psikologji.net
Nntor 26, 2014, 09:49:30 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Testi i provimeve me zgjedhje, me 40 pike  (Lexuar 5417 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Mars 02, 2009, 06:08:11 PD »

E Hene, 02 Mars 2009


Provimet me zgjedhje do te vleresohen me 40 pike, nese zgjidhen drejt nga maturantet. Por nese keta te fundit japin pergjigje te pergjysmuara ne pyetjet me zhvillim, atehere vleresimi i ketyre te fundit do te jete ne baze te pergjigjeve qe kane dhene. Provimi ne lendet me zgjedhje do te zgjase 120 minuta dhe cdo test do te permbaje ne vetvete 40 pike te mundshme, te ndara keto sipas rendesise se pyetjes dhe shkalles se veshtiresise. Kurse per sa u perket pyetjeve, ato do te jene te organizuara ne menyre te tille, 10 me zgjedhje, dhe po kaq me zhvillim.

Provimi

Cdo test, ne 9 lendet me zgjedhje qe do te jepen ne provimet e Matures Shteterore, do te kete krahas permbajtjes se dallueshme, edhe strukture te ndryshme pikesh. Edhe kete vit, testet do te jene te ndara ne dy seksione, ne kerkesa me zhvillim dhe zgjedhje. Pyetjet me zgjedhje, ose me rrethim, do te permbajne 4 alternativa, nga te cilat maturanti do te rrethoje vetem njeren prej tyre, ate qe ai mendon se eshte e sakte. Cdo pyetje e sakte do te vleje 1 pike, nderkohe qe maturanti nuk do te penalizohet me heqje pike, ne rast se rrethon alternativen e gabuar. Kurse per sa u perket pyetjeve me zhvillim, ato do te kene vleresim te pershkallezuar, pra maturanti do te vleresohet per aq sa ka dhene. Ne provimin "Njohuri per Shoqerine" dhe "Njohuri per Ekonomine dhe Filozofine", qe do te jepen me date 10 korrik, ne te njejten dite kur maturantet do te japin provimet e tjera me zgjedhje, pyetjet me shtjellim do te kene vleren e 3 pikeve secila, qe ne total, bashkuar me piket e kerkesave me zgjedhje, behen 40 pike.

Vleresimi

Ajo c'ka me shume rendesi ne testet e provimeve me zgjedhje te Matures Shteterore, eshte menyra e vleresimit te pergjigjeve me shtjellim, te cilat do te jene nga 2 deri ne 4 pike. Kjo menyre vleresimi eshte zgjedhur per testin e Historise, kurse per ate te Gjeografise, dallim qendron tek vleresimi, i cili do te jete nga 2 deri ne 5 pike per pyetjet me shtjellim. Kurse per sa u perket lendeve ekzakte me zgjedhje si Kimi, Biologji dhe Fizike, pyetjet me shtjellim do te kene nga 2-3 pike secila dhe do te jene te ndara me ushtrimet perkatese, vlera e te cileve do te jete 1 pike. Ndersa provimet e gjuheve te huaja do te jene te ndara ne tre seksione. Sipas modeleve te percaktuara rezulton se ne seksionin e pare do te jepet fragmenti i nje teksti dhe me poshte do te parashtrohen 9 pyetje, ku do te pergjigjen maturantet. Cdo kerkese ka perbri 1-2 pike. Ne seksionin e dyte, maturantet duhet te masin njohurite ne gramatike dhe fjalor, ku cdo pergjigje e sakte do te kete vleren e 1 pike. Seksioni i trete do te jete me i rendesishmi ne test dhe do te permbaje 6 pike. Ne kete pjese, maturanti duhet te pershkruaje ne frengjisht nje eksperience jetesore te tij, sipas fjaleve te dhena. S. Isaku





Lendet e provimeve me zgjedhje te Matures Shteterore



a) Fizike

b) Kimi

c) Biologji

d) Histori

e) Gjeografi

f) Njohuri per shoqerine

g) Njohuri per ekonomine, Filozofi

h) Gjuhe angleze

i) Gjuhe frenge

j) Gjuhe italiane

k) Gjuhe gjermane

l) Gjuhe spanjolle



1-Njohuri mbi shoqerine

20 pyetje

Kohezgjatja 2 ore

10 pyetje me rrethim, nga 1 pike secila

10 pyetje me shtjellim, nga 3 pike secila



2-Historia

20 pyetje

2 ore

10 pyetje me rrethim, 1 pike secila

10 pyetje me shtjellim, qe variojne nga 2-4 pike



3-Gjeografi

20 pyetje

Kohezgjatja 2 ore

10 pyetje me alternativa

10 pyetje me shtjellim, qe variojne nga 2-5 pike

4-Gjuha Frenge, Angleze, Italiane, Gjermane

Ndare ne tre seksione

Shtjellim fragmenti

Gramatike dhe Fjalor

Pyetje me alternativa 1 pike

Pyetje me shtjellim 2-6 pike



5-Ekonomi-Filozofi

20 pyetje

Pyetje Me alternativa 1 pike

Me zhvillim 3 pike



6-Biologjia

20 pyetje

Me alternativa 1 pike

Me zhvillim 1-3 pike



7-Kimia

20 pyetje

Me alternativa 1 pike

Me zhvillim 1-4 pike



8-Fizika

20 pyetje

Me alternativa 1 pike

Me zhvillim 2-4 pike

KohaJone
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.179 sekonda me 20 veprime.