psikologji.net
Tetor 31, 2014, 09:24:47 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Studimet Master, tarifat nga 36000-70000 lekë në vit  (Lexuar 1291 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Janar 19, 2009, 07:00:19 MD »

Dega më e lirë janë Shkencat Pyjore dhe Mjedisi, ndërsa më e shtrenjta konsiderohet Arkeologjia 
 
Autori i Lajmit: Entela Duraj - Gazeta Ballkan

Tarifat e studimeve të avancuara ose Master këtë vit variojnë nga 36000-70000 lekë. Tarifat vjetore të shkollimit janë miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave për studimet e avancuara, ato të nivelit të dytë dhe masterat e nivelit të parë. Kështu, saktësohet fakti se për studentët, që janë regjistruar në vitin e parë për të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, do të jenë:

Universiteti i Tiranës

Shkencat e Natyrës

Në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë 40000 lekë. Po kaq do të jetë pagesa vjetore edhe për degën e Matematikës. Për të gjitha programet e tjera në këtë fakultet pagesa bëhet 56000 lekë në vit.

Histori-Filologji dhe Gjuhët e Huaja

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja tarifat janë fikse për degët e këtyre programeve të studimit, plot 48000 lekë. Në Fakultetin Histori-Filologji, dega Arkeologji, klasifikohet te më të shtrenjtat. Frekuentimi i një viti të saj kushton 72000 lekë, po kaq edhe Trashëgimia Kulturore. Ndërsa për të gjitha programet e tjera tarifa e shkollimit që duhet të paguhet pranë këtij fakulteti është 48000 lekë.

Shkencat Sociale

Në Fakultetin e Shkencave Sociale një student duhet të paguajë 60000 lekë për një vit studimi, në programin e ciklit të dytë (DND).

Politekniku

Për sa u përket pagesave në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit programi i studimeve të ciklit të dytë për një student kushton 56000 lekë. Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike kjo pagesë është disi më e ulët, 48000 lekë. Në atë të Inxhinierisë Mekanike pagesa vjetore që duhet të shlyhet nga një student është 40000 lekë dhe po kaq edhe në Fakultetin e Gjeologji-Miniera. Kjo tarifë rritet për studimet e ciklit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit me plot 60000 lekë në vit, duke e bërë atë të dytin për nga shtrenjtësia në listën e tarifave të frekuentimit të këtyre programeve të studimeve të avancuara.

Universiteti Bujqësor

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit, pagesat janë më të ulëta. Ato arrijnë në 36000 lekë në vit për çdo student, që pretendon të thellojë njohuritë e tij universitare në studimet e ciklit të dytë. Niveli i këtyre tarifave ndiqet më pas nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, me një pagesë prej 40000 lekë. Plot 36000 lekë në vit është edhe pagesa e një studenti për Fakultetin e Shkencave Pyjore. Ndërsa në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit kjo pagesë rritet me 48000 lekë në vit.

Rrethet

Universitetet publike në rrethe përjashtohen nga programet e studimit të ciklit të dytë.

Kuotat

Pra tarifat janë përcaktuar që nga vendimi i Këshillit të Ministrave, i miratuar më 10 tetor 2008, lidhur me kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e avancuara të studimeve. Këto programe, për vitin akademik 2008-2009, përfshijnë studimet e ciklit të dytë (DND), master të nivelit të parë (MNP), si dhe programe të dyta studimi. Numri total i kuotave të pranimit në universitete për këto tri drejtime është 4110. Në ndarjen që qeveria ka përcaktuar për këto programe studimesh të avancuara është përcaktuar që për studimet e ciklit të dytë (DND) të miratohen gjithsej 2960 kuota. Për programet e studimit master i nivelit të parë (MNP) u miratuan 1050 kuota pranimesh. Ndërsa për programet e dyta të studimit numri është më i vogël, vetëm 100 vende.

Shpërndarja

Në vendimin e qeverisë përcaktohet, gjithashtu, edhe mënyra se si do të shpërndahen këto kuota, pra cilat janë universitetet që do të kenë mundësi të aplikojnë programe të tilla të avancuara studimi. Sipas vendimit të 10 tetorit, programet e studimit të ciklit të dytë do të mund të zhvillohen vetëm në tre universitetet që ndodhen në kryeqytet. Më shumë kuota i janë akorduar Universitetit të Tiranës, si më i madhi në vend me 1430 kuota të lira për këto studime. Kjo edhe si pasojë e numrit më të lartë të studentëve, por më shumë prej kapaciteteve akademike të mësimdhënies. UT-ja vlerësohet se ka numrin më të lartë të pedagogëve me grada dhe tituj shkencorë. I dyti në listën e shpërndarjes së mundësive të studimit në këtë nivel me 800 kuota, është renditur Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ndërsa Universiteti Politeknik, po në kryeqytet, është renditur me 730 vende, për këtë program të avancuar studimi.

Përjashtimi

Sipas vendimit të qeverisë, asnjë nga universitetet e rretheve nuk është parashikuar që të mund të zhvillojë programe të tilla studimi, pra të nivelit të dytë (DND). Një situatë e tillë mësohet se është shkaktuar edhe prej mungesës së stafit akademik të kualifikuar në mënyrë të tillë që të përballojë këtë nivel studimesh. Por edhe për shkak të mungesës së laboratorëve, ambienteve dhe infrastrukturës mbështetëse të tyre, në këtë drejtim.

Masterat e mësuesisë

E kundërta ka ndodhur lidhur me programet e studimit master të nivelit të parë (MNP). Ato do të jenë vetëm në degët e ndryshme të lëndëve të mësuesisë, ndërkohë që shpërndarja e tyre prek vetëm universitetet e rretheve. Vendimi saktësoi se në universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit do të ketë 410 kuota për këto studime. Në atë të Shkodrës, "Luigj Gurakuqi", 350 vende. Për universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë janë miratuar 30 kuota dhe për "Fan Nolin" në Korçë 140 të tjera. Për Universitetin e Gjirokastrës janë parashikuar 120 vende për këtë program studimi. Ato janë përcaktuar për lëndët e mësuesisë, ku në krye të listës qëndron programi MNP në degët Gjuhë-Letërsi me gjithsej 240 kuota, pasuar nga ai në Gjuhën Angleze me 170 kuota, si dhe Biologji-Kimia me 160 të tilla. Për Histori-Gjeografinë janë rezervuar 120 vende dhe po kaq edhe për Matematikë-Fizikën. Mastera të tjerë janë ato të Gjuhës Italiane, asaj Gjermane dhe Frënge, përkatësisht me 60 vende të lirë. Po kaq kuota të lira janë parashikuar edhe për studimet master të nivelit të parë në Matematikë-Informatikë. Këto të fundit janë ekskluzivitet vetëm i Universitetit të Elbasanit dhe atij të Shkodrës. Ndërsa për programet e dyta të studimit, vendimi saktësoi se do të jetë vetë Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, ajo që do të përcaktojë mënyrën e shpërndarjes së 100 kuotave të akorduara. Por, kjo bëhet, në përputhje me kërkesat e paraqitura më parë nga ana e Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë. Universitetet publike i kanë shpërndarë kuotat e vëna në dispozicion të tyre në masën jo më pak se 30 për qind, për studentët, që kanë përfunduar ciklin e parë në institucionet e tjera të arsimit të lartë dhe jo më shumë se 70 për qind, për ata që i kanë përfunduar këto studime në këto universitete. Vendimi përcaktonte gjithashtu se “në rastet kur nuk ka kandidatë që plotësojnë kriteret dhe kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në institucionet e tjera të arsimit të lartë, universiteti ka të drejtë të plotësojë kuotën e vënë në dispozicion, me studentë që janë diplomuar në ciklin e parë në këto auditorë. Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve përcaktohen nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë dhe ato bëhen të ditura publikisht.”

Tarifat e Universitetit të Tiranës:

1. Shkencat e Natyrës: 40 mijë - 56 mijë lekë

2. Filologjiku dhe Gjuhët e Huaja: 48 mijë - 72 mijë lekë

3. Shkencat Sociale – 60 mijë lekë

4. Politekniku 40 mijë – 60 mijë

5. Universiteti Bujqësor 36 mijë – 48 mijë

4110 kuota

Numri total i kuotave të pranimit në universitete për studimet e avancuara është 4110. Në ndarjen që qeveria ka përcaktuar për këto programe studimesh të avancuara është përcaktuar që për studimet e ciklit të dytë (DND) të miratohen gjithsej 2960 kuota. Për programet e studimit master i nivelit të parë (MNP) u miratuan 1050 kuota pranimesh. Ndërsa për programet e dyta të studimit numri është më i vogël, vetëm 100 vende.


Ky lajm është publikuar: 14/01/2009
 
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.095 sekonda me 20 veprime.