Ka qene psikologu britanik Hans Eyseck, i cili ka bere nje klasifikim tjeter, por gjithmone duke u bazuar ne ate te Hipokratit. Klasifikimi i tij eshte me i gjere dhe perfshin dhe tipet qe Hipokrati nuk kish mundur, pra ata qe jane perzjerje te kater tipeve te Hipokratit!
Skema sipas EyseckShpjegime karakteristikash per ata qe nuk kuptojne terminologjine ne anglisht:
Sanguin: percaktohet cdo individ me karakteristikat; lozonjar, i shkujdesur, i bute :confused: , i shoqerueshem, optimist, i kenaqur.
Kolerik: percaktohet cdo individ qe mbart keto karakteristika; nxehet shpejt, egocentrik (shume egoist), ekzibicionist (qe i pelqen te duket dhe perdor te gjitha format per te rene ne sy), gjaknxehte, lehtesisht i ndikueshem.
Flegmatik: percaktohet cdo individ qe mbart keto karakteristika;i arsyeshem, parimor, i kontrilluar ( i matur), konseguent, i qete.
Melamkolik: percaktohet cdo individ qe mbart keto karakteristika;i ankthshem, i shqetsuar, i palumtur, skeptik, serioz, i mendushem.
Kohe me vone gjate fund-shekullit te 19-te
Cesare Lombroso u orvat te pershkruaje prototipin e kriminelit.Per kete ai vizitoi burgjet italiane dhe me pas klasifikoi gjetjet e tij atje sipas karakteristikave fizike. Me sa duket, ai perfundoi duke vendosur karakteristika te tipit: balle i pjerret, hunde e sheshte, dhe nofulla te medha.... (se ketu pa dashur dalim tek tema tjeter mbi Profilin e Kriminelit).Gjithesekush nga ju mund te jete skeptik me te drejte, pasi natyrshem lind pyetja:A duken te tere kriminelet "ashtu"?!
Teorite shkencore te personalitetit paten fillesat e tyre ne vitet e para te Shekullit te 20-te. Ne Gjermani,
Kretschmer vizitoi persona me te meta mendore dhe mati me kujdes persona me diagnoza te ndryshme.Ai qe ne gjendje te krijonte tre tipe baze dhe nje kategori te pergjithshme ku futeshin ata qe nuk kishin ngjashmeri me kategorite baze. Kontributi i Kretschmer me vone u permbys dhe u perdor si justifikim per argumentonte Logjiken Naziste rreth diferencave raciale.Keshtu e humbi vleren e saj si teori.
Sheldon, ne U.S.A., paraqiti nje teori me te detajuar te krahasuar me ate te Kretschmer, duke i radhitur njerezit ne menryren si ata mbeshtesin 3 tipe trupi.Cdo lloj "subjekti" u klasifikua sipas tupit ne nje shkalle a nga 1-7. Sheldon gjeti nje ngjashmeri mes karakteristikave trupore dhe personalitetit te njeriut.Po c'gjeti ai ne te vertete? Ai nuk gjeti nje lidhje te drejtperdrejte midis karakteristikave trupore dhe personalitetit por nje lidhje jo te drejtperdrejte.Njerez me karakteristika te ndryshme trupore ndryshojne ne personalitet, por kjo ndodh pasi prej trajtimeve te ndryshme.Me fjale te tjera:Endomorphet trajtohen ndryshe nga ectomorphs, dhe se ai trajtim kontribuon ne formimin e personalitetteve te tyre.Shihni se si p.sh.reklamuesit i referohen dhe preferojne me shume ectomorphy-n, vecanersiht tek grate.Shoqeri te tjera pastaj kane vleresime te ndryshme me referenca karakteristikat trupore, dhe keshtu personaliteti do varioje sipas tyre.
Ne ditet e sotme teorite e personalitetit shihen si teper te thjeshtuara.
Legjende:
Endomorph-->i referohet trupave te beshem (te dhjamosur)
Ectomorph-->i referohet trupave te holle (elegante)