psikologji.net
Dhjetor 22, 2014, 04:16:32 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Adrenalina  (Lexuar 1877 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Shkurt 02, 2009, 07:48:17 MD »

ADRENALINA

VETITE FARMAKOLOGJIKE

• Adrenalina është një katekolaminë endogjene, agonist i fuqishëm i receptorëve alfa dhe beta adrenergjikë.
• Stimulimi i alfa1 receptorëve të enëve të gjakut shkakton vazokonstriksion arteriolar (lëkurë, mukoza dhe organet e brendëshme), ndërsa stimulimi i beta1 receptorëve është përgjegjës për efektet kardiake të adrenalinës.
• Adrenalina shton frekuencën kardiake, rrit fuqinë kontraktuese të miokardit, rrit presionin arterial, shton eksitabilitetin dhe automatizmin e miokardit.
• Adrenalina është nxitës i fuqishëm i receptorëve beta2 adrenergjikë, veprim ky që shpjegon veprimet bronkodilatatore, vazodilatatore mbi arteriolat e muskujve të skeletit dhe efektin hiperglicemiant.

INDIKIMET

• Reaksione alergjike (urtikaria, angioedema, anafilaksia)
• Bronkospazmë, astmë bronkiale, status astmatik
• Ringjallje zemër-mushkëri

KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT

• Adrenalina është e kundërindikuar në të gjitha format e shokut, me përjashtim të atij anafilaktik.
• Duhet të evitohet përdorimi i adrenalinës tek të sëmurët me sëmundje organike të zemrës, sëmundje të koronareve, kardiomiopati (forma e dilatuar), aritmi kardiake.
• Adrenalinë është e kundërindikuar tek pacientët me glaukomë me kënd të ngushtë (por indikohet tek glaukoma me kënd të hapur).
• Adrenalina kundërindikohet të administrohet në ekstremitete (gishtat e duarve, gishtat e këmbëve, hundë, organe gjenitale).
• Ajo është e kundërindikuar në fazën aktive të lindjes pasi e pengon atë.
• Adrenalina është e kundërindikuar të jepet gjatë anestezisë së përgjithshme me ciklopropan, kloroform, trikloretilen.
• Adrenalina është relativisht e kundërindikuar tek të sëmurët me arteriosklerozë cerebrale apo sëmundje organike të trurit.
• Adrenalina është relativisht e kundërindikuar tek të sëmurët me hipertension arterial, hipertiroidizëm dhe diabet melit.
• Kundërindikohet përdorimi i adrenalinës për trajtimin e hypotensionit të shkaktuar nga fenotiazinat.
• Gabimet gjatë administrimit të adrenalinës mund të jenë fatale, prandaj më parë duhet të sigurohemi lidhur me indikacionin, dozën, përqendrimin e solucionit dhe rrugën e administrimit.

EFEKTET ANESORE

• Administrimi sistemik i adrenalinës mund të shkaktojë stimulim të SNQ të shprehur me frikë, ankth, nervozitet, pagjumësi, agjitim psikomotor, dizorientim. Këto janë më të shprehura tek të sëmurët me çrregullime paraprake psikiatrike.
• Adrenalina mund të shkaktojë nauze, të vjella, zbehje, djerësitje, distres respirator, apne.
• Në zemër adrenalina mund të shkaktojë kontraksione premature (ekstrasistola) ventrikulare, takikardi sinusale, palpitacione, hipertension, aritmi të rënda ventrikulare, ndryshime në EKG, anginë, dispne.
• Ekstravazati i adrenalinës mund të shkaktojë nekrozë indore. Në këto raste duhen injektuar lokalisht 5-10 mg fentolaminë, të tretura në 10-15 mL solucion fiziologjik.

NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE

• Adrenalina dhe adrenomimetikët e tjerë, në përgjithësi, kanë efekte aditive. Ajo duhet përdorur me kujdes tek të sëmurët që ndërkohë kanë përdorur dobutaminë, dopaminë, isoproterenol, metaproterenol, noradrenalinë, fenilefrinë, fenilpropanolaminë, pseudoefedrinë, ritodrinë, salbutamol, salmeterol, terbutalinë.
• Adrenalina kundërshton efektet kardiovaskulare të beta-adrenobllokuesve. Administrimi, qoftë edhe i sasive të vogla, të adrenalinës tek pacientët që marrin beta-adrenobllokues jo selektivë (propranolol) mund të shkaktojë rritje të theksuar të presionit arterial.
• Efektet presore alfa-adrenergjike të adrenalinës mund të kundërshtohen nga doksazosina, prazosina, terazosina, fenoksibenzamina, fentolamina, alkaloidët e ergotit (dihidroergotamina).
• Anestetikët e përgjithshëm (halotan, ciklopropan), glukozidët kardiakë dhe hormonet e tiroides rrisin ndjeshmërinë e miokardit ndaj veprimit të adrenalinës.
• Kokaina, antidepresivët triciklikë, frenuesit e MAO (duke frenuar rikapjen) dhe bretiliumi, guanetidina, rezerpina (duke rritur ndjeshmërinë e receptorëve) rrisin ndjeshmërinë e indeve ndaj adrenalinës.
• Dhënia e njëkohshme e adrenalinës me barna oksitocikë mund të shkaktojë hipertension të theksuar dhe të zgjatur.

PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
• Të evitohet përdorimi (Kategoria C).

PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
• Të evitohet përdorimi. Nuk ka informacion lidhur me sigurinë.

DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT

Adrenalina mund të administrohet me rrugë subkutane (SC), intramuskulare (IM) ose intravenoze (IV). Injektimet IM preferohen të kryhen në m.deltoid ose në m.vastus lateralis (pjesa e përparme e kofshës), por jo në m.gluteus. Injektimi IV bëhet përgjatë 5-10 minuta tek të rriturit dhe 1-3 minuta tek fëmijët.
• Për trajtimin e bronkospazmës, manifestimeve respiratore të anafilaksisë ose acarimeve të astmës
Tek të rriturit adrenalina perdoret me doza 0.3-0.5 mg SC ose IM, që mund të përsëriten nëse është e nevojshme, çdo 10-20 minuta apo më tepër, në vartësi të përgjigjes. Në rastet e rënda me shok anafilaktik duhet përdorur rruga IV me doza 0.1-0.25 mg (solucion i holluar 1:10 000) që administrohen përgjatë 5-10 minutave. Kjo dozë mund të përsëritet çdo 5-15 minuta. Mjekimi vazhdohet me infuzion IV 1-4 mikrogram/minutë.
Tek fëmijët përdoret 0.01 mg/kg, dozë kjo që mund të përsëritet në rast nevoje me intervale 20 minuta-4 orë. Mjekimi mund të bëhet edhe me doza 0.1 mg të administruara IV me ngadalë, përgjatë 5-10 minutave (si solucion i holluar 1:100 000), i pasuar nga infuzion IV prej 0.1-1.5 mikrogram/kg/minutë.
• Trajtimi akut i rasteve të rënda me urtikarie ose angioedemë me shenja sistemike
Tek të rriturit përdoren doza parenterale 0.3-0.5 mg SC ose IM, që në rast nevoje përsëritet çdo 1-2 orë.
Tek fëmijët përdoren doza parenterale 0.01 mg/kg SC ose IM.
• Për ringjalljen zemër-mushkëri
Tek të rriturit përdoret 1 mg IV, që mund të rritet në rast nevoje.
Tek fëmijët përdoret fillimisht me 0.01 mg/kg dhe mandej vazhdohet me 0.1 mg/kg IV që mund të përsëriten në rast nevoje, çdo 3-5 minuta.
Administrimi intrakardiak rezervohet për urgjencat ekstreme.
Tek të rriturit doza për administrim intrakardiak është 0.1-1 mg.
Tek fëmijët 0.005-0.01 mg/kg.

PREPARATET E REGJISTRUARA
solucion injektabël 0.1%-1ml ADRENALIN


Marre nga studimi i Prof.Doc Leonard Dedja dhe shkruar nga Vinjol Krasniqi
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.124 sekonda me 20 veprime.