psikologji.net
Tetor 25, 2014, 07:53:32 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Kompleksi i Edipit  (Lexuar 8256 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Shkurt 28, 2009, 10:24:48 PD »

- Hansi i vogel (ky rast perfaqson fobine histerike feminore te kafshes) Hansi i vogel nuk do te dale perjashta se ka frike nga kali. Ky eshte fakti shqeto.
 
Duhet te bejme njefare pune per te kuptuar.
 
• Ç'eshte levizja shpirterore e shtypur ?

• Ç'eshte simptoma qe e zevendeson ate ?

• Ç'eshte motivi i shtypjes ?

Me nje studim me te sakte ne do te mesojme se nuk eshte nje frike e papercaktuar nga kali por per nje ndroje frike te percaktuar qarte: "kali do ta kafshoje".

Mund te pergjigjemi lehte ne kete rast pasi nuk ka shume enigma.

FRIKA NGA KALI – simptome
PAMUNDESIA PER TE DALE PERJASHTA – dukuri e frenimit

Ne kete rast kjo permbajtje perpiqet te fshihet nga vetedija dhe te zevendesoet me nje fobi te papercaktuar, ne te cilen fshihet vetem frika nga objekti.

A mundet kjo permbajtje te perbeje objektin?

- Ishte nje femije qe ne gjume ai nuk flinte i qete por iu zhvillua frika se do ta shqyej ujku "si beri me 7 kecat ne perralle". Dhe sipas ketij djali kafsha qe u ngjallte tmerrin kafsheve ishte ujku.

...

Sipas trajtimit psikoanalitik(Frojd) ne stadin fallik(3-5,6)  detyrimi me i veshtire ku ka me shume te ngjare te dalin probleme eshte KOMPLEKSI I EDIPIT.

Objekti i pare i dashurise per te gjithe ne eshte nena...
Djali i vogel ka nje rival per magjepsjen e nenes te atin...i ati eshte armiku.
Ne kete kohe qe vogelushi njeh kete situate arketipike behet i vetedijshem...
Ne kete çast te jetes atij i duket se te kesh diçka eshte me mire se mos te kesh...por shtrohet pyetja:
Ku eshte penisi i vajzave?
Mos ndoshta ajo e ka humbur?
Mos ndoshta u eshte prere?
Mos ndoshta kjo mund ti ndodh dhe atij...?

KY ESHTE FILLIMI I ANKTHIT TE TREDHJES

Po te vajza?
Djali ne kete faze di ti jap kenaqesi vetes me ane te penisit te tij duke e lidhur eksitimin e tij me perfytyrimet per mardhenien seksuale.
Te njejten gje ben dhe vajza me klitorin e saj. Kurse vagina femerore ngelet e pazbuluar per te dyja sekset.

• Ne fazen fallike te nje vajze zone erogjene eshte klitori
• Por e situaten e kompleksit te edipit objekt dashurie per vajzen behet babai dhe ajo do te kaloje nga objekti baba – ne zgjedhjen perfundimtare. VAJZA DUHET TE NDRYSHOJE ZONEN EROGJENE ME OBJEKTIN NDERSA TE DJALI ATO RUHEN.
• Por si kalon ?

Ne nje moshe te caktuar fillon te veproj forca fillestare e terheqjes ndaj njeri-tjetrit e sekseve te kunderta qe e ben nje grua joshese per nje burre ne te njejten kohe qe i njejti ligj e lejon mashkullin te kapet fort pas se emes.
Por ka dhe gra qe mbeten per nje kohe te gjate ne vartesine e embel te objektit baba dhe ky numer eshte relativisht i madh.
 
VERTET OBJEKTI I DASHURISE SE VAJZES ESHTE BABAI POR NUK DUHET ANASHKALUAR DHE LIDHJA PARAEDIPJANE ME NENEN.

Le ta analizojme:

• Mardheniet libidinoze te vajzes me nenen jane teper te larmishme.
• Ekziston frika se nena mund te vritet apo helmohet.
• Nena duke u kujdesur per trupin e femijes shkakton ne gjenitalet e tij ndjesine e kenaqesise duke i zgjuar atij per here te pare.
• Pse vdes lidhja e fuqishme e vajzes me nenen ?
• Ne e dime se kjo do tja leri vendin babait.

- Largimi nga nena behet ne shenje armiqesie.
- Lidhja me nenen shnderrohet ne urrejtje.
- Urrejtja mund te behet aq e fuqishme sa mund te ruhet gjithe jeten.
- Ka dhene pak qumesht femijes – deshmon per mungese dashurie (gryksia e femijes per ushqimin e tij te pare ne pergjithsi eshte e pashuar).
- Mendohet se me shkeputjen nga gjiri lidhet frika e helmimit.
- Akuza tjeter lind kur del ne jete nje femije tjeter. Ne vitet e mepasme kjo xhelozi ushqehet nga burime te reja dhe e gjithe kjo tronditje perseritet me lindjen e çdo vellai ose motre.
- Deshirat e tij te larmishme seksuale qe ndryshojne ne varesi te fazes se libidos e qe ne pjesen me te madhe nuk mund te plotesohen (duke e shoqeruar ate me kercenime te egra – manipulimet me gjenitalet qe shkaktojne kenaqesi te te cilat ç'eshte e verteta ajo e ka cuar vete.

Te gjithe faktoret fyerjet, zhgenjimet ne dashuri, xhelozia, ndalimi i kenaqesive, veprojne edhe mbi mardheniet midis djalit dhe nenes por nuk mund te shkaktojne tjetersimin e tij ndaj objektit – nene.

Ndryshimi anatomik seksual duhet te shprehet edhe ne pasojat psikike.

- Vajza quan nenen pergjegjese per mungesen e penisit dhe nuk ia fal kete gje.
- Te djali kompleksi i tredhjes shfaqet pasi sheh gjenitalet femerore, ka mesuar se organi i tij aq i çmuar nuk duhet medoemos bashke me trupin.
- Pastaj kujton kercenimet kur eshte marre me te, fillon t'u besoj atyre dhe bie nen ndikimin e FRIKES SE TREDHJES.
Qe behet forca levizese me e fuqishme e zhvillimit te metejshem.
- Te vajza kompleksiteti i tredhjes lind ngaqe ajo shikon gjenitalet e tjetrit. Ajo veren menjehere ndryshimin dhe duhet pranuar edhe rendesine e tij, ajo ndihet thellesisht e prekur dhe e varfer, madje shpesh le te kuptoj se do te donte dhe ajo te kishte nje te tille, tek ajo lind ZILIA NDAJ PENISIT qe le gjurme te pashlyeshme ne zhvillimin e saj dhe ne formimin e karakterit.
- Kur vajza pranon faktin e mungeses se penisit nuk pajtohet me te por ajo vazhdon te kapet dhe per shume kohe pas deshires per t'a patur kete organ. Ne vetedije te saj ajo ka ruajtur nje rezerve shume te madhe energjie.
- Mundesine per t'u marre me veprimtari intelektuale shpesh mund te interpretohet si variant i sublimuar i kesaj deshire te shtypur.
- Ska pse te dyshojme per rendesine e zilise ndaj penisit pa sjell si shembull pohimin se zilia dhe xhelozia ne jeten shpirterore te gruas luajne nje rol shume me te madh se te burri.

Zbulimi i tredhjes te femra dallon tri drejtime zhvillimi

1. shtypjen e seksualitetit ose neuroze
2. ndryshimin e karakterit ne kuptimin e kompleksit te mashkullores.
3. feminiliteti normal

1. Vajza e vogel ka jetuar ne menyre mashkullore ka ditur te kenaqet duke ngacmuar klitorin, e ka lidhur kete vleresim me deshirat e saj seksuale. Ne ndikimin e zilise se penisit humbet kenaqesia nga seksi. Stadi i saj fallik. Flak tej dashurine per nenen dhe shtyp shumicen e rasteve nje pjese te mire te synimeve te saj seksuale.
Shume vite me vone kur veprimet onaniste jane shtypur prej kohesh interesi vazhdon te ruhet dhe duhet interpretuar si mbrojtje nga frika e mekatit qe vazhdon te ekzistoj. Kjo shprehet ne lindjen e simpatise ndaj personave te tjere qe mendohet se kane te njejtat veshtresi: PIKERISHT KJO BEHET MOTIV PER MARTESE DHE PERCAKTON ZGJEDHJEN E PARTNERIT PER TE LIDHUR JETEN BASHKSHORTORE APO PER TE BERE DASHURI.

Nderprerja e dredhjeve klitoriale perfaqeson largimin nga nje pjese e aktivitetit tone, pasiviteti fiton.
• Deshira me te cilen vajza i drejtohet babait eshte deshira fillestare per te patur penis te cilen ia ka refuzuar nena dhe e pret nga i ati.
• Por situata femerore rivendoset vetem kur deshira per te patur penis zevendesohet me deshiren per te patur femije.
• Vajza e ka dashur femijen qysh me pare veçse ky ka qene kuptimi i lojes se pare me kukullat(ajo ka luajtur rolin e nenes dhe kukull ka qene ajo vet). Ajo ben me femijen gjithçka nena bente me te.
• Vetem me deshiren per te patur penis kukulla-femije behet femije nga babai dhe prej atij çasti QELLIMI FEMEROR ME I DESHIRUAR.

KOMPLEKSI I EDIPIT TE DJALI KUR DESHIRON TE EMEN DHE TE ATIN DO TE DONTE TA MENJANONTE SI RIVAL ZHVILLOHET FAZA E SEKSUALITETIT. POR RREZIKU I TREDHJES E DETYRON TE HEQ DORE NGA KJO PREMISE. NEN NDIKIIN E RREZIKUT PER TE HUMBUR PENISIN  K.E. MBETET SHTYPET DHE NE RASTIN NORMAl SHKATERROHET PLAOTESISHT DHE SI TRASHGIMTAR I TIJ MERR FUQINE MBIUNI I RREPTE.

TE VAJZA NDODH KREJT E KUNDERTA. KOMPLEKSI I TREDHJES PERGATIT K.E NE VEND QE TA SHKATERROJ ATE NEN NDIKIMIN E ZILISE NDAJ PENISIT PRISHET LIDHJA ME NENEN DHE VAJZA GJENDET SI NE NDONJE LIMAN.
VAJZA SUNDOHET NGA AI PER NJEFARE KOHE RELATIVISHT TE PAPERCAKTUAR MADJE DHE ATEHERE JO PLOTESISHT. NE KETO KUSHTE VUAN FORMIMIN E MBIUNIT.

2. Vajza refuzon ta pranoj kete fakt dhe shton me shume elementin e saj te meparshem, nuk do te heq dore nga veprimet klitorale dhe strehohet ne identifikimin me nenen fallike apo me babain (shfaqja e skajshme mund te çoj ne homoseksualizem), veprimet e preferuara te grave homoseksuale riprodhojne mardheniet midis nenes dhe femjes.

Ne zbrazetine fizike te femres vazhdon te shprehet efekti i zilise se penisit, meqenese bukurite e veta ajo i vlereson sa me shume qe i duken si kompensim ndaj paplotesise seksuale te trupit qe quhet cilesi dalluese femerore.

Faza e lidhjes se embel paraedipjane per gruan e ardhshme eshte vendimtare
- Pergatitet sigurimi i cilesive qe do ti duhen me vone per te kryer rolin e saj per funksionon sex dhe per te arritur suksese shoqerore te mahnitshme.
- Ne kete identifikim ajo fiton edhe aftesine per te qene terheqese per nje burre dhe e shnderron lidhjen e saj edipjane me nenen ne ndjenje te fuqishme dashurie per nje mashkull.

KEMI 2 PERSONALITETE FALLIKE.

• Nese djali refuzohet vrazhde nga e ema dhe kercenuar nga i ati te mos e vleresoj si duhet veten nga ana seksuale.
• Nje vajze e refuzuar nga i ati dhe e kercenuar nga e ema mund te ndihet keq ne vetvete dhe mund te kthehet ne nje kukull.
• Nese nje djali nuk i mungon dashuria e nenes por favorizohet me teper ai mund te formoj nje opinion per veten e tij (do vuaj ne jeten praktike) dhe do te paraqitet me i zhburreruar.
• Nese nje vajze eshte princesha e vogel per babin dhe nena eshte shnderruar ne nje sherbyese ajo do te behet shume mendjelehte .


Hansi i vogel

- Ai ka nje qendrim edipjan plot xhelozi ndaj te atit te cilin megjithate e do sinqerisht.
- Fobia e tij duhet te jete orvajtje per t'a zgjidhur kete konflikt ambivalent.
- E kendshmja qendron ne roje per t'a mbajtur te shtypur ndjenjen e kundert.
- Hansi ka pare si u rrezua kali dhe si u rrezua miku qe ai po lozte. Ne ...
- Le ta thjeshtojme pak rastin.
- Problemi qendron me zevendesimin e babait nga kali.
- Pikerisht ky na lejon ta zgjidhim kete konflikt ambivalent.
- Konflikti ambivalent nuk zgjidhet me te njejtin person por sikur anashkalohet fale faktit qe njeri nga motivet e tij zhvendoset ne forme zevendesimi te nje tjeter person.
- Po pse kali si objekt?
- Fakti qe babai i Hansit luante me te kuajsh pati ndikim vendimtar.
- Pasioni i shtypur ne rastin e kesaj fobie eshte armiqsor kundrejt babait.
- Meqe ky agresivitet i ka rrenjet ne fazen sadiste te libidos atij i mjafton edhe njefare ulje ne drejtim te fazes orale ne perfytyrimin qe do ta kafshoj.
- Duhet te jete shtypur edhe nje tjeter pasion i kundert pozitivisht i embel kundrejt babait.
- Te dyja pasionet e shtypura agresiviteti sadist dhe qendrimi i dhembshur pasiv perbejne nje dyshe te kundert.
- Perfshihen te gjithe komponentet e kompleksit te edipit.

• Pasioni armiqesor ndaj babait
• Pasioni i embel ndaj tij
• Pasioni i embel ndaj nenes

- Vetem fale fobise se tij ai i perballoi te dy pasionet kryesore te k.e.
- Motori i shtypjes per ne eshte i njohur FRIKA NGA KERCENIMI I TREDHJES.
- Nga kjo frike Hansi heq dore nga agresiviteti kundrejt te atit.
- Frika qe do ta kafshoj kali mund te plotesohet lehte me perfytyrimin qe kali do t'i kafshoj gjenitalet.
- Ne kete rast motor i shtypjes del frika e tredhjes.
- Perfytyrimet e tmerrshme te kafshimit te kalit  perfaqsojne ne vetvete nje zevendesim te shtremberuar te perfytyrimit te tredhjes nga i ati.
- Sapo uni sheh rrezikun e tredhjes, esi jep sinjalin e frikes dhe me ndihmen e instances te “kenaqesise-pakenaqesise” nderpret he per he procesin e rrezikshem.
- Frika e tredhjes mer nje tjeter objekt dhe nje shprehje te shtremberuar ne formen e rrezikut per t'u kafshuar nga kali ne vend te – per te qene baba i tredhur.

• Shmang konfliktin ambivalent
• Nderpret zhvilliin e frikes

- Frika e fobise lind vetem atehere kur objekti i saj behet objekt perceptimi.
- Nga babai qe mungon s'ke pse t'i trembesh tredhjes, babane s'e menjanon dot, ate e zevendeson(kali). Mjafton te shmangesh pamjen, pranine e kafshes per t'u çliruar nga frika.
- Hansi i ve kufizime unit te  vet duke krijuar frenimin i cili nuk e le te dale perjashta.
- Kemi projeksjon zevendesimin e rrezikut te brendshem me te jashtem pasi nga rreziku i jashtem mund te largohesh.
- Frika e fobise se kafsheve eshte nje frike e perhershme e tredhjes.

Nga Psikologji.net
« Ndryshimi I Fundit: Mars 02, 2009, 03:55:43 PD nga J@mes » Identifikuar


stellina
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 43
356.00 Kredite

View Inventory
Send Money to stellina


Shiko Profilin
« Pergjigje #1 : Mars 01, 2009, 05:24:38 PD »

Ne fillim te falenderoj shume per kete informacion J@mes... shume i vlefshem ...i pare ne cdo aspket....megjithate do doja te te pyesja per dicka...

1-me siper ke thene se vjazes i vjen keq per faktin se nuk ka dhe ajo penis dhe shikon babain si personin e duhur i cili mund ti jape ate qe nena ia mohoi....nuk jam shume e qarte per cfare moshe te vajzes behet fjale ketu?Huh?

2-personalisht kam pare femije respektivisht te moshave 3-4-5-6 vjec qe kryejne me njeri tjetrin disa veprime "seksuale".....jo vetem me gjinine e tyre por edhe me gjinine e kundert....me ka rene rasti ti qortoj por e shtyre dhe nga kurioziteti i kam pyetur se nga i kishin mesuar te tilla gjera...dhe pergjigjia qe kam mare ka qene " kshu ben mami dhe babi" ose " kshu bente ai xhaxhi me ate teten te filmi".....c'mund te me thuash per kete fenomen?Huh?

respekte
« Ndryshimi I Fundit: Mars 02, 2009, 03:35:01 PD nga J@mes » Identifikuar

Il BPM del cuore...ascoltala fratello.E la tua traccia personale.NN smettere ma di ballarci sopra.Avolte stagli dietro,altre volte avanti,ma nn smettere mai di sognare nuovi sogni....RADIO CAOS...ascolta il tuo cuore....
Endri
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16
128.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Endri


Shiko Profilin
« Pergjigje #2 : Mars 01, 2009, 03:35:46 MD »

Stellina, 3-5 vjec eshte mosha. Behet fjale per Kompleksi Edipit, vajzat kompleksi Elektres.

Une po flas nje cik shkurt per "Kompleksi Elektres" per te sqaruar disi ate qe nuk kuptove.

Fillimisht vajza eshte e afruar me nenen, por shume shpejt e drejton vemendjen ndaj babait kur kupton se ajo nuk ka penis.
Keshtu ajo fajeson te emen dhe do te zere vendin e saj ne afeksionin e te jatit. Kjo shpie ne ziline per te pasur organ mashkullor
Ajo e zgjidh kete kompleks duke u identifikuar me nenen dhe duke shpresuar se nje dite do te kete nje djale.
Identifikuar

A woman may very well form a friendship with a man, but for this to endure, it must be assisted by a little physical antipathy.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Mars 02, 2009, 04:47:06 PD »

Ne fillim te falenderoj shume per kete informacion J@mes... shume i vlefshem ...i pare ne cdo aspket....megjithate do doja te te pyesja per dicka...

1-me siper ke thene se vjazes i vjen keq per faktin se nuk ka dhe ajo penis dhe shikon babain si personin e duhur i cili mund ti jape ate qe nena ia mohoi....nuk jam shume e qarte per cfare moshe te vajzes behet fjale ketu?Huh?

2-personalisht kam pare femije respektivisht te moshave 3-4-5-6 vjec qe kryejne me njeri tjetrin disa veprime "seksuale".....jo vetem me gjinine e tyre por edhe me gjinine e kundert....me ka rene rasti ti qortoj por e shtyre dhe nga kurioziteti i kam pyetur se nga i kishin mesuar te tilla gjera...dhe pergjigjia qe kam mare ka qene " kshu ben mami dhe babi" ose " kshu bente ai xhaxhi me ate teten te filmi".....c'mund te me thuash per kete fenomen?Huh?

respekte

1. Kemi te bejme pikerisht me stadin fallik qe fillon rreth moshes 3 deri ne moshen 5, 6 vjeç. Ne kete stad femijet fillojne te eksplorojne dhe te njohin trupin e tyre, e natyrisht duke luajtur me njeri-tjetrin si mashkulli ashtu dhe femra arrijne te zbulojne gjera te ndryshme tek njeri-tjetri.
Pikerisht ky eshte momenti ku ndryshimi anatomik seksual sjell edhe pasoja psikike tek femijet. Pra ketu fillojne te shfaqen disa ndjesi si: zhgenjimi nga njera ane tek vajza, e cila duke evidentuar se nuk disponon nje organ qe predominon fillon dhe shfaq ziline ndaj penisit.
Nderkohe tek mashkulli ne te njejten kohe lind ankthi i kastrimit ose frika e tredhjes.

2. Ne fazen e eksplorimit te njeri-tjetrit si mashkulli ashtu edhe femra kane nje kuriozitet te madh te zbulojne trupin e njeri-tjetrit per te kuptuar se cili ngjason me ta dhe cili jo.
Kuptohet qe femijet e kesaj moshe dallojne per kuriozitetin e lart qe shfaqin kundrejt gjithçkaje prandaj disponojne nje aftesi te larte thithese dhe imituese. Ne kete periudhe ata imitojne çdo fjale apo veprim qe e kane degjuar perreth.
Eshte e paevitueshme qe te kufizohet totalisht nje proces i tille, gjithsesi prinderit duhet te bejne kujdes si ne fjalet qe nxjerrin ne pranine e femijeve gjithashtu edhe ne veprimet qe bejne.
Nese ata jane te kujdesshem kete aftesi perthithese te femijeve te tyre mund ta shfrytezojne per ti mesuar gjera te dobishme.
Identifikuar


salihaj
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 37
296.00 Kredite

View Inventory
Send Money to salihaj

Shiko Profilin
« Pergjigje #4 : Mars 11, 2009, 05:08:38 MD »

Qysh se në vitet e nëntëdhjeta kam filluar të lexoi Frojdin e kështu me radhë. Çdo dukuri psikologjike siç është KOMPLEKSI I EDIPIT (KE), kam tentuar të hulumtoi dhe ti mësoi përmes shembujve konkret. Qëllimi im ka qenë që sa më shumë të konkretizohen këto dukuri dhe të interpretohen në masën njerëzore që ta kuptonin të vërtetën se, cilët janë shkaktarët për sjellje pozitive apo negative të njeriut, me qëllim që të edukohen brezat e ardhshëm të popullit shqiptar, për të tejkaluar siç quhet Tema Tabu. Ja konkretisht me leximin e kësaj materie që e kam lexuar edhe më parë nga Frojdi, disi jam më i lirë të përmendi organet gjenitale të njeriu, sesa kur kisha me shkruar në ndonjë fushë tjetër jashtë asaj psikologjike. Unë kam tre shembuj konkret kur djali dhe nëna vrasin burrin, respektivisht babin e vet për të qenë sa më afër nëna me djalë. Këto ndodhi i njoh mirë në detaje. Andaj, gjithmonë kam pasur dëshirë që të gjendet mekanizmi konkret të edukohen fëmijët kundër këtyre dukurive. Sa kanë me qenë të dobishme këto fjali që do i shkruaj, Ju lexues të nderuar vlerësoni. Kam vërejt edhe jam bindë që sa më shumë të manipulohet me një mjet, njeriu humb kuriozitetin e vet ndaj atij mjeti.
1.   Dëshira e madhe për Flamurin Kombëtar qëparë të ndaluar në Kosovë, ka marrë numër të konsideruar kokësh të populli Kosovar. Shqiptarët e Shqipërisë nuk e kanë pasur problem këtë dukuri, sepse me te janë rritë.
2.   Kur një qenë i një familje ka qenë aq i rrezikshëm për anëtarët tjerë të familjes e për të zonjën e shtëpisë jo, nëse edhe anëtarët tjerë kanë pasur kontakte më të shpeshta, qeni është zbutur.
3.   Nëse prindi është i hapur me fëmijën e vet qysh se nga viti i tretë deri në vitin e gjashtë, dhe me një njohuri të thjeshtë dhe filozofi dashamirëse e bindëse ndaj fëmijës, nuk ka pasur problem as për “friken nga tredhja” edhe as “frikën nga humbja e penisit”, sepse prindi ka shpjeguar në formë më të bukur dhe të bindshëm fëmijës së vet dallimet në mes të djalit dhe vajzës.
4.   Këtu lidhi edhe këtë materie që e lexova nga ju të nderuar. Sikur të shkruaja për penisin dhe vagjinën  në “Odën e Drenicës” më ish dashtë të kërkoi falje njëqind herë. Ndërsa, këtu shkruaj lirë se plotësisht e kuptoi se më kënd kam të bëjë.
5.   Do e përmendi edhe një dukuri që zotëri u J@mes e përmend si shtypje, unë më parë e përdorja termin si ndrydhje, kryesisht për mua është shumë e qartë. Kur në vitet e nëntëdhjeta udhëtonim  nga Kosova për në Shqipëri, duke kaluar përmes bjeshkëve që shtrihen nga Kukësi e deri në Va të Dejës, kosovarët këtë udhëtim e quajtshin tragjedi, sepse frikoheshin nga sulmet e ndryshme.  Unë ju thosha: “sa më shumë do udhëtojmë dhe sa më shumë të kontaktojmë me njerëzit e atyre vendeve, tragjeditë e tilla do të zbehën dhe do të humbin në tërësi”. Ashtu edhe ndodhi.
6.   Me një fjalë çdo gjë e ndaluar zgjon kureshtje më të madhe tek njeriu.   
Identifikuar
salihaj
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 37
296.00 Kredite

View Inventory
Send Money to salihaj

Shiko Profilin
« Pergjigje #5 : Mars 14, 2009, 07:06:33 PD »

Dukuri e rëndë dhe e vrazhdë
Incesti në mes gocës dhe babait është një dukuri e rëndë dhe e vrazhdë, edhe pse  është numri i vogël i këtyre rasteve krahasuar me numrin e banorëve, për nga pesha nuk ka më tragjedi dhe shëmtim për qenien njerëzore. Raste te tilla kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe do paraqitën në të ardhmen, mirëpo, sukses i madh është, kur do gjejmë mekanizëm më të përshtatshëm për zhdukjen e fenomenit të tillë. Sipas mendimit tim, në radhë të parë duhet vetëdijesuar njeriun tonë. Për vetëdijesim nevojitet arsimimi dhe emancipimi i çdo individi në trojet shqiptare. Kem cek më parë se çuni e dëshiron nënën, ndërsa vajza e dëshiron babin. Në këtë rast rol të madh luan prindi. Si baba, ashtu edhe nëna, në fazën fallike  të fëmijës kur fëmija arrin 3, 4,5,6 vjeç patjetër duhet të jetë sa më afër fëmijës dhe të filloi me edukimin e gocës ashtu edhe të çunit duke biseduar edhe për gjëra intime. Ja një shembull: Gocës ti tregohet se kur të rritët ajo do bëhet nënë, andaj të përshkruaj organet e saja seksuale të saja dhe dallimin në mes të organeve seksuale të femrës dhe atyre të mashkullit. Çdo organ si duket, për çfarë shërben dhe si duhet përdorë. Shumë kush nuk beson, vetëm e vërtetë është se fëmija në këto vite është një “CD” e pastër pa kurrfarë ngarkesash, andaj regjistron çdo gjë më mirë se i rrituri, sepse kjo fazë është faza më kureshtare të fëmija. Ashtu duhet vepruar edhe me çunin si me gocën. Goca në këto raste është më delikate se, për shkak të natyrës së vet të brishtë, më shumë mund të sjellë probleme qëpari  veti, pastaj familjes dhe rrethit. Ndërsa e kundërta çuni është më i privilegjuar në këtë rast.
Për të mos ardhur deri të incesti i dyanshëm baba-gocë, apo nënë-çun, kujdes të posaçëm duhet pasur prindërit. Burri gjithmonë duhet të jetë i përgatitur për veprimtarin dhe mënyrën e sjelljes si burrë gjatë tërë jetës dhe e kundërta, gruaja po ashtu si grua. Burri me sjellje të veta dhe me një kujdes të veçantë duhet joshë gruan si burrë, ndërsa gruaja, po ashtu me sjellje dhe kujdes të veçantë të joshë burrin si grua joshëse.  Shumë e qartë është se burri dhe gruaja në aspekt biologjik martohen për të krijuar familje, atë ja ka imponuar vet natyra. Mirëpo,  natyra ka gjet mekanizmin më të sofistikuar për ti bashkuar ata e ky mekanizëm quhet “S E K S”. Pasi që ky mekanizëm i cekur është kyç, atëherë, si burri ashtu edhe gruaja duhet kultivuar në mënyrë shumë të veçantë dhe me një kujdes të madh çdo faktor që shpie në përkryerjen e këtij mekanizmi. Kur gruaja dhe burri duhet që në mënyrën ma të mirë ta stabilizojnë marrëdhënien seksuale. Atëherë,  aty nuk kanë vend për dukurit tjera negative siç janë:  incesti, sjelljet brutale, dhunimi etj, etj.  Për kultivimin, respektivisht përshkrimin e faktorëve të cilët sjellin deri të incesti dhe dukurive tjera negative  do shkruaj ne vijim, në kufijtë e njohurisë sime që më lejojnë.
Identifikuar
salihaj
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 37
296.00 Kredite

View Inventory
Send Money to salihaj

Shiko Profilin
« Pergjigje #6 : Mars 15, 2009, 08:26:19 PD »

BURRI – BURR dhe GRUAJA – GRUA
Seksi si faktor kyç në mes gruas dhe burrit. Çdo dashuri apo afërsi e një personi me personin tjetër fillon me sa vijon: Në simpatinë morfologjike, simpatinë e sjelljeve, në simpatinë e të folurit, simpatinë e ndërtimit trupor, veshja etj,  këto ishin disa nga faktorët e dy gjinive. Ndërsa te femra vjen në shprehje: Koka, floku, fytyra, gjoksi, beli, prapanica, këmbët, duart etj. Të gjithë këta faktor në fillim shërbenin si faktor seksual për afrimin e dy gjinive. Gjatë njohjes së parë, fare nuk vijnë në konsideratë faktorët tjerë, siç janë ekonomik, social, shpirtëror etj. As burri e as gruaja në fillim nuk ja vejnë veshin ca gjërave që më vonë do ju paraqitën sepse, është normale kur janë të ri ata kanë kënaqësi seksuale, pa përdor farë metode që do i ceku në vijim. Mirëpo, pasi që burri dhe gruaja kanë vendosur të krijojnë familje, ata patjetër duhet të fillojnë për të menduar si do e harmonizonin bashkëjetesën e tyre për së paku pesëdhjetë vite. E para që duhet menduar është që, marrëdhënia seksuale të jetë e qëndruar, se përsëri po e ceku se: Faktori kyç për një bashkëjetesë të gjatë dhe harmonike në mes burrit dhe gruas është: MARRËDHËNJA E QËNDRUESHME DHE E GJATË KOHORE SEKSUALE.  Për të arritur këtë sukses, si burri ashtu edhe gruaja, qysh se në fillim duhet të analizonin në detaje çdo veprim gjatë marrëdhënies seksuale. Pastaj të shkëmbenin mendime, ku ngecë burri si burrë, apo gruaja si grua. Shembull: Gruaja po edhe burri kanë dëshirë të kanë para lojë të bukur seksuale, atëherë duhet konsultuar ku ka ngecje dhe se çfarë mënyre mund të evitohet kjo ngecje. Gjatë aktit seksual, supozoi se dëshira e gruas është që, burri të zgjatë sa më shumë aktin seksual, atëherë burri duhet të stërvitë për arritje të qëllimit. Pas përfundimit të aktit seksual çfarë dëshire ka gruaja apo burri duhet shkëmbye mendime dhe të koordinohet edhe ky fenomen.         
Identifikuar
salihaj
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 37
296.00 Kredite

View Inventory
Send Money to salihaj

Shiko Profilin
« Pergjigje #7 : Mars 15, 2009, 04:53:25 MD »

FAKTORËT QË HARMONIZONIN BASHKËSHORTËRINË
Askush mos të mendon se jeta sjellë mjaltë dhe qumësht. Jeta është sfidë duhet sfiduar. Jeta është det duhet notuar. Por qëllimi është që sa më me lehtësi të notohet nga lindja e deri në ndërrimin e jetës. Sikur që shkrova në titullin paraprak se, “seksi është një ndër shtyllat kyçe për harmoni bashkëshortore”. Në këtë kontest radhitën: shkëmbimi i mendimeve të pastra dhe pa prapavijë në mes bashkëshortëve. Shembull: Çdo shkëmbim mendimi, të flitet duke shikuar njëri tjetrin në sy dhe duke përdorë fjalë bindëse, pa dinakëri, të qarta dhe konstruktive si dhe të kanë efekt gjatë jetës. Sado që fjalët fliten në formë përkëdhelëse, nëse ato nuk kanë efekt dhe nuk janë të bindshme, fjalët e tilla sjellin telashe. Siç kam cekë më parë, gjatë shkëmbimit të mendimeve burrë – grua në prezencën e fëmijëve, duhet pasur kujdes që ai shkëmbim mendimesh të len përshtypje të fëmija se kanë prind serioz të sinqertë dhe edukativ. Atëherë në masë të madhe amortizohen mendimet e fëmijës që i shpien në drejtim të Kompleksit edipjan apo komplekseve tjera. Do e shfrytëzoi rastin të shkruaj edhe një ves timin. Fare nuk kam dëshirë të shkruaj fjalë me konotacion negativ, të përdori fjalën polemikë apo diskutim. Këto terme me ngjasojnë shumë në terme politike e sidomos në kohërat e komunizmit. Andaj kur them, shkëmbim mendimi, me le përshtypje se jam i barabartë me bashkëbiseduesin, në këtë rast burri dhe gruaja janë në pozitë të barabartë. Gjatë shkëmbimit të mendimeve duhet të përdoren fjalët me përmbajtje konstruktive dhe që krijojnë efekte konkrete gjatë jetës. Polemikë, diskutim, debat etj, më asosonin në biseda që kalojnë nga njëra temë në tjetrën, nga Shkupi në Shkodër e më në fund pa kurrfarë përfundimi, duke krijuar konfuzion.
Identifikuar
tung
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 11
88.00 Kredite

View Inventory
Send Money to tung

Shiko Profilin
« Pergjigje #8 : Qershor 14, 2010, 12:15:18 MD »

per kompleksin e edipit nuk kam qa flas me shum veq asaj qa asht shkruar vetem deshiroj ta lartesoj edhe edhe me shum SIGMUND FREUD sepse ka gjetur ato pikat e duhura te sqarimit te kompleksitetit te njeriut.tung nihemi prap ok
Identifikuar
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.411 sekonda me 20 veprime.