psikologji.net
Nntor 28, 2014, 05:37:24 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Ndjenja inferioriteti  (Lexuar 2729 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Shkurt 03, 2009, 05:25:37 MD »

Adler pohon se te gjithe ne kemi ndjenja inferioriteti:
Fokusohuni tek vetja dhe identifikoni nje ndjenje inferioriteti ( biologjik ose psikologjik ).
Si jeni perpjekur ta kompensoni ate?
Çfare stili jete ka karakterizuar perpjekjet tuaja ne kompensimin e kesaj ndjenje?

Mund te tregoni per ndonje ndjenje inferioriteti qe keni pasur ne te kaluaren apo edhe keni dhe se si mundet ta kalonit apo ta shlyenit ate ndjenje.
Pres pergjigjet tuaja.

J@mes
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Shkurt 03, 2009, 05:26:06 MD »

Ndjenja e inferioritetit eshte e lidhur me nje sere problemesh; mosnjohje te vehtes, mbivleresim te personit qe ke perballe, me nje ndjenje te theksuar dobesie dhe pasigurie.
Kjo eshte tipike (ndodh me shpesh) ne moshat tranzitore ose me mire, adoleshentet (12-19vjec) dhe moshat madhore 40-50vjec. Kjo ndjenje mund te mbartet midis ketij hendeku moshor, ne rast se nuk luftohet.

Eshte ne natyren tone te ndjehemi hera-heres inferior, por kjo duhet te na bej me te forte per te ecur perpara me te sigurt e te motivuar.

Vullneti eshte primar per te luftuar kete ndjenje, per te mos e lene qe ajo te kthehet ne nje "kompleks" qe te perndjek vazhdimisht ne jete.
Te kerkosh brenda vetes dhe te shpalosesh ato cilesi qe te dallojne nga te tjeret.
Te zgjosh ambicien per te ecur perpara dhe deshiren per arritje.
Te perfshihesh ne aktivitete te ndryshme shoqerore.
Te frekuentosh hera-heres vende publike, ku mund te te jepet mundesia e kontaktit, per tu cliruar nga emocione te teperta. Ndajeni kohen tuaj me njerez qe ju bejne te ndjeheni mire.

E. Stermasi - Psikologji.net
Identifikuar


Kavaljer
Global Moderator
Anëtar kryesor
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 186
624.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Kavaljer

Vip Fierak .... Kush me ka inat


Shiko Profilin
« Pergjigje #2 : Shkurt 04, 2009, 11:30:51 PD »

J@mes jam dakort ne disa nga shprehjet e tua, por ne disa raste ndjenja e inferioritetit te ndihmon te ecesh perpara sepse tjetrin e merr si shembull dhe ne shumicen e rastaeve nuk eshte per shkak te mbivleresimit te tjetrit, por thjesht sepse e admiron qe ne nje moshe jo shume te madhe ai ka arritur te beje dicka me jeten e vete.
Ndjenja e inferioritet me shume eshte e theksuar ne moshen e adoleshences dhe aty ajo mund te te marri dhe per keq sepse mund te biesh ne depresion, sepse mendon se kurre nuk do te arrish te besh dhe ti dicka aq te madhe, per mua eshte nje problem kjo ndjenja e inferioritetit sepse shpesh here te ben te biesh dhe ne krize identiteti.

A.Kamberaj
Identifikuar
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2986
9016.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #3 : Dhjetor 21, 2009, 04:26:36 MD »

Jam dakord me ty Kavaljer.. Cheesy
Identifikuar

kris
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 6
60.00 Kredite

View Inventory
Send Money to kris

Shiko Profilin
« Pergjigje #4 : Korrik 05, 2011, 02:45:55 PD »

Sipas Adlerit, kompleksi I inferioritetit përfaqëson një inferioritet organik, morfologjik ose funksional, ku individi përpiqet të kompensojë më shumë ose më pak inferioritetin e tij.
     Sipas Frojdi, sentimenti I inferioritetit nuk lidhet patjetër me një inferioritet organik, por ai duhet kuptuar dhe interpretuar si një sindrom. Ky sindom quhet Golden kompleks dhe mund te shkakëtojë fuqi shumë të mëdha që mund të transformohen në kompleks superioriteti. Ndonjëherë këtë sindrom ndërtohet rreth një paaftësi reale, por shpeshë herë impulsionohet si sjellje brutale, despotism, etj
    Kompleksi I inferioritetit lidhet me disa karakteristika:
-   Sentiment qe lidhet me inferioritetin organik dhe qe individin përpiqet ta kompensojë
-   Inferioritet që lidhet me një ideal të madh, ku vlerësimi negativ I vetes bëhet në raport me këtë ideal.
-    Inferioritet që lidhet me të dy humbje reale ose të fantazuara të fëmijës: tredhja dhe humbja e dashurisë

       Fëmijëria
  Kompleksi I inferioritetit lidhet direkt me psikiken njerëzore, që vendoset që në fëmijërinë e hershme. Këtë kompleks filon kur fëmija ndërgjegjesohet për varësinë e tij ndaj prindërve. Eksperienca e inferioritetit nuk shkaktohet gjenetikisht, por është rezultat I mjedisit shoqëror.
  Sindroma të vecanta psikike lidhen me “qëllimet e fshehta të fëmijërise së një personi dhe ndodhen në përputhje të saktë me predispozitat e tij sociale në moshën e pjekur”.(1)
   Adleri afrimon se zhvillimi psikologjik nuk ndryshon: “Veprimet dhe fjalet, me të cilat janë shprehur këto qëllime, mund të ndryshojnë, por qëllimet themelore dhe motivimi, të drejtuara në zgjedhjen e po atyre detyrave psikologjike, mbeten të pandryshuara”. (2) Për këtë arsye kujtimet nga fëmijëria na ndihmojnë të interpretojmë karakterin e një personi. Për këtë arsyeje prirjet, të cilat I vëmë re tek I rrituri janë projektim të drejtpërdrejtë I asaj që ka përjetuar personi ne fëmijëri.
  Ndryshimi I një personi “prek vetëm anën e jashtme dhe të padobishme sepse motivimi themelor I sjelljes nuk është modifikuar”.(3)
    Fëmijëria është një nga etapat më të rëndësishme të jetës së njeriut. Nga mosha dy vjec fëmija bëhet ndërgjegjshëm për veten e vet. Për ata që kanë të meta fizike ose mendore, kjo është periudha e fillimit të luftës së tyre jetësore. Fëmija vet luan rolin e nënshtruarit; I nënshtruar ndaj prindërve, ndaj rregullave, etj, aq më shumë ata që kane disa të meta, dhe që nuk janë të barabartë të paktën me moshatarët e tyre.
   Adleri konceptoj tre situata fëminore bazë që kontribuojnë në stilin e gabuar të jetës: inferioriteti I organeve, përkëdhelja dhe braktisja.
    1.  Inferioriteti organik mund të shprehet në vështirësi në lëvizje, defekte e organeve ose rezistencë e ulët ndaj infeksionëve që çon në shëmundje të shpeshta. Kur fëmija bëhet e ndërgjegjshme për inferioritetin e saj, përjeton trauma. Perceptueshmëria e fëmijës ndaj të metat mendore ose fizike, mund t’i krijojë një ndjenje të eksagjeruar dhe intensive për të kompensuar inferioritetin personal që mund të jetë një nevojë për paqe, ekuilibër dhe suguri në vetvete, ose një luftë për pushtet ndaj botës që e rrethon, me qëllim për ti dominuar ata që ngjajnë me veten.
   Inferioriteti organik merr shumë forma, duke filuar me të metat fizike apo mendore.
     
    2.  Përkëdhelja bazohet edhe në parimi I motivimit, sepse është një formë shpërblerje. Shumë prej prindërve e marrin si për detyrë shpërblimi ose plotësimi I të gjitha kërkesave të fëmijës. Përkëdhelja mund të ketë më shumë forma, si përkëdhelje me fjale (zemra ime, shpirti im…), lezatime ose favore të ndryshme (pridërit I blejnë fëmijës cdo gjë që ajo dëshiron, I jep më shumë liri…)
    Motivimi dështon kur midis përkëdheljes së prindërve dhe bindshmërisë së fëmijës nuk ekziston një barazpeshim.
     Përkëdhelja I zhvillon fëmijes përshtypjen se është personi më I rëndësishëm në botë. Në këtë rast, fëmija nuk pregatitet për shoqerizim, dhe shkëputja nga familja ose nga mjedisi I ngrohtë, do t’I shkaktojë vështirësi. Këta fëmijë janë të paaftë për të duruar plotësimi I dëshirave të tyrë, të paaftë për ta bërë ballë vështirësive dhe për t’u përshtatur njesoj si të tjerët.
   3.   Braktisja, në këtë rast, nënkupton jo vetëm ndarja e fëmijes ndaj familjes së vet, por edhe moskujdesja për atë atëherë kur jeton bashkë me prindërit. Për këta fëmijë që jetojnë me familjen e tyre George Boeree thotë: “ata mësojnë inferoritetin sepse u thuhet dhe u tregohet cdo dite se janë pa vlerë”.(5) face  100   Janë rastet e atyre fëmijëve që nuk vlerësohen dhe nuk mbështeteshin prej prindërve të tyre. Këta fëmijë janë të ekspozuar në mënyre të vazhdueshme ndaj kritikave. Gabimet e tyre janë krime të rënda. Mosvlerësimi I tyre, qoftë edhe për një gjë sa do të vogël, thekson inferioritetin e tyre.
    Trauma që përjetohet në fëmijeri regjistrohet në një kujtesë fiziko-organike që shfaqet nëpërmjet disa lëvizje të trupit, gjeste të pakontrolluara, etj. Në shumë raste këto trauma fshihen mbrapa ëndrrave ose nuk kujtoheshin fare pa ndihmën e një terapeutit.
   Kur abuzimet kryhen prej prindërve, trauma është akoma më e theksuar. Për një fëmijë, prindi është horizintin e tij. Kur humbet kontakti me nënën, fëmija e kërkon, vëzhgon cdo person tjeter qe I ngjan, qan, trëmbet. Prandaj, kur abuzimet vijnë prej prindërve, besimi I fëmijëve rrënohet. Edhe në këto raste, femija përdor një mekanizem mbrojtjeje, duke mohuar realitetin, duke menduar se thjeshtë I është dukur ose ka parë një ëndërr të keqe.
   Fëmijët të braktisur prej prindërve të tyre, përballen akoma më keq këtë situatë. Këta nuk kanë as mbështetjen më të vogël, nuk kanë asnjë strehëz dhe ansjë të afërm. Shumica përfundojnë nëper institucione dhe shumë pak birësohen. Zhvillimi I tyre ndyshon nga atë të fëmijëve që kanë një familje dhe një status shoqëror. Këta fëmijë kanë një zhvillim motorik, social dhe intelektual më të ngadalshëm; prezantojnë vështirësi me mendimet logjike, lexojnë më me vështirësi, shpreheshin më me vështirësi, lekundeshin në marrjen e vendimëve, etj. Këta zhvillojnë temperamente të fthohta dhe depresive, kanë ndjenjën e fajësisë, duke menduar se për shkakun e tyre u braktisën, bëheshin impulsive dhe të predispozuar ndaj krimit.
     Adler mendonte se stili I jetës fiksohet rreth moshës pesë vjëc dhe është shumë e vështirë për të ndryshuar më vonë, pasi këtë periudhë funksionon si një themel për sjelljen tonë të ardhshme. Kjo domethënë se stili I jetës ndërtohet, krijohet dhe ka shumë rëndësi për formimin e karakterit.
   Ndikim të madhë në formimin I karakterit e ka nëna, eksperienca me babain dhe renditja e lindj 
   Fëmija e vetëm tërheq vëmëndjen më të madhe dhe është shumë e përkëdhelur.  Këta fëmijë zhvillojnë të njejtin sentiment për inferioritet ose për superioritet si gjithë fëmijët e tjerë.
  Fëmija që lind I pari zhvillon ndjenja negative ndaj fëmijëve të tjerë, xhelozi dhe pasion për të dominuar.
  Fëmijëria është ABC-ja e jetës tonë. Këtu zhvillohen themellet e karakterit tonë. Kujtimet janë historia jonë dhe asnjë kujtim nuk është rastësor.
   Qëllimi I jetës tonë përcakton cfarë duhet të kuptojmë dhe cfarë duhet të harrojmë. Ai lidh dhe koordinon njesitë, ndjenjat, emocionet dhe përfytyrimet tona. Ne orientohemi drejtë qëllimit të përhershëm në mënyrë artificial, duke e simuluar atë.
   Fëmijëria mund të jetë çellësi I disa sëmundjeve ose çrregullimeve, sepse përshtypjet e foshnjerisë përcaktojnë drejtimin në të cilën zhvillohet fëmija dhe mënyrën sesi reagon ai ndaj vështirësive të jetës.
    Zhvillimi I psikikës shikohet si një pregatitje të përhershme për të ardhmen, në të cilën dëshirat e individit të dhënë duken të realizueshme. Mënyra sesi luan fëmija me lodrat, mund të tregojë orientimin e tij social, qendrimin ndaj botës që e rrethon, nëse ai është armiqësor ndaj tyre ose nëse zhvillon karakter prej liderit ose organizatorit.

    Inferioriteti femëror
   Për Adler, dimorfismi seksual, domethënë pranja e të dy sekseve në qenjen njerëzore, është themelli I ndarjes së punës, që parashikon për gjininë femërore përjashtimi prej disa punëve për shkak të fizionomise dhe përjashtimi i gjinisë mashkullore prej disa punëve për shkak se përshtaten më mirë për punëra të tjera.
  Këtë tip I ndarjes së punës favorizon më shumë gjininë mashkullore, gjini që ndikon në pozicionin femëror I ndarjes së punës. Në fakt meshkujt janë ata që caktojnë stili I jetës në familje dhe punërat që u takojnë femrave. Kjo është arsyeja pse meshkujt shfaqin në mënyrë të vazhdueshme superioritetin e tyre, ndërkohë që femrat janë të pakënaqura për privilegjet mashkullore; gjë që krijon një gjendje tensioni jo vetëm në jetën familjare por edhe në atë shoqërore.
   Superioriteti mashkullor nuk ka qenë një gjendje naturale, por është një status që u fitua në kohë. Në fakt, para kësaj ka ekzistuar matriarkati, ku femra ishte udhëhëqsja e grupit dhe të gjithë meshkujt ju bindën asaj.
   Në teorinë e tij të inferioritetit, Adler analizon edhe këtë dihotomi që konsideron meshkujt si persona me vlerë dhe të fuqishëm, ndërsa femrat janë të dobëta dhe të nënshtruara. Kështu Adleri I atribuon mashkullit fuqi dhe lartësi, ndërsa femrës I atribuon cekësinë dhe inferioritetin.
   Pozicioni I privilegjuar I mashkullin ndikon shumë edhe në fëmijerinë e djemve apo vajzave. Fëmija mëson menjeherë se I ati është ai që drejton dhe cakton rregullat brënda familjes, ndërsa nëna është e nënshtruar dhe respekton vendimet e të jatit. Këto modele shoqërore caktoheshin që në fëmijërine, kur djalit I transmetoheshin privilegjiet që do ti ketë më vonë dhe vajzes I mësohen rregullat e nënshtrimit.
  
     Ndjenja dhe kompleksi I inferioritetit
    Sentimenti I inferioritetit nuk shfaqet vetëm atëherë kur nënvlerësohemi, por edhe atëhere kur jemi vlerësuar nën nivelin që mendojmë se I përkasim. Këtu bëhet fjallë për një mospërputhje midis vetëvlerësimin tonë dhe opinion e të tjerëve. Nga këtë konflikt lind nevoja për protest dhe kompensim.
  Depresioni
  Në disa raste sentimenti I inferioritetit transformohet drejtë gjendjes si kompleks, ku zë vend një sentiment shumë të thellë pafuqje dhe paaftësie, që mund të zgjat në kohë, duke krijuar reagime të tepruara për introversion dhe për braktisje, dhe që përfundon me depresion.
   Depresioni shfaqet si gjendje obsesivo-fobike, veçanërisht frikë për një të ardhme të panjohur, mungesë e ndërgjegjesimit për vlerën e vet, vetë-fajësim dhe mungesë fuqje. Mungesa e vetë-besimin është rezultat e një vlerësim të gabuar në raport me të tjerët, fakt që çon në bindjen se nuk kemi mundësi për sukses ashtu siç kanë të tjerët dhe gjithashtu shfaqet edhe frika për të provuar diçka ku kemi dështuar.
   Për shkak se ndjhen inferior dhe të hutuar, depresivët nuk përfshihen në jetën në çift, nuk krijonë familje dhe nuk bëjnë fëmijë. Kjo, jo sepse nuk e dëshirojnë, por sepse nuk ndihen të aftë dhe të pregatitur për tu përballur me përgjegjësira të tilla. Këta lloj depresiv fshihen, jetojnë në vetmi, meditoinë shumë dhe përjetojnë kujtime reale ose të modifikuara në mënyrë intensive. Ata vuajnë shumë duke amplifikuar dështimet dhe duke treguar një pakënaqësie e thellë për të kaluarën; pakënaqësie që transformohet në një mosinkurajm dhe frikë për të ardhmen.
   Depresia shfaqet si një vetë-fajësim dhe është një shkak I kompleksit të inferioritetit.

    Supermotivimi
  Ndonjeherë sentimenti I inferioritetit shkakton veprime energjike për tejkalimi I mangësirave që ndjejmë.
   Personi supermotivuar përpiqet ti tregojë vetes se është më I fuqishëm sesa personi depresiv, vetëm për shkak se ka fuqi për të luftuar. Në realitet, ai është njesoj I pakënaqur dhe I irrituar si një depresiv.
  Personi supermotivuar shfaq një emocion të fuqishëm negativ, sepse këtë emocion ka si shkak një imagjinate plotë me përfundime negative dhe me rreziqe. Personat përjetojnë nivele të ndryshme emocioni. Nevrikët drejtojnë emocionin jahstë vetes, ndërsa melankolikët kanë një drejtim të brëndshëm të emocionit, një drejtim për vetë-analizë, që krijon tension nervor.

 
   Në raste të ndryshme, kompleksi I inferioritetit mund të deformojë karakterin, duke e drejtuar atë për egoism, zili ose inat. Personat që nuk arrin të tejkalojnë këto faza të vështira, krijojnë një maskë që vepron në personalitetin e personit. Ekzistojnë personat, që zëvendësojnë dështimet reale në mënyre imagjinare, jo nëpërmjet ëndrrave të natës, por nepërmjet ëndrrave me sy të hapur dhe në gjendje koshiente.
      Kompensimi lind si shkak e ndjenjes për mos përsosmëri. Për këtë arsye, personi mobilizon mendimet dhe planet të fshehura për të plotësuar ose mbuluar ato pjesë ku ai ndihet inferior. Ndojeherë, personi shfaq një sjellje tepër agresive kur arrin të ndjhet superior, bile shfaq eshe megalomani; si në rastin e Hitlerit.

        Kompleksi I superioritetit e ka rrënjet në kompleksin I inferioritetit, sepse është pavetëdjija ajo që vendos që deficit I energjisë së gjeneruar prej funksionit afektiv të shndërrohet në nevojen për pushtet, duke kaluar nga një gjendje normale në një gjendje patologjike.
   Kompleksi I inferioritetit transformohet në kompleks superioriteti në të njejtën mënyrë si frika transformohet në agresivitet, mosbesimi në kontroll, supersensibilizimi në indiferencë.
  Kompleksi I superioritetit ka një ndikim shumë negative ndaj psikikën njerëzore, sepse pengon aftësia për të perceptuar gjerat ashtu sic janë dhe shtrëmbëron realitetin.
   Nga pikëpamja mitologjike, kompleksi I superioritetit mbështetet në miti I Narcisit, djali I bukur që mahnitet nga bukuria e tij dhe nuk ndallohet për të soditur veten në pasqyrën e ujit, deri sa bje në ujë dhe vdes.
   Personat që shfaqin këtë kompleks ndihen vet më të mirët, më të pregatiturit, zhvillojnë një sjellje vulkanike dhe autoritare, duke mos lënë hapësirë të tjerëve për tu shfaqur dhe për tu shprehur.

      Dallime psikologjike midis Adlerin dhe Frojdit
   Ndërkohë që Frojdi ka marr nga Nietzsche idenë e parësisë seksuale dhe të emotivitetit, Adleri u fokusua për teorinë e Nietzsches nga pikëpamja e “vullnetit për pushtet”. Në bazë të “vullnetit për pushtet”, Adleri ka ndërtuar teorinë për kompleksin e inferioritetit, duke analizuar kushtet të inferioritetit femëror në raport biologjik dhe social.
   Adler konceptoi personaliteti I njeriun si një pjesë, ndryshe nga Frojdi që e ndan në idi, ego dhe superego. Megjithatë psikologjia freudiane përfaqëson një nga themelet e psikologjise, psikologji me të cilën Adler bie dakord në shumë nga konceptet e saj.
  Frojdi krijoi konceptin e libidos si energjia e erosit, një fuqije që shkatëron të gjitha veprimet njerëzore dhe që mbeshtetet në instinktit seksual si themell I të gjitha fenomeneve psikologjike. Adleri krijoi “vullneti I pushtetit” për të shpjeguar sjelljen njerëzore, duke pranuar edhe kompleksi I Edipi sipas koncepti i Frojdit.
   Psikologjia freudiana interpreton ëndrrat si kuptim e një traumë emocionale, duke theksuar anën seksuale e karakterit njerëzor. Teoria adleriane shfaq një anë më e thejshtë dhe jo të mbështetur mbi trauma, por në zhvillimi I personalitetit dhe të karakterit emotive.  
  Teoritë të Adlerit kanë pika të përbashkëta me teorinë e Frojdit atëhere kur flitet për rëndësinë e eksperiencave në fëmijëri që determinojnë formimi I karakterit të individit. Pastaj teoritë të tyre ndahen, kur Frojdi I vë theksin rëndësinë seksuale, ndërsa Adleri thekson rëndësia e jetës sociale.
  Edhe Adleri, edhe Frojdi e kanë ndërtuar teoritë të tyre në bazë të rasteve klinike me të cilën janë marrë dhe në bazë të eksperiencave që I kanë përjetuar vetë. Dallimi  midis tyre qëndron në faktin se Frojdi ka studiuar më shumë pacientë që vinin nga bota e borgjezisë të Vienës, që kishin në përgjithësi problem të naturës seksuale, ndërkohë që pacientët të Adlerit kishin prejardhje nga zona periferike me problem të natyrës sociale. Nga pikëpamja personale, Frojdi ndikohet më shumë prej marrëdhenjeve me prindërit e tij, ndërsa Adleri prej atyre me vllezërit dhe miqtë të tij.
   Teoritë të Frojdit përqendroheshin në atë që u përjetua në të kaluarën, ndërkohë që Adleri interesohet për përfundimi I jetës, qëllimet e njerëzve dhe mbi të ardhmen.
  Në terapinë e tij, Adleri, ndryshe nga Frojdit, preferonte që pacienti të qëndronte drejt, ballë për ballë me terapistin.

  
Identifikuar
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.132 sekonda me 20 veprime.