psikologji.net
Dhjetor 20, 2014, 07:54:02 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Zhvillimi i personalitetit dhe ai social tek fëmijët.  (Lexuar 2266 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Shkurt 02, 2009, 10:21:59 MD »

Zhvillimi i personalitetit dhe ai social tek fëmijët.

• Ndihmon në ngritjen dhe largimin e lodrave.
• Zakonisht është miqësor ndaj të tjerëve; shfaq më pak habi dhe frikë ndaj të panjohurve.
• Luan vetëm, pa të tjerë, për një kohë të shkurtër.
• I pëlqen ta mbajnë në prehër dhe t’i lexojnë diçka.
• Shpesh imiton veprimet e të rriturve gjatë lojës.

• Do që të ndjejë vëmendjen e të rriturve apo praninë e tyre dhe kënaqet kur ata e nxisin, e puthin dhe e përqafojnë.
• Njeh veten në pasqyrë.
• Fillon të kërkojë pavarësinë, shpesh nuk pranon të bashkëpunojë në veprimet e përditshme, që më parë i kanë pëlqyer, nuk do të vishet, t’i veshin këpucët, të hajë, të lahet; dëshiron që t`i bëjë gjërat vetë pa ndihmë
• Është gjithnjë e më shumë kurioz për njerëzit dhe mjedisin/ vendin përreth; fëmijët kanë nevojë të vëzhgohen me kujdes, për t`i mbrojtur ata nga situatat jo të sigurta.
• Tregon shenja afrimi dhe kujdesi; qetëson fëmijët e tjerë që janë dëmtuar, apo janë të frikësuar;
ndonjëherë është tepër i dashur, duke i dhënë përkëdhelje dhe puthje pa mbarim fëmijëve të vegjël.
• Vazhdon të jetë agresiv fizikisht (të godet me shpullë, të shkul flokët etj) nëse është i zemëruar, i zhgënjyer apo i lodhur (për disa fëmijë, kjo ndodh shumë më tepër se tek disa të tjerë). Ky agresivitet fizik zakonisht pakësohet me përmirësimin e të folurit.
• Shpërthimet e inatit/zemërimit duken se arrijnë kulmin në këtë vit; fëmija ende nuk mund të arsyetojë dhe këto kriza inati janë të shpeshta në këtë periudhë moshe.
• Është i paduruar; e ka të vështirë të presë, apo t’i vijë radha.
• I pëlqen “të ndihmojë” në punët e shtëpisë; imiton aktivitetet e përditshme; përpiqet ta bëjë kukullën të urinojë, apo të ushqejë një lodër pellushi etj
• Është si “pronar” me prindërit dhe kujdestarët; i urdhëron ato,ju kërkon gjëra, pret që të rriturit t’i përgjigjen menjëherë.
• Vëzhgon dhe imiton lojën e fëmijëve të tjerë, por rrallë bashkohet me to; i pëlqen të luajë vetëm.
• Iu jep lodra fëmijëve të tjerë, por është zakonisht pronar i sendeve; ende provon të dëmtojë e të shkatërrojë lodrat.
• E ka të vështirë të bëjë zgjedhje; i dëshiron të gjitha.
• Shpesh është “i pabesë” ndaj të tjerëve (për shembull i puth dhe më pas i godet); papritmas bërtet “jo” dhe bëhet i prerë, nuk do të bashkëpunojë me të tjerët.
• Dëshiron gjithçka sipas një rregulli të tij “pikërisht kështu”; kërkon gjithçka njësoj si më parë; gjithçka duhet të jetë “aty ku ishte”.

Ikubinfo
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.084 sekonda me 20 veprime.