psikologji.net
Nntor 01, 2014, 05:26:11 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Stresi  (Lexuar 7500 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Mars 18, 2009, 05:03:18 PD »

Rekomandimet e specialistëve për të evituar shqetësimet.

Simptomat e stresit, si dallohen?

Kur mbi njeriun ushtrohen lloje të ndryshme kërkesash, sfidash dhe ngarkesash, është truri ai që interpreton të dhënat. Interpretimi është vetjak dhe njerëz të ndryshëm nuk kundërveprojnë me të njëjtën forcë, ndonëse mbi ta mund të ushtrohen të njëjtat ngarkesa. Nëse përjetimi nuk sjell kënaqësi, truri dërgon shtysa stresi përmes sistemit të stresit në trup, i cili përbëhet nga nerva dhe hormone. Shtysat ndezin një mori kundërveprimesh të ndryshme në trup në mënyrë që të ndihmojnë këtë të fundit që të ballafaqojë atë që është stresuese. Organet kryesore që bëjnë që trupi të kundërveprojë ndaj stresit janë sistemi nervor i dhembshmërisë dhe gjëndrat adrenale mbi veshka. Sistemi nervor i dhembshmërisë hyn tek ato sisteme të trupit të ashtuquajtura vetëvendosëse, të cilat njeriu nuk mund t'i kontrollojë përmes dashjes së tij. Kur njeriu stresohet, sistemi nervor i dhembshmërisë dërgon shtysa nervore nga truri, përgjatë shtyllës kurrizore deri tek organet e trupit, i cili kundërvepron me p.sh. ndjenjën e dhimbjes. Gjëndrat adrenale mbi veshka prodhojnë hormonet e stresit adrenalinë, noradrenalinë dhe kortizol.

Pjesët e trupit
Përmes nervave të sistemit nervor të dhembshmërisë dhe hormoneve të stresit nga gjëndrat adrenale mbi veshka ndikohen një mori organesh të ndryshme dhe funksionesh të trupit: Zemra rreh më shpejt dhe më fuqishëm në mënyrë që të pompohet më tepër gjak përqark për tek ato organe që kanë nevojë për më tepër gjak gjatë stresit. Ndërkohë tkurren enët e gjakut dhe rritet aftësia e gjakut për t'u mpiksur. Kjo është njëfarë gatishmërie për rastin kur trupi do të pësonte lëndime, të cilat do të shoqëroheshin me derdhje gjaku. Ndërkohë që tek mushkëritë frymëmarrja bëhet më e shpeshtë dhe e thellë për të shtuar përqindjen e oksigjenit përmes gjakut në muskuj dhe organe të tjera.

Stresi pozitiv dhe ai negativ
Trupi dhe shpirti mund të kundërveprojnë me stres pozitiv kur njeriu është i ngarkuar me gjëra që i sjellin kënaqësi, të cilat njeriu i ka zgjedhur vetë dhe që e cytin përpara. Por edhe nëse njeriut i pëlqen puna që bën, trupi nuk mund t'i përballojë ngarkesat e tepërta. Prandaj stresi pozitiv mund të kthehet në negativ, nëse njeriu nuk i dëgjon paralajmërimet e trupit. Të gjitha llojet e stresit kthehen në të dëmshme, nëse trupi është i stresuar për një kohë të gjatë pa pasur mundësi për ta marrë veten sërish. Shumë prej atyre që e kanë pësuar kanë qenë të frymëzuar nga një punë nxitëse sa që nuk kanë pasur ndonjë balancë në jetë, dhe nuk u kanë kushtuar vëmendje atyre paralajmërimeve të trupit dhe shpirtit. Ndërsa stresi negativ shfaqet kur njeriu ndjen pakënaqësi dhe nuk mundet ta ndryshojë këtë gjendje. Kjo mund të vlejë si për jetën private ashtu edhe për atë në punë.

Hormonet
Stresi kohë gjatë bën që të paraqiten përqindje të mëdha hormonesh stresi, ndërkohë që sasia e hormoneve seksuale dhe atyre të rritjes në gjak, ulet. Hulumtuesit e stresit kanë dëshmuar se trupi kundërvepron ndaj stresit në dy mënyra, duke dashur të luftojë apo të ia mbathë. Kundërveprimi për luftim bën që veprimtaria nervore në sistemin nervor të dhembshmërisë dhe sasia e hormoneve të stresit adrenalinë dhe noradrenalinë të shtohet. Gjaku trashet, pulsi dhe shtypja në gjak rriten. Nëse faza e stresit zhduket menjëherë, trupi mund të kthehet përsëri në gjendje normale pa pasur pasoja për shëndetin. Nëse njeriu nuk ia arrin ta heqë qafe stresin, atëherë lufta duhet të vazhdojë. Kjo do të thotë se sistemi nervor i dhembshmërisë stërmundohet dhe se shkallë të larta të hormoneve të stresit adrenalinë dhe noradrenalinë mbesin në trup. Hormonet shkaktojnë një puls dhe shtypje gjaku të lartë. Gjë që në largpamësi mund të ndikojë shëndetin për të keq.

Personat qe jane te stresuar

1- ndjehen keq shpirtërisht shumicën e kohës
2- ndjehen të pa vlerë dhe me mungesë të vetësigurisë
3- janë të angazhuar me mendime negative
4- ndjehen të ngurosur, ndejnë zbrazëti dhe të dëshpërim
5- fajësojnë vetveten dhe ndjehen fajtorë për gjëra pa nevojë
6- kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime
7- janë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm
8- zgjohen herët ose kanë problem të flenë
9- hanë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hanë mirë dhe humbasin peshë
10- nuk kënaqen me aktivitete
11- humbasin interesim në marrëdhënie seksuale
12- pinë më shumë se zakonisht cigare, alkool dhe droga të tjera
13- shkëputen nga të tjerët, në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje
14- kanë mendime të shkreta dhe pesimiste

Stresi

Stresi kohëshkurtër qetëson trupin
Gjatë stresit kohëshkurtër, adrenalina dhe noradrenalina që aktivizohen në trup bën që ky t'i "japë gazit". Trupi nxehet dhe aftësia për ta zotëruar stresin përmirësohet. Ndërkohë aktivizohen gjithashtu hormone, të cilat riparojnë dhe qetësojnë trupin, për shembull oksitocinë, e cila ka një ndikim qetësues. Trupi "frenon".

Stresi shkakton një sërë sëmundjesh
Stresi që kthehet shpesh, që është kohëgjatë apo i thellë, është i dëmshëm dhe mund të sjellë sëmundje. Kjo ka të bëjë me horm-onet e stresit në trup dhe me atë që sistemi nervor i dhembshmërisë mbingarkohet. Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë çrregullimet hormonale, të cilat mund të çojnë në mbipeshë dhe në rritje të shtypjes së gjakut ose në probleme me zemrën dhe stomakun

Stresi, jo vetëm tek njerëzit, por edhe tek kafshët
Stresi, apo ndryshe ndemja, nuk është diçka e re, por është gjendur gjithmonë si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët. Stresi ka qenë gjithnjë jetësor, kur, për shembull, është dashur për t'iu shmangur rreziqeve që kanoseshin. Kur truri bën të ditur rrezikun, zemra nis të rrahë më shpejtë, muskujt tkurren dhe në gjak lëshohet adrenalinë për të çliruar shtytje në mënyrë që trupi të kundërveprojë më me të shpejtë dhe të durojë më tepër.

Përgatiti: Blerina KACA
« Ndryshimi I Fundit: Mars 19, 2009, 06:24:59 PD nga J@mes » Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Mars 19, 2009, 06:25:59 PD »

14 simptoma
janë karakteristike për personat që vuajnë në mënyrë të rregullt nga stresi. Sipas specialistëve, ai nuk ka një grupmoshë të caktuar, por i prek të gjithë njerëzit pavarësisht moshës dhe seksit.

2 mënyra
mund të jetë stresi, afat gjatë dhe afat shkurtër. Stresi afatgjatë është shumë i dëmshëm, madje shkakton edhe dëmtime dhe çrregullime në pjesë të ndryshme të organizmit.

7 simptoma
të stresit kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me mënyrën e të sjellit. Kështu të stresuarit fajësojnë vetveten dhe ndjehen fajtor për gjëra pa nevojë, kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime.

12 për qind
e popullsisë çdo vit preket nga shfaqje të ndryshme të stresit. Kohët e fundit kjo sëmundje është bërë tepër shqetësuese dhe kjo lidhet me rritjen e moshës mesatare të popullsisë.

40 vjeç
sipas specialistëve është mosha gjatë së cilës nisin të shfaqen rastet më të rënda të shtresuarve. Simptomat vijnë si rezultat i dëmtimit të qelizave nervore, të cilat ngadalësojnë përcjelljen sinjalit për në tru dhe anasjelltas.

Identifikuar


nor@
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 211
1644.00 Kredite

View Inventory
Send Money to nor@

Shiko Profilin
« Pergjigje #2 : Qershor 30, 2009, 07:28:14 PD »

STRESI

Stresi,nje pasoje e pashmagshme e jetes eshte gjithaqka qe ushtron kerkesa ndaj nesh te cileve duhet t'i perdhtatimi.Stresi shpesh sjell pasoja negative,te tilla si ankthi dhe konsumimi.

SHKAQET E STRESIT

Stresi eshte i pashmangshem ne pjesen me te madhe te jetes son.Shum prej nesh i kan te qarta burimet negative te stresit,por shpesh i harrojne burimet pozitive te tij.Hans Selye e percakton distresin si nje stres te demshem ose te pakendshem si p.sh ankthi ose friken.Ne e perjetojme distresin kur humbasim nje njeri te dashur,kur nuk e kryejme mire nje teste ose kur vuajme nga nje semundje e rend.Eksperiencat e kendshme Selye i quan eustres.
Janw tri shkaqe madhore psikologjike te stresit:konflikti,presioni,frustracioni.
                                   
REAGIMET NDAJ STRESIT

Ne psikologji ka mjafte qeshtje ne te cilat pershkruhet sesi njerzit reagojne ndaj stresit.Do te fillojme me ankthin.ANKTHI -koncepti i ankthit eshte i veshtire per tu kuptuar.Ai mund te percaktohet si nje ndjenje e pakendshme frike,merzie dhe shqetesime per te ardhmen.Pergjithsisht personi nuk ka nje ide te qarte per shkakun real te ankthit.Shpesh ai tenton te shmange mendimet e tij per friken perderisa ato duket se e intensifikojne ate.
Kater lloje te qregullimit te ankthit jane:
-qrregullimiin e panikut dhe agorafobine,
-fobite e thjeshta dhe ato sociale,
-qrregullimin e obsesionit te papermbajtur dhe
-qrregullimin e ankthit te pergjithshem


Lexim te kendshem!
« Ndryshimi I Fundit: Qershor 30, 2009, 11:22:42 PD nga J@mes » Identifikuar
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2985
9006.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #3 : Qershor 30, 2009, 04:53:52 MD »

Pershendetje-mjaft teme interesante qe prek cdo cep te jetes me posht po jap  mendimin tim"


Fjala stres eshte nje fjale mjaft e perdorshme,por qe ne te shumten e rasteve perdoret pa pasur parasysh kuptimin e vertete te saj.Stresi perkufizohet si,nje shperndarje mendore ose emocionale,brenga ose hidherim,si pasoj e nje shtypje apo lodhje mendore.Nga ana e vet,kjo shtypje apo lidhje mendore vjen si pasoje e nje ngjarjeje jashte pervojave te perditeshme,qe perjeton njeriu.

   Stresi mund te veproj mbi cilin do dhe te perjetohet me frike,tmerr dhe humbje te shpresave.Shkaku me i rendomte qe shpie ne nje pasoje te tille eshte psh: nje kercenim serioz per jeten,per humbjen e femijes apo te bashkeshortit,per shkaterrimin e nje mardhenjie te ndieshme.Trauma mund te perjetohet pas nje aksidenti ne grupe njerezish,luftera,fatkeqesi natyrore etj.

  Edhe ngjarje te perditshme mund te behen burim stresi si psh:nje zanje ne treg,rruge,shkolle apo ne familje.Ne gjendjen fizike te nje njeriu te stresuar shfaqen keto simptoma: dhimbje koke,ndryshim oreksi,luhatje tensioni,lodhje te shpejte,pagjumesi,renie ne pesh,ethe,dhimbje muskujsh,rrahje te forta te zemres etj.

  Ndera ne gjendjen emocionale te te stresuarit shfaqen keto simptoma: rritje te ankthit,irritimi,deshperimi,enderrat e keqija,te folurit duke bertitur,depresioni etj.

  Problemet shpirterore qe shkaktohen nga stresi:zbrazeti,kerkon nje zgjidhje,humbje te kuptimit magjik per te dale nga situata,dyshimi,,gjendja e mos faljes,humbja e drejtimit,humbja e shpreses,kerkon meshire.

  Problemet mendore qe shkaktohen nga stresi: harresa,marramendja,shikimi i turbullt,perqendrim te varfer,merzitje,qendrime negative,habitje,mjegullim,turbullim,te folurit keq per veten,topitja,plogeshtia.

Stresi i vie si pasoj e dinamizmit te vete jetes esenca e gjithe kesaj eshte te dim te menagjojme stresin.

Kalofshi mire

Identifikuar

Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.13 sekonda me 20 veprime.