psikologji.net
Gusht 01, 2014, 06:28:04 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1] 2   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Kuriozitete në Psikologji  (Lexuar 9625 here)
0 Anetare dhe 2 Vizitore po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Janar 29, 2009, 10:44:32 PD »



1. Burri ne foto quhet Brad Williams, eshte 51 vjec dhe e quajne “Njeriu Google“. Motivi eshte i thjeshte: ky zoteri di gjithcka. Gjithcka qe i thuhet. Gjithcka qe lexon. Madje edhe gjithcka qe degjon me veshet e tij edhe pa vemendje. Nuk arrin te harroje asgje.

Kujton cdo gje, emer apo numer me te cilin ka pasur te beje, madje edhe motin e te gjitha diteve qe ka jetuar. Gjendja e tij quhet shkencerisht ipertimezi (hyperthymesia), dhe eshte kaq e rralle sa ne motorin e kerkimit Google dalin vetem 2 rezultate.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Janar 29, 2009, 10:46:09 PD »



Dyqind orgazma ne dite, te shkaktuara nga cfaredolloj vibrimi i perceptuar: nga kalimi i nje treni, nga nje tharese flokesh madje edhe nga zhurma monotone e nje makine fotokopjuese. Ky eshte fati i Sarah Carmen, nje 24 vjecare londineze e semure me “Permanent Sexual Arousal Syndrome” (PSAS) - semundje e cila ben shtimin e fluksit te gjakut ne organet seksuale.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Mars 03, 2009, 09:38:39 PD »

Qan lehtë? Ja si t’i fshehësh lotët

Nuk kemi ndër mend të të këshillojmë që të mos qani më. Në fund të fundit është e dobishme përderisa e lejon stresin të shkarkohet. Veçse në disa raste nuk është mirë që të tjerët të shohin se janë dukë të rrjedhur lot nga sytë. Prandaj...
 
Jo të gjithë e dinë se bashkë me lotët shkarkohet jashtë trupit edhe stresi. Çdo pikë loti aktivizon prodhimin e kortizolit, një substancë në gjendje të minimizojë stresin dhe një seri substancash krejtësisht natyrore kundër dhimbjes, si endorfina . Pra, të qash është e dobishme, është një valvul e mrekullueshme shkarkimi e emocioneve dhe ndjenjave, që nëse nuk shfryhen, mund të jenë pikëfillesa e anktheve dhe depresioneve.
Je një tip nga ata që i kanë lotët nën qepalla? Atëherë ndoshta është mirë të mësosh që edhe në Evropë do të mund të përhapen të ashtuquajturit "crying clubs", lokale që kanë lindur për të kaluar stresin që shkakton lodhja. Në këto lokale është e mundur të qash e qetë, ndoshta duke parë një film prekës. Në veçanti te “Loss”, një lokal trendy londinez, është e mundur të ngashërehesh në paqe të plotë duke gëlltitur një pije dhe duke u përqendruar në faktin që është më keq të hiqesh si e lumtur kur nuk e ndjen se sa të jetosh një mbrëmje që është një antihelm ndaj kërkimit obsesiv të lumturisë.       
Megjithatë, jo gjithmonë situatat i ngjajnë këtyre klubeve. Jeta shpesh nuk na tregon mjedise komode për të derdhur lot sa të shkarkojmë gjithë stresin dhe ndjenjat e trishta.
Cila nga ne do donte të qaravitej në skrivaninë e zyrës së saj përballë kolegëve ose të humbiste kontrollin para miqve apo prindërve? Me siguri asnjëra. Por lotët shpesh shpërthejnë papritur e na tronditin në pak sekonda, duke na bërë të dukemi të paparaqitshme dhe të brishta.
 
Falë disa këshillave do mundesh të kalosh më lehtë këto çaste të sikletshme.
Në rast se në zyrë të mbërrin një sms i papritur me një lajm të keq, përpiqu të mos shpërthesh para kolegëve të punës dhe hiqu sikur nuk ndihesh mirë, për shembull sikur ke një dhembje të fortë koke, që të largohesh e të kalosh pak minuta në tualet  që të shkarkosh dëshpërimin.
Nëse duhet të kthehesh në tavolinën tënde të punës, mos jep asnjë shpjegim për gjendjen tënde shpirtërore dhe përpiqu të punosh pa pretenduar të jesh shumë e përqendruar. Nëse ke me vete, vër për disa minuta një palë syze dielli dhe thith flakonin e parfumit që mban në çantë ose një shami letre me aromë: do të të ndihmojë të ndihesh më mirë. Kërko kolegen që i beson më shumë dhe tregoji vetëm asaj stresin tënd.
 
Një situatë jo e panjohur është ajo kur shefi ka vendosur të të shkatërrojë ditën me kërkesa absurde ose me ndonjë diskutim krejt pa vend, që për shkak të strukturës “open space” të zyrës, merret vesh nga të tërë. Ja si t’ia dalësh.
Pas një çasti tërheqjeje, rinovo para të gjithave grimin me disa lëvizje strategjike: me shami të lagura hiq gjurmët e trukut të prishur; në qoftë se ke, hidh ca pika locion për shpëlarje sysh për të qartësuar vështrimin; pak ruzh ose pluhur mjafton për t’i dhënë ngjyrë fytyrës (mos e ngarko me fondatintë tjetër, do rrezikoje një grim me lara) dhe kalo pak rimel në pjesën e sipërme të qerpikëve.

Për t’u kthyer në tavolinën e punës me një pamje të qetë, bëj disa ushtrime frymëmarrjeje duke e futur ajrin nga hunda dhe nxjerrë nga goja nja dhjetë herë. Përpiqu të përqendrohesh në faktin që ke kaluar vështirësi herë të tjera dhe pikërisht këto të kanë bërë të jesh më e fortë. Fto një koleg që e ke qejf në mënyrë të veçantë për një pushim të shkurtër për kafe. Me siguri do ta dëgjojë me vëmendje problemin tënd e do të të bëjë të ndihesh më mirë.
 
Je ftuar në një martesë dhe pamja e çiftit të lumtur e të dashuruar të ka prekur e të ka rindërgjegjësuar për problemet në martesën tënde e punët që nuk shkojnë aspak mirë në jetën sentimentale? Thaji menjëherë lotët, para se të të prishet truku, pastaj merr në dorë ftesën apo ndonjë meny e zhytu në një gjoja lexim, deri sa ta ndjesh që sytë të janë tharë. Mos ndjej keqardhje për veten, por prano këtë çast dobësie dhe mendo që jeta është e mbushur me ndryshime të mëdha: jemi të thirrura për të ndryshuar dhe riorganizuar stilin e jetës dhe pikërisht e qara mund të na vijë në ndihmë për të menduar për zgjidhje më me fantazi.
Edhe lotët e lumturisë ndonjëherë dalin papritur: mund të ndodhë kur për festën e nënës djali ose vajza të dhuron një letër ku është formuar një lule me copa të vogla letre të ngjyrosura të ngjitura ose në shfaqjen që jep me fëmijët e tjerë të shkollës, kur sheh një njeri të afërt që del nga spitali. Në një rast të tillë lëre që personat ta shohin emocionin në fytyrën tënde të përzierë me lot, sepse kjo do jetohet nga të tjerët si një çast me ndjeshmëri të rrallë dhe një përfshirje e fortë emotive.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Mars 11, 2009, 10:46:06 PD »

Si të tejkaloni stresin post-traumatik

Presioni, neveritja dhe zemërimi janë aspekte të zakonshme të reagimeve post-traumatike. Mund të ketë edhe simptome fizike duke përfshirë frymëmarrje të dobët, rrahje e zemrës me shpejtësi, frymëmarrje të tepërt, marramendje dhe tension në muskuj. Provoni mënyrat në vijim për t’i zvogëluar simptomat fizike.
Në mënyrë që t’i zvogëloni simptomet fizike është e dobishme nëse ia filloni menjëherë si të vini re shenjave të para të tensionit. Kur i vëni re shenjat të para të tensionit ju mund t’i ndaloni të bëhen shumë të shpeshta duke përdor mënyra të relaksimit. Disa njerëz relaksohen nga ushtrimet fizike, duke dëgjuar muzikë, shikuar televizor apo duke lexuar libër. Për të tjerët është më e dobishme për t’i vijuar disa ushtrime. Klasat për joga (lloj të ushtrimeve spirituale që vjen nga hinduizmi që përfshin frymëmarrje të kontrolluar dhe meditim) apo relaksim mund të jenë të dobishme, apo mund të dëgjoni kaseta relaksuese.


Relaksimi është një aftësi si çdo gjë tjetër kështu që duhet të mësohet dhe kjo shkon gjatë. Ushtrimet në vijim ju mësojnë t’i relaksoni muskujt dhe shumë njerëz i gjejnë të dobishme për të zvogëluar nivelin e tensionit dhe ankthit. Relaksimi i muskujve në thellësi – është më e dobishme nëse i lexoni udhëzimet para se të ia filloni në mënyrë për t’i mësuar.
Më së pari e gjeni një vend të qetë, të ngrohtë dhe të rehatshëm ku nuk do të keni pengime. E bëni këtë në kohën kur ndjeheni më të qetë. Shtrihuni, rehatohuni dhe i mbyllni sytë. Koncentrohuni në frymëmarrjen tuaj për disa minuta. Merrni frymë ngadalë dhe në qetësi duke marrë frymën brenda dhe numëroni deri në tre dhe pastaj e qitni frymën jashtë prapë duke numëruar deri në tre. I përsëritni vetvetes fjalën ‘qetësi’ apo ‘relaksohu’ duke e qitur frymëmarrjen jashtë. Ushtrimet e relaksimit kalojnë nëpër grupe të ndryshme të muskujve duke qenë në tension dhe pastaj relaksoheni. Ju duhet të merrni frymën brenda kur jeni në tension dhe relaksoheni kur e qitni frymën jashtë. Filloni me duart tuaja e shtrëngoni njërën shumë dhe mendoni për tensionin që e bëhet në dorë. Mendoni për tensionin në dorën tuaj për disa sekonda dhe pastaj e relaksoni dorën. Vëni mendjen te ndryshimi i tensionit dhe relaksimit. Ju mund të ndjeni në dorë si shpim të lehtë kjo do të thotë që relaksimi ia ka filluar të zhvillohet. E përsëritni të njëjtin ushtrim në dorën tjetër.
Çdoherë kur relaksoheni muskujt e një grupi mendojnë se si ndjehen kur relaksohen. Mos u mundoni të relaksoheni vetëm ta largoni tensionin. I lejoni muskujt të relaksohen sa më shumë që mundeni. Mendoni për ndryshim që e ndjeni kur muskujt janë të relaksuar dhe kur janë në tension. Tani e përsëritni këtë me muskujt e tjerë në trup. Çdoherë i shtrëngoni për disa sekonda pastaj i relaksoni. Mendoni se si i ndjeni muskujt dhe pastaj i relaksoni. Është e dobishme nëse punoni me grupin e muskujve në vijim:

• Gishtat – i shtrëngoni dhe pastaj i relaksoni.
• Duart – lakoni bërrylat dhe shtrëngoni duart. E ndjeni tensionin në duar posaçërisht mbi bërryla. Mos harroni, e bëni këtë vetëm për disa sekonda dhe pastaj relaksohuni.
• Qafa – e mbani qafën drejt dhe shkoni prej një ane në anën tjetër ngadalë. E ndjeni si tensioni bartet. Pastaj e sillni kokën përpara në pozitë të rehatshme.
• Fytyra – Janë disa muskuj në fytyrë por ju mendoni për ballin dhe nofullën. Fillimisht i ulni vetullat teposhtë. E relaksoni ballin. Ju poashtu mund t’i ngritni vetullat dhe relaksohuni. Tani e shtrëngoni nofullën pastaj relaksohuni.
• Gjoksi – Merrni frymë thellë, mbajeni për disa sekonda dhe relaksohuni. Pastaj merrni frymë normal.
• Barku – shtrëngoni muskujt e barkut sa më shumë që keni mundësi dhe relaksohuni.
• Prapanica – e shtrëngoni prapanicën dhe relaksohuni.
• Këmbët – i shtrini këmbët dhe i lakoni këmbët nga fytyra juaj. I përfundoni ushtrimet duke i lëvizur gishtat e këmbëve.
Për t’i bërë këto ushtrime ndoshta do të ju ndihmojë nëse dikush mund të ju lexoj udhëzimet përderisa ju ushtroni. Mos u mundoni shumë, bëni aq sa mundeni. Për të pasur efekt të dukshëm për tu relaksuar ju duheni të:

• Ushtroni çdo ditë
• Ia filloni të përdorni relaksimin në situata të përditshme.
• Mësohuni të relaksoheni duke mos pasur nevojë t’i shtrëngoni muskujt.
• I përdorni relaksimin në situata të vështira p.sh. me frymëmarrje të ngadalshme.
• Zhvilloni stil të jetës më relaksues.
Mos harroni relaksimi është një aftësi ashtu si aftësitë e tjera shkon kohë derisa të mësohet. Para se t’i bëni ushtrimet relaksuese shkruani sa jeni në ankth para dhe pas ushtrimeve, e vlerësoni ankthin me numrat prej një deri në dhjetë.


Frymëmarrja e kontrolluar

Frymëmarrja e shpejtuar është shumë e zakonshme kur dikush është në ankth, i zemëruar dhe i nevrikosur. Kjo do të thotë që ndryshimet ndodhin në frymëmarrjen e tyre. Ata fillojnë të gëlltisin ajër, dhe mendojnë që do të ju ndalet fryma apo mund të fillojnë të marrin frymë shumë shpejt. Kjo i bënë ata të ju merret mendja dhe i bie më shumë në ankth. Mundohuni ta njihni nëse e bëni këtë dhe mundohuni të merrni frymë ngadalë. Mësohuni të merrni frymë ritmikisht merrni frymë brenda deri në tre dhe qitni jashtë deri në tre kjo do ta rregullon frymëmarrjen në normale. Disa njerëz e kanë gjetur të dobishme me përdor orën për ta numëruar frymëmarrjen. Të tjerët e kanë gjetur të dobishme për të marrë frymë në një qese të letrës apo në duar të grumbulluara. Me këtë duhet të i mbuloni hundën dhe gojën. Ju duhet tre minuta frymëmarrje të ngadalësuar apo për të marrë frymë në qese të letrës për frymëmarrjen tuaj të kthehet në normale.

Heqja nga mendja

Nëse e hiqni mendjen nga simptomat ju gjeni që simptomat shpesh zhduken. Mundohuni të shikoni përreth juve, i shikoni gjërat në hollësirat më të vogla si regjistrimet e veturave, këpucët që njerëzit e tjerë i mbathin, bisedat. Prapë ju duhet të hiqni mendjen për tre minuta që simptomat të ia fillojnë të zvogëlohen. Përderisa relaksimi, ushtrimet për frymëmarrje dhe mënyrat për ta hequr mendjen që ndihmojnë për ta reduktuar ankthin është shumë me rëndësi të kuptoni që ankthi nuk është i dëmshëm dhe i rrezikshëm. Edhe nëse nuk i përdorni këto mënyra asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë. Ankthi nuk është e dëmshme por është e parehatshme. Këto mënyra mund të ju ndihmojnë ta reduktoni këtë parehati.

Zemërimi

Është e vlefshme të bisedoni ndjenjat e zemërimit me njerëzit përreth tyre. Ju nuk ju drejtoheni atyre me zemërimin tuaj mirëpo,ju mund ta drejtoni zemërimin në ata. Ju tregoni atyre që zemërimi nuk është për shkak tyre por nga ajo që e keni përjetuar. Kërkoni durim nga ata përderisa zemërimi dhe neveritja ju kalon dhe tregoni atyre që mos ta marrin zemërimin tuaj personalisht.

telegrafi
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Prill 28, 2009, 06:24:39 PD »

Fjalët pozitive, edukojnë fëmijë të aftë

Psikologët janë habitur nga dallimet e mëdha mes të folurit me vete tek njerëzit e lumtur dhe të folurit me vete tek njerëzit e dëshpruar dhe të pakënaqur nga ana tjetër...

Nuk janë vetëm vlerësimi dhe lëvdatat, apo ndrydhja e ndjenjave të fëmijës, ato që përcaktojnë nivelin e besimit të fëmijës tek vetja. Ka rrugë dhe metododa të tjera, me anë të të cilave ne programojmë fëmijët tanë, ku më të rëndësishmen unë do të veçoja mënyrën si u japim udhëzimet dhe urdhërat. Kjo, duke bërë përzgjedhjen pozitive ose negative të fjalëve.

Ne të rriturit, i orientojmë sjelljet dhe ndjenjat tona, me anë të të folurës me veten, pra me bisedat që zhvillohen brenda kokës tonë. Secili prej nesh, bisedon me veten, si p.sh:"Më duhet të mos harroj të bëj sigurimin e makinës" "Oh sa e çuditshme! Paskam harruar portofolin! Kam filluar të harroj shumë kohët e fundit…"

Psikologët janë habitur nga dallimet e mëdha mes të folurit me vete tek njerëzit e lumtur dhe të folurit me vete tek njerëzit e dëshpruar dhe të pakënaqur nga ana tjetër.

Të folurit me vete, është një çështje e cila mësohet direkt nga prindërit ose mësuesit.

Prandaj, ti si prind ke rastin më të mirë për t'i ofruar fëmijës tënd performancën më pozitive të mundshme, të cilën ai e përfton dhe adopton për të formuar një karakter të guximshëm dhe të qetë.

Fëmijët, e mësojnë spontanisht mënyrën si të organizohen dhe si të udhëzojnë. Këtë ata e bëjnë duke parë dhe ndjekur mënyrën e të folurit të prindërve teksa u japim udhëzimet dhe orientimet e duhura. Prandaj, është shumë e dobishme që kjo t'ju jepet në formën e duhur.

Për shembull, ne mund t'u themi fëmijëve para se t'i nisim për në shkollë:"Pash Zotin, mos bëj shamatë sot me asnjë në shkollë!" Por mund t'u themi edhe kështu:"Dua që sot të kalosh një ditë të bukur në shkollë! Luaj vetëm me shokët dhe fëmijët të cilët i don!"

Fakulteti i mjekësisë në Kaliforni, në vitin 1986 thoshte:"Që nga lindja deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, fëmija merr nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë mesazhe negative. Kjo, kundrejt vetëm gjashqind mesazheve pozitive!!"

Në rrjeshtat e mëposhtme, do të përmendim njëzet e dy shprehje të cilat konsiderohen si më negativet me të cilat një i pjekur dhe i rritur, mund t'i drejtohet një fëmije:

Ti nuk bën për asgjë dhe kurrë nuk do të rregullohesh.

Ah sa do të doja mos të të kisha lindur më mirë.

Si mund të jesh kaq idiot?

Je i padobishëm.

Nuk mund të të duroj.

Nëse nuk përmirësohesh, do të të çoj në shtëpinë e riedukimit.

Kurrë nuk do të arrish të bëhesh student universiteti.

Ti gënjen.

Ti nuk e bën dot atë kurrë.

Përse nuk shikon vëllanë dhe motrën tënde?

Ti je trashaluq dhe i shëmtuar.

Ti ke një personalitet të keq, që nuk i përshtatet veçse një tipi idiot si puna jote.

Ne duhet t'i shohim fëmijët, por jo t'i dëgjojmë.

Ti duhet të jesh i lumtur, pasi janë vitet më të bukura të jetës tënde.

Sikur të mos ishe ti, unë dhe nëna jote nuk do të kërkonim divorcin.

Gruan e parë të babait tënd, e donim më shumë se ç'duam nënën tënde. Sa do të donim që ai të mos ishte martuar kurrë me nënën tënde.

Nëse e bën atë gjë, ti nuk je më fëmija im.

Bëj siç të them dhe mos bëj siç bëj unë.

Përse të jesh ti fëmija im, mes gjithë këtyre njerëzve?!

Ti je më i shkurtëri në klasë, prandaj e dorëzon fletën i fundit.

Na vjen keq që nuk luajte me ne, pasi dëshironim t'a fitojmë këtë ndeshje.

Të dua, por...!

Fjalë të tilla janë shumë të ashpra, të cilat mund të thuhen në raste gjaknxehtësie. Fjalë të tilla depërtojnë në zemrën e fëmijës dhe jetojnë brenda tij gjatë gjithë jetës. Prandaj, ne duhet të mendohemi mirë, para se të flasim.


Tridhjetë shprehjet më të dobishme që një i rritur mund t'i drejtojë një fëmije:


Të dua.

Si je?

Ti je njeri i mirë.

Ti mund të bësh gjithçka nëse vendos t\'a bësh.

Ti je shumë i zgjuar.

Unë jam shumë i lumtur që Zoti më ka dhënë një fëmijë si ty.

Je shumë i talentuar.

Kur të vendosësh të bësh diçka, duhet t\'a çosh deri në fund.

Ti je njësh.

Ti meriton përgëzimet e mia, sepse e meriton.

Ti mund të shkosh, dhe unë nuk do të ndihem merakosem pasi besoj në aftësitë e tua.

Je i bukur.

Ti kontribon shumë për këtë familje.

Ti je i shkëlqyeshëm në...

Unë të dua kështu siç je.

Si ndihesh karshi kësaj çështjeje? Çfarë mendimi ke?

Unë të vlerësoj shumë dhe kam respekt të madh.

Ti je më i përgjegjshëm se shumë të rritur të cilët i njoh.

Ti do të arrish t'i realizosh të gjithë ëndrrat e tua, falë personalitetit tënd të mrekullueshëm.

Ke bërë diçka të mrekullueshme, gjë që më bën krenar.

Mua më bëhet qejfi, pasi tashmë mund të mbështetem tek ti.

Unë dhe nëna jote të kemi dashur që në çastet e para që ke lindur dhe kjo dashuri do të vazhdojë gjithë jetën.

Supet e tua mbajnë një kokë dhe një tru të madh.

Ti ke dhunti të pakufizuara.

Unë kam besim tek ti.

Të shoqërohesh me ty, është e këndshme.

Ti më pëlqen shumë.

Puna jote e palodhur, i ka dhënë frutat.

Unë të vlerësoj dhe çmoj.

Unë ndihem i privilegjuar që të njoha.


Tetë gjëra duhen kujtuar sa herë që themi "Të dua".

1 – Është fjala më e rëndësishme të cilën duhet të kujtohesh dhe t\'ia thuash fëmijës tënd. Këtë fjalë duhet t'ia thuash në mënyrë të përsëritur. Nuk ka përse t'i thuash:"Po unë të kam thënë në vitin 1994 që të dua?!"

Kjo fjalë, nuk duhet të jetë e rrallë si vizita tek dentisti, e cila bëhet një herë ose dy në vit.

2 – Kije parasysh se fjala "Të dua" ka dallim të madh nga ndenja e dashurisë e cila konkretizohet në vepra, si (përkujdesja për fëmijën, sigurimi i nevojave, larja e rrobave etj...) Fëmijët duhet t'a ndjejnë dashurinë e prindërve në forma të ndryshme, ku hyn dhe fjala "Të dua".

3 – Mos prit që fëmija të t'a kthejë "Edhe unë të dua". Ti duhet t\'ia shprehësh që e don, i shtyrë nga kjo ndjenjë që të vlon nga brenda.

4 – Shmang çdo lidhje mes fjalës "Të dua" dhe ndonjë sjellje të fëmijës. Mos i thuaj "Të dua kur..." Fjala "Të dua" nuk ka nevojë për pjesë të tjera ligjërate dhe nuk ka përse të kushtëzohet.

5 – Nëse e ke të vështirë t'i thuash "Të dua" shkruaje në një letër dhe vendosja tek jastëku i tij personal. Një nënë që e kishte të vështirë t'i thoshte "Të dua" fëmijës së saj, fillimisht u mësua duke i thënë një kafshe shtëpiake, pastaj arriti t'ia thotë dhe fëmijës.

6 – T'a pasosh fjalën "Të dua" me pjesësën "Por" e bën atë të dyshimtë. Mos e përdor fjalën "Të dua" thjesht për të krijuar një ambjent të pranueshëm dhe më pas të shtrosh një çështje e cila të vendos përballë fëmijës. Ti vetëm mund të kërkosh një mënyrë të sjellurit që dëshiron, ose që nuk e dëshiron.

7 – Fjalët "Të dua" janë shumë private dhe intime ndonjëherë. Kur thuhen në prezencën e shokëve të fëmijës, mund t'i vërë të pranishmit në siklet, sidomos në disa etapa moshore të caktuara. Gjithësesi, kjo është relative.

Burimi: Vizioni Islam
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #5 : Qershor 11, 2009, 05:49:04 PD »

Sindroma down lidhet me stresin

Simptomat e lidhura me sindromen Down mund te shkaktohen nga stresi. Kete zbulim e ka bere nje ekip kerkuesish te “Medical Centre” ne Boston te SHBA-se.

Kerkimi eshte publikuar ne revisten shkencore “Pnas” ku thuhet se semundja shfaqet kur ka cifte shtese te kromozomit 21. Pas analizave qe i jane bere lengut amniotik me dhe pa kete patologji, ne personat me sindromen Down eshte vene re prania e 414 geneve, shume prej te cileve jo te kromozomit 21.

Pjesa me e madhe e ketyre geneve lidhen me stresin qe prodhohet ne momentin qe produktet e metabolizmit nga reagimi i oksigjenit, demtojne qelizat. Hapi i ardhshem i kerkimit do te jete zbulimi i ilacit qe ndryshon sjelljen e ketyre geneve

TCH
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #6 : Shtator 15, 2009, 07:41:55 MD »

Semundjet mendore, 500 milione te prekur ne bote
14/09/2009 10:45

Semundjet mendore, 500 milione te prekur ne bote
Numri i personave ne mbare boten qe vuajne nga semundjet mendore eshte rreth 500 milione.

Ne Bashkimin Europian, semundjet mendore zene vendin e pare ne klasifikimin e semundjeve te ndryshme qe prekin njerezit dhe ky eshte nje sinjal shqetesues. Keto te dhena jepen nga ekspertet e Kongresit Europian te Neuropsikofarmakologjise qe po zvillohet ne Stamboll te Turqise.

Shifrat tregojne qarte se situata eshte perkeqesuar ndjeshem, pasi 1 ne 12 njerez ne planet vuajne nga problemet e depresionit mendor. Parashikohet qe deri ne vitin 2040 semundja e Alzheimerit te dyfishohet ne Europen Lindore, ndersa do te trefishohet ne perendim. Dy nga shkaqet do te jene pasiguria ne pune dhe renia ekonomike. /TCH/
Identifikuar


Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2982
8978.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #7 : Shtator 25, 2009, 04:54:19 MD »

Humori ne zyre, aleat i forte 
Eshte shume e rendesishme qe punen ta besh me humor te mire. Jo te gjithe bejme shaka ne te njejten menyre, sidomos ne zyre. Megjithate te qeshurit, humori i mire ka nje impakt pozitiv mbi stafin. 

 
Eshte shume e rendesishme qe punen ta besh me humor te mire. Jo te gjithe bejme shaka ne te njejten menyre, sidomos ne zyre. Megjithate te qeshurit, humori i mire ka nje impakt pozitiv mbi stafin.


Mund te qeshet per diferencat kulturore, per fjalet e pista, per besimin por edhe per diferencen mes gjinive. "Humori eshte nje instrument i rendesishem ne pune", thote drejtuesi i nje studimi, Marco Sampietro. Sipas te dhenave ne Europe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes humori perdoret mjaft nga 98 perqind e te intervistuarve, ne Rusi nga 95, ne Japoni 92 perqind, pasi kultura kombetare   evokon seriozitet me te madh ne pune. 99 perqind e te intervistuarve ne Europe dhe SHBA deklarojne se e vleresojne shume humorin gjate oreve te punes. Jo vetem sepse humori i mire ndihmon ne uljen e tensioneve, por edhe nuk ve ne diskutim lidershipin dhe permireson klimen ne ambientin e punes dhe ul nivelin e stresit.

Megjithate jo gjithmone sjell efekte pozitive.

"Duhet te jemi te kujdesshem, pasi tjeter gje eshte humori i vazhdueshem dhe i ekzagjeruar dhe tjeter gje eshte atmosfera e mire per te rritur performancen ne pune vazuar ne terapine e humorit", thote studiuesi. Shakate jane te mira, te bejne te qeshesh dhe ta marresh punen me sportivitet, ama nuk duhet tepruar asnjehere, se perndryshe..
 
Cdo dite
Identifikuar

J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #8 : Shtator 27, 2009, 12:07:56 MD »

Mashkulli i cili ka frikë nga femrat

Mashkulli i cili ka fobi nga femrat, edhe pse ka 27 vjet, asnjëherë nuk ka puthur pjesëtare të gjinisë së kundërt.

Neil Dando nga qyteti Worthing vuan nga “turpi i dashurisë” në mënyrë kronike, që është një çrregullim psikik i cili nuk i lejon t’i afrohet femrave, e gjatë kësaj kohe të mos bëhet nervoz dhe mos ta kapin sulmet ekstreme të panikut.

Ai ka frikë se për shkak të traumës së tij bizare nuk do të jetë në gjendje të krijojë një lidhje serioze.

"Në punë, për faktin që marrëdhëniet janë rreptësishtë profesionale, krejt është në rregull. Në fakt, kjo fillon të më ndodhë kur ndonjë femër më tërheq”, thotë i riu i pafat.

"Ka pasur raste kur jam shtirë se ndonjë person më tërheqë, vetëm për të parë nëse mund të tejkaloj fobitë e mia. Por sa më shumë që flas, aq më shumë fillojë të mendojë dhe nervozizmi më kap në mes të fjalisë”, ka shtuar ai.

Problemi i tij ende nuk është i regjistruar si çrregullim, por profesori amerikan Brian Gilmartin në librin e tij nga viti 1987, "Shyness and Love: Causes, Consequences and Treatment" e ka emëruar "loveshyness" (turpi i dashurisë), shkruan gazeta Daily Telegraph.

"Kur e kam lexuar librin për këtë gjë që më mundon, kam kuptuar se në botë ka edhe shumë njerëz tjerë të cilët vuajnë nga fobia e njëjtë", thotë Dando.

Profesori Gilmartin pohon se këtë problem e kanë 1.7 milionë meshkuj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /telegrafi/
Identifikuar


Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2982
8978.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #9 : Shtator 30, 2009, 11:01:23 PD »

Pjepri i mirë për shëndetin psikik
Pjepri po dëshmohet si burim i pasur me aktiosiduesin e fuqishëm superoksid dismutaza (SOD), bëjnë të ditur disa studime të fundit.
Një studim më i ri francez ka treguar se konsumimi ditor i 140 njësive internacionale të SOD ka një efekt të fuqishëm pozitiv në shumë gjendje psikofizikike, si rraskapitja, çrregullimet me fjetjen, toleranca ndaj dhimbjeve, përqendrimi dhe stresi.

I zbuluar para 40 viteve, SOD ende është i vetëm në maje të listës së antioksiduesve, krahas shumë vitaminave dhe mineraleve me veti antioksiduese.

Sipas studimit të fundit, konsumimi i përditshëm i ushqimit (si për shembull pjeprit) dhe tabletave të pasura me këtë antioksidues, ndihmon në përmirësimin madje deri në 30% të shëndetit psikofizik.

Telegrafi
Identifikuar

J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #10 : Tetor 07, 2009, 10:47:32 PD »

Femrat zbulojnë sekretet brenda dy ditësh



A keni menduar ndonjëherë se sa gjatë femra mund ta mbajë një sekret? Studimet e fundit kanë zbuluar se ato shpërndajnë fjalët brenda më pak se dy ditësh.

Hulumtimi, ku janë përfshirë 3 mijë femra të moshës nga 18 deri në atë 65-vjeçare, po ashtu ka nxjerrë se katër në dhjetë femra nuk arrijnë të mbajnë sekretet, pavarësisht se sa personal ose konfidencial ka qenë lajmi. Më shumë se gjysma e tyre kanë thënë se alkooli e ka humbur kontrollin e gojës së tyre. Të dashurit, burrat, shoqet më të mira dhe nënat, ishin më të prirë të jeni pranues të parë të informatës, sipas sondazhit britanik.

Sipas hulumtuesve, femrat zakonisht i përcjellin fjalët te dikush tjetër brenda 47 orë e 15 minutash. Studimi po ashtu ka gjetur se femrat mesatarisht dëgjojnë tre thashetheme çdo javë dhe e përcjellin atë së paku te një person tjetër. Megjithatë, një e treta e vajzave ndihen fajtore, pasi e kanë zbuluar lajmin e besueshëm.


04/10/2009

standart.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #11 : Tetor 07, 2009, 10:49:12 PD »

Lodhja


Kur puna bëhet me kohë të shpejtë dhe nën stres të konkurrencës dhe për më shumë, kur nuk gjendet kohë për çlodhje, ky mund të jetë paralajmërimi për vuajtjen nga sëmundja kronike e lodhjes, shkaku i së cilës është lodhja e madhe psikologjike dhe stresi.

Lodhja është një sëmundje që shfaqet më shumë tek të arsimuarit dhe tek ata që kanë të ardhura të mira financiare. Në Perëndim ajo njihet si “Lodhje kronike” dhe në shumë raste bën që individi të arrijë deri në falimentime ekonomike. Kjo sëmundje ndikon më shumë te gratë se te burrat

Përktheu: Lorena Kollobani



Kur puna bëhet me kohë të shpejtë dhe nën stres të konkurrencës dhe për më shumë kur nuk gjendet kohë për çlodhje, ky mund të jetë paralajmërimi për vuajtjen nga sëmundja kronike e lodhjes, shkaku i së cilës është lodhja e madhe psikologjike dhe stresi.

Lodhja është një sëmundje që shfaqet më shumë tek të arsimuarit dhe tek ata që kanë të ardhura të mira financiare. Në Perëndim ajo njihet si “Lodhje kronike” dhe në shumë raste bën që individi të arrijë deri në falimentime ekonomike. Kjo sëmundje ndikon më shumë te gratë se te burrat. Sipas bluzave të bardha, në rastet e analizuara rezulton që rreth 70 për qind e tyre janë paciente gra dhe vetëm 30-40 për qind janë burra. Mjeku gjerman, Jan Klod Kujaka, shprehet se në vendet në zhvillim, kjo sëmundje nuk njihet shumë. “Në mjekësi, fillimi i kësaj sëmundjeje nuk dihet, por që shfaqja e saj tek të sëmurët shfaqet pas një periudhe të lodhshme që individi mund të kalojë. Kjo mund të arrijë deri në 5-6 muaj. Kjo nuk është një sëmundje e trashëguar apo që fillon që me lindjen e njeriut.

Sëmundja është deri diku komplekse, pasi ndikon në sistemin nervor, atë të imunitetit dhe në ekuilibrin hormonal”, - thekson ai. Ndër faktorët që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes mund të përmenden situatat e tejzgjatura e të vështira psikologjike, lëndët kimike, lëndët toksike, metalet e rënda, traumat fizike apo edhe ndërhyrjet kirurgjikale. Pas shenjave të para të sëmundjes, ajo përparon me ritme të shpejta. Në përgjithësi, të sëmurët nuk duken aq të sëmurë sa ç’janë. Mjekët, jo rrallëherë i tregojnë ata si pacientë të llastuar që ankohen për çdo gjë. Sipas mjekëve, baza për mundjen e kësaj sëmundjeje është kontrollimi i stresit. Të gjithë kanë një mënyrë të përjetuari stresi, siç ka edhe mënyra për të kapërcyer këto situata. Një jetë normale dhe e qetë, ushtrime të lehta, ushqim i shëndetshëm dhe ruajtje e peshës normale të trupit janë ndër masat më të mira që mund të merren për këtë sëmundje. Një pikë e rëndësishme për këtë është edhe mospërdorimi i pijeve alkoolike dhe duhanit. Këta të fundit renditen ndër shkaqet kryesore të përparimit të “lodhjes kronike”. Dhe ndërkohë që mjekimi pritet të gjendet, e vetmja gjë me të cilën në Perëndim po përballohet ky shqetësim, janë seancat e meditimit apo të jogës, përpara se të mendohet për të blerë qetësues nëpër farmaci. E megjithatë, diçka edhe mund të bëhet: të rikuperojmë rezervën energjetike që kemi mbledhur në pjesën e djathtë të trurit, në zonën që përgjigjet për emocionet, e cila lihet në vend të dytë për shkak të inteligjencës racionale. Dhe pikërisht në këtë zonë, të mbetur disi në hije, gjendet përgjigjja instiktive ndaj vështirësive. Ta përplotësosh këtë zonë, do të thotë të zbulosh më shumë burime, pra me pak fjalë, të ndiesh më mirë. Për mjekët psikologë, kjo është diçka që mund të bëhet. Sipas tyre, ka disa lloj sjelljesh që mund të duken fare të rëndomta, por që janë mjaft të efektshme, që arrijnë të fusin në punë pikërisht atë zonë të trurit që u përgjigjet emocioneve.

Lodhja psikike mund të dobësojë qëndrueshmërinë gjatë ushtrimeve fizike, gjë që shpjegon pse nganjëherë e kemi të vështirë të ushtrojmë ushtrime.

Ekspertët dëshmuan se personat të cilët para ushtrimeve kryenin detyra kërkuese mentale shumë më herët lodheshin sesa kur psiqikisht ishin të freskët.

“Lodhja psikike nuk ndikoi në punën e muskujve apo zemrës, por në angazhimin e tyre”, - pohojnë Samuele Marcora, Walter Staiano dhe Victoria Manning nga Universiteti Bangor në Walles.

Lodhja është një ndjenjë ose mungesa e energjisë. Megjithatë, të qenit i përgjumur dhe një ndjenjë të indiferencës apo moskujdesja për atë që ndodh, mund të jenë simptomat e lodhjes.

Lodhja mund të jetë një përgjigje normale dhe e rëndësishme për ushtrimin fizik, stresin emocional, mërzinë ose mungesën e gjumit. Megjithatë, ajo mund të jetë gjithashtu një shenjë e një çrregullimi shumë të rëndë psikologjik dhe fizik.

Përgjithësisht mungesa e gjumit, një dietë e varfër dhe stresi, si dhe shumë shkaqe të tjera të mundshme fizike dhe psikologjike mund të bëhen shkak i mungesës së energjisë.

Stimulantët (duke përfshirë kafeinën) nuk janë trajtime të efektshme për lodhjen, sepse ata mund të përkeqësojnë lodhjen dhe mund të shkaktojnë fshehjen e paraqitjes së problemit të energjisë kur ndalet. Energjizuesit gjithashtu kanë tendencë të përkeqësojnë lodhje në afat të gjatë.

Shkaqet dhe kurat janë gjetur në përgjithësi në stilin e jetës tuaj të tanishme. Për një të ardhme të shëndetshme gjithçka varet nga dëshira dhe angazhimi për të bërë lehtësimin dhe parandalimin e tej lodhjes në njërën mënyrë apo në tjetrën.

Sipas recetave popullore, përveç përdorimit të çajrave të kamomilit, apo preparateve të tjerave bimore rekomandohet edhe përdorimi i frutit tropikal papaya, i cili jep efekte të menjëhershme në largimin e stresit dhe lodhjes mendore. Përqendrimi i vlerave të saj kuruese në produktet bimore farmaceutike është tepër i lartë. Ajo është e pasur me shumë vlera energjike, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, proteina, vitaminë A dhe disa lloje të vitaminës B, kalcium, hekur, magnez, potasium. Ky frut tropikal, i cili gjendet në forma të ndryshme në farmaci si ilaç bimor, ka dhënë efekte të menjëhershme në parandalimin dhe largimin e stresit.

Gjithashtu, një ilaç tjetër bimor që ajo rekomandon për parandalimin dhe largimin e lodhjes është guarana. Guarana është një tjetër frut tropikal, që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore falë vlerave të saj kurative. Ajo përmban proteina, yndyra të bimëve dhe karbohidrate të nevojshme për funksionimin e organizmit. Në sajë të përbërësve të saj, guarana ka cilësi terapeutike, energjetike dhe freskuese. Ekzistojnë terapi dhe trajtime, të cilat mund t’ju ndihmojnë t’i lehtësoni, madje edhe t’i eliminoni simptomat emocionale dhe fizike të depresionit.



Box



Shenjat e lodhjes



• Prishje e përqendrimit dhe dëmtim të kujtesës;

• Dhimbje fyti, muskujsh, mjekre dhe kyçesh;

• Kur je i turbullt pasi zgjohesh;

• Ndjenja e emocionit edhe 24 orë, pasi keni mbaruar punën;

• Ënjtje në pjesë të trupit;

• Kollë kronike;

• Përzierje barku, djersitje gjatë natës;

• Vështirësi në frymëmarrje;

• Ndjesi të lëkurës;

• Rënie e menjëhershme në peshë.



Çfarë ndiejnë të sëmurët?

• Lodhje psikologjike;

• Lodhje fizike;

• Humbje e dëshirës për të punuar;

• Stres të brendshëm;

• Rënie e aktivitetit;

• Mospasje fuqi për të punuar;

• Gjendje e përgjumur etj.


26/09/2009

standart
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #12 : Tetor 07, 2009, 10:50:29 PD »

Sigurinë në jetë na e ofron vetëm burri

Kur arrijnë në moshën e pjekurisë, femrat kërkojnë më shumë mbështetje dhe siguri, që sipas një psikologu mund t‘ua ofrojë vetëm shoku i jetës

Sot, më shumë se kurrë, bashkëshortët dhe shokët janë bërë më të rëndësishëm se asnjëherë tjetër. Vetëm pak muaj më parë, pyetjes "se për çfarë na shërbejnë burrat", disa femra i përgjigjeshin duke kthyer sytë nga qielli, që ndryshe përkthehet: "Një Zot e di". Sot burri është një send i çmuar, i cili duhet ruajtur me shumë kujdes. Femrat që i lënë vetëm, do të gjejnë belanë, ose në të kundërt do të jenë mishërimi i asaj që thotë një psikolog i njohur: "Tabuja e fundit? Një grua e vetmuar është më keq se një fëmijë. Çdo mashkull do të dëshironte të arratisej prej saj".

Pra kjo është edhe një nga arsyet që femrat nxijnë nga inati. "Vetëm 8 për qind e tyre i braktisin bashkëshortët pas të 40-ve. Më shumë se gjysma e të intervistuarave thonë se nga mashkulli kërkojnë një gjë të vetme: sigurinë. Si në moshën 27-vjeçare, ashtu edhe në atë 37-vjeçare, femrat kanë gjithmonë nevojë për një shok. Sigurisht do të ishte mirë të zgjidhnin një tip të qeshur, që t‘u bënte gjithnjë shoqëri dhe të jetë një ‘bastun‘ për pleqërinë. Nëse femrat duan perfeksion, zgjedhja më e mirë për to do të ishte një bashkëshort homoseksual, i cili "vdes" për të bërë pazar dhe e adhuron femrën. Në Britaninë e Madhe kjo funksionon për mrekulli, por në disa vende të tjera të Europës ka ende paragjykime", thotë psikologu.

Diçka është e qartë: femrat nuk kërkojnë më mashkullin e duhur, "princin e kaltër", por atë që është pjesërisht i duhuri. "Femra duhet të dijë të kënaqet. Nëse dëshironi një bashkëshort të pasur, të zgjuar, i cili di të kërcejë tango dhe është shumë pasionant në shtrat, të jeni të sigurta se nuk ekziston", thotë një profesoreshë amerikane. Në këtë pikë edhe psikologu është dakord: "Nëse nuk dëshironi që të mbeteni vetëm, zgjidhni një shok që qëndron më poshtë jush, të paktën në një drejtim. Mund të ndiqni shembullin e Hilari Klinton, e cila nuk u nda nga Billi".

Në fund të fundit, meshkujt duhen edukuar. Në një libër të publikuar kohët e fundit, profesoresha amerikane shpjegon se si shokët tanë mund t‘i trajtojmë në një mënyrë më të thjeshtë. Ky libër ka qenë një sukses i vërtetë, madje mbi këtë temë do të prodhohet edhe një film, nga i cili femrat mund të nxjerrin shumë mësime: "Injorojini sjelljet negative të mashkullit: për shembull kur ju po lani pjatat dhe ai kërkon si i çmendur çelësat e makinës, mos i thoni ‘Zemër, do të dalin vetë‘; mos i ofroni ndihmë, por vazhdoni punën tuaj që keni në dorë", shkruan profesoresha. Kur një burrë kujdeset për gruan, veten dhe punët e shtëpisë, atëherë ai duhet admiruar dhe komplimentuar.

Duket një rrugë e gjatë, e vështirë dhe aspak romantike, por është gjithmonë e udhës që femra më mirë të bëhet një administruese e mirëfilltë e bashkëshortit, se sa në moshën 35-vjeçare të jetë e vetme, e veshur kokë e këmbë me të zeza, me një cigare në dorë, me barkun bosh dhe që orët e mbrëmjes i kalon me tri mikeshat e saj beqare në të njëjtin bar. Këtë fakt të rinjtë e kanë kuptuar dhe martohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

"Faktikisht martesa është një zgjedhje e vetëdijshme, pikënisja e një historie të re. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe gjithashtu vlerat e saj janë venitur paksa", pohon një 24-vjeçare, e cila pas pak ditësh do të vërë kurorë me njeriun që dashuron.

"Mendoj se është një kthim në origjinë, njësoj sikur brezi im dëshiron t‘i harrojë vitet ‘70. Fëmijët e prindërve të divorcuar dhe të rimartuar e marrin shumë seriozisht martesën. Unë besoj në të dhe më saktësisht dua t‘i jap emrin e duhur një marrëdhënieje bashkëjetese, që faktikisht mban emrin martesë. Moshat që e preferojnë më shumë martesën janë nga 25 deri në 35 vjeç. Në dhjetë vitet e fundit martesat janë ulur rreth 8 për qind, edhe pse 62 për qind nuk arrijnë në vitin e tretë. Shumë të tjerë e shohin si një master, një eksperiencë më shumë për t‘u shtuar në kurrikulum", shkruan një shkrimtare 33-vjeçare, që pas një bashkëjetese të gjatë ka vendosur të martohet.

"Një burrë i nevojitet çdo gruaje. Më parë do të hiqja dorë nga karriera, se sa nga martesa. Femrat mendojnë se mund t‘ia dalin mbanë vetë, të jenë të pavarura, por unë mendoj se është shumë e gabuar. Gjithmonë problemet mund të përballohen më me lehtësi kur çifti është i bashkuar", pohon një drejtuese televizioni.

Sipas profesoreshës, zgjidhja për të gjetur shpirtin binjak është një e vetme, madje shumë "borgjeze dhe konservatore": "Duhet t‘u kthehemi martesave me shkuesi, ato që kanë dominuar prej shekujsh, kur prindërit zgjidhnin një person të së njëjtës shtresë shoqërore, me të njëjtat shije, të njëjtin shkollim dhe edukim. Po në qoftë se nuk e dashuron? Dalëngadalë do të mësohesh ta duash.

shqip
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #13 : Dhjetor 07, 2009, 10:30:52 MD »

Cfare ndodh me trurin tone kur kemi nje fjale "ne maje te gjuhes", por nuk arrijme ta kujtojme? Perse papritur fjala na kthehet ne mendje?

Nje prej hipotezave bazohet te nje lloj "gare" mes fjaleve ne trurin tone. Kete version e shpjegon revista "New Scientist".

Disa studiues te Kolegjit Wellesley ne Massachusetts krahasuan reagimin e 11 personave qe te flisnin dy gjuhe (anglisht dhe spanjisht) dhe 22 te tjereve qe flisnin vetem nje gjuhe.

Keta persona duhet te thonin ne 30 sekonda emrat e shume objekte qe paraqiteshin me ane te imazheve.

Personat, te cilet paten probleme ne thenien e shpejte te fjaleve ishin ata qe flisnin dy gjuhe.

"Nje shpjegim i mundshem eshte se fjalet shpesh konkurrojne per te qene te zgjedhur nga truri. Personat qe zoterojne dy gjuhe njohin dyfishin e fjaleve krahasuar me ata qe flasin vetem nje gjuhe", thane studiuesit./idividi
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #14 : Janar 13, 2010, 10:53:17 PD »

Misteret që nuk i shpjegojnë dot as psikologët

Nga besimi në Zot te dëshira e parezistueshme për të flirtuar me seksin e kundërt. Ka disa impulse njerëzore që edhe mendjet më të ndritura të psikologjisë nuk janë në gjendje që t‘i shpjegojnë. Ja disa nga çështjet që nuk kanë ende një përgjigje. Ja si


Vetëkontrolli

Martin Seligman

Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, SHBA

Disa teoricienë besojnë se vetëkontrolli është një veçori e përgjithshme. Përvoja ime me humbjen e peshës e hedh poshtë një gjë të tillë. Unë kam peshuar 95 kilogramë gjatë 20 viteve të fundit dhe kam mbajtur dieta të vazhdueshme dhe disa herë rresht, por gjithmonë, pas disa kohësh, jam kthyer sërish 95 kilogramë. Mungesë vetëkontrolli? Vështirë të jetë kështu.

18 muaj më parë nisa që të eci, duke e ditur se 10000 hapa në ditë përgjysmojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake te një peron i moshës sime dhe me profilin e rrezikshmërisë sime. Që nga ajo ditë, bëj 14000 hapa në ditë. Kjo ndodhi pasi vendosa se duhet ta bëja një gjë të tillë, pra se ushtrova vetëkontrollin.



Bukuria

Chris McManus

Profesor Psikologjie në Universitetin e Edukimit Mjekësor në Londër

Çfarë është ajo gjë që e quajmë bukuri? Jo "arti" si një fenomen shoqëror bazuar në statusin apo pasqyrimin, apo fytyrat e bukura që dalin nëpër reklama, apo revista mode, por ato momentet e bukura me diell që na mbushin shpirtin me gëzim dhe paqe dhe na japin burime energjie për muzgun, apo gjethet e vjeshtës e të tjera si këto. Përmbajtja nuk ka rëndësi. Pikturat e mollëve të Cezanit nuk janë të bukura, sepse dikush mund të pëlqejë mollët për t‘i ngrënë, por sepse kanë formë të bukur. Madje bukuria gjendet edhe tek e tmerrshmja, për shembull ka fotografi të bukura, pra të arrira të gjërave të tmerrshme. Diku, duhet të ndodhet diçka formale, strukturore, kompozicionale, që përfshin të gjitha aranzhimet e dritës dhe hijes, tingullit dhe fjalëve që bëhen bashkë për të thënë në një mënyrë të re, idetë e vjetra. Kur shoh të bukurën, bie në kontakt me të, e di se përpara çfarë fenomeni ndodhem dhe jo vetëm unë, por edhe ti që po më lexon. Po a mund të ma shpjegosh se përse pak a shumë të gjithë jemi në një mendje për diçka që është e bukur, e diçka që nuk është e tillë?



Kush jam unë?

Stephen Reicher

Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Shën Andresë

Kush jam unë. Jam hebre, por nuk jam besimtar. Nuk jam i sigurt se e di mirë se çfarë do të thotë të jesh hebre. Megjithatë jam i sigurt se të tjerët janë të sigurt. Unë di se miliona njerëz janë masakruar për faktin e vetëm se ishin hebrenj. Unë e di se miliona të tjerë janë zhvendosur nga hebrenjtë për faktin e vetëm se ata nuk ishin hebrenj. Po çfarë është të qenit hebre për mua dhe për botën në të cilën jetoj? Kush jemi ne? Kush jam unë? Unë kam lindur në Angli në një familje që iku nga Gjermania dhe Polonia. Jam rritur nga prindër britanikë që dolën jashtë vendit për çështje pune. Tani jetoj në Skoci, me një grua që ka lindur në Yorkshire. Historia jonë është një pandemonium, fati ynë është një Kaledonian. Kush duam ne që të jemi, që të bëhemi? Deri ku na lënë të tjerët që të shkojmë, apo të realizojmë ëndrrat tona? A ka në fund të fundit rëndësi që të studiojmë me hollësi identitetet tona?


Vështirësitë e të mësuarit

Mike Posner

Profesor Psikologjie në Universitetin e Oregonit

Përse e kam pasur shumë të vështirë që të mësoj të ndreq makinën, të gatuaj darkën, të qep një kopsë? Të tjerët e kanë bërë më me lehtësi, po atëherë përse unë jo? Ka shumë që më kanë thënë që të përpiqem më shumë, por të mësuarit nuk ka të bëjë vetëm me përpjekjen personale, sado e madhe të jetë ajo. Pas më se 50 vitesh që studioj psikologjinë, sapo kam filluar që të kuptoj diçka. Ne mësojmë për rrjete neutrale, aftësi të fshehura dhe se si ato janë formësuar nga variacionet gjenetike dhe përvojat e hershme. Aftësitë e reja shpesh formëzojnë rrjetet e vjetra. E vetmja gjë që kam kuptuar në lidhje me aftësinë e të mësuarit është se ajo është ende një mister, por të paktën tani kam disa ide se ku mund të hulumtoj për të.


Ritualet sportive

David Lavallee

Profesor Psikologjie në Universitetin e Wellsit

Do të doja të dija se përse ndonjëherë bëhem supersticioz, ndërsa luaj golf. Kur luaj jam i interesuar edhe për fenomenet psikologjike të lojës dhe lojtarit. Ndërkaq përpiqem që të aplikoj edhe teknika psikologjike si imagjinata për të përmirësuar pikavarazhin përmes veprimeve të supersticionit, të tilla si mbajtja e dy topave në xhepin e djathtë në shenjë fati të mirë. Ajo që nuk di është se përse vazhdoj që t‘i kem sjellje të tilla të vazhdueshme, ndërkohë që nuk i shpjegoj.


Optimizmi

Ellen Langer

Profesoreshë në Universitetin e Harvardit

Kur një kolegu im i dashur ishte ende gjallë, ai shpesh thoshte se për të unë isha përcaktimi më i mirë që mund t‘i bëhet një optimizmi të përhershëm. Mendoj se këndvështrimi im shpjegon edhe fushën time të kërkimit shkencor. Në vend që puna ime të merret me përshkrimin e fenomenit, ajo synon eksplorimin e arsyes së ekzistencës së tij. Në një librin tim të fundit, diskutoj në lidhje me atë që ne konsiderojmë si kufirin e mirëqenies sonë fizike dhe shpirtërore. Mund të mos i kuptoj shumë gjëra, por çdo vit dhe çdo eksperiment që bëj më bind se e ardhmja i ngjan gjithnjë e më pak së shkuarës. Një tjetër gjë që di është se ndërsa e ardhmja shpaloset para nesh, njerëz si unë po kalojnë një kohë shumë pozitive. Unë mbetem optimiste në lidhje me të qenit optimiste.


Vdekja dhe falja

Paul Ekman

Psikolog i lirë

Gjatë bisedave të mia të fundit me Dalai Lamën, ne patëm mosmarrëveshje në dy çështje. Njëra kishte të bënte me vdekjen për të cilën unë them se atë nuk e ndjen, ndërsa ai thotë se të gjithë e ndjejmë. Fakti është në anën e tij, duke qenë se të gjitha fetë premtojnë njëfarë jete pas vdekjes dhe ato nuk do ta bënin një gjë të tillë nëse njerëzve nuk do t‘u duhej një gjë e tillë. Unë kam frikë një vdekje të dhimbshme, por jo vdekjen në vetvete. Një tjetër mosmarrëveshje ishte në lidhje me faljen. Unë jam i mendimit që ka veprime të pafalshme, si abuzimi me të miturit, përdhunimi, Holokausti, tortura e të tjerë. Dalai Lama thotë se ai fal, por nuk harron.


Ankthet

Elisabeth Loftus

Profesore në Universitetin e Nju Jorkut

Pas një përpjekjeje të mundimshme dhe jo veçanërisht të suksesshme, për të dhënë një ide në lidhje me ankthet, takova një grup njerëzish të zakonshëm dhe i pyeta se çfarë kishin për të thënë për veten. Ata nuk u ndjenë shumë komodë me pyetjen time ndaj më thanë, nëse kisha ndonjë ide më të qartë për pyetjen dhe unë i thashë të më thonin diçka në lidhje me ankthet e jetës së tyre. Një nga vajzat e grupit më tha se, sipas saj, ankthi ishte ajo ndjenjë që e bënte të vlerësonte më mirë paqen. Vetëm kaq? Po cila është arsyeja e mundshme për një sjellje të tillë, natë pas nate, një sjelljeje që në fund të fundit na frustron, na shqetëson?

Gazeta Shqip
Identifikuar


Faqe: [1] 2   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.156 sekonda me 20 veprime.