psikologji.net
Gusht 01, 2014, 03:46:34 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Te gjitha semundjet qe kuron mjalti me kanellen  (Lexuar 10319 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Ergesta
Global Moderator
Anëtar i respektuar
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 315
558.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Ergesta


Shiko Profilin
« : Mars 04, 2009, 10:20:39 PD »

Te gjitha semundjet qe kuron mjalti me kanellen

Ne mjekesine popullore, eshte konstatuar se perzierja e mjaltit me kanellen ndikon ne sherimin e shume semundjeve. Mjalti eshte prodhuar dhe perdoret ne shume vende te botes. Me poshte po paraqesim listen vijuese te semundjeve qe mund te sherohen me mjalte dhe kanelle sipas hulumtimit te disa shkencetareve te perendimit.

Semundjet e zemres
Pergatitni nje qull nga mjalti dhe pluhuri i kanelles, lyejeni buken me te, ne vend te xhelatines dhe marmelates dhe hajeni rregullisht per mengjes. Kjo perzierje, zvogelon kolestorolin ne arterie dhe e shpeton pacientin nga sulmi ne zemer. Po ashtu, kjo metode u vjen ne ndihme edhe atyre personave qe tashme e kane perjetuar sulmin ne zemer. Nese ata e marrin kete ilaç per çdo dite, ai u parandalon atyre sulmin tjeter ne zemer. Perdorimi i rregullt i ilaçit te permendur me larte normalizon frymemarrjen dhe forcon te rrahurat e zemres. Ne Amerike dhe Kanada, shtepi te ndryshme te shendetit kane trajtuar me sukses pacientet dhe kane konstatuar se pasi arteriet e vjetra dhe venat e humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen, mjalti dhe kanella i rigjallerojne arteriet dhe venat e tilla.

Artriti
Pacientet qe vuajne nga semundja e artritit mund ta marrin kete ilaç per çdo dite, ne mengjes dhe mbremje. Per pergatitjen e ilaçit nevojiten nje gote uji e nxehte me dy luge mjalte dhe nje luge çaji me pluhur kanelle. Keto perzihen se bashku dhe ilaçi pihet ne forme lengu. Sipas mjekeve, nese keta te semure e marrin kete rregullisht si mjekim, artriti kronik mund te sherohet. Ne studimet e fundit te kryera ne Universitetin e Kopenhages, eshte konstatuar se, kur mjeket kane trajtuar pacientet e tyre me kete lloj ilaçi te perzier (nje luge mjalte dhe gjysme luge pluhur kanelle) ata kishin vene re se brenda nje jave nga 200 njerez, 73 pacienteve krejtesisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda nje muaji. Madje, shumica e pacienteve qe nuk kishin mundur me pare te ecnin, ose te levizin perreth per shkak artritit, kane filluar te ecin pa ndier me dhimbje.

Infektim te fshikezes
Perzierja e mjaltit me kanellen ka dhene rezultate te mira edhe per kurimin e infeksioneve ne fshikezen e urines. Per pergatitjen e ilaçit, merrni dy luge gjelle me pluhur kanelle dhe nje luge çaji mjalte, te cilat i hidhni ne nje gote me uje te valuar. Ky çaj rekomandohet te pihet i vaket. Sipas mjekeve, kjo perzierje (ilaç) ndihmon ne shkaterrimin e mikrobeve ne fshikezen e urines.

Dhembje dhembi

Per te qetesuar dhembjet e dhembeve mjeket rekomandojne perdorimin e mjaltit me kanellen. Pergatitni nje paste nga nje luge çaji pluhur kanelle dhe pese luge çaji mjalte. Pasi ti perzieni se bashku derisa pergatesa te marri formen e kolinosit e vendosni ate ne dhembin qe ju dhemb. Kete procedure mund ta aplikoni tri here ne dite deri sa t’u ndalet dhembja e dhembit.

Kolesteroli
Dy luge çaji mjalte dhe tri luge çaji pluhur te kanelles, te perziera ne 0.5 litra uje çaji, rekomandohet ti jepet pacientit qe vuan nga rritja e kolesterolit ne gjak. Mjeket kane verejtur se kjo metode ia zvogelon nivelin e kolestorolit ne gjak 10 per qind brenda 2 oreve pacientit. Ndersa te pacientet qe vuajne nga semundja e artritit, nese kjo metode perdoret tri here ne dite, sherohet cilido lloj kolestoroli. Nderkohe qe edhe mjalti i paster qe merret me ushqim shkakton zvogelimin e ankesave nga kolestoroli.

Ftohjet

Efekte pozitive perdorimi i mjaltit ka dhene edhe ne luftimin e ftohjeve te ndryshme. Mjeket keshillojne qe ata njerez qe vuajne nga ftohjet e zakonshme, apo te medha duhet te marrin nje luge gjelle te vaket me mjalte, dhe me 1/4 e luges pluhur kanelle. Kjo kure duhet te merret çdo dite ne kohezgjatje prej 3 ditesh. Sipas mjekeve, ky proces marrja e ilaçit ne kete menyre do te sheroje shumicen e ftohjeve kronike dhe do ti pastroje sinuset.

Dhembje te barkut

Mjalti kur merret me pluhur kanelle, sheron dhimbjet e stomakut. Gjithashtu, ai e pastron stomakun nga ulcera, ithatet qe nga rrenjet. Sipas studimeve te bera ne Indi dhe Japoni, eshte konstatuar se, nese mjalti merret me pluhur kanelle, barku pastrohet edhe prej gazrave. Perdorimi i mjaltit me kanelle ndihmon edhe ne tretjen e ushqimit. Pluhuri i kanelles i sperkatur ne nje luge çaji me mjalte, qe merret para ushqimi, largon thartiren ne stomak dhe i trete ushqimet me te renda.

Sistemi imunitar
Perdorimi i perditshem i mjaltit me pluhur kanelle forcon sistemin imunitar dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencetaret kane zbuluar se mjalti permban vitamina te ndryshme dhe hekur ne sasi te medha. Perdorimi i vazhdueshem i mjaltit i forcon rruazat e gjakut per ti luftuar bakteret dhe semundjet virale.

Mosplakja

Çaji i perbere nga mjalti dhe pluhuri i kanelles, nese merren rregullisht mund te ndikojne ne mos mplakje. Per te luftuar plakjen pergatitet kjo kure. Merrni 4 luge mjalte, 1 luge pluhur kanelle dhe 3 gota uji, te cilat duhet ti vloni si per çaj. Pijeni 1/4 e gotes, 3-4 here ne dite. Si rezultat i kesaj kure lekuren do ta keni te fresket, te bute dhe jo te rrudhet e te mplakur.

Puçrrat
Pasta e perbere nga tri luge çaji me mjalte dhe nje luge çaji me pluhur kanelle ka dhene efekte te mira per largimin e puçrrave nga fytyra. Kete paste duhet ta vendosni ne puçrra para se te bini per te fjetur dhe mbahet per gjithe naten. Fytyren duhet ta lani diten e neserme ne mengjes me uje te nxehte. Sipas mjekeve, nese kete metode e perdorni per çdo dite per dy jave rresht, puçrrat largohen nga fytyra qe nga rrenjet e tyre. Efekte te mira kuruese mjalti ka dhene edhe ne infektimet e lekures. Perdorimi i mjaltit me pluhurin e kanelles ne mase te barabarte ne pjeset e infektuara sheron ekzemen, dermatisin, dhe te gjitha llojet e infeksioneve.

Humbja e peshes

Perdorimi i perditshem i mjaltit, ne mengjes gjysme ore para se te hani mengjes, kur stomaku eshte i zbrazet dhe ne mbremje para fjetjes ndihmon ne humbjen e peshes. Per kete, mjaltin dhe pluhurin e kanelles e vloni ne nje gote uji dhe pijeni. Nese kete kure e perdorni rregullisht, pesha juaj trupore do te zvogelohet, madje edhe personave me te shendoshe. Gjithashtu, pirja e kesaj perzierje rregullisht nuk lejon te akumulohet dhjame ose yndyre ne trup edhe nese nje person merr kalori te medha nga ushqimet.

Kanceri
Ne studimet e fundit te bera ne Japoni dhe Australi eshte zbuluar se kanceri ne stad te larte te zhvillimit te tij ne stomak dhe eshtra eshte sheruar me sukses nga perdorimi i mjaltit. Pacientet qe vuajne nga keto kancere te tilla duhet te marrin per çdo dite nje luge çaji mjalte dhe nje luge çaji pluhur kanelle ne kohezgjatje prej 30 ditesh.

Lodhja

Perberja e sheqerit ne mjalte eshte me shume ndihmese se demtuese e fuqise se trupit. Studimet kane konstatuar se qytetaret e moshuar, te cilet marrin mjalte dhe pluhur kanelle ne mase te njejte jane me vigjilent dhe fleksibwl. Dr.Milton, i cili e ka bere kete studim thote se gjysme luge e çajit me mjalte qe merret ne nje gote uji dhe ajo sperkatet me pluhur kanelle, duhet te merret per dite paradite pas mbarimit te puneve dhe rreth ores 3 pas dite, kur vitaliteti i trupit fillon te bjere. Perdorimi i ketij ilaçi e rrit vitalitetin ne trup brenda nje jave.




Identifikuar

Me Ruaj Kur Te me Gjesh, Qe Te Me Kesh Kur Te Me Duash.
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.108 sekonda me 20 veprime.