psikologji.net
Tetor 20, 2014, 12:19:59 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Maturantet jashte shtetit, si te aplikojne  (Lexuar 1092 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Shkurt 27, 2009, 10:53:55 PD »

E Premte, 27 Shkurt 2009


Luljeta Ndoka

Te gjithe maturantet qe kane kryer shkollen e mesme jashte shtetit, do te mund te behen pjese e universiteteve tona, pasi te kene kryer nje sere procedurash. Behet fjale per ekuivalentimin e defteses dhe dhenien e provimeve me zgjedhje. Ky i fundit eshte kushti kryesor qe i sjell ata drejt 11 universiteteve publike te Shqiperise. Per kete kategori, Ministria e Arsimit dhe e Shkences sqaron procedurat se si duhet te veprojne maturantet, qe e kane kryer shkollen e mesme jashte vendit.

Rregullorja

"Shtetasit shqiptare qe kane perfunduar arsimin e mesem jashte shtetit dhe kane dhene provimet ekuivalente me Maturen Shteterore (provime te detyruara D1 e D2 dhe provime me zgjedhje Z1 e Z2), pranohen ne shkollat e larta publike, mbi bazen e pikeve qe llogariten sipas notave te marra", thote rregullorja. Pra, nese jashte vendit jane dhene provime ne baze te se njejtes logjike, atehere kandidatet mund te pranohen pasi t'u jene llogaritur piket. Ndersa per kategorine tjeter, e cila ka kryer arsimin e mesem jashte shtetit, por ama nuk ka dhene provimet ekuivalente me Maturen Shteterore (provimet me detyrim D1 e D2 dhe provimet me zgjedhje Z1 e Z2), per t'u pranuar ne shkollat e larta publike, duhet te japin provimet me zgjedhje. Per sa u perket ketyre shtetasve jane marre tashme masat, ne menyre qe te mos perseriten "incidentet". Keshtu, ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences do te ngrihet nje komision i posacem per ekuivalentimin e kerkesave te shtetasve shqiptare, qe kane kryer shkollat e mesme jashte shtetit dhe do te japin provimet e Matures Shteterore 2008.

Procedurat

Komisioni i posacem, pasi njeh vlefshmerine e defteses shkollore, percakton mbi bazen e dokumentacionit te paraqitur nga shtetasi, nese provimet e dhena qe figurojne ne diplomen perfundimtare, jane ekuivalente me Maturen Shteterore. Per rastet kur provimet e dhena jane ekuivalente me Maturen Shteterore, komisioni i posacem ben perllogaritjen e notes mesatare te viteve te shkollimit, percakton notat e provimeve te detyruara (D1 dhe D2) dhe notat e provimeve me zgjedhje (Z1 e Z2) si dhe njofton shtetasit per te plotesuar formularin A2. Per rastet kur provimet e dhena nuk jane ekuivalente me Maturen Shteterore, komisioni i posacem merret me te gjitha procedurat, per "legjitimimin" e kandidatures. Behet fjale per perllogaritjen e notes mesatare te viteve te shkollimit dhe notat e provimeve te detyruara D1 dhe D2, percjelljen e rezultateve te mesiperme ne Komisionin e Matures Shteterore prane Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, ku shtetasi ka vendbanimin. Ndersa Komisioni i Matures Shteterore prane Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, cakton shkollen ku shtetasi do te kryeje provimet me zgjedhje dhe do te plotesoje formularet A1 dhe A2, si dhe percjell prane shkollave perkatese notat qe ka percaktuar Komisioni i Posacem, etj.

Si mund te behet ekuivalentimi

Shtetasit shqiptare qe kane perfunduar arsimin e mesem jashte shtetit dhe kane dhene provimet ekuivalente me Maturen Shteterore (provime te detyruara D1 e D2 dhe provime me zgjedhje Z1 e Z2), duhet ta "zyrtarizojne" ekuivalentimin" e notave. Per kete, ata duhet te paraqesin ne Drejtorine e Kurrikules ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences deri me 15 prill 2008 dokumentet e meposhtme.

Dokumentet qe duhen dorezuar:

Kerkese me shkrim per te vazhduar shkollen e larte publike.

Diplome perfundimtare origjinale, shoqeruar me vertetimin origjinal per notat e mbarimit te shkolles se mesme dhe kopje te ketyre, te perkthyera dhe te noterizuara.

Fotokopje te noterizuar te pasaportes ose certifikate lindjeje me fotografi.

KohaJone
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.112 sekonda me 20 veprime.