerëzit ‘stër’ konformojnë.

Një drejtim për kërkime në bazat normative për përcaktimin e fenomenit të devijimit është skicimi i kategorisë specifike të normave që dominojnë vlerësimet publike të marrëveshjeve shoqërore dhe eksperiencave personale, ‘të drejtat’ ose ‘normat e së drejtës’. Nocioni i ‘të drejtave’ si themel për definimin e subjektit të përshtatshëm në studimin e devijimit dhe problemeve

14

9 Emile Durkheim, Suicide, (1897)

shoqërore nuk e përjashton apo neutralizon vlerën e definicionit tradicional. Në të vërtetë, pyetjet themelore që shtrohen nga perspektiva e të drejtës nuk kërkojnë ndonjë fjalor të ri. Pikëpamja se ka një sërë normash të drejtësisë që definojnë të drejtat e përbashkëta në shoqëritë njerëzore është aq pyetje empirike sa edhe dyshimi se ato ndryshojnë sistematikisht me kohën në mes të kategorive të njerëzve. Variacionet në zgjerimin e të drejtave të tilla në botën jo-njerëzore duhet që akoma të themelohen.

Pyetjet mbi lidhjet në mes të devijimeve apo variacioneve të vërteta ‘statistikore’ dhe devijimit si thyerje e standardeve të përgjithshme normative mund që të shtrohen pa paraqitur definicione të reja. Për shembull, shumica e të rinjve ka vjedhur nëpër shitore në ndonjë kohë të caktuar, por prapë se prapë janë në gjendje që të definojnë një sjellje të tillë si thyerje të normave të përbashkëta mbi pronën. Dhe akoma, ka shumë pak diskutime apo edhe kërkime në atë se si janë ruajtur normat edhe atëherë kur shumica e anëtarëve të sistemit i thyejnë ato. Para një gjysme shekulli, Sykes dhe Matza (1957) në punimin e tyre mbi ‘teknikën e neutralizimit’ propozuan ‘arsyetime të situatës’ specifike që moderuan apo ‘neutralizuan’ influencën e obligueshme të normave më të përgjithshme. Teoria e tyre është një ndër të paktat që njeh kompleksitetin normativ dhe normat kundërthënëse si tipare të rëndësishme të një tabloje kulturore. Skicimi i mekanizmave që i lejon njerëzve që të thyejnë standardet e përbashkëta, ka fituar një kujdes shumë të vogël në punimet më të reja. Në të njëjtën mënyrë, standardet normative që transformojnë sjelljen statistikisht të rrallë nga poli ‘pozitiv’ i variacionit në atë të sjelljes së papranueshme duhet që akoma të hulumtohet.

Ndërlidhja e formave të devijimit

Kriminologjia është zhvilluar si një disiplinë e veçantë për shkak se fokusohet në sjelljet e definuara me statute legale dhe kur ka konsensus të konsiderueshëm mbi kualitetet e tyre ‘devijante’. Megjithatë, sociologjia e devijimit përfshinë një sërë sjelljesh dhe karakteristikash që nuk përfshihen nga ligji dhe ndaj të cilave ka pikëpamje shumë të ndryshme. Aq më tepër, shumica e këtyre sjelljeve jo-kriminale por devijante, kanë “specialistët” e tyre. Në pikëpamjen e specializimeve të tilla, mundi kryesor që konfronton sociologjinë e devijimit është zhvillimi i teorive që mund të aplikohet në llojet dhe/apo specifikimin e rrethanave që strukturojnë format të cilat mund të i marr devijimi.

Ky argument nuk është i ri, dhe në të vërtetë ishte qendror në studimin klasik në sociologjinë e devijimit mbi vetëvrasjen nga Emile Durkheim (1897)9.

15

10 Hirschi, Causes of Delinquency, (1969)

11 Shiko Unnithan, Corzine, Corzine and Whitt 1994, Batton and Oggles 2003

Argumente themelore të Durkheim-it mbi vetëvrasjen janë modifikuar dhe aplikuar në një formë apo tjetër ndaj devijimit dhe krimit në përgjithësi. Studimi më i cituar i shekullit 20 në kriminologji ka qenë “Shkaqet e Delinkuencës” nga Hirschi10, dhe Hirschi është mbështetur shumë në idetë e Durkheim-it mbi konsekuencat penguese të integrimit moral dhe shoqëror. Merton-i (1938) poashtu mbështetej në Durkheimin gjatë zhvillimit të teorisë së tij të shtytjes strukturale mbi devijimin, ndërsa Agnew (1992) dhe Messner dhe Rosenfeld (1997) vazhdojnë që të ndërtojnë mbi kornizën Mertoniane.

Megjithatë, aplikimet e tilla janë bërë pa njohur që Durkheim-i ka propozuar që disa forma të devijimit shkaktohen nga rrethana të kundërta. Ai në mënyrë specifike ka argumentuar që vrasja është e gjeneruar nga rrethanat që janë të kundërta me ato që gjenerojnë vetëvrasjen. Idetë e tij mbi vetëvrasjen janë zgjeruar në krimet pronësore, dhunën, dhe disa forma të ndryshme të forcës dhe mashtrimeve pa ndonjë tentim për të adresuar faktin që ai propozonte kushte të kundërta shkaktuese.

Sociologët e vetëm që kanë përcjellur rrugën e Durkheim-it në këtë çështje janë teoricienët të ndryshëm që kanë propozuar hipotezat mbi drejtimin e dhunës vdekjeprurëse11. Idetë e tilla nuk kanë qenë qendrore në kriminologji për një arsye të thjeshtë se dhuna vdekjeprurëse e drejtuar nga vetvetja nuk është ilegale. Dhe, nëse spekulimet e Durkheim-it janë të sakta, shkalla e vrasjeve mund që të mos jetë e pavarur nga shkalla e vetëvrasjeve. Po që se tregohet se ky është rasti, atëherë modelet kriminologjike të vrasjes duhet që të adresojnë format tjera të devijimit jo-kriminal për të shpjeguar në mënyrë adekuate vrasjen.

Si mundet që të përkryhet ri-integrimi dhe demonstrimi i vitalitetit të sociologjisë së devijimit si disiplinë integruese? Duke marrë parasysh këto merita të qëndrueshme të traditës Durkheimiane, një taktikë do të ishte që të punohej në kornizën themelore të sugjeruar nga analogjia e tij e rrymave. Cilat forma të devijimit rrjedhin së bashku dhe prezantojnë rryma të ndara? Nëse ato rrjedhin nga një burim i njëjtë, çka i shtyn ato pastaj në rryma të ndryshme? Kjo analizë mund që të filloj me vetëvrasje dhe me vrasje pasi që ka një literaturë të gjerë hulumtuese që merret me këtë çështje. Si lidhen këto dy forma të dhunës vdekjeprurëse në kohët moderne? Çfarë janë tiparet e sistemeve shoqërore që strukturojnë shkallë të ndryshme të dhunës vdekjeprurëse? A është i saktë spekulimi i Durkheim-it mbi pasionin fetar si burim i shkallës së lartë të vrasjeve por i shkallës së ultë të vetëvrasjeve? Duke u fokusuar në çështjet specifike që përfshijnë forma të ndryshme të devijimit, rëndësia e studimit të integruar të formave ‘divergjente’ të devijimit mund që të zbulohet në disa shkallë për një herë.

16

12 Individualised deviance

Fakti që një sërë fenomenesh mund të kategorizohen nën një rubrikë të njëjtë konceptuale, nuk do të thotë që shpjegimet do të jenë të njëjta dhe as që të gjitha format e devijimit do të jenë në korrelim pozitiv me njëra tjetrën. Ngjashmëria konceptuale nuk mandaton izomorfizmin kauzal. Konsideroni dy forma të devijimit ku mekanizmat kauzal duken të jenë të ndryshëm, vrasja seriale dhe vetëvrasja. Që të dyja përfshihen ne kapitullin e Tittle-s dhe Peternoster-it mbi devijimin e individualizuar12. Vrasja është kategorizuar nën dhunimin e intimitetit në thyerjen e normave të klasës së mesme, e vetëvrasja është kategorizuar nën thyerjen e normave të ‘pjesëmarrjës’. Megjithate, gjatë konstruktimit të kapitujve specifik në studimin e tyre mbi devijimin shoqëror, vrasja seriale dhe vetëvrasja janë të kategorizuara së bashku sepse që të dyja janë shembuj të devijimit të individualizuar. Mund që të ketë disa arsye teorike dhe empirike për të u marrë me këto lloje të devijimit në një kapitull të njëjtë, porse vetëm një ngjashmëri është e theksuar, dhe relevanca e skemave të tyre për të identifikuar ngjashmëritë asnjëherë nuk është diskutuar. Ndryshe nga përcaktimi i tyre si të ‘individualizuara’, mundësitë e tipareve të përbashkëta të këtyre dy formave të ndryshme të devijimit nuk janë të specifikuara.

Kur të adresohen pronat e përbashkëta të formave të ndryshme të devijimit, megjithatë, ide të reja interesante dalin në pah. A ka vrasja seriale më shumë të përbashkët me vetëvrasjen se sa me format tjera të vrasjes? ‘Vrasjet normale’ të gjeneruara në situata shoqërore të konflikteve interpersonale, konkurrenca seksuale, dhe/ose mbrojtja e nderit dhe territorit ndryshojnë thelbësisht nga ‘vrasjet abnormale’ të kryera në fshehtësi me sekuenca të viktimave të izoluara. A është e shpërndarë vrasja seriale ndryshe nga vrasja normale? A është shpërndarja më e ngjashme me vetëvrasjen se sa vrasjen normale? Përsëri, sociologjia e devijimit mund që të mbajë pavarësinë e sajë dhe origjinalitetin teorik duke adresuar marrëdhëniet në mes të formave të ndryshme të devijimit.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Janar 19, 2009, 04:38:25 MD »

Specifikimi dhe aplikimi i koncepteve themelore sociologjike

Një ndër temat e përbashkëta të të gjitha perspektivave sociologjike mbi devijimin qofshin ato pozitiviste, konstruksioniste, apo radikale është se format e sjelljes së papranueshme marrin formë nga socializimi i ndryshueshëm, mësimi social, dhe mekanizmat e kontrollit social në mes të forcave tjera. Konceptet e tilla paraqitën në mënyrë jo-formale, sikurse që kuptimi i tyre specifik të ishte i konstituuar në mënyrë të qëndrueshme. Dhe akoma, ‘kontrolli social’ përdorët për të iu referuar teorisë së Hirschi-t të

17

13 Shiko Black (1979)

14 Jack Gibbs (1981, 1989, 1994)

lidhjes sociale mbi devijimin, ‘reaksionet ndaj devijimit’13 dhe definicionet e Jack Gibbs-it14 në të cilën kontrolli social i referohet tentimeve nga një apo më shumë individ për të manipuluar sjelljen e individit apo individëve tjerë nëpërmjet të një pale të tretë (me mjete të ndryshme nga ato të komandës zinxhirore).

Jo vetëm që ka konceptime të ndryshme të kontrollit shoqëror, por praktikisht asnjë kujdes nuk i është kushtuar dallimit në mes të tri ndryshoreve ‘sociale’, socializimit, kontrollit social dhe mësimit social. Në të vërtetë, nga të tria ‘socializimi’ është më së paku i diskutuar në sociologjinë e devijimit. Që nga diskutimi i John DeLamater-it rreth tri formave të socializimit the relevancën e tyre ndaj teorive të devijimit në vitin 1968 nuk ka pasur asnjë tentim për të identifikuar qartazi kuptimin e konceptit dhe se si të dallohet nga konceptet tjera. Megjithatë, koncepti mund që të specifikohet më qartazi duke adaptuar strategjinë e Gibss-it mbi definimin e kontrollit social. Nëse ‘socializimi’ i referohet ‘tentimit’ për të bërë ‘diçka’, pyetja kryesore që shtrohet është se ‘çka është duke u tentuar?’. Duke u fokusuar në tentimet për të ‘socializuar’ dikë, një definim i arsyeshëm dhe i besueshëm do të ishte se socializimi i referohet tentimeve për të ia ‘mësuar’ një gjë dikujt. Poashtu një person mund që të tentoj të ‘mësoj’ diçka nga dikush. Tentimet e tilla janë sociale në dy kuptime. Sikurse që kontrolli social që i referohet një tipi të interaksionizmit apo marrëdhënieve në mes të njerëzve, poashtu edhe socializimi është ‘social’. Mirëpo, mund të argumentohet se është ‘dyfish’ social sepse përfshinë tentimet për të ia mësuar dikujt dhe për të mësuar nga dikush diçka sociale.

Socializimi i referohet tentimeve për të ia mësuar dikujt apo për të mësuar vetë vlerat dhe normat e përshtatshme të roleve shoqërore. Aq më tepër, rolet kyçe shoqërore duket të jenë të definuara në terme të institucioneve specifike shoqërore. Për shembull, prindërit mund që të tentojnë të mësojnë fëmiun se si të jetë djalë apo vajzë i/e ‘mirë’, vëlla apo motër i/e ‘mirë’, person i ‘mirë’ etj. Mësuesit i mësojnë nxënësit si të jenë nxënës të ‘mirë’, shokë të ‘mirë’ etj. Klerikët fetar tenton të mësoj si të behësh Mysliman i ‘mirë’, i Krishterë i ‘mirë’, Hebre i ‘mirë’ e kështu me radhë. Përmbajtja specifike e tentimeve për të mësuar apo për të ia mësuar dikujt vlerat dhe normat e roleve, mund që të ndryshoj apo të jetë në kundërthënie me atë se çka tjetër pritet nga rolet. Si plotësim, tentimet e tilla mund që të mos ndodhin ose/dhe disa lloje të tentimeve mund që të jenë më efektive se sa të tjerat. Stili autoritar i mësimeve prindërore mund që të jetë më pak efektiv se sa stilet që lejojnë komunikime të dyanshme. Prindërit që angazhojnë fëmijët e tyre në diskutim të roleve, normave, dhe vlerave janë në pozitë më të mirë që të jenë efektiv se sa ata që kërkojnë nënshtrim të padiskutueshëm.

18

15 Siç është definuar nga Gibbs-i, Hirschi apo Black

16 E nënvizuar nga Akers

Nëse socializimi është i definuar në terme të tilla, atëherë ai mundet të veçohet nga ‘kontrolli social’15 dhe nga mësimi social16. Një nga llojet e kontrollit të Gibbs-it është kontrolli ‘referencial’ ku një palë mundohet që të influencoj palën tjetër duke bërë thirrje në ‘referencë’ në autoritetin e përbashkët normativ. Në të vërtetë, ai argumenton se tentimet e kontrollit ‘referencial’ mund që të jenë më të suksesshmet atëherë kur të ekziston konsensusi mbi kornizat normative. Nëse socializimi i referohet tentimeve për të mësuar apo për të ia mësuar dikujt kornizën normative, atëherë socializimi mund që të ketë ndikim në tentimet e kontrollit social referencial si dhe gjasat e tyre për të pasur sukses. Në të njëjtën mënyrë, socializimi do të ishte i lidhur me dy lidhjet shoqërore të Hirsch-it, ‘besimi’ që matet si pranim i standardeve normative konvencionale dhe ‘përkushtimi’ që matet në termet e përpjekjeve për të arritur qëllimet e vlefshme konvencionale. Më në fund, sikurse që është definuar këtu, socializimi do të ishte më së miri dhe në mënyrën me specifike i lidhur me mekanizmin e mësimit normativ të Akers-it në teorinë e mësimit social.

Krijimi i lidhjeve me specializimet tjera sociologjike

Si plotësim i integrimit të specializimeve që merren me forma të veçanta të devijimit dhe me diferencimin më preciz të koncepteve sociologjike, sociologjia e devijimit mund që të rinovohet dhe të rifreskohet duke ritheksuar lidhjet e veta me specializimet tjera brenda sociologjisë. Në pamjen e përgjithshme të statutit empirik të teorisë së mësimit social, Akers dhe Jensen (2006) argumentojnë se lidhjet në mes të teorive të ndryshme të devijimit dhe koncepteve themelore sociologjike që karakterizojnë sociologjinë janë humbur. Një arsye për këtë humbje është tendenca e kriminologëve të vonshëm për të u klasifikuar në një nga dy taborët, njëri që vë theks mbi variacionet gjatë kohës dhe vendit brenda shoqërive dhe njësive shoqërore në një nivel të barabartë (nganjëherë i quajtur “jo-reduksionist”) dhe tjetri që mbledh të dhëna nga individët, duke i bërë teoritë e tyre si “socio – psikologjike). Vërejtja e vazhdueshme mbi “gabimet ekologjike” (Robinson 1950), dhe paraqitja e gabueshme e gjetjeve mbi variacionet në nivelin ekologjik në variacionet në mes të individëve, kanë dekurajuar sociologët dhe kriminologët prej tentimeve për të ndërlidhur këto nivele. Variablat dhe proceset sociologjike që mund të ndryshojnë me kohën dhe hapësirën trajtohen pothuajse si irelevante në kuptimin e variacioneve në sjelljen e individëve. Në nivelin individual, hulumtuesit mund që të masin “besimet morale” apo “lidhjet sociale” që shpjegojnë variacionet në mostra të individëve deri sa jo-reduksionistët fokusohen në pronat e barabarta të sistemeve sociale siç janë pabarazia, politikat e mirëqenies dhe dobësitë

19

institucionale. Pothuajse nuk ka asnjë tentim nga ana e studiuesve që operojnë në të dy traditat për të propozuar se si mund që të bëhen tranzicionet në mes të këtyre dy niveleve, dhe ata që përkrahin qasjen jo-reduksioniste japin një përshtypje se këto të dyja nuk mund që të ndërlidhën.

Një nga mënyrat e integrimit do të ishte kombinimi i zhvillimeve të teorive të cilat demonstrojnë relevancën e diturisë mbi një formë të devijimit për të kuptuar pastaj tërësisht format tjera me një kujdes specifik, ndaj koncepteve tjera të ngjashme në specializimet tjera. Për shembull, Nachman Ben-Yehuda (1981a, 1981b, 1985) veçon se mania dhe pasioni Evropian me shtrigat bie në rubrikën e sjelljes kolektive (d.m.th “mania” apo “pasioni”). Megjithatë, jo vetëm që ka pak diskutime se çfarë është lloji i sjelljes kolektive (p.sh. “paniku” kundrejt “manisë” apo “pasionit”), por fakti që është shtjelluar nëpër gjyqe do të thotë se merr formë të kontrollit të tentuar shoqëror nëpërmjet të makinerisë institucionale, karakteristika këto që do ta diskualifikonin atë si sjellje kolektive. Përndryshe kur të konsiderohen së bashku relevanca e koncepteve të devijimit, kontrollit social dhe sjelljes kolektive për të kuptuar kërkimet e hershme moderne të shtrigave, mund që të shtrohen një sërë pyetjesh të reja. A mund që procedurat gjyqësore të përfshijnë proceset “panikuese”? A janë këto procedura gjyqësore përgjigje ndaj panikës në publikun e përgjithshëm? Kur të shtrohen pyetje të tilla, duhet që të konsiderohen idetë nga një fushë e gjerë i specializimeve sociologjike. Ndërlidhja e ndarjes kuantitative-kualitative

Kur në diskutimin mbi devijimin të prezantohet koncepti i panikut, jo vetëm që vë në pah pyetjet që kërkojnë ndërlidhje të specializimeve sociologjike, porse shtyn që të ketë diskutime të mëtutjeshme mbi konstruksionizmin social. Një ndër llojet më të rëndomta të evidencës që përdorët për të nënvizuar pozitën konstruksioniste është çfarëdo indikacioni i “realitetit” kritik apo të fabrikuar si stimulues për të definuar problemin shoqëror, njerëzit problematik apo për të aplikuar definicione the etiketime ndaj njerëzve specifik. Në të vërtetë, “dekonstruktimi” më impresionues i problemit nga një perspektivë e tillë është demonstrimi që realiteti i besuar dhe i supozuar është një fabrikim total ose deformim dramatik i ndonjë ngjarjeje të vërtetë botërore. Mitet e konstruktuara sociale mund që të ekspozohen kur informatat mbi një ngjarje aktuale që motivojnë iniciativën morale për të definuar problemin, mund që të duket se është dramatizim i tepërt apo mbi-reagim ndaj këtyre ngjarjeve.

20

17 McCorkle and Miethe, Panic: The Social Construction of the Gang Problem (2002).

Tema e rëndomtë e hulumtimit në hulumtimet konstruksioniste është ekzaminimi i rolit të mediave apo përdorimi i mediave nga grupet e ndryshme të interesit në zbulimin apo definimin e problemeve sociale. Konstruksionistët social mund që të jenë rast i fortë për qëndrimin se “realiteti varet nga perspektiva, e perspektiva është deri në një shkallë arbitrare” duke demonstruar kontraste në mesin e matjeve të realitetit. Për shembull, Shelden, Tracy dhe Brown (2001: 3) theksojnë se të dhënat në artikujt e gazetave dhe revistave që kanë të bëjnë me gangsterë “demonstrojnë që raportimi medial i ngjarjeve nuk është gjithmonë konform ndaj realitetit”. Mostra specifike e vrojtimeve që bie deri te ky përfundim ishte rënia e lajmeve në vitet e fundit mbi grupet gangstere së bashku me rritjen e numrit të grupeve gangstere dhe anëtarëve të tyre siç është vrojtuar nga agjensionet e përforcimit të ligjit. Problemi i grupeve gangstere mund që të interpretohet si në rënie nga një burim i pamjeve subjektive deri sa ai mbetet konstant apo edhe ndoshta në rritje nëse përdorën të dhëna të aplikueshme në realitetin “subjektiv” alternativ.

Në të vërtetë, koncepti i “panikut moral” është prezantuar nga sociologët konstruksionist për të përmbledhur situatat kur reaksionet publike, politike dhe mediale ndaj ndonjë ngjarjeje apo problemi duket të tejkaloj magnitudën aktuale apo çfarëdo ndryshimi në magnitudën e problemit (Goode and Ben-Yehuda 1994a, 1994b). Rizbulimi i “problemit te grupeve gangstere” në vitet 1980 është karakterizuar nga McCorkle dhe Miethe17, dhe analiza e tyre thekson fabrikimin e shumë aspekteve të problemit. Lajmet mbi përdorimin e kokainës nga atletët përshkruhet si problem i fabrikuar nga mediat me shumë pak ose asnjë lidhje me përdorimin e vërtetë të drogave (Reinarman and Levine 1989).

Pozitat e konstruksionisteve mund që të përfshijnë pozitat që nga interpretimet ku problemi është fabrikim praktik deri te format më të buta ku variacionet në formë të kalkulueshme të fenomenit së botës reale iu lejohet hyrja në konstruktimin social të problemit social. Për shembull, Ben-Yehuda (2001) propozon si e quan ai “konstruksionizmin kontekstual”, pozitë konstruksioniste që lejon konsideratë për baza “objektive” për devijimin dhe problemet sociale: “Konstruksionizmi kontekstual merr qëndrim se deri sa devijimi dhe problemet shoqërore janë rezultate të aktiviteteve “deklaruese”, i ashtuquajturi dimension “objektiv” mund që të shqyrtohet dhe vlerësohet nga ndonjë ekspert duke u bazuar në një lloj të evidencës shkencore” (http://sociology.huji.ac.il/ben-yehuda).

Kjo qasje kontekstuale hap dyert për integrimin e dy stileve të hulumtimit. Kurdo që të deklarohet se një situatë e posaçme është panikë morale apo problem i fabrikuar, është e nevojshme për ata që paraqesin deklarata të tilla

21

që në mënyrë të qartë të demonstrojnë se nuk ka pasur ndonjë valë të ngjarjeve të vërteta botërore që kanë motivuar dhe provokuar panikun. Në të njëjtën mënyrë është e nevojshme për sociologët që përdorin metoda pozitiviste që të pyesin se deri në çfarë shkalle ishte reagimi i publikut apo mediave një “mbi-reagim” ndaj ndryshimeve evidente në sjellje. Që të dy deklaratat, ajo që ka qenë fillimisht konstruktim social dhe deklarata e kundërt se ka pasur një lloj të bazës “objektive” kërkojnë kujdes ndaj një lloji të dhënave. Përmbyllje

Ky kapitull ka filluar me një përkujtim të principeve dhe temave themelore sociologjike, të përbashkëta për studiuesit me përndryshe perspektiva të ndryshme ndaj definicioneve specifike dhe subjektit të përshtatshëm në sociologjinë e devijimit. Secili doracak në sociologjinë e devijimit veçon temat e njëjta të përgjithshme, identifikon perspektivat themelore epidemiologjike, dhe paraqet perspektivat kritike që sfidojnë teoritë tradicionale. Në të vërtetë, çështjet të cilat janë identifikuar si në nevojë për përkujdesje për progres në sociologjinë e devijimit janë akademike dhe disiplina mund që të mbijetojë mjaft mirë edhe pa i adresuar ato fare.

Mirëpo, ka disa tipare në këtë fushë të cilave iu nevojitet një përkujdesje për të ripërtërirë interesin sociologjik në këtë specializim dhe për të gjeneruar çështje të reja teorike dhe hulumtuese. Në vend që të debatohet rreth definimit më të mirë të devijimit, fokusimi duhet që të bëhet në marrëdhëniet në mes të elementeve në fenomenin e devijimit atëherë kur ai është i supozuar dhe i besuar në mënyra të ndryshme. Aq më tepër, ka pasur tepër pak kujdes ndaj koncepteve themelore sociologjike, si dallojnë ato njëra me tjetrën dhe se ku gërshetohen ato. Në të njëjtën mënyrë, ripërtrirjen e interesit sociologjik në këtë fushë mund ta bëjë edhe një kujdes specifik në marrëdhëniet në mes të elementeve të fenomenit në interes të studiuesve në studimin e devijimit dhe elementeve të tyre kur ato të shikohen nga këndvështrimet konceptuale prej fushave tjera të sociologjisë (p.sh. sjellja kolektive, kontrolli social).

Duke marrë parasysh popullaritetin dhe rritjen e kriminologjisë si fushë studimesh e pavarur dhe interdisiplinare, të gjeturat që do të ri-deklaronin rëndësinë e sociologjisë së devijimit, do të ishin demonstrime empirike që kuptimi i plotë i krimit kërkon kuptim të formave tjera të devijimit jo-kriminal. Në të vërtetë, teoria e përgjithshme e krimit e Gottfredson-it dhe Hirschi-t është teori e përgjithshme e devijimit në atë se ajo propozon dhe sugjeron marrëdhënie pozitive në mes të formave të devijimit jo-kriminal dhe thyerjes së ligjeve dhe forcës kriminale dhe mashtrimeve. “Atributet inerte” të nënvizuara në teorinë e tyre janë krijojnë tendenca të përgjithshme për të

22

thyer ligjet. Teoria e mësimit social e Aker-it që nga fillimi ka qenë teori e përgjithshme e devijimit, sikurse edhe teoria e Mertonit. Një fokusim ekskluziv në sjelljet e definuara si kriminale apo delinkuente nuk është konsistente më teoritë më të mëdha.

Brenda këtij specializimi, çështje më rëndësi për progres në kohët moderne është riafrimi në mes të perspektivave konstruksioniste sociale dhe perspektivave që supozojnë një masë të variacionit real brenda formave të devijimit me kohën dhe në mes të njerëzve dhe territoreve të ndryshme. Nëse kjo perspektive quhet ‘konstruksionizëm kontekstual’ apo ndryshe, hipoteza se ekzistojnë baza ‘pozitiviste’ të matshme për format e sjelljes të definuara si problematike brenda shoqërisë duhet që të jetë pjesë e një qasjeje të modifikuar konstruksioniste në studimin e devijimit. Në vend që të përjashtohen metodat e njëri-tjetrit si jo-adekuate për kuptimin e përshtatshëm të devijimit, një dialog ko-operativ në mes të hulumtuesve kualitativ dhe kuantitativ mund që të vë në pah ide të reja që për momentin teoricienët prominent mendojnë se janë në mungesë.
« Ndryshimi I Fundit: Janar 19, 2009, 04:41:24 MD nga J@mes » Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.201 sekonda me 20 veprime.