psikologji.net
Tetor 02, 2014, 08:25:36 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Ndikimi i prindërve tek femijët (nxënësit)  (Lexuar 7510 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Mars 30, 2009, 09:18:34 PD »

Perfshirja e prinderve ne te gjitha aspektet e jetes se femijes eshte e rendesishme. Perfshirja e tyre eshte çelesi per te ndihmuar femijet te jene te suksesshem ne shkolle. Ata mund te shfaqin plotesisht potencialin e tyre ne shkolle ose ne jete vetem kur plotesohen nevojat e tyre fizike dhe emocionale. Veçorite e edukates familjare varen nga perberja e familjes, organizimi i brendshem, niveli arsimor e kultutor i saj si dhe nga tradita e edukates familjare. Edukata familjare ka disa veçori:
Familja si institucioni i pare baze i shoqerise.
Edukata ne familje nuk zhvillohet si ne shkolle por ne menyre te natyrshme.
Familja e plote ofron kushte me te pershtatshme edukative.
kuptojne me mire se çfare eshte:

- Te qenit prind – shprehite qe perdorin prinderit per te rritur dhe edukuar femijet e tyre. (informacioni rreth çeshtjeve qe mund te ndikojne ne jeten e femijeve te tyre; perfshirja e prinderve ne procesin mesimor.)

- Prinderit si partnere – ata kane pergjegjesi themelore per edukimin dhe zhvillimin social te femijeve. Qe ne momentin e lindjes prinderit dhe anetaret e tjere te familjes jane edukatoret e pare dhe kryesore te

Perfshirja e prinderve ne edukim ka per qellim t’i ndihmoje nxenesit. Ne shtepi femijet mesojne si te mesojne dhe te zhvillojne aftesite gjuhesore, mesojne vlerat, shprehite sociale si dhe njohuri per shoqerine. Prinderit kane pergjegjesi ligjore per regjistrimin e tyre ne shkolle. Ata duhet t’i pergjigjen kerkesave dhe informacioneve te ndryshme qe vijne nga shkolla. Kane te drejte te njihen me te gjitha rezultatet shkollore te femijeve te tyre,te ndjekin sjelljen e femijeve dhe te perfshihen ne vendimet qe merren per edukimin e tyre. Prinderit mbeshtesin punen qe ben shkolla me femijet e tyre dhe ndihmojne ne zgjidhjen e problemeve. Ata reagojne ndaj mungesave,semundjeve te lehta te femijeve si dhe braktisjeve te shkolles. Vendosin rregulla per femijet e tyre rreth kohes se gjumit dhe asaj per te shikuar televizor. U japin rendesi detyrave te shtepise; inkurajojne sjelljet pozitive te femijeve.

- Prinderit ndjekin dhe vleresojne veprimtarite e shkolles dhe te femijeve. Veprimtarite jashteshkollore si lojrat,shfaqjet artistike,koncertet,aktivitetet sportive,veprimtarite letrare jane elemente qe mbushin hendekun qe ekziston midis shtepise dhe shkolles.

- Prinderit punojne si vullnetare ne ndihme te mesuesve,bordit te prinderve dhe prinderve te tij.

Tek femija ndikojne disa faktore te rendesishem te familjes. Niveli kulturor dhe arsimor i prinderve dhe i pjesetareve te tjere te familjes ndikojne shume te nxenesi, gjithashtu rendesi kane qendrimet e prinderve ne jete, marredheniet me njeri-tjetrin dhe me te tjeret jashte rrethit familjar; tradita edukative e familjes si dhe fakti sa merren me femijet, sa kohe u kushtojne ayre,me nje fjale shkalla e interesimit te prinderve.

Nje dukuri e pranishme ne edukaten familjare eshte sentimentalizmi i mjaft prinderve ndaj femijeve ne procesin e rritjes dhe te edukimit te tyre. Behet fjale per nje teprim te tejskajshem per nje perkedheli te tepruar,duke mbajtur edhe qendrime jo te drejta, tolerante, duke mos futur ne pune djemte dhe vajzat nisur nga pozita sentimentale, duke u lene shteg mjaft tekave si deh duke si dhe duke ua lene tere pergjegjesine e gjendjes se femijeve, shkolles dhe mesuesve. Shume prinder ndikojne negativisht para femijeve te tyre sepse qendrimet qe mbajne ushqejne fryme liberale me femijet e tyre.

Kur prinderit perfshihen ne edukimin e femijeve atehere keta te fundit kane rezultate me te mira ne mesime. Nuk ka nevoje qe prinderit te kene nje arsim te larte. Ajo qe nevojitet eshte qe ata te krijojne nje atmosfere familjare,qe u thote femijeve te tyre se shkollimi eshte i rendesishem dhe se ata kerkojne qe femijet  te mesojne mire; per kete ata do t’i ndihmojne ne shkolle dhe ne shtepi. Kur ka ndonje kerkese nga shkolla ata duhet ta plotesojne dhe ta dergojne ate perseri ne shkolle. Stafi i shkolles ka nevoje te degjoje mendimet e prinderve. Ata duhet te informojne shkollen per gjerat qe u ndodhin nxenesve ne shtepi dhe qe mund ta bejne ate te jete i merzitur apo i zemeruar ne shkolle. Mesuesi duhet t’i jape prinderit informacion rreth veprimtarive qe behen ne shkolle. Prinderit duhet te krijojne kushte per nje zhvillim te mire fizik dhe emocional per femijen e tyre (nxenesin). Ata duhet te krijojne nje mjedis te tille ne shtepi qe te tregojne se shkollimi vleresohet si dhe te inkurajojne procesin e te mesuarit. Ne shtepi duhet krijuar nje atmosfere qe krijon respektin e dyanshem dhe komunikimin. Prinderit marrin pjese si vullnetare ne shkolle ose ne klasen e femijeve te tyre ne veprimtari te ndryshme. Ata duhet te ndjekin te gjitha veprimtarite e shkolles.

Prinderit duhet te njohin programin e shkolles; çfare meson nxenesi (femija e tyre) ne shkolle,pse deh si funksionon sistemi shkollor,si mund ta ndihojne femijen te mesoje dhe te njohe te drejtat dhe pergjegjesite prinderore. Ata duhet te mesojne se si ndodh zhvillimi fizik,mendor dhe social i femijes nga foshnjeria deri ne moshe te rritur. Te kene te qarte se çfare presin nga femijet e tyre dhe si do te njofohen per perparimin e tyre. Mesuesi duhet te kerkoje nga prinderit qe t’ju japin informacion per femijet e tyre si dhe per eksperienca te tjera qe atij mund t’i interesojne. Ata mund t’u kerkojne prinderve qe t’ju bejne te qarta nevojat qe ata kane. Mesuesi gjithashtu duhet te inkurajoje prinderit qe te marrin pjese ne procesin e marrjes se vendimeve dhe ne zgjidhjen e problemeve qe ka shkolla. Ne qofte se zeri i prinderve nuk degjohet shume ne shkolle dhe prinderit e interesuar nuk kane mundesi te marrin pjese ne menyre efektive ne punet e saj, mesuesi duhet te bisedoje me drejtorin per te iniciuar veprimtari qe çojne ne nje perfshirje me te madhe  te prindrve ne punet e shkolles.

Shkolla efektive jane ato qe komunikojne ne menyre te vazhdueshme me prinderit. Ne keto shkolla prinderit shihen si pjese integrale e procesit te edukimit. Mesuesit i inforojne ata rreth aktiviteteve te klases permes procedurave te nje komunikimi te dyanshem. Drejtoret e shkollave i informojne prinderit per ndodhite e rendesishme te shkolles. Ata perdorin rruge te ndryshme te grumbulluar mendimet e tyre.

Letrat prezantuese qe mesuesit u dergojne prinderve para dites se pare te shkolles ose ne fillim te saj fuqizojne shume lidhjen shkolle-familje. Prinderit kenaqen kur mesuesit jane iniciatore te vendosjes se kontakteve mes tyre. Kjo ben qe ata ta kene me te lehte te takohen me mesuesit sepse tashme kane nje njohje me ta. Per te inkurajuar komunikimin e dyanshem letrat duhet te permbajne nje pjese qe duhet te shkeputet lehtesisht nga ana e prindrve. Kete prinderit duhet t’ua kthejne mesuesve. Nepermjet saj jepet informacion per menyren se si te kontaktojne mesuesit me prinderit ne telefon,prinderit duhet t’u kerkojne ndihme mesuesve per proble te ndryshme.

Ne shkollat efektive prinderit jane vazhdimisht te informuar rreth progresit te nxenesit dhe menyrave se si ata mund te mbeshtesi perpjekjet e femijeve te tyre. Ata mund te jene efektive ne ndihmen qe u japin femijeve te tyre vetem nese informohen rregullisht,çdo dite,çdo jave ose ne menyre periodike shume kohe me pare se te dale deftesa e notave. Detyrat e shtepise jane nje mjet tjeter komunikimi. Ato i lejojne prinderit te shohin se çfare jane duke mesuar femijet e tyre ne shkolle dhe se çfare suksesesh dhe veshtiresish jane duke ndeshur ne punen mesimore. Gjate takimeve me prinderit ose kontakteve me letra mesuesit mund t’u tregojne prinderve se si duhet te behen detyrat ne shtepi.

Gazeta e shkolles eshte nje nga rruget me efektike per te komunikuar me prinderit, nxenesin dhe komunitetin ne pergjithesi. Sa me shume qe gazeta te dergohet te prinderit aq me e fuqishme do te jete lidhja midis familjes dhe sholles dhe aq me te sigurt do ta ndiejne veten prinderit ne kete partneritet.

Nga Psikologji.net
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.114 sekonda me 20 veprime.